a_ponari

Avni Ponari

Emri i kompanisë: Sigal Uniqa Group Austria
Xhiro e biznesit 2020: 65 milion EURO
Ndryshimi në % 20/19: +9
Numri i punonjësve: 1500
Vendndodhja: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni

Ndërsa shëtiste në rrugët e Milanos, nën shoqërinë e një miku, me të cilin kishte shkuar për të festuar Vitin e Ri 1999, Avni Ponari u gjend para zyrave impresionuese të kompanisë së sigurimeve Generali. “E njeh, është Generali, kompani shumë e madhe sigurimesh”-i thotë miku shoqërues, Avni Ponarit, duke u përpjekur ta intrigojë, pasi vetëm 6 muaj më parë ai kishte marrë licencën për të krijuar një kompani private sigurimesh. “E njoh, dhe jo vetëm e njoh, por kompania ime “SIGAL” pas 20 vitesh do të jetë si Generali”-i përgjigjet Avni Ponari. Tani që kanë kaluar pak më shumë se 20 vite “SIGAL Uniqa Group Austria” ka vërtet fizionominë e kompanisë Generali. Sepse, ashtu sikurse Generali është një nga kompanitë më të mëdha të tregut të sigurimeve në botë, Edhe “SIGAL Uniqa Group Austria” është kompania më e madhe e sigurimeve.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”