“Classic Tirana” sjell Maxus e D9 “furgonin më të mirë të vitit”

 

Kompania e njohur e tregtimit të automjeteve të reja, Classic Tirana bën të ditur se ka sjellë në Shqipëri furgonin elektrik Maxus e D9. Ky është një lajm i rëndësishëm për të gjitha kompanitë e distribuimit që veprojnë në vendin tonë, pse jo, edhe për transportimin e punonjësve. Sepse furgoni ka një volum prej 12 metra 3 dhe 350 kilometra pavarësi, cka e bën atë mëse të përshtatshëm për këtë lloj shërbimi. Nga pikëpamja e volumit është e krahasueshme  me Sprinter-in e Mercedes-it dhe me  Crafter-in e VW. Ndërkohë që në curricullumin e këtij mjeti transporti bën pjesë edhe cmimi si furgoni më i mirë i vitit.

Po pse duhet apo këshillohet një kompani të fillojë të mendojë e të përqëndrohet tek zëvëndësimi i flotës së automjeteve të tyre klasike me mjetet elektrike, sikurse është furgoni Maxus e D9? Pse edhe kompanitë shqiptare duhet të ndjekin gjurmët e të mirënjohurave ndërkombëtare, sikurse IKEA, e cila ka filluar përdorimin në masë të këtij furgoni transporti?

Janë llogaritë ato që e bëjnë këtë furgon të preferueshëm, pasi nëpërmjet tij eleminohen shpenzimet kryesore të distribucionit si karburanti, mirëmbajtja e tij(vaj, ferrota, personelin që mbulon furnizimin apo mirëmbajtjen etj. Sipas kalkulimeve përkatëse  mund të kursehen 12-15 mijë euro në vit, cka e bën vërtet të leverdisshme operacionin e zëvëndësimit të mjeteve klasike, apo shtimin e flotës me këto lloje automjetesh elektrike.

Sjellja e këtij furgoni në tregun shqiptar është vazhdim i filozofisë që po ndjek “Classic Tirana” kohët e fundit, duke u përqëndruar shumë në përfaqësimin dhe tregtimin e mjeteve elektrikë. Duke sjellë brande të reja të kësaj natyre, por me avantazhe krahasuese karshi konkurenteve sa i takon pavarësisë së tyre. Sigurisht, sjellja e kësaj kompani në këtë mënyrë e ka kthyer atë në pararojë të procesit, që është në fillesat e tij, ndonëse vështirësitë dihen. Sepse pikësëpari ato lidhen me mungesën e një plani nga ana e shtetit apo operatorëve privatë për të filluar të mendojnë për ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme të karikimit të këtyre mjeteve. Edhe ato kompani që kanë guxuar duke blerë automjete të tilla, e kanë zgjidhur vetë këtë problem, por që gjithsesi është i pamjaftueshëm dhe  shumë kufizues për situatën aktuale.

DELTA PHARMA, NJË HISTORI SUKSESI NË FARMACEUTIKËN BALLKANIKE!

 

“Delta Pharma Albania” është një nga kompanitë më të sukseshme farmaceutike në tregun ballkanik.

Historia e kësaj kompanie nis më 2002-in, me hapjen e “Curri Pharma” në veri të Shqipërisë.  Edhe pse vendi gjendej në vështirësi ato kohëra, “Curri Pharma” ndërmori një iniciativë jo pak sfiduese, për të filluar ndërtimin e një kompanie të re. Falë punës dhe përkushtimit të themeluesit të saj, zotit Eduard Curraj, “Curri Pharma” mundi të bëhej mjaft shpejt një prej distributorëve më të rëndësishëm farmaceutikë në mbarë zonën, duke ndihmuar edhe në revolucionarizimin e mëtejshëm të sektorit farmaceutik në Shqipëri.

Ishte pikërisht “Curri Pharma” që shërbeu si gurthemeli i “Delta Pharma”-s,  kompanisë, e cila kësaj here  nuk do të synonte thjesht ndërveprimin me zonën veriore të vendit, por me gjithë territorin Shqiptar.  Tashmë  me seli qendrore në Tiranë,  më 2006-n, “Delta Pharma” nis aktivitetin si distributor dytësor, por falë marrëveshjeve me kompanitë farmaceutike ndërkombëtare, dora-dorës ia del të shndërrohet në një prej kompanive më të mëdha farmaceutike në vend e rajon, duke ofruar jo vetëm  barna cilësore, por edhe shërbime sipas standarteve europiane në këtë fushë.

Nga viti në vit, historiku i zhvillimit të kompanisë “Delta Pharma Albania” ka njohur vetëm rritje.

Në 2007-n, kjo kompani filloi bashkëpunimin me kompani farmaceutike ndërkombëtare, duke nisur në këtë mënyrë edhe transformimin nga një pikë e vogël, drejt një kompanie farmaceutike të rëndësishme. Portofoli i saj, nis e shtohet tashmë edhe me produkte të shëndetit dhe mirëqenies së konsumatorit.

Në 2013-n, “Delta Pharma” nis e zgjerohet jashtë territoreve të Shqipërisë zyrtare, duke përcjellë risitë dhe përvojën e fituar edhe në Kosovë.

Në  2018-n, pas një investimi të konsiderueshëm dhe me ndihmën grupit “Schaffer”,  kjo kompani vë në punë Sistemin e Menaxhimit dhe Dorëzimit të Magazinës, i cili mundëson përpunimin e shpejtë të porosive nga “Quick Pick System”, si dhe përpunimin e paketimin automatik me kuti të përshtatshme transporti (në përputhje me Praktikat e Ruajtjes dhe Shpërndarjes së Mirë të Barnave), duke siguruar në këtë mënyrë përgatitjen e shpejtë të porosive, sigurinë dhe gjurmimin e tyre në çdo kohë, deri në mbërritjen tek klienti.

E orientuar në Shqipëri, por me një rol kryesor në tërë rajonin e Ballkanit, kompania farmaceutike “Delta Pharma Albania”  është tashmë një distributor rajonal, që  siguron një gamë të plotë shërbimesh për prodhuesit.  Aktualisht, në rajonin ku ajo operon, popullësia kumulative i kalon të 10 milion banorët, duke e renditur atë si tregun e tretë më të madh në Europën Qëndrore Lindore, pas Polonisë dhe Rumanisë.

Falë bashkëpunimit me më shumë se 30 partnerë ndërkombëtarë, si Novartis, Bayer, Bilim, Mylan, Arven, Sandoz, Galderma e shumë të tjera, kompania farmaceutike “Delta Pharma” ofron barna që mbulojnë shumicën e fushave terapeutike, si Neurologji, Psikiatri, Okulistikë, Pulmonologji, Sëmundje Infektive, Urologji, Reumatologji, Hematologji, Pediatri,  ORL, Dermatologji, Metabolizëm dhe Endokrinologji, Nefrologji, Alergologji,  Gastroenterologji, Gjinekologji, Ortopedi,  Radiologji dhe Onkologji. Gama e produkteve të saj, është zgjeruar edhe më tej me një sërë produktesh, si shtesa ushqyese, produkte për fëmijë apo kozmetike, në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë dhe Maqedoni të Veriut.

Një prej shërbimeve që “Delta Pharma” ofron falë skuadrës së specializuar, është edhe mbështetja në çështjet rregullatore të barnave dhe ndjekja e proceseve krah autoriteteve përkatëse, për të siguruar miratimin dhe vendosjen e produktit në treg në kohën e duhur.

Si pjesë e zgjidhjeve shumëdimensionale që kjo kompani ofron, një prej pikave më të forta të saj janë  edhe ekipet e shitjes e të marketingut në terren.

Përfaqësuesit mjekësorë dhe farmaceutikë, operatorët telefonikë dhe menaxherët e specializuar, janë përherë në dispozicion të partnerëve lokalë, dhe kjo, sepse “Delta Pharma” beson se bashkëpunimet frutdhënëse me profesionistët e kujdesit shëndetësor, janë mënyra e duhur për të arritur rezultate.

Kompania “Delta Pharma Albania” shtrihet në një sipërfaqe trualli prej 12 mijë metrash katrorë, ku 3100 metra katrorë zihen nga zyrat qendrore dhe magazina e ndërtuar sipas standardeve europiane të distribucionit farmaceutik.

Aktualisht, pas 15 viteve eksperiencë në treg, me mbi 4500 produkte, 10 milionë pacientë të shëndetshëm dhe mbi 80 përfaqësues të marketingut e të shitjeve, “Delta Pharma Albania” gëzon një reputacion të jashtëzakonshëm në të gjithë Shqipërinë dhe rajonin ballkanik,  si një partner efikas dhe i besueshëm, nga bashkëpunëtorët e jashtëm dhe të brendshëm.

Kompania farmaceutike “Delta Pharma Albania”, synon të jetë lideri kryesor rajonal në inovacion, të japë kontributin e vet për një jetë sa më të shëndetshme të komunitetit, të sigurojë një cilësi sa më të mirë në sektorin farmaceutik, sigurisht përmes përkushtimit të stafit të saj me përvojë. 

Eduard Curraj

CEO & Themelues i “Delta Pharma Albania”

 

Të ndërtoje një kompani si “Delta Pharma” në fillimet e viteve 2000, nuk ka qenë aspak e lehtë, por falë vizionit, pasionit dhe vullnetit për punën, mundëm ta ngrinim këtë kompani, për të cilën mund të themi me plot gojën se jemi krenar. Dëshira për të përmirësuar sektorin farmaceutik, më dha shtysën kryesore, për t’u fokusuar në zhvillimin e kësaj fushe kaq të ndjeshme dhe tejet të nevojshme (në atë periudhë) për vendin tonë.

Themelimi fillimisht i “Curri Pharma”  ishte një eksperiencë  domethënëse, e cila na dha vizionin dhe kurajon për të bërë një hap më të madh përpara, sikundër ishte edhe krijimi i “Delta Pharma”-s, e cila nisi të operonte shume shpejt si një distributor dytësor në rang kombëtar. Realizimi i suksesshëm i marrëveshjeve me kompani ndërkombëtare farmaceutike, sollën ngritjen me hapa të shpejtë të “Delta Pharma”-s, në nivelin e një prej kompanive më të mëdha farmaceutike në vend. 

Falënderimi kryesor shkon për bashkëpunëtorët tanë, që na kanë besuar duke na dhënë mundësinë  të tregojmë aftësitë tona, e po ashtu edhe për stafin shumë të përkushtuar të “Delta Pharma”-s, i cili mbështet me dashuri, vullnet e dinjitet, vizionin tonë si drejtues, për të qenë lider në rajonin e Ballkanit në sektorin farmaceutik, e po ashtu për t’u zgjeruar edhe më tej në Evropë.

 

 

SHPETIM LUKU/INSIFA, vëllezër e biznesmenë model

 

Teksa kryente një nga ato vizitat e tij të zakonshme nëpër kompani për të promovuar realitete të biznesit shqiptar, kryeministri Edi Rama iu drejtohet pronarëve të tij duke iu thënë se investim e teknologji të tillë nuk kishte parë kund. Nuk ishte një kompliment i zakonshëm për efekte kortezie, nuk ishte një përgëzim sa për të kaluar radhën, por ishte një impresion i vërtetë i shprehur nga ajo që shfaqej para syve të kryeministrit. Një fabrikë tërësisht e re me teknologji bashkëkohore të vitit 2020, e përbërë nga disa linja prodhimi që sigurojnë një proces të automatizuar plotësisht është edhe investimi kryesor i vëllezërve Osmani.  I realizuar ne vitin 2020, ky hap që ndërmorën vëllezërit aksionerë i dha INSIFA-s një dimension tjetër. Ky hap shërbeu për ta kaluar atë, nga një fabrikë e vogël, e aftë vetëm për të prodhuar produkte të ndryshme si biskota, cokollata, karamele, kekë, xhel etj vetëm për nevojat e vendit, në një fabrikë të zonjen për të prodhuar e cuar për eksport. Dhe punët duken se po fillojnë të ecin mirë. Mbi 40 për qind e prodhimit të INSIFA-s ka përfunduar në tregje të ndryshme ndërkombëtare me një gjeografi të tillë  si Maqedonia, Kosova, Franca, Italia, Spanjë, Holanda, Rumania e deri në Palestinë, Dubai e Irak. Është e qartë se me kapacitetin ditor që ka fabrika për të prodhuar mbi 50 ton produkte të ndryshme, drejtuesve të INSIFA-s do tju duhet të intensifikojnë lidhjet me partnerë potencialë të huaj në mënyrë që kuotat e eksportit të rriten nga njëri vit në tjetrit. Sepse deri tani, pjesa më e madhe e sasisë së eksportuar përfaqëson sasi që janë kërkuar nga vetë porositësit e huaj. Duke konfirmuar kështu emrin e mirë të kompanisë. Aftësinë mbresëlënëse të saj për të prodhuar produkte të pranuara, të mirëpritura e të dëshiruara nga konsumatorët e huaj.

Në axhendën e drejtuesve të saj janë futur pjesëmarrjet nëpër panarire të ndryshme, me qëllim ekspozimin e produkteve të tyre dhe për rrjedhojë, shtimin e shanseve për të nënshkruar kontrata të reja eksporrti. Aftësinë konkuruese kompania e ka. Pasi cilësia e produkteve që ajo ofron është e një niveli shumë të lartë, duke synuar pra, të kapë ato tregje që duan produkte cilësore.

Kompania e prodhimit të embëlsirave INSIFA është një avancim i mëtejshëm për vëllezërit Osmani. Nëpërmjet kësaj kompanie këta vëllezër dhe aksionerë u shndërruan  nga biznesmenë të shquar të sektorit të gastronomisë, si pronarë të një restoranti të mirënjohur që janë,  në industrialistë prodhues. Është një zhvillim i nevojshëm, që e ka kërkuar koha dhe që vëllezërit Osmani i janë përgjigjur kësaj kërkese të saj me mirëkuptimin, koordinimin dhe vendimin për të ndërmarrë këtë hap. Në Shqipëri mund të ketë edhe punishte të tjera që mund të prodhojnë produkte nga ato që ofron në treg INSIFA, por kjo e fundit mbetet kompania kryesore e këtij sektori. Me mbi 5 milionë euro xhiro, aktiviteti i kësaj kompanie është i diferencuar shumë nga “konkurentet” e saj, por tashmë me investimet e reja, INSIFA e ka garën me veten. Sfida e saj do të jetë dëshmimi i aftësisë ajo për të rritur kuotat e shitjeve në eksport. Për të rritur praninë e saj në këto tregje. Për të zgjeruar gjeografinë e tregjeve të huaja. Sigurisht, do ti duhet të kalojnë fillimisht pengesa që vijnë nga skepticizmi i të huajve për produkte “made in Albania”,  por vëllezërit Osmani kanë treguar se nëpërmjet një pune të palodhur, nëpërmjet  këmbënguljes dhe vendosmërisë së tyre do i realizojnë objektivat dhe qëllimet e tyre në raport me fabrikën e re.

Suksesi ka qenë refren i veprimtarisë së vëllezërve Osmani. I Ndricimit, Ismailit, Sulejmanit, Fatbardhit, Ilmiut dhe Altinit. Nuk besoj se ka rast më unik se sa ky i 6 vellëzërve Osmani, të cilët e kanë nisur një biznes familjar së bashku në fillim të viteve 90 dhe kanë përshkuar po së bashku një rrugë thuajsë 29 vjecare në biznes.  Sikurse ka thënë Artur Ashe, një ish-tenist amerikan, “suksesi është një udhëtim, jo një destinacion. Shpesh rrugëtimi  është më i rëndësishëm se sa përfundimi”.

Për vëllezërit Osmani rruga e suksesshme nisi në vitet e para të fillimit të sistemit të ri nëpërmjet një lokali të vogël. Në saj të dedikimit familjar, duke vepruar si një trup i vetem, shumë shpejt ky lokal u bë me emër dhe të shumtë ishin klientët që përcaktonin si destinacion të tyre “lokalin e Osmanëve”.

Pas lokalit, në vitin 1997, i erdhi radha ndërtimit të fabrikës të prodhimit të produkteve të ëmbla INSIFA, qëllimi i së cilës ishte përmbushja e kërkesës konsumatore të brendshme për produkte të këtij lloji.  Ndërkohë që në Gjirin e Lalëzit, nën brandin Insifa është edhe një resort turistik, i cili vazhdon të jetë një destinacion i preferuar për pushuesit verorë.

Sikurse thamë edhe më sipër, me bërjen e fabrikës së re në një sipërfaqe mbi 6000 metra katror, përmasat e vëllezërve Osmani si biznesmenë rriten edhe më tej. Sfidat e tyre shtohen, por sikurse kanë fituar deri tani cdo sfidë e cdo betejë, po ashtu do të fitojnë edhe atë që kanë me eksportin, duke dërguar produktet e tyre në sasi gjithnjë e më të mëdha drejt tavolinave të konsumatorëve të huaj.

Kujtim Zere, kur “sporti” i biznesit nis vonë, por suksessshëm

 

 

Shpetim Luku

Shqipëria ka patur një traditë të zhvilluar në grumbullimin dhe eksportin e bimëve mjekësore gjatë kohës së ekonomisë së planifikuar. Ndryshimi i sistemit ekonomik bëri që edhe ky sektor ti besohej iniciativës së lirë të njerëzve. Sot janë disa kompani, të cilat kanë këtë lloj specializimi, të gjitha janë përfërsisht në nivele të njëjta aktiviteti. Një prej kompanivë të rëndësishme të sektorit është edhe “Albanian Herb” sh a. Gjatë vitit 2020, eksportet e kësaj kompanie kapën shifrën e 6.1 milionë dollarëve, një tregues ky që e prezanton atë, ndër kompanitë më aktive të vitit të kaluar. Akoma më i rëndësishëm është trendi i veprimtarisë së “Albania Herb”, sepse krahasuar me një vit më parë rritja është mbi 20 për qind. Kurse krahasuar me vitin 2018 rritja është rreth 70 për qind më shumë. Kuptohet pra që kemi  të bëjmë tashmë me një kompani, e cila ka një aktivitet që po njeh vetëm rritje, ndryshe nga shumë kompani të tjera, të cilat kanë luhatje nga viti në vit.

E themeluar në vitin 2006, për “Albanian Herb” këto 15 vite kanë qenë periudhë zhvillimi dhe e forcimit të reputacionit në treg si një kompani e përgjegjshme, serioze, një kompani që ka bërë investimet e duhura dhe që ka krijuar marrëdhënie korrekte partnerët e saj. Është e qartë pra që kemi të bëjmë me një histori suksesi, por vetë “Albanian Herb” është edhe gjurma e suksesit të Kujtim Zeres, si një nga themeluesit e saj. Kur ai vendosi së bashku me kompaninë turke, Kutas, të themelojë këtë kompani, biznesmenë të tjerë kishin vite në treg. Madje shumë prej tyre të suportuar e të këshilluar prej Kujtim Zeres. Pasi përvoja e tij e madhe në një ish ndërmarrje të tregtisë së jashtme,ku ishte marrë kryesisht me bimët mjekësore i kishin dhënë Zeres kredencialet e një njeriu të zotë e me eksperiencë në këtë sektor. Megjithatë, erdhi një moment, kur ai e ndjeu që puna më e mirë që mund të bënte ishte ngritja e një kompanie, me të cilën ai të ishte i lidhur pazgjithshmërisht. Duke vërtetuar kështu tezën se për biznes nuk është asnjëherë vonë. Duke treguar në këtë mënyrë, se për të qenë konkurues i denjë e serioz në treg, duhet të jesh së pari njeri i tillë. Kujtim Zere është sot 72 vjecar, por vazhdon të punojë pa ndërprerje në 7 ditë të javës. Vazhdon të kujdeset për kompaninë, tashmë të tij 100 për qind, me të njëjtën energji, sikurse edhe në momentet e para kur e krijoi atë e kur kishte ankthin e madh të shtrimit të rrugës së suksesit. Vazhdon të ketë partneritet me “letra të hapura” me njërën prej familjeve më të fuqishme të Izmirit, ku ka edhe tregun më të madh të produkteve të tij. Sepse, ndryshe nga kompanitë e tjetar të sektorit të bimëve mjekësore, “Albanian Herb” në pjesën dërrmuese të saj e ka të destinuar produktin e saj për në tregun turk.

Sherebela, rigoni dhe trumza janë tre nga produktet bazë të kompanisë “Albanian Herb”, pavarësisht se gama është më e gjërë se kaq. Kurse kohët e fundit, ajo i ka dhënë vëmëndje më të madhe edhe duhanit, duke i rritur sasitë e eksportuara. A e ndjen veten të realizuar e të suksesshëm realisht në këtë biznes, Kujtim Zeere? Pa asnjë dyshim që po. Deri në vitin 1998 ishte një nëpunës i devotshëm publik që përpiqej të mbronte interesat e tij. Dhe nëse nuk do të kishte patur besimin e madh në aftësitë e tij, në eksperiencën e krijuar, një njohjen e mirë të kësaj pune që bën, fare mirë mund të ishte një i tradhëtuar e i zhgënjyer, sikurse kanë rezultuar shumë të tillë. Që nuk janë përshtatur dot me rrethanat e reja. Që nuk kanë mundur të ndërtojnë një jetë të re dinjitoze të kushtet e një sistemi të ri ekonomik. Mirëpo Kujtimi arriti që në mënyrë graduale të ndërtojë një mënyrë të re pune e jete. Ndërtoi një ëndërr: të kishte një punë të tijën, një kompani të tijën. U fokusua tek ky qëllim dhe ja ku është sot “Albania Herb”.  Një realitet i rëndësishëm në sektorin e grumbullimit të bimëve mjekësore. Një kompani që së shpejti do të ketë ambientet e saj të punës e të përpunimit, me mbi 3000 metra katror. Një kompani me mbi 60 të punësuar, por cka është më e rëndësishme, një kompani me impact të madh social, në saj të marrëdhënieve të kontraktimit që ajo ka me rreth 1000 fermerë, kryesisht në zonën e Belshit. “Nuk mund të ketë shtet të zhvilluar, pa bujqësi të zhvilluar”-i pëlqen të përsërisë vazhdimisht Kujtim Zeres. Një teori antitezë kjo me atë të kohës së socializmit shqiptar kur thuhej “nuk mund të ketë shtet të zhvilluar pa industrializim”.  Kjo duket edhe njësia kryesore matëse e lumturisë së tij për suksesin e arritur. Jo paratë personale, por rritja e ndikimit pozitiv në ekonominë e të tjerëve. Në ekonominë e Shqipërisë.