ASLLAN BARAJ

Administrator i Përgjithshëm i kompanisë “KID-ALB”
Emri i kompanisë: KID ALB
Të ardhurat bruto 2015: 7 milionë EURO
Numri i punonjësve: 99
Vendndodhja: Maminas, Durrës

Sa më shumë kohë kalon, aq më e fortë bëhet ligjësia, aq më i saktë është konkluzioni. Ato kompani që janë ndërtuar që në fi llimet e saj, si kompani të afta për të konkuruar në një treg më të madh se sa vetëm ai i Shqipërisë, ecin mirë, pavarësisht vështirësive të ekonomisë shqiptare në tërësi. E vërtetojnë këtë, jo vetëm numri i kompanive shqiptare që paraqiten mirë në eksport, midis të cilave, një nga të dalluarat është padyshim, “KID-ALB”, por e përforëcon edhe më shumë KID-ALB me dinamikën e saj të aktivitetit. Në vitin 2015, kompania prodhoi afro 160 mijë ton tulla, ndërkohë që në vitet 2014 dhe 2013 aktiviteti i saj fi zik ishte respektivisht 151 mijë ton dhe 140 mijë ton. Sic dëshmojnë statistikat, aktiviteti fi zik paraqitet në rritje, ndonëse në vlerë ai paraqet një farë ulje si rrjedhojë e ndikimit të uljes së cmimit për copë. Konkretisht, gjatë vitit 2015, aktiviteti i kompanisë në vlerë rezultoi rreth 700 milionë lekë. Të përmirësuar kundrejt viteve të tjera paraqitet edhe treguesit e tjerë domethënës sikurse është prodhimi mujor apo prodhimi ditor.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

ILIR ADILI

President i AK-Invest
Emri i kompanisë: AK-Invest
Të ardhurat bruto 2015: 3 milion EURO
Numri i punonjësve: 30
Vendndodhja: Tiranë

Institucioni fi nanciar AK-Invest beson, se kontribuon ne mbështetje dhe nxitje te përparimit ekonomik, social dhe mjedisor per te kapur permiresimin e e cilësisë së jetës për njerëzit në shoqëri, duke gjeneruar ndërkohe, perfi time të përshtatshme për aksionerët. AK-Invest krijon vlere me grupet e tij te interesit përmes premtimit , të qartë të lehtë për kah klientit, për ti bërë shërbimet fi nanciare te disponueshme në çdo kohë e kudo. Ritmi i shpejtë i zhvillimeve globale teknologjike është i pamohueshem. AK-Invest vendos një përparësi të lartë për risi brenda Institucionit për të mbajtur ritmin me ndryshimet rreth tij dhe për të përmbus Por AK-Invest beson, se rruga për të krijuar vlerë të shtur për klientin e tij përshkohet përmes asaj c’ka , AK-invest investon në kapitalin njerëzor duke dhënë mundësi formëzimi të punonjësit të tij, për t’i përmirësuar të ardhmen, duke siguruar keshtu, kolegë e (konsumatorë ) më të kënaqur.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

KUJTIM SHKRELI

Administrator i Përgjithshëm i kompanisë “EURO-FISH”
Adresa: EuroFish, Lezhë
Tel: 021522494,
emaileuro-fi sh@libero.it
Address: EuroFish, Lezhë

Lezha është një qytet i ndryshuar përgjatë këtyre 25 viteve të demokracisë. Ndërtime të shumta janë realizuar, megjithatë pika e dobët e qytetit është fakti se protagonistët e spikatur të biznesit lokal numurohen me gishtat e dorës. Por pa as më të voglin dyshim, nëse do të bënim një renditje të kompanive që operojnë në Lezhë nga këndvështrimi i rëndësisë për qytetin, më e rëndësishmja është “EURO-FISH”. Për arsyen e thjeshtë sepse kjo kompani paraqitet si kompania me impaktin social më të madh në këtë rreth. Me rreth 500 punonjës të punësuar direkt, si dhe me një numur tjetër të punësuarish, të ndikuar indirekt nga delegimi i punëve të kësaj kompanie tek subjekte të tjera, “EURO-FISH” është punësuesi më i madh i qytetit, është zbutësi më i madh i plagës sociale të tij. Administratori i Përgjithshëm i kompanisë, Kujtim Shkreli është krenar për këtë fakt, por njëkohësisht është edhe i bindur dhe i motivuar që ta shtojë akoma më shumë fuqinë punëtore të zënë me punë prej tij. Por problemi qëndron tek vështirësia e sigurimit të kësaj fuqie punëtore.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

ARBEN NDREKAJ

President i kompanisë “LUFRA” sh.p.k
Emri i kompanisë: “LUFRA” sh.p.k
Të ardhurat bruto 2015: 2 milionë EURO
Numri i punonjësve: 100
Vendndodhja: Lushnjë

Imagjinojeni pak veten në mes të një supermarketi gjigand nga ata që në Shqipëri ka tashmë me shumicë. Doni të blini qumësht të freskët ose qumësht UHT apo ndonjë product tjetër blegtoral dhe alternativat që ju shfaqen përpara syvë janë të panumurta. Qoftë nga prodhimi vendas e qoftë nga importi. Zgjedhja është tejet e vështirë, nisur pra nga alternativat e panumurta që ka në treg, cmimet përfaërsisht të njëllojta, e po ashtu edhe sa i takon ambalazhimit. Mirëpo zgjedhja e ushqimit është pikësëpari besueshmëri. Dhe nëse e ke siguruar këtë besim, atëhere edhe orientimi në supermarket, në morinë e produkteve, bëhet e kollajtë fare. Sipas një ankete të zhvilluar pak kohë më parë me 765 klientë, rreth 50 për qind e tyre zgjidhnin qumështin e freskët dhe UHT të prodhuar nga kompania Lufra sh.p.k, kurse të gjitha kompanitë e tjera së bashku kishin 50 përqind-shin tjetër. Dhe duhet thënë se në sektorin e përpunimit të qumështit nga një numër të konsiderueshëm kompanish, cka i jëp akoma më shumë vlerë rolit prej lideri të kompanisë LUFRA.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

RUZHDI KONI

Administrator i Përgjithshëm
i kompanisë “AGROKONI”
Emri i kompanisë: AGROKONI
Të ardhurat bruto 2015: 1 milionë EURO
Numri i punonjësve: 30
Vendndodhja: Tiranë

Shpeshherë, vlerat e një kompanie biznesi nuk përcaktohen aq shumë nga përmasat e saj në sektorin përkatës ku bën pjese, sikurse mund të jenë madhësia, pozicioni në treg apo efektshmëria e saj. Një rol përcaktues pra në dobinë e një kompanie ka natyra e aktivitetit të saj, aftësia për të qenë katalizator zhvillimesh e përfi timesh për ata të cilëve ajo ju shërben. Nga ky këndvështrim, kompania “AGROKONI” është një kompani me reputacion, një kompani me vlera, një kompani që stimulon një sërë zhvillimesh positive. Mjafton të përmendim risinë e fundit që ka për autor këtë kompani dhe që ka të bëjë me teknikën e re të pjalmimit të domateve. Në këtë mënyrë dalëngadalë domatja po kthehet produkti i parë i garantuar për konsumatorin shqiptar. Në saj të një teknike të re që bazohet në pjalmimin me bletë po kryhet zëvëndësimi i përdorimit të hormonit në lulet e domates. Ajo që po e realizon këtë proces është kompania Agrokoni nëpërmjet species Bombus Terretris dhe me mbështetjen e USAID-it.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016” 

NEW VOLVO S90, ”Kafazi i sigurtë”

Shpetim Luku

Modeli i Ri Volvo S90 e vendos shoferin në zemer të experiencës së luksit.  Kompania ka krijuar një mjet  që  kombinon materialet e vecanta natyrale me teknologjinë intuitive të sofistikuar. Ky model përfaqëson një oaz të qetësisë, i prodhuar në Suedi dhe i dizenjuar përreth pozicionit të udhetimit. Eshtë një ri-përcaktim i luksit tek veturat.

 

Personaliteti dhe të rejat e Volvo S90

Në vazhdim,  do të shohim së bashku gjithashtu se cfarë e bën këtë mjet një mjet të kategorisë premium, cfarë do të tërheqë klientët ekzistues dhe të rinj drejt saj, dhe cilat janë inovacionet si më tej:

  1. Scandinavian design
  2. Sensus
  3. Drive-E
  4. IntelliSafe

 

Interiori i saj luksoz është në të njëjtën kohë një mjedis relaksues dhe një përhapje e ndërlidhjes së  botës dixhitale të shoferit. Duke i ofruar atyre teknologji të avancuara në majën e gishtave. Ndricimi dhe hapësirat gjithashtu i ofrojnë shoferit dhe pasagjerëve një sens të vërtetë të luksit..

 

Komforti i sediles është tradicionalisht një nga prioritetet më të larta.

Sediljet e Neë Volvo S 90 janë konsideruar nga burime të pavarura ndër më të mirat në treg prej shumë dekadash.

Sidoqoftë, kompania vendosi të mos vazhdojë me zhvillimin e sediljeve ekzistuese por të dizenjojë sedilje komplet të reja për gjeneratën e re të autoveturave Volvo.

“Ka të bëjë me prezantimin e gjërave që kanë kuptim me jetën e përditshme të njerëzve – më shumë se të bërit të gjërave sepse kemi mundesi- thotë David Holecek, Director of Connected Products and Services

volvo-s90-2

PERDORUESI INTERFACE

Zbavitja,  informacioni,  navigimi, sherbimet – cdo detaj intuitivisht nga Volvo Cars’ bazuar në Teknologjinë Sensus

EKRANI QENDROR

Ekrani qendror me funksion Touch është një tjetër shembull i dizajnit Skandinavn, ku forma e bukur ndjek funksionin. Ekrani disponibel 9-inch, touch screen i orientuar si portret është më tepër i përqëndruar dhe me kënd sesa tek Volvo XC90.

 

Motorri T8 Twin Engine me sistem plug-in i teknologjise hybrid pajiset nga motorri më i fuqishem Drive-E Benzine se bashku me motorrin elektrik. Eshtë motorri më i fuqishëm i prodhuar nga Volvo, duke dhënë një performancë  optimale prej 407 hp . Me motorrin T8 Tëin Engine, mjeti përdor më pak karburant dhe prodhon emetime më të ulta. Këto mjete janë gjithashtu më të mira për mjedisin.

 

INTELLISAFE

Misioni  ka qenë gjithmonë që të krijohet siguri për njerëzit. Modeli i ri Volvo S90 është i pajisur me një nivel të lartë sigurie, parandaluese dhe mbrojtëse. Ekspertët e VOLVOS e quajnë këtë përqasje IntelliSafe. Volvo e Re S90 ofron paketën e standardit të sigurisë më të lartë në të gjithë segmentin..

KAFAZ I SIGURISE

Trupi është dizenjuar për fortësi maksimale rreth ambientit të pasagjereve dhe shpërndarjen në maksimum të energjisë në zonat e përplasjes para dhe prapa.

Për të shtuar forcë dhe për të ulur konsumin e karburantit, është përdorur një sasi e madhe prej celiku Boron (celik i cilësisë ultra-të fortë), një nga tipet më të fortë të disponueshëm . Përqindja e këtij celiku Boron, e përdorur në veturën S90 është më e larta në klasën e saj. Celula ekstremisht e fortë e pasagjerëve mbron njerëzit brenda, në të gjitha llojet e përplasjeve dhe aksidenteve, duke përfshirë edhe përplasjet anesore dhe përmbysjet. Dhe kur vjen puna tek përmbysjet, një prioritet tjetër tradicional i Volvo, catia është më e fortë se kurrë.

Biznesi shqiptar gjatë një viti

 

 

Shpetim Luku

Të nderuar lexues!

Po ju sjellim për të 13-in vit me radhë Botimin Kombëtar: ”Biznesi Shqiptar: Më të Mirët 2016”. Pra u bënë 13 vite që komunikojmë së bashku rreth biznesit shqiptar dhe të dalluarve të tij. Janë 13 vite përpjekje dhe mision për të realizuar hierarkinë reale në botën e biznesit. Janë 13 vite përpjekje për të vënë në epiqendër të vëmëndjes ata që janë motorri i vërtetë lëvizës i ekonomisë: biznesmenët. Dhe na vjen mirë që tashmë ky botim është kthyer në traditë. Na vjen mirë gjithashtu që me të janë ambientuar edhe personazhet e tij. Pra biznesmenët, të cilët janë akoma më të prirur për të bashkëpunuar. Mirë na vjen edhe për faktin se ky botim ka shërbyer si model dhe si mënyrë arsyetimi dhe kënvështrimi edhe për një pjesë tjetër të medias.

Gjatë vitit 2015, 200 kompanitë më të mëdha shqiptare realizuan një total xhiroje prej 6.7 miliardë euro, ndërkohë që një vit më parë ky tregues ishte 6.5 miliardë euro.  Pak ndryshim ka edhe sa i takon treguesit të efektivitetit, teksa 200 kompanitë më të suksesshme sa i takon këtij aspekti kanë siguruar një total fitimi prej 720 milionë euro. Kurse një vit më parë ky tregues ishte 780 milionë euro.

Disi e përkeqësuar  paraqitet situata edhe në eksport. Të 100 kompanitë eksportuese më të mëdha shqiptare realizuan një total prej 129 miliardë lekë ose 930 milionë euro, ndërkohë që një vit më parë ky tregues ishte rreth 1.1 miliardë euro.

Përmirësime ka në treguesin e totalit të punësimit të 100 kompanive dhe institucioneve  më të mëdha punësuese në Shqipëri. Mjafton të shikohet që i 100-i vjet në renditjen e të punësuarve ishte me afro 399 vetë, kurse i 100-i në renditjen e sivjetme është me 523 vetë. Cka konfirmon që përpjekjet për reduktimin e punës së zezë kanë patur rezultate.

Mirëpo ajo që vazhdon të mbetet problematike është dizajnimi i biznesit shqiptar. Ka fare pak hyrje të reja në listën e 200 kompanive më të mëdha, cka do të thotë se biznesi shqiptar është i konsoliduar dhe i “kalcifikuar”. Mbizotërojnë kompanitë nga tregu u karburanteve, ndërtimit, punimeve në infrastrukturë, lojëra fati, farmaceutikë, distribucion dhe tregtim artikujsh të ndryshëm etj. Interesant është fakti se megjithëse në këta sektorë  përfaqësohen me disa operatorë në ranglistën e 200 më të mëdhenjve, sërish duket se hierarkia mes tyre është thuajse  e palëvizur krahasuar me periudha të mëparshme.  Situata ndryshon disi kur është ceshtja për fitimin. Sepse në këtë ranglistë konstatohen edhe hyrje të reja apo kapërcime në listë. Kjo tregon edhe për biznese të reja të krijuara me shkallë leverdishmerie të lartë, megjithëse këto biznese mund të mos kenë mundur të hyjnë në listën e 200 më të mëdhenjve.

Edhe krahasur me të mëdhenjtë e rajonit, performance e të “mëdhenjve të Shqipërisë” është përmirësuar. Dikur kishte diferenca të mëdha, por ata kanë ardhur duke u ngushtuar, cka tregon edhe një lloj suksesi në formalizimin e ekonomisë shqiptare.

Në përfundim, dëshirojmë të adresojmë një falenderim për të gjitha institucionet shtetërore, të cilat bashkëpunojnë me në për hartimin dhe publikimin e këtij libri.

 

Kia Sportage 2016 – Tehu i mprehur me tej!

Shpetim Luku

Eshtë një mëngjes me shi në mes të verës. Jo një mëngjes i zakontë me shi vere. Eshtë një mëngjes i ngrysur me shi që bie rrëke dhe që i ka bërë  rrugët jashtë kryeqytetit në pergjithësi akoma më të rrëshqitshme dhe të rrezikshme.

Kushte perfekte për të provuar qëndrueshmërinë në rrugë të një 4×4 të fjalës së fundit;  gjeneratën e katërt të Kia Sportage.

Kush ka thënë që e treta është e vërteta, sado të drejtë të ketë patur në përgjithësi, me siguri nuk ka patur njohuri mbi zhvillimin e këtij modeli:

Gjenerata  e katërt nuk është vetëm një hap me tej, vec kësaj është një kercim më lart.

Gjenerata e tretë e Kia Sportage, e lëvduar dhe vlerësuar nga mediat e specializuara ndërkombëtare për qëndrueshmërinë e tij, kualitetin në material, detaj dhe funksion, ofronte mbi të gjitha nje raport cmim/ cilësi/ vlerë dhe garanci që veshtirë se arrihej me të njëjtat parametra teknike dhe opsionale.

 

Kia Sportage gjenerata e katërt është ndërtuar për ta cuar këtë filozofi dhe koncept ndërtimi automjetesh të KIA-s në një ekstrem të mëtejshëm.

Me këtë model, Kia ka mprehur më tej armën e saj më të sukseshme në kategorinë e SUV kompakte.

Dizajni, materialet e opsionet, motorizimet e zgjedhura si dhe performanca e ofruar në modelin e ri,  janë projektuar për të qenë konkurues me nivelin më të lartë të së njëjtës kategori të ofruar sot.DSCN0080

Vetem 4 cm më i gjatë nga modeli paraardhes por ndjeshëm me i bollshëm dhe më me hapsire brenda, forma e tij e jashtme është më elegante dhe njëkohësisht më agresive.

Me nje dizain te pastër i cili pasqyron  tendencat më të fundit të formave dhe funksionit në industrinë automobilistike, modeli i ri ka pak  të perbashkëta me atë paraardhës.

Ne veçanti bien në sy pjesa e përparme e automjetit, krejtësisht e ridizenjuar që nga grila e motorit me ngjashmëri me hunden e tigrit – karakteristike për modelet e reja të KIA-s – deri tek fenerët me formë të mprehtë dhe me konstrukt të ri ndricimi.

Pjesa e pasme dhe vecanërisht fenerët e pasëm LED, të sjellin në mendje instiktivisht dinamikën e modeleve sportive aktuale më ekstravagante.

Interieri i Sportazhit të ri është i pastër dhe i qartë në design dhe funksion.  Mbizotëron  përdorimi i opsioneve dhe materialeve me vlerë që nga ekrani me prekje i  navigatorit dhe veshja metalike e detajeve të ndryshme të brendëshme e deri në lëkurën e përdorur për timonin, interierin dhe sediliet.

Perfshirë në paisjen e modelit në test, është një tavan panoramik xhami me hapje – hapjen do e sugjeroja në rast kohe të thatë –  i cili të sjell dritën e diellit brenda në kabinë.

Sot, me një shtypje të lehtë në butonin përkatës, xhami fshihet në heshtje nën një mbulesë pëlhure që të kursen pamjen nga lart për tek retë e zeza.

Por gjëja e parë që të vjen në mend kur ulesh brenda në Sportage është zhurma – ose më saktë mungesa e saj.

Me të mbyllur derën dhe nisur mjetin, të krijohet ndjesia se je shkëputur nga ambienti i jashtëm. Në ndihmë të kësaj qetësie me siguri vjen dhe izolimi i ri akustik që Kia ka përdorur në xhamin e parë të modelit te ri.

Me këtë ndjesi nisemi në proven time të parë me Kia Sportage të ri.

Mbas disa minutave në rrugë me taban të përzier që varionte nga asfalt i pastër e deri në gropa me thellësi të  mesme, ndjesia pasuese është: Sportage i ri ecën mbi rrugë ashtu sic duket dhe nga jashtë!

Sportiv por jo i tepruar, direkt në kthesa të shpejta por jo i parehatshëm, komod në amortizim dhe njëkohësisht i mprehtë në drejtim. Me futjen e amortizatoreve të përformancës së lartë në paisjen standart, Kia Sportge 2016 ofron një balancë të vecantë ndërmjet komoditetit, qendrueshmërisë në rrugë dhe dianamikës në drejtim, veçanërisht në rrugë me kthesa, si të pakta modele në ketë kategori.

Modeli 2.0 Diesel me 185 Kf. ofron veç të tjerave dhe program sportive drejtimi të automjetit i cili i jep lëvizjes një karakter krejt tjetër. Me aktivizimin e këtij programi, të krijohet përshtypja sikur sapo ke ngritur spirancën dhe je lëshuar nga zinxhiri.

Por kjo natyrisht hyn në llogari të ekonomisë e cila me që ra fjala në modelin 2.0 me 185 kf. dhe kambio automatike ështe vetëm 6.3 litra naftë i kombinuar në 100 km. Jo keq për nje makine 4×4 aktive që peshon mbi 1.6 ton, shkon nga 0 në 100 km. orë në 9.5 sekonda dhe kalon 200 km. në orë në qoftë se të duhet.

Keto vlera përformance e rreshtojnë Kia Sportage të ri diesel së bashku me ata pak pjestare të elites së SUV-ve të kësaj kategorie me specifikime performance të njëjta.

Për të gjithë ata që më të rëndesishme kanë ekonominë se sa përformancën në zgjedhjen e motorit, Kia ofron për Sportage 2016 edhe një motor naftë me kompakt me kapacitet 1.7 cc dhe konsum mesatar të kombinuar prej  vetem  4.7 litra ne 100 km.

Per benzinëdashësit janë gati për zgjedhje motorë benzine me injeksion direkt 1.6 GDi, 2.0 MPi dhe një alternative më sportive 1.6 GDI Turbo Benzine i cili ofron tërheqje dhe përformancë të lartë, kombinuar me kapacitet të vogel motorik.

Motorët janë të normes aktuale të Komunitetit Europian Euro 6 e cila përveç pastërtisë se ajrit dhe mosndotjes së ambientit, është gjithashtu përgjegjëse për konsum të ulët të karburantit në përgjithësi.

Pyetjes time në se këta motorë të ndërtuar sipas normave të EU kanë probleme me standartin e karburantit shitur në vendin tonë, sic dhe përmendet shpesh në publik, përgjigja i vjen e shoqëruar me ngritje supesh: Ne nuk kemi patur ndonjëhere probleme të shkaktuara nga cilësia e karburantit, as me motorët paraardhes Euro 5 dhe as me të rinjtë Euro 6 – dhe mjetet Kia janë shitur, furnizohen dhe përdoren në gjithë Shqiperinë.

Si për çdo makinë, pavarsisht nga marka nga e cila prodhohet, esenciale në mbarvajtjen e saj, janë shërbimi në kohë me filtra dhe vajra origjinale nga staf i specializuar.

I impresionuar nga paraqitja, informacionet, opsionet, përformanca e ndjesitë në udhëtim, lind pyetja e rradhës:

Sa e sigurt është e gjitha kjo? Fundi fundit kush ecën mbi 200 në orë, do siguri në frenim ose dhe në rast -largqoft – përplasje.

Përgjigja vjen e prerë; Shumë e sigurt! Me vleresimin maksimal prej 5 yjesh nga EURO NCAP – testi zyrtar europian i sigurisë së automjeteve në rrugë, Kia Sportage është një nga makinat më të sigurta sot për sot në botë.

Një nga risitë që sjell KIA në modelin e ri të Sportage është materiali me të cilin është ndërtuar trupi i tij dhe teknologjitë e përdorura në asemblim. Mbi 51 përqind e metalit të përdorur në ndërtimin e kabinës së Sportage është celik special i avancuar i fortësisë e rezistencës së lartë, i përpunuar me teknologji të avancuara të cilat rritsin stabilitetin, qëndrueshmërinë dhe sertësinë e strukturës se automjetit.

Përvec cilësisë dhe sigurisë së automjetit vete, Kia ofron për produktin e saj garancine më të gjatë dhe të plotë në vend; 5 vjet ose 150 000 Kilometra.

E gjithë kjo paketë e përmendur më sipër vjen me një çmim i cili është edhe në kete model sërisht tipik KIA.

Kia Sportage ofron një kombinim të veçantë çmim/ vlerë, i destinuar për të shërbyer atë kategori njerëzish që nuk bejnë kompromise me sigurinë e kualitetin dhe vlerësojnë e duan të kenë për vete dhe familiet e tyre më të mirën që ofrohet në përshtatje me preferencat e tyre, me çmim dhe kosto mirmbajtje të pranueshme e në raport të drejtë me çfarë ofrohet.

Në fund të këtij udhëtimi me KIA Sportage te ri, lind ndjesia çliruese që nuk është e domosdoshme të jesh i pasur mbi nivelet e normales së sotme që të kesh siguri, kualitet, përformancë e dizajn bashkëkohor në automjetin tënd.

Mundësirat e blerjes me leasing sa shkojnë e bëhen më të lehta, të shpejta e të lira për masat dhe ofrojne nivel e komoditet të lartë në lëvizje me kosto relativisht të ulet në krahasim me pak kohë me parë.

Idea për ta vazhduar udhëtimin sot në këtë ditë me shi me Sportazhin e ri ështe vërtet tunduese. Akoma më tunduese ështe idea për ta vazhduar lëvizjen e përditshme me të nesër, pasnesër e në ditët në vijim por kjo është një çështje më vete të cilën do ta flasim një herë tjetër.

 

Për të gjithë ata që janë të interesuar ta shohin e provojnë vetë Kia-n e re Sportage në Shqipëri, i vetmi vend ku mund ta bëjnë këtë është tek Artinel 95 sh.p.k. – përfaqsia zyrtare dhe ekskluzive e Kia Motors në Shqiperi që prej 16 vjetësh. Artinel 95 sh.p.k. është kompania e parë shqiptare aktive në Shqipëri në fushën e shitjes, servisimit dhe mirmbajtjes së automjeteve të reja me eksperiencë prej 25 vjetesh dhe aktualisht përfaqsues zyrtar dhe ekskluziv në vend i markave prodhuese automobilistike Kia Motors, Suzuki, SsangYong dhe Mahindra për të cilat ofron Automjete të reja të standartit më të fundit të Kmunitetit Europian, pjese të reja origjinale, Shërbim mirmbajtje dhe reparimi të autorizuar dhe specializuar dhe asistencë informacioni dhe konsulte mbi gjithshka që ka të bëje me markat e sipërpermendura.

Adresa: Artinel 95 Sh.p.k. Muçaj 1032 Vorë,Tiranë Tel.047800551 Cel. 0682020187 Email. info@kiamotors.al

 

Taksa që asfikson prodhimin vendas

 

Si po kthehet në një barrierë të rëndësishme biznesi taksa e ambalazhit? Si po frenon ajo eksportin e produkteve të ndryshme dhe si po avantazhon produktet e importit në kurriz të atij vendas?

 

Shpetim Luku

 

Mjafton vetëm një retrospektivë e thjeshtë dhe të gjithëve na vjen ndërmend një situatë paradoksale e para disa viteve. Shqipëria, një vend i pasur me ujëra, i plotësonte nevojat e konsumatorit nëpërmjet importit nga vende të tilla si Italia dhe Greqia. Më pas, investimet e biznesmeneve vendas, krijimi prej tyre i kompanive  që merren me ambalazhimin dhe tregtimin e ujit thuajse e “zhduku” fare produktin e importit nga tregu. Duke shënuar kështu një nga rastet e rralla ku beteja mes prodhimit vendas dhe atij të importit është fituar bindshëm nga i pari.

Mirëpo situate sërish ka ardhur duke ndryshuar. Ose e thënë më saktë, duke u vështirësuar për prodhimin vendas. Që nga casti që qeveria ka aplikuar taksën e ambalazhit, jo vetëm kompanive të ambalazhimit dhe tregtimit të ujit, por edhe kompanive të produkteve të tjera që përdorin ambalazh plastik iu është përkeqësuar e tashmja dhe iu është errësuar perspektiva. Pse? Sepse Shqipëria aplikon një taksë ambalazhi që është 100 lekë për kg, që e krahasuar me cmimin e blerjes kjo taksë zë afro 50 për qind të cmimit të blerjes së pipetës(që fryhet e bëhet shishe). Vende si Kosova dhe Greqia e kanë këtë taksë zero. Vende të tjera rajonale si Maqedonia apo Mali i Zi apo qoftë dhe Italia e kanë në nivele modeste. Këto praktika të ndryshme taksimi përkthehen në treg si avantazhe për njërën palë dhe dizavantazhe për palën tjetër. Cka do të thotë se me këtë nivel taksimi, kompanitë shqiptare që prodhojnë produkte të ambalazhuara me ambalazh plastic ofrojnë në treg një product që normalisht del me mim më të lartë se sa ai importit. Mjafton të përmendim si shembull që uji i ardhur nga Greqia shitet në Jug të Shqipërisë me 18 lekë për shishe, ndërkohë që kompania shqiptare duhet ta ofrojë atë me të paktën 23 lekë. E njëjta logjikë vlen pra edhe për produktet e tjera. Por ndikim akoma më të madh ka kjo taksë sa i takon ngushtimit të perspektivës së kompanive shqiptare. Në kushtet e një tregu të vogël, eksperienca e biznesit shqiptar na ka mësuar se rruga me e mirë për tu rritur është eksporti. Ka mjaft kompani shqiptare në sektorë të ndryshëm, sidomos ato të ndërtimit, që e vërtetojnë këtë teori. Sepse janë ideuar e ndërtuar me largpamësi, janë krijuar të pajisura me fuqi konkuruese për tregje më të mëdha se sa ai i Shqipërisë. Dhe deri tani mjaft suksesshëm, aq sa vështirësitë e tregut shqiptar i kanë komensuar me tregje të tjera të reja të fituara. Mirëpo këtë nuk mund ta bëjnë dot kompanitë e tregtimit të ujit apo kompani të tjera prodhimi që përdorin ambalazhin plastic. Jo për arsye të cilësisë së produkteve, sepse ajo është shumë e mirë. Jo për arsye të moskalkulimit të mirë të kostove të prodhimit sepse edhe atë dijnë ta bëjnë menaxherët e tyre. Por thjesht sepse taksa e ambalazhit e zhbalancon situatën në dëm të tyre. Kemi të bëjmë pra me arsye subjective, me barrier artificial biznesi që në një të ardhme të afërt do të bëjnë të mundur që të fitojë sërish terren produkti i ardhur nga importi. Kur qeveria shqiptare vendosi aplikimin e kësaj takes argumentimi i saj ishte nevoja për eleminimin e ambalazhit plasik, si një armik i mjedisit. Një pretendim i drejtë, një qëllim i mirë, por që fatkeqësisht nuk mund të përmbushet nëpërmjet kësaj takse. Sepse nëse në vit shiten psh 100 milionë shishe ujë, sërish aq ose edhe më shumë do të shiten. Cështja shtrohet nëse do shitet ujë Greqie, ujë Italie apo ujë Shqipërie?! Cështja shtrohet nëse do të lejojmë të përmbysim sërish raportet në treg?! Dhe nëse kemi disponimit ti japim frymëmarrje biznesit, duke e lejuar të hedhë sytë nga eksporti, duke konkuruar si I barabartë me të tjerët?

Sepse mbrojtja e mjedisit mund të realizohet edhe me një mori mënyrash të tjera.

Kush i vesh shqiptaret?

 

Zara dhe Lc Waikiki më të preferuarat

Perfytyroni pak dëshirën e ethshme të njerëzve për të bërë shopping, kthimin e tij në një passion dhe mani dhe nga ana tjetër alternativat e panumurta. Që përmbidhen ne boutiche, qendra tregtare, dyqane të specializuara marke, dyqane ku shiten lloje të ndryshme veshjesh pa profilizim të qartë, tregje të përqëndruara etj etj. Imagjinoni pra se cfarë detyre e vështirë është të gjesh veshjet e duhura, në raport me kërkesat dhe buxhetin tënd, sa i koklavitur është orientimi në këtë “pyll” të pafund alternativash e mundësish.  Megjithatë egziston një mënyrë për të parë se kë preferojnë më shumë shqiptarët. Për të identifikuar se kush janë ata dyqane që “veshin” më së shumti qytetarët e këtij vendi. Dhe kjo është xhiroja vjetore e realizuar. Nga qindra subjekte që mund të jenë me natyrë aktiviteti tregtimin e artikujve të veshjes, vetëm dy kompani janë ato që renditen ndër më të mëdhatë e biznesit shqiptar. Këto janë Inditeks Albania, kompania që merret me tregtimin e artikujve të markave Zara, Massimo Dutti dhe  Pull&Bear dhe Lc Waikiki. Të dy kompanitë përgjatë vitit 2015 kanë realizuar një aktivitet vjetor në nivelin respektiv të 1.9 dhe 1.6 miliardë lekëve duke e ekspozuar kështu si dy nga vendet më të preferuara për blerje nga ana e konsumatorëve shqiptare. Jo vetëm kaq, por edhe fitimet e kompanive janë shumë të mira, cka tregon se nëpërmjet veprimtarisë së tyre të gjitha palët janë të kënaqura. Të kënaqura janë biznesmenët që ushtrojnë këtë aktivitet sepse llogaritë iu kanë dalë mirë, por të kënaqur janë edhe blerësit për cilësinë e produkteve që kanë blerë.