Administrator i Përgjithshëm i kompanisë “ALBANIAN HERB”
Xhiro e biznesit 2021: 7.2 milionë USD
Ndryshimi në % 21/20: +20
Numri i punonjësve: 60
Vendndodhja: Durrës
Sikur Kujtim Zëre të kishte ndjekur në mënyrë klasike karrierën e një nëpunësi të lartë të shtetit, ai do të ishte sot padyshim një pjesëtar i zakonshëm i komunitetit të pensionistëve. Dhe jo se do ishte ndonjë cudi e madhe apo që të ndodhte kjo propabiliteti ishte i vogël. Duke qenë arkitekt e duke punuar nëpër institucione të tilla si Instituti i Projektimeve, ndërmarrjet e tregtisë së jashtme dikur apo qoftë edhe si këshill- tar i kompanive të ndryshme të grumbullimit të bimëve mjekësore, ndodhja e dickaje të tillë ishte mëse normale. Ishte një “kurth” ku mund të binte cdokush. Mirëpo ja që nuk ndodhi. Dhe pikërisht pse nuk ndodhi, sot Kujtim Zëre e jeton jetën në një mënyrë active dhe intensive. Kështu, ndërsa shumica e atyre që sot kanë statusin e pensionistit rrijnë e vrasin mendjen si të shtyjnë ditën, Kujtim Zëres nuk i mjafton koha për punët e shumta që ka në krye të kompanisë “Albanian Herb”.
Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”