s_mane

Saimir Mane

Emri i kompanisë: Balfin Group (Albchrome, Neptun,
Mane TCI, Green Coast, Banka e Tiranës, Spar,
Kid Zone, TEG, BFI Trade, QTU, etj)
Xhiro e biznesit 2020: 260 milionë euro
Numri i punonjësve: 3000
Vendndodhja: Tiranë

Përpara pak viteve, gjatë një takimi punë me presidentin e Balfin Group, Samir Mane, ai tha se në Shqipëri nuk i kishte mbetur më gjë tërheqëse për të bërë. “I kam provuar të gjitha, dëshiroj që të zgjerohem me biznes në tregun rajonal e më gjërë” – deklaroi ai. Një deklaratë e tillë nuk është tregues vetëkënaqësie. As tregues megalomanie, sikundër mund ta perceptojnë disa. Por është thjesht dëshmi shumë e qartë realizmi për atë se ku ka arritur ky biznesmen e ku synon më tej. Pasi është mëse e vërtetë që në Shqipëri, Samir Mane ka prekur majat, ai ka rrokur suksesin absolut, qoftë horizontal e qoftë vertikal. Si rrallë kush, ai ka ndjekur politikën e diversifikimit të aktivitetit të tij si biznesmen në fusha të ndryshme si nxjerrje e mineralit të kromit, përpunim i tij, ndërtim banesash e kompleksesh rezidencialë, ndërtim dhe menaxhim qendrash tregtare, tregti artikujsh elektroshtëpiakë, tregti me pakicë e artikujve të ndryshëm, aktivitet bankar, aktivitet në telekomunikacione, aktivitete në supermarket, bujqësi etj.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”