Asllan Baraj


Drejtori i Përgjithshëm i Kombinatit të Qeramikës, “KID-ALB”
Xhiro e biznesit 2021: 9 milionë euro
Ndryshimi në % 21/20: +25
Numri i punonjësve: 100
Vendndodhja: Maminas, Durrës

Pronari dhe drejtuesi i Kombinatit të Qeramikës, Kid-Alb, Asllan Baraj është pady- shim një biznesmen dhe njeri i suksesshëm. Dhe kur bëjmë këtë përcaktim nuk e themi atë në trajtë klisheje, sikurse përdoret rëndom dhe në mënyrë të paargumentuar në shumë raste kjo fjalë. Ndër mend na vjen fabrika e prodhimit të tullave, një vepër madhështore e skicuar, e filluar dhe e menaxhuar prej tij. E që përgjatë gjithë historisë së saj 13-14 vjecare ka siguruar dhe konsoliduar një rol prej protagonist absolut, një status lideri i sektorit, një aktivitet që ka njohur vetëm rritje dhe një kompani, që si pak kush në biznesin shqiptar ka dëshmuar fuqi konkuruese edhe në tregjet rajonale si ai i Kosovës, Maqedonisë apo Malit të Zi. Vula më e mirë e suksesit lidhet me aftësinë e kompanisë për të likujduar brenda afatit të përcaktuar kredinë e marrë nga sistemi bankar, duke u liruar prej detyrimeve dhe duke funksionuar në kushte më komode.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


Hideki Nakamura


Emri i kompanisë: SEWS Cabind Albania
Xhiro e biznesit 2021: 10 milionë euro
Numri i punonjësve: 610
Vendndodhja: Tiranë

Për një vend me nivel jo të lartë zhvillimi, e me probleme ekonomiko-sociale sikundër është Shqipëria, investimet e huaja në përgjithësi e sidomos ato direktet janë një ilac i mirë për ti reduktuar këto probleme. Në këtë kup- tim, cdo investim i huaj pavarësisht llojit e shumës së investuar që realizohet në Shqipëri është mëse i mirëpritur. Por sidomos investimet e huaja direkte. Në fundin e vitit 2019 grupi Sumitomo Elektrik Group hyri në Shqipëri nëpërmjet krijimit të kompanisë SEWS Cabind Albania. Viti 2020 ishte vit i ngritjes së plotë të kompanisë dhe i një aktiviteti në kushte të reduktuara si rrjedhojë e pandemisë së Covid 19 që pushtoi botën. Por funksionimin e plotë kompania e fitoi gjatë vitit 2021, kur mund të thuhet se realizoi një aktivitet normal, brenda pritshmërive, por jo brenda objektivave e qëllimeve që ajo ka. Gjatë vitit 2021, kompania Sews Cabind Albania realizoi një aktivitet prej afro 10 milionë eurosh.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


Gianni Cavallini


Administrator i kompanisë “REMAL”
Xhiro e biznesit 2021: 11 milion Euro
Ndryshimi në % 21/20: +40
Numri i punonjësve: 1034
Vendndodhja: Bathore, Tiranë

Pavarësisht se edhe viti 2021 ishte një vit pandemie, i cili ofroi më shumë vështirësi pikërisht për kompani me përqëndrim punonjësish, “Remal” sh.p.k arriti të regjistrojë një vit të mirë në përgjithësi. Madje shumë më të mirë edhe se viti 2020, që për hir të së vërtetës duhet thënë që ishte viti i efektit maksimal negative të pandemisë së Covid 19. Se sa e mirë ka qenë performimi i Remal-it, më mirë sa sa fjalët përshkruese e tregojnë statistikat. Kështu, xhiro e kompanisë arriti në 1.3 miliardë nga 870 milionë lekë që ishte një vit më parë. Pra një rritje me afro 40 për qind. Pavarësisht se kjo rritje erdhi si pasojë e shtimit të kontratave, por edhe të cmi- meve të reja të imponuara e të rishikuara, sërish ajo nuk është aq shumë e aftë për të shpjeguar përimirësimin e aktivitetit të kompanisë krahasuar me një vit më parë. Ajo që e dëshmon më mirë këtë është treguesi i fitimit të kompanisë. I cili për vitin 2021 ishte 156 milionë lekë para fitimit, që i krahasuar me atë të vitit paraardhës-38 milionë lekë njeh një rritje prej pothuajse 400 për qind.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


Laurentiu Hutanu


Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë “Uji i Ftohtë Tepelenë”
Xhiro e biznesit 2021: 11 milionë euro
Ndryshimi në % 21/20: +20
Numri i punonjësve: 80
Vendndodhja: Tepelenë

Efektet e Pandemisë, ndjekur nga ato të krizës në Ukrainë me ndërprerjen e zinx- hirëve të furnizimit dhe rritjen e çmimeve kanë bërë që bizneset në Shqipëri të marrin masa drejt qendrueshmërisë, garantimit të eksporteve, mbështetjen ndaj konsumatorëve dhe ruajtjes së vendeve të punës.
Në masat e planifikuara për rezultate afatgjata përballë efekteve të pashmangshme, disa biznese të konsoliduara në Shqipëri kanë mundur t’ja dalin që t’i rezistojnë presioneve ndërsa kanë vijuar përtej vështirësive linjën e nismave inovatore.
Laurentiu Hutanu, Drejtor i Përgjithshëm i “Uji i Ftohtë Tepelenë” pohon se viti 2021 dhe 2022 kanë qenë sfidues por në të njëjtën kohë, kompania i’a ka dalë që të ruajë qendrueshmërinë dhe t’i rezistojë presioneve duke ndjekur një model të kujdesshëm me rezultate pozitive rritjeje.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


Arben Ndreka


Emri i kompanisë: “LUFRA” sh.p.k
Xhiro e biznesit 2021: 12 milionë euro
Numri i punonjësve: 265
Vendndodhja: Lushnjë

Dikur Arben Ndreka të pyetej nëse kishte parashikuar që kompania Lufra do shkonte pas 29 viteve kaq larg sa ka shkuar, me siguri që do ti jepte kësaj pyetjeje një përgjigje negative. Jo sepse ai nuk ka patur një vizion të caktuar për këtë punë. Jo se ai nuk ka dëshmuar për intuitë biznesi, përderisa bën pjesë tek pio- nierët e biznesit shqiptar. Jo se ai nuk e ka ditur që puna e madhe shpërblehet. Por stadi ku ka arritur Lufra, realiteti që ajo sot përfaqëson, përbëjnë dicka krejtësisht tjetër nga ajo që kishte fuqi e mundësi të përfytyronte Arben Ndreka, ato ditë të vështira të vitit 1992, kur iu desh të fillonte një punë private. Për të mbajtur veten e tij dhe familjen. Për të filluar një mënyrë të re jetese, në kushtet kur sistemi i dikurshëm u shkërmoq. Kur prona publike si toka fillojë të ndahej apo ti kthehej pronarit.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


Nikolin Lleshi


Emri i kompanisë: ALBA SHOES GROUP & TNA
Xhiro e biznesit 2021: 12.2 mln EURO
Numri i punonjësve: 1100
Vendndodhja: Laç, Kamëz, Vlorë

Alba Shoes Group një kompani e fortë e me experiencë të gjatë tashmë le mbas krahëve më shumë se 29 vjet aktivitet, e karakterizuar nga një rritje konstante në kohë në investime e teknologji avanguardia, ka arritur të mbulojë një pjesë të mirë të merkatës kombëtare e ndërkombëtare, duke u prezantuar si nje partner i besueshëm e afatgjatë në sektorin e prodhimit të këpucëve. Një aventurë e cila pati fillimet e saj në 1993 në kohën e lulëzimit të kompanive të para private shqiptare, merite kjo e z. Nikolin Lleshi që me largpamësine e tij e këmbënguljen për arritjen e objektivave të vendosura duke e projektuar kompaninë drejt një të ardhmeje të sigurtë.
Alba Shoes Group ka një sipërfaqe prodhuese mbi 60.000 mq të ndare në 4 unitete në 4 qytete te ndryshme. Investimet e dy viteve të fundit në godinën qendrore në Lac i kalojnë 2.800.000 € dhe ky investim ka impakt pozitiv si në produktin final ashtu sikurse atë social, kushte më të mira pune për punonjësit e ambiente bashkekohore e multifunksionale.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


 

Genc Mataj


Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë së transportit “Pelikan”
Xhiro e biznesit 2021: 12.5 milionë euro
Ndryshimi në % 21/20: +25
Numri i punonjësve: 124
Vendndodhja: Durrës

Gjatë vitit 2021 performanca e kompanisë së transportit “Pelikan” ishte shumë e mirë. Regjistroi një volum aktiviteti në vlerën e 1,56 miliardë lekëve ose rreth 25 për qind më të lartë se sa ai i një vitit më parë. Sic duke, dalja nga pandemia, ose më saktë heqja e masave kufi- zuese e gjallëroi biznesin shqiptar, e për rrjedhojë e ktheu në nivelet dhe ritmet e zakonshme vjetore të rritjes edhe kompaninë “Pelikan”.
Agjensia Pelikan u formua në vitin 1991 nga Feruz MATAJ. Nga viti 1991 deri në vitin 1994 agjensia ka operuar për shpërndarjen e Ndihmave Humanitare për Shqipërinë nga Italia dhe vendet e tjera të Europes nën emrin “Pelicano”.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


Faik Curri


President i kompanisë “CURRI”
Xhiro e biznesit 2021: 13 milionë euro
Ndryshimi në % 21/20: +30
Numri i punonjësve: 187
Vendndodhja: Tiranë

Faik Curri është një nga biznesmenët më të hershëm shqiptar. Me kompaninë e themeluar që në vitin 1995, ai është jo vetëm një biznesmen që e ka ushtruar për një kohë të gjatë aktivitetin e tij, por edhe në mënyrë të suksesshme. Dhe s’kishte se si të ndodhte ndryshe. “Maya Angelou, një ish-personazh i shquar i jetës amerikane thoshte “mos i bëni paratë qëllimin tuaj. Ju mund të jeni të suksesshëm vetëm në atë që doni. Shkoni në këtë jetë tek ato gjëra që doni dhe bëjeni aq mirë sa të tjerët nuk mund të heqin sytë nga ju”.
E pra këtë filozofi jete dhe pune ka patur Faik Curri. Nuk i është dashur të merret me ndonjë punë të improvizuar nga halli, nga nevoja, por ka zgjedhur të bëjë atë punë për të cilin është arsimuar, për të cilën është diplomuar e të cilën jo vetëm di ta bëjë por edhe dëshiron ta bëjë. Dhe përgjatë 27 viteve të gjitha energjitë menaxhuese, reformuese e përmirësuese i ka adresuar në rritjen dhe perfeksionimin e kompanisë së tij “Curri”, duke e bërë atë një nga kompanitë e rëndësishme në sektorin e punimeve të infrastrukturës.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


 

Robert Masha


Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë “Maccaferri Balkans”
Emri i kompanisë: “Maccaferri Balkans”
Xhiro e biznesit 2021: 13 milionë euro
Ndryshimi në % 21/20: +60
Numri i punonjësve: 170

Robert Masha është një djalë i ri 34 vjecar i diplomuar për financë në Universitetin e Bolonjës. Pas diplomimit filloi karrierën në profesionin e tij si auditues po në vendin fqinj. Mirëpo një ditë eprorët e kompanisë Maccaferri e thërritën Robertin dhe i bënë me dije se e kishin emëruar në krye të kompanisë “Maccaferri Balkans” që ushtronte aktivitetin në Tiranë. Ai nuk ndjeu asnjë farë pezmatimi pse po ndërpriste një karrierë profesionale në një vend si Italia e po vinte tashmë në Shqipëri, të cilën e kishte lënë për efekt studimesh që në vitin 2006. Në një vend, ku jo pak vetë kanë ikur apo programojnë të ikin për të vazhduar punët, jetën dhe karrierat e tyre në vende perendimore. “ Në Shqipëri jetohet mirë, nëse punët i ke mirë”- thotë Roberti.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


Robert Lili


Administrator i Përgjithshëm i kompanisë “Illyrian Guard”
Xhiro e biznesit 2021: 14 milionë euro
Ndryshimi në % 21/20: +70
Numri i punonjësve: 1604
Vendndodhja: Tiranë

Shoqëria “Illyrian Guard” sh.a është një kompani me kapital 100 % shtetëror e krijuar me vendim të Këshillit të Ministrave në 4 Prill 2019, për ofrimin e shërbimeve ndaj personave fizikë e juridikë, publikë dhe privatë. Autoriteti publik, që përfaqëson shtetin si pro- nar të 100 % të aksioneve të shoqërisë “Illyrian Guard”, sh.a., është Ministria e Brendshme.
Qëllimi i Shoqërisë “Illyrian Guard”, sh.a. është të ofrojë shërbime me pagesë, kundrejt subjekteve të treta, publike apo private, në fushën e rendit e të sigurisë publike, teknologjisë së informacionit dhe shërbime mbështetëse në Ministrinë e Brendshme dhe institucioneve në varësi të saj, në zbatim të kompetencave që i njihen kësaj të fundit sipas fushës së përgjegjësisë shtetërore.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”