Emri i kompanisë: Albsteel
Xhiro e biznesit 2020: 20 milionë euro
Numri i punonjësve: 40
Vendndodhja: Durrës
Kompania e prodhimit të profileve të celikut, “Albsteel” është një kompani që akoma nuk e ka gjetur “rehatinë” përfundimtare.
Kjo sepse, ajo vazhdon zhvillimin e pandërprerë nëpërmjet investimeve të ndryshme që drejtuesit dhe ekipi menaxhues i saj aprovojnë dhe zbatojnë në kohë të ndryshme. Edhe në vitin 2020, kompania pati një sasi investimesh në nivelin e mbi 335 milionë lekëve, investime këto që konsistuan në zgjerimin e kapacitetit depozitues dhe prodhues të fabrikës si dhe në blerjen e makinerive shtesë për produkte të reja. Po kështu, kompania u plotësua edhe me ndërtesën e saj administrative, me zyra të reja e bashkëkohore për administratën e saj. Më parë ishin bërë investime të tjera me qëllim kryerjen e disa shërbimeve të nevojshme për zgjatjen e jetës së profileve të hekurit, sikurse është larja me rërë e tyre.
Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”