Emri i kompanisë: Insifa
Xhiro e biznesit 2020: 5 milion EUR
Numri i punonjësve: 120
Vendndodhja: Maminas, Durrës
Teksa kryente një nga ato vizitat e tij të zakonshme nëpër kompani për të promovuar realitete të biznesit shqiptar, kryeministri Edi Rama iu drejtohet pronarëve të tij duke iu thënë se investim e teknologji të tillë nuk kishte parë kund. Nuk ishte një kompliment i zakonshëm për efekte kortezie, nuk ishte një përgëzim sa për të kaluar radhën, por ishte një impresion i vërtetë i shprehur nga ajo që shfaqej para syve të kryeministrit. Një fabrikë tërësisht e re me teknologji bashkëkohore të vitit 2020, e përbërë nga disa linja prodhimi që sigurojnë një proces të automatizuar plotësisht është edhe investimi kryesor i vëllezërve Osmani. I realizuar ne vitin 2020, ky hap që ndërmorën vëllezërit aksionerë i dha Insifa-s një dimënsion tjetër. Ky hap shërbeu për ta kaluar atë, nga një fabrikë e vogël, e aftë vetëm për të prodhuar produkte të ndryshme si biskota, cokollata, karamele, kekë, xhel etj vetëm për nevojat e vendit, në një fabrikë të aftë për të prodhuar e cuar për eksport. Dhe punët duken se po fillojnë të ecin mirë.
Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”
Recent Posts
Qëkurse euro është zhvlerësuar karshi lekut, duke u stabilizuar në raportin ku 1 euro këmbehet me 100 deri 105 lekë, nuk kanë reshtur ankesat dhe kërkesat e eksportuesve shqiptarë. E kanë b...
Të jetosh përtej mundësive të tua!
Vite më parë, kur u ndërtua kompleksi turistik "Laguna", në Malin e Robit, shitjet e apartamenteve apo ambienteve të tjera në të u bënë në kohë rek...
Shpëtim Luku
Xiao Min ishte një biznesmen kinez, i cili merrej me biznesin e tregtimit të veshjeve tekstile në Shqipërideri para vitit 2010, përpara se të transferohej në Maqedoninë e Veri...
SHPETIM LUKU/ Propozimi i Sokol Krajës dhe mëkatet e biznesit
Ditët, muaj dhe vitet kalojnë dhe problematika më të cilën haset biznesi shqiptar sa I takon fuqisë punëtore së vjen dhe bëh...
Mebiznesmenin korcar Luan Lartie kishim lënë të takoheshim tek një kompleks pallatesh në hyrje të Korcës, aty ku dikur ka qenë fabrika e trikotazhit. Është një kompleks, nga më të bukurit...
Shpëtim Luku
“Gjonaj Group” është një bashkësi kompanish, ku pērmenden disa kompani si Info-Telecom, Enertrade, Promarketing, Digicom, Probroker etj. Natyrisht, Info-Telekomi është ajo ...
Shpëtim Luku
Edhe pse ka ikur që i vogël nga vendlindja, sytë, mendja dhe zemra e tij i mbeten gjithmonë atje.
Edhe pse pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar larg saj, ai ka qen...