Emri i kompanisë: Sigal Uniqa Group Austria
(Sigal Shqipëri, Sigal Kosovë, Sigal Maqedoni, Sigal Jetë, Fondi i Pensioneve Sigal)
Xhiro e biznesit 2021: 81 milion EURO
Numri i punonjësve dhe agjentëve: 2100
Vendndodhja: Tiranë, Prishtinë, Shkup
Kur nuk kisha para të mjaftueshme, u ula të mendoja dhe nuk vrapova për të fituar para. Një ide është malli më i vlefshëm në botë”. Ai që e thotë këtë është Steve Jobs, një nga biznesmenët e shquar në botë, por tek kjo shprehje e tij më shkon mendja sa herë duhet të kuptoj e shpjegoj suksesin e Avni Ponarit në biznes. Kur zyrtarit i jepet urdhri i largimit të punës për arsye të ndryshme, presupozohet se ai është lajmi më i keq i mundshëm për të. Sepse rroga është e ardhura kryesore e tij dhe e familjes, ndaj ndër- preja e marrëdhënieve ekonomike është shikuar, madje edhe vazhdon të shikohet si një ngjarje dramatike nga shumë persona. Mirëpo me Avni Ponarin nuk ndodhi aspak kështu, atëhere kur iu komunikua ndërprerja e detyrës si drejtor i INSIG-ut të Tiranës. Nuk kaloi në panik, nuk u terrorizua me këtë ndryshim të bëftë të statusit të tij, nga drejtor në i papunë. Nuk e përjetoi si fundin e botës.
Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”