Taksa që asfikson prodhimin vendas

 

Si po kthehet në një barrierë të rëndësishme biznesi taksa e ambalazhit? Si po frenon ajo eksportin e produkteve të ndryshme dhe si po avantazhon produktet e importit në kurriz të atij vendas?

 

Shpetim Luku

 

Mjafton vetëm një retrospektivë e thjeshtë dhe të gjithëve na vjen ndërmend një situatë paradoksale e para disa viteve. Shqipëria, një vend i pasur me ujëra, i plotësonte nevojat e konsumatorit nëpërmjet importit nga vende të tilla si Italia dhe Greqia. Më pas, investimet e biznesmeneve vendas, krijimi prej tyre i kompanive  që merren me ambalazhimin dhe tregtimin e ujit thuajse e “zhduku” fare produktin e importit nga tregu. Duke shënuar kështu një nga rastet e rralla ku beteja mes prodhimit vendas dhe atij të importit është fituar bindshëm nga i pari.

Mirëpo situate sërish ka ardhur duke ndryshuar. Ose e thënë më saktë, duke u vështirësuar për prodhimin vendas. Që nga casti që qeveria ka aplikuar taksën e ambalazhit, jo vetëm kompanive të ambalazhimit dhe tregtimit të ujit, por edhe kompanive të produkteve të tjera që përdorin ambalazh plastik iu është përkeqësuar e tashmja dhe iu është errësuar perspektiva. Pse? Sepse Shqipëria aplikon një taksë ambalazhi që është 100 lekë për kg, që e krahasuar me cmimin e blerjes kjo taksë zë afro 50 për qind të cmimit të blerjes së pipetës(që fryhet e bëhet shishe). Vende si Kosova dhe Greqia e kanë këtë taksë zero. Vende të tjera rajonale si Maqedonia apo Mali i Zi apo qoftë dhe Italia e kanë në nivele modeste. Këto praktika të ndryshme taksimi përkthehen në treg si avantazhe për njërën palë dhe dizavantazhe për palën tjetër. Cka do të thotë se me këtë nivel taksimi, kompanitë shqiptare që prodhojnë produkte të ambalazhuara me ambalazh plastic ofrojnë në treg një product që normalisht del me mim më të lartë se sa ai importit. Mjafton të përmendim si shembull që uji i ardhur nga Greqia shitet në Jug të Shqipërisë me 18 lekë për shishe, ndërkohë që kompania shqiptare duhet ta ofrojë atë me të paktën 23 lekë. E njëjta logjikë vlen pra edhe për produktet e tjera. Por ndikim akoma më të madh ka kjo taksë sa i takon ngushtimit të perspektivës së kompanive shqiptare. Në kushtet e një tregu të vogël, eksperienca e biznesit shqiptar na ka mësuar se rruga me e mirë për tu rritur është eksporti. Ka mjaft kompani shqiptare në sektorë të ndryshëm, sidomos ato të ndërtimit, që e vërtetojnë këtë teori. Sepse janë ideuar e ndërtuar me largpamësi, janë krijuar të pajisura me fuqi konkuruese për tregje më të mëdha se sa ai i Shqipërisë. Dhe deri tani mjaft suksesshëm, aq sa vështirësitë e tregut shqiptar i kanë komensuar me tregje të tjera të reja të fituara. Mirëpo këtë nuk mund ta bëjnë dot kompanitë e tregtimit të ujit apo kompani të tjera prodhimi që përdorin ambalazhin plastic. Jo për arsye të cilësisë së produkteve, sepse ajo është shumë e mirë. Jo për arsye të moskalkulimit të mirë të kostove të prodhimit sepse edhe atë dijnë ta bëjnë menaxherët e tyre. Por thjesht sepse taksa e ambalazhit e zhbalancon situatën në dëm të tyre. Kemi të bëjmë pra me arsye subjective, me barrier artificial biznesi që në një të ardhme të afërt do të bëjnë të mundur që të fitojë sërish terren produkti i ardhur nga importi. Kur qeveria shqiptare vendosi aplikimin e kësaj takes argumentimi i saj ishte nevoja për eleminimin e ambalazhit plasik, si një armik i mjedisit. Një pretendim i drejtë, një qëllim i mirë, por që fatkeqësisht nuk mund të përmbushet nëpërmjet kësaj takse. Sepse nëse në vit shiten psh 100 milionë shishe ujë, sërish aq ose edhe më shumë do të shiten. Cështja shtrohet nëse do shitet ujë Greqie, ujë Italie apo ujë Shqipërie?! Cështja shtrohet nëse do të lejojmë të përmbysim sërish raportet në treg?! Dhe nëse kemi disponimit ti japim frymëmarrje biznesit, duke e lejuar të hedhë sytë nga eksporti, duke konkuruar si I barabartë me të tjerët?

Sepse mbrojtja e mjedisit mund të realizohet edhe me një mori mënyrash të tjera.

Kush i vesh shqiptaret?

 

Zara dhe Lc Waikiki më të preferuarat

Perfytyroni pak dëshirën e ethshme të njerëzve për të bërë shopping, kthimin e tij në një passion dhe mani dhe nga ana tjetër alternativat e panumurta. Që përmbidhen ne boutiche, qendra tregtare, dyqane të specializuara marke, dyqane ku shiten lloje të ndryshme veshjesh pa profilizim të qartë, tregje të përqëndruara etj etj. Imagjinoni pra se cfarë detyre e vështirë është të gjesh veshjet e duhura, në raport me kërkesat dhe buxhetin tënd, sa i koklavitur është orientimi në këtë “pyll” të pafund alternativash e mundësish.  Megjithatë egziston një mënyrë për të parë se kë preferojnë më shumë shqiptarët. Për të identifikuar se kush janë ata dyqane që “veshin” më së shumti qytetarët e këtij vendi. Dhe kjo është xhiroja vjetore e realizuar. Nga qindra subjekte që mund të jenë me natyrë aktiviteti tregtimin e artikujve të veshjes, vetëm dy kompani janë ato që renditen ndër më të mëdhatë e biznesit shqiptar. Këto janë Inditeks Albania, kompania që merret me tregtimin e artikujve të markave Zara, Massimo Dutti dhe  Pull&Bear dhe Lc Waikiki. Të dy kompanitë përgjatë vitit 2015 kanë realizuar një aktivitet vjetor në nivelin respektiv të 1.9 dhe 1.6 miliardë lekëve duke e ekspozuar kështu si dy nga vendet më të preferuara për blerje nga ana e konsumatorëve shqiptare. Jo vetëm kaq, por edhe fitimet e kompanive janë shumë të mira, cka tregon se nëpërmjet veprimtarisë së tyre të gjitha palët janë të kënaqura. Të kënaqura janë biznesmenët që ushtrojnë këtë aktivitet sepse llogaritë iu kanë dalë mirë, por të kënaqur janë edhe blerësit për cilësinë e produkteve që kanë blerë.

 

Kosova diskriminon profilet e llamarinës së Shqipërisë

 

Produkti i Shqipërisë duhet të paguajë taksë doganore 10 për qind, i Kosovës jo.

 

Shpetim Luku

Realiteti  i marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Kosovës vazhdon të pasurohet me fakte të reja, ku njëri vend diskriminon biznesin e një vendi tjetër dhe anasjelltas. Edhe profilet e llamarinës apo sic quhen në gjuhën profilet tubolare të hekurit dhe llamarinës, të prodhuara në Shqipëri diskriminohen prej shtetit kosovar. Këto produkte prodhohen nga një sërë kompanish në Shqipëri. Por lideri i këtij tregu është Pap Metal Impex. Një kompani e mirëorganizuar, një kompani që për vitin 2015 pati një xhiro biznesi prej 12-13 milionë euro, një kompani që investon sistematikisht për rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese. Si cdo kompani e konceptuar dhe e ndërtuar me vision e me fuqi konkuruese,  edhe Pap Metal Impex e ka kuptuar se tregu i Shqipërisë është i vogël, aq me tepër me vështirësi sa i takon investimeve publike dhe private. Ndaj dhe i ka kushtuar një pjesë të vëmëndjes së saj eksportit. Dhe ia ka dalë të ketë sukses në vende të rajonit sikurse është Maqedonia apo Mali i Zi. Mirëpo në mënyrë paradoksale kjo komani nuk ka mundur të futet në Kosovë. Dhe arsyeja është fare e thjeshtë dhe banale. Kosova aplikon për këtë lloj produkti një taksë dognore prej 10 për qind. Kjo ndopdh në një kohë, kur i njëjti produkt, i ardhë nga Kosova në Shqipëri nuk i nënshtrohet asnjë lloj takse doganore. Kjo ka sjellë për pasojë faktin që profilet tubolare të hekurit dhe llamarinës të ardhura nga Kosova të jenë të pranishme dhe konkurente në tregun e Shqipërisë. Ndërkohë që në tregun e Kosovës produkti vendas i këtij lloji është pa asnjë konkurencë nga Shqipëria. Nga ana e operatorëve dhe specialistëve gjykohet se diferenca prej 10 për qind, e takses doganore që paguhet në kufirin e Kosovës, por jo në atë të Shqipërisë është mëse  e mjaftueshme për të bërë diferencën në treg.

Në këtë mënyrë, profilet tubolare i bashkangjiten asaj morie produktesh apo mallrash që kanë hasur probleme në tregjet reciproke. Dhe që dëshmojnë se klima e bashkëpunimit dhe e të bërit biznes në vendet tona është shumë larg asaj që duhet të jetë normalisht. Le të kujtojmë për një cast atë që ngjau jo shumë kohë më parë me qumeshtin Primalat, të cilin e nxorën nga tregu në mënyrë shumë të dyshimte, ndërkohë që ai kishte arritur të siguronte deri në 20 për qind të tregut të Kosovës. Telashe të herëpashershme kanë patur edhe produkte të tilla që janë të pranishme fuqishëm në Kosove si cimento apo tullat. Por edhe produktet e Kosovës nuk kanë qenë të imunizuara nga problemet me Shqipërinë, sikurse mund të përmendim ato të krijuara me miellin, patatet apo barnat mjekësore. Probleme këto që dëshmojnë se ka akoma shumë punë për të bërë mes qeverive për të ndërtuar një mjedis të unifikuar biznesi.

Dhjetë idetë brilante të biznesit shqiptar në 25 vite

 

 

Shpetim Luku

 

Përpara 25 viteve, atëhërë dhe kur nisi rrugëtimi drejt një sistemi të ri ekonomik, bazuar në inciativën e lirë, ata ishin të barabartë me të tjerët. Mirëpo tani kanë krijuar një hendek tejet të madh pasuror. Në hierarkinë shoqërore, të ndërtuar mbi bazën e pronësisë materiale ata janë padyshim në top listë. Por, po ashtu, në top listë janë edhe sa iu takon hirearkisë së njerëzve të admiruar nga të tjerët. Nuk e kemi fjale për atë kategori njerëzish që janë bërë të pasur duke grabitur e shfrytëzuar prona të të tjerëve apo prona publike për interesin e tyre personal. Nuk e kemi fjalën as për atë kategori njerëzish, që pasurinë e tyre e kanë shumëfishuar duke qenë protagonist të evazionit fiskal. Apo duke bërë korrupsion e kontrabandë. Nuk e kemi fjalën as për persona që kanë shpërdoruar detyrën publike në këmbim të milionave e pastaj janë transformuar në “biznesmenë” As edhe për persona, që normalisht kanë statusin e biznesmenit të dështuar, por të njeriut të pasur. Por e kemi fjalën për atë kategori njerëzish që janë bërë të pasur prej dy karakteristikave themelore që duhet të ketë një person që i futet kësaj rruge: idesë së mirë dhe aftësisë për të menaxhuar atë cfarë lind pas idesë. Ne kemi seleksionuar 10 ide biznesi, 10 veprime biznesi, të cilat kur i shqyrton sot me ftohtësi dhe  logjikë racionale nuk ka se si të mos ngjallin impression. Dhe ja cilat janë ato.

1.DIGITALB

Ka një rregull shumë të thjeshtë se si të funksionosh në kapitalizëm. Duhet të  ofrosh një produkt ose shërbim. Kurt ë gjithë vrisnin mendjen se cfarë produkti duhet ti ofronin tregut, ose cfarë produkti nuk kishte hyrë në treg, mendja e Dritan Hoxhës punonte në “korsi” tjetër, ku nuk i shkonte mendja askujt. Kur zhvilloheshin mbledhjet e KKRRT-së, nën drejtimin e ishkryetarit të atëhershëm Sefedin Cela kembëngulja e Dritan Hoxhes ishte miratimi i ligjit për transmetimet dixhitale. Dhe kur merrte përgjigje jokopetente nëpër këto mbledhje reagimet dhe shpërthimet e tij intensifikoheshin. Tani që Digitalb është realitet dhe për këdo është e qartë si funksionon,  kuptohet lehtë pse Dritan Hoxha reagonte në mënyrë të vrullshme e me njefare ankthi e nervozizmi kur nëpunësit e shtetit shfaqnin skepticizëm për idenë e tij.  Të tjerët nuk e kuptonin e skishin sit a kuptonin ndërkohë që Ai kishte të qartë të gjithë planin, nga A deri tek ZH. Pra, kishte si qëllim që të gjitha familjeve shqiptare, bareve e lokaleve tiu ofronte një product mjaft të vlefshëm. Ndërkohë, kalkulimet i kishte bërë për një treg mbarëshqiptar, që do të thoshte një treg mbi 6 milionë shqiptar. Nëse i referohemi realitetit të sotëm të Digitalb-it, atëhere kuptohet që kemi të bëjmë me një kompani, e cila e ka vlerën e biznesit në treg(oferta reale për blerje) 140-160 milionë euro. Pa llogaritur ketu faktin se përgjatë gjithë viteve të egzistencës së tij deri më tani, Digitalb ka qenë një nga kompanitë më rentabël shqiptare. Ja pra se si një ide biznesi, origjinale apo e huazuar ska rëndësi, por e kuptuar dhe e implementuar më së miri, e mbi të gjitha shumë e ndryshme nga bizneset e tjera ,u shpërblye me një ecuri të pazakontë në treg. Duke tejkaluar ndoshta edhe pritshmëritë më larta të krijuesit të saj.

  1. Shitja e Ish-Bankës Amerikane të Shqipërisë

Sot ky emër i përket historisë së bankingut shqiptar. Sepse është Intesa Sao Paolo banka që ka zenë vendin e saj. Mirëpo mënyra se si u krijua Banka Amerikane e Shqipërisë dhe për më tepër, mënyra dhe cmimi i saj i shitjes përbëjnë një veprim spektakolar biznesi. U themelua si bankë me një capital prej 5 milionë dollarësh e pas disa viteve aktivitet u shit me një cmim prej 180 milionë dollarësh. Mënyra si u zhvilluan me pas ngjarjet në sektorin bankar, kriza që përfshiu këtë sector në të gjithë botën, por edhe në Shqipëri, rritja e kredive të këqija dhe problematike nga ana e bankave në Shqipëri tregon se bankave aktuale, midis të tjerave edhe pasardhëses së BASH-it, poi u “mpihen dhëmbët” ndërsa ish-drejtuesit dhe menaxherët e BASH-it volën fryte të mira nga marrja e vendimit të duhur në kohën e duhur.

3.SIGAL, nisi me 300 mijë USD, sot vlerësohet mbi 100 milionë Euro

 

Shumë “peshë” ka shtuar gjatë aktivitetit të saj edhe kompania e sigurimeve, SIGAL. E themeluar edhe kjo rreth 15 vite më parë, kur ligji për tregun e sigurimeve parashikonte një kapital themelues prej 300 mijë dollarësh, kompania ka rritur praninë e saj në tregun e sigurimeve, duke ia dalë mbanë që të jetë udhëheqës i fushës më vazhdimësi. Nisi si inerci profesionale e ish-drejtorit të INSIG-ut të Tiranës, Avni Ponarit, të cilit i duheshin edhe disa partnerë të tjerë. Por që nuk e pati fare të vështirë t’i gjente. Rezultatet do të ishin të larta. “SIGAL” do të arrinte deri aty sa pjesa e tregut që i korrespondonte atij të lëvizte nga 27- 30%. Kurse totali vjetor i primeve të mos zbriste asnjëherë nën 12 milion dollarë. Po kështu edhe fitimi vjetor, i ndarë mes aksionerëve, apo i riinvestuar të “saldohej” në kuotën jo më poshtë se 2 milion dollarë. Dhe do të vinte edhe momenti, kur kompania do t’i nënshtrohej një vlerësimi objektiv, të cilin nuk e bën askush më mirë sesa ai që dëshiron të bëhet pjesë e saj nëpërmjet blerjes së aksioneve. Në vitin 2003, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve bleu 13% të aksioneve të kësaj kompanie, kundrejt një çmimi prej 1.5 milion dollarë. Çka do të thotë se 4 vite më parë, “SIGAL” kishte një vlerë të përafërt prej 15 milion dollarësh. Dhe nuk duhet harruar se bëhet fjalë për një çmim të 50-fishuar, vetëm 4 vite pas themelimit të aktivitetit. Por vlera e kompanisë do të vijonte të rritej. Pas procesit të mbikëqyrjes, në të gjitha kompanitë shqiptare të sigurimeve, austriakja UNIQA, vendosi të bëjë pjesë të sajën “SIGAL”-in. Fillimisht mori 1% të aksioneve i mori për 4 milion euro, por shitja reale e një pjese të mirë të aksioneve të kompanisë shqiptare u realizua pas 3 vitesh. Atëhere kur tregu i sigurimeve do të ishte më i madh  dhe ku pjesa e “SIGAL”-it gjithashtu është më e madhe.Në këtë mënyrë Unica Group bleu 68.7 % të aksioneve, duke e konsideruar këtë transaksion si një biznes të shkëlqyer.  Sa ishte çmimi i kompanisë  në momentin, kur u bë kalimi i paketës dominuese të aksioneve tek UNIQA? Edhe sot e kësaj dite nuk ka një cmim të deklaruar të shitjes së SIGAL-it, por ajo që mund të thuhet me siguri është se në bazë të treguesve e parametrave financiarë, kjo kompani sot ka një vlerë tregu prej 100 milionë euro.

  1. Krijimi i Qendrës Tregtare UNIVERS(QTU)

Nëpërmjet krijimit të QTU-së, Samir Mane u bë themeluesi i qendrave tregtare në Shqipëri. Aq i madh ishte suksesi i saj, sa kjo qendër shërbeu edhe si katalizator i një sërë investimesh të tjera në këtë sektor. Brenda një harku të shkurtër kohor, QTU u bë me një numur të konsiderueshëm simotrash dhe konkurentesh. Dhe ashtu sic ka meritën e stimulimit të investimeve në sektorin e retailit, po ashtu QTU-ja ka edhe “mëkatin” e tundimit të mjaft investitorëve në këtë fushë, të cilët gabuan në përllogaritje e për rrjedhojë sot janë pronarë qendrash tregtare të falimentuara. Ndërkohë që QTU, si për të përforcuar ligjin e parë të marketingut, atë të avantazhit të të qënit i pari në një biznes, vazhdon sërish, e patrazuar, rrugën e saj të suksesit, a thua se vendi nuk është super i bombarduar në këtë sektor me investime kapitalesh.

  1. EHW, 23 vite aktivitet, 1000 herë shtim kapitali

Edhe kompania e përpunimit të mishit EHW renditet ndër kompanitë më të mira shqiptare të këtyre 25 viteve. Ndoshta si ide biznesi mund të mos jetë shumë e sofistikuar, por sidoqoftë ajo e ka largpamësinë e saj. Së pari, sepse përpjekjet e krijuesit të saj, Luan Leka janë përqëndruar tek ringjallja e një tradite, që dikur egzistonte dhe për të cilën kishte nostalgji, sikurse ishin prodhimet e sallamit. Jo më kot edhe sot e kësaj dite thelbi i spoteve të publicitetit nga mjaft kompani të kësaj fushe tentojnë pikërisht në këtë aspekt: pra tradita shqiptare. Dhe së dyti, nëpërmjet menaxhimit të shkëlqyer, prodhimeve me cilësi dhe harmonisë me cmimet kompania ka siguruar cdo vit parametra të tillë që sot ia kanë shumëfishuar 1000 herë vlerën e kapitalit themelues të saj Dhe aq i fortë është Luan Leka në idenë dhe aftësitë e tij menaxhuese, sa këtë e tregon më së miri fakti se edhe tregut i janë bashkuar ndër vite dhjetra kompani të tilla, EHË ka ruajtur kurdoherë vlerën e liderit të tregut. Dhe njëkohësisht, vlera e kompanisë ka ardhur vetëm në rritje

  1. TOP Channel, e vetmja media shqiptare me fitim

Edhe Top Channel është vepër e të ndjerit. Dritan Hoxha. Sigurisht, nuk është televiozioni i parë shqiptar sa i takon kronologjisë kohore, por ama është televizioni i parë dhe ndoshta i vetmi që është ndërtuar dhe funksionon mbi bazën e ligjesive klasike të tregut të medias.  Rezultati mund të përmblidhet në disa statistika domethënëse. Rreth 500-600 të punësuar si askund tjetër, një e ardhur mesatare vjetore që vërtitet në 10-15 milionë euro dhe e gjitha kjo në saj të audiencës së krijuar. Pasi të vjelësh reklama duhet të kesh të fortë argumentin kryesor që ta mundëson atë: audiencën. Edhe sa i takon vlerës së tregut Top Channel është rivlerësuar shumë. Qarkullojnë fjalë për dhjetra milionë euro ofertë për blerjen e tij, pavarësisht se drejtuesit dhe pronarët aktuale të saj nuk e kanë parë të udhës tjetërsimin e pronësisë së tij.

  1. Spitali Amerikan, 70 milionë euro ofertë blerjeje

 

Spitali Amerikan sa i takon jetëgjatësisë nuk ka shumë vite aktivitet. Ose ndryshe mund të themi se aktiviteti i saj ka nisur në kulmin e konsolidimit të biznesit shqiptar. Mirëpo është një ide biznesi që është verfikuar si tejet utilitare dhe interesante. Duke shfrytëzuar degradimin e shërbimit public shëndetësor nga njera anë, dhe nga ana tjetër dëshirën e njerëzve për tu kujdesur për shëndetin e tyre, Spitali Amerikan lindi si një ofertë e shkëlqyer për përmbushjen e këtij qëllimi. Tashmë pacientët dhe qytetarët nuk mund të ankohen për cilësi shërbimi në Shqipëri sepse alternativën që e siguron dhe garanton këtë e kanë. Dhe në fakt ata që zgjedhin Spitalin Amerikan si kujdestarin e shëndetit të tyre sa vijnë e shtohen nga viti në vit. Në seciliv vit, aktiviteti i Spitalit Amerikan është më i lartë se sa viti paraardhës. Ndërkohë, performance e shkëlqyer e saj ka rënë në sy edhe të blerësve të ndryshëm që kanë ofruar 70 milionë euro për të marrë paketën e aksioneve. Mirëpo, si një punë e nisur mirë dhe me perspektivë të mirë, ajo ska asnjë arsye të ndërrojë duar pronarësh.

  1. 15 katëshi një veprim i bukur biznesi

Njeriut I ndodh shpesh të ndodhet përpara situatave të komplikuara ku duhet të marrë një vendim.  Në një situatë të tillë u ndodh edhe Ram Geci, ku për arsye të ndryshme kompania e punimeve në infrastrukturë nuk kishte më atë shkëlqimin e viteve më parë. Mbetet ose të dalësh në pension duke qenë i pasur, ose të shqyrtosh realitetin për të startuar sërish në fushën e biznesit, por në një sektor të ri. Pikërisht gjetja e “truallit” të ri është cështja më e vështirë. Sepse, nëse sot ka kushedi sa biznesmenë shqiptarë që janë në vështirësi të mëdha, kjo ka ardhur pikësëpari nga dëshira e tyre për të diversifikuar veprimtarinë, por që në fakt, kjo manovër i ka ekspozuar para rriskut. Kurse Ram Geci gjatë gjithë karrierës së tij si biznesmen kishte preferuar aktivitetin e specializuar: rikonstruksionin e rrugëve. Dhe kur i erdhi moment që duhet të ndryshonte natyrë aktiviteti, ai bleu 100 për qind Hotel Tiranën, duke zgjidhur kështu njeherë e mirë cështjen e perspektivës në biznes.

  1. Shitja e grupit mediatik nga Edisud s.r.l

Grupi mediatik Edisud s.r.l që përfshinte në gjirin e tij Gazeta Shqiptare, televizionin Neës 24, radio RASH dhe ëebsitin Balkan Ëeb iu shitën dy biznesmenëve Irfan Hysenbelliu dhe të ndjerit Artan Santo për një shumë prej afro 6.5 milionë euro. Shumëkush u habit se si ishte e mundur të shpenzoheshin kaq para, ndërkohë që sipas tyre një rrugë më efikase mund të kishte qenë krijimi i mediave nga fillimi. Pa i hyrë shumë debatit nëse është më mirë njëra rrugë apo tjetra, veprimi që kreu shoqëria italiane është shumë impresionues. Sepse ajo tregon se nëse dëshiron të jesh profesionist, nëse dëshiron të funksionosh si profesionist, atëhere ska asnjë shans që puna jote të jetë pa vlerë tregu. Ky grup mediatik lindi diku nga viti 1994 nëpërmjet botimit në Shqipëri të Gazeta Shqiptare, e cila ishte një risi për shtypin e shkruar të asaj kohe. Dizajni modern dhe rendja pas lajmit ishin një praktikë pune që shërbyen si katalizator edhe për pjesën tjetër të medias shqiptare. Me pas u ngrit radio Rash e më pas News 24, si i pari television informative në Shqipëri. Pas saj Balkanëeb, si i pari ëebsit. Kështu pra, një sipërmarrje që nisi në kuptimin figurative me një kompjuter, arriti të “shtojë peshë” e të shitet me afro 6.5 milionë euro. Ndërkohë që regjizori dhe dirigjenti i saj, gazetari Carlo Bollino, me sipërmarrjen e re në krye të grupit tjetër mediatik po tregon se në media, sin ë cdo punë tjetër duhet operuar me profesionalizëm që të mos ndjehesh asnjehërë i zhvlerësuar dhe i papërfillur prej tregut.

  1. NOBIS WELLNES Center

Në Shqipëri mund te ketë mijëra biznese më të mëdha se sa qendra NOBIS WELLNES Center. Vetë themeluesi i saj, Behar Malaj dhe partnerët e tij mund te kenë cdo biznes tjetër që realizojnë aktualisht më të madh se sa kjo e Nobis-it. Edhe vetë si project biznesi nuk është fort origjinale, por e imituar nga vende të tjera të zhvilluara. Por ama është një ide biznesi që i ka tejkaluar pritshmëritë edhe të pronarëve të saj. Është një ide, një biznes dhe një object i kërkuar shumë. Sepse, vetëm pishina dimërore që ka ky kompleks nuk bazohet në klientë që e shfrytëzojnë atë për luks apo si koshiencë për mirëmbajtjen e trupit. Ns i hedh një sy përbërjes së personave që vizitojnë këtë qendër, sidomos pishiën e saj, shumica janë nga ata që kryejnë rehabilitimin postraumatik. Nga ata qe e kanë pishinën sugjerim mjeku për reduktimin e pasojave të ndryshme. Dhe ku con nëpër mend, se ndërsa numri i tyre shtohet, kurse objektet e kësaj natyre janë me pakice, atëhere ideja e krijimit të Nobis WELLNESS Centër bëhet akoma më simpatike. Vetëm fakti që tashmë kjo qendër numuron rreth 1100 kontrata klientësh e vërteton më së miri këtë.

 

Apeli “Mektrin Motors-it“:“Cmonto“ Land Rover-in dhe Jaguar-in

 

Kompania e tregtimit të makinave Mektrin Motors humbet gjyqin në Gjykatën e Apelit. E ndjerë viktime e një padrejtësie nga vendimi i shkallës së parë, e cila e ndalonte këtë kompani të merrej me dy markat Jaguar dhe Land Rover, ajo e ka ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit. Mirëpo edhe në këtë Gjykatë ka dalë e humbur, pasi trupi gjykues, i kryesuar nga Alaudin Malaj, la në fuqi vendimin e shkallës së parë. Në këtë mënyrë, sipas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit, Mektrin Motors-it i ndalohet:

 

– të përdorin logot e brandit

 

– të importojë makina të brandit

 

– të importojë pjesë këmbimi të brandit

 

–  Të ofrojë garanci për automjetet e kësaj marke

 

– të ofroje shërbime për makinat e brandit

 

Para dy ditëve filloi zbatimi i vendimit dhe nga ambientet e Mektrin u hoqën logot e brandit

 

Ndërsa dje, u hoq makina e markës Jaguar & Land Rover e ekspozuar në Rinas,

Duket pra se më Shqipëri po reduktohet hapësira e anarkisë dhe po fillojnë të zbatohen standartet ndërkombëtare, duke u respektuar të drejtat e kompanive për mbrojtjen e ekskluzivitetit

 

Shumë kompani të njohura ndërkombëtare, që përfaqësojne nivele teper te larta te teknologjise dhe teknikes, janë tepër të shqetësuara nga përdorimi i paautorizuar i logove dhe stemave te tyre nga firma të paautorizuara në territorin e Shqiperise. Kudo nëpër rrugët e Shqiperisë mund të shohësh logot e Mercedes, Land Rover, BMË, Volksëagen, BP, Shell, etj. Një fenomen i tillë, jo vetëm që dëmton imazhin e këtyre gjigandëve ndërkombëtare, por edhe ul në mënyre të konsiderueshme reputacionin e tyre, duke krijuar përshtypjen e gabuar që standartet e ulta të ofruara nga ofruesi i ketyre produkteve, janë të aprovuara nga prodhuesit.

 

Për të frenuar këtë “vjedhje’ të të drejtave të distributorëve të autorizuar prej tyre në territorin e vendit, disa prej këtyre kompanive kanë filluar proçese gjyqesore ndaj “uzurpuesve” të emrit të produkteve të tyre.

 

Kohët e fundit këtë hap ndërmori Konzerni British Petroleum, për mbrojtjen e emrit të produkteve të tij Castrol dhe BP nga shpërdorimi që i bëhej nga mjaft firma të paautorizuara shqiptare.

Një hap tepër të rëndësishëm të kësaj natyre, ka ndërmarrë kohët e fundit “Jaguar Land Rover”, prodhuesi i mirënjohur i automjeteve premium “Jaguar”, “Land Rover” dhe “Range Rover”; i cili ka fituar proçeset gjyqesor ndaj kompanive të paautorizuara shqiptare te vendosura kryesisht në aksin Tiranë-Durrës.

Vendimi i gjykatës, iu heq këtyre kompanive të paautorizuara jo vetem të drejten e përdorimit të stemave dhe logove të markës së mirënjohur, por edhe iu ndalon përfundimisht importin e automjeteve, pjesëve të kembimit origjinale, mbajtjes së garancisë dhe deri edhe riparimin dhe mirëmbajtjen e automjeteve të kësaj marke prestigjoze

“Drejtor dogane apo pronar terminali privat doganor”?!

 

Drejtuesit e 8 kompanive kosovare i drejtohet me nje leter kreut te Doganes se Kosoves, Agron Sadiku

 

Drejtuesit e 8 kompanive kosovare që merren me importin dhe tregtimin e produkteve shqiptare në territorin kosovar i kanë dërguar një letër proteste kreut të Doganës kosovare, Agron Sadiku. “A jeni drejtor dogane apo pronar i terminalit doganor të Prizrenit”- e pyesin nëpërmjet letrës së tyre Presidentët e kompanive.  Duket se kemi të bëjmë me reagimin e disa biznesmenëve të revoltuar, të mërzitur, të dëshpëruar e lodhur nga improvizimet pa fund që bën Dogana e Kosovës për produktet që vijnë nga Shqipëria. Duke krijuar kështu pengesa të panumurta, duke krijuar barrier, të cilat kanë efektin që e kthejnë distancën e afërt të tregut Kosovar nga avantazh në dizavantazh. Sepse ti detyrosh kompanitë që të dërgojnë cdo kamion të tyre në terminalin doganor privat të Prizrenit do të thotë që tiu rrisësh atyre jo vetëm kostot financiare por edhe ato kohore. Dhe pastaj ndodh që mallrat serbe e arrijnë tregun e Kosovës më shpejt se sa ata nga Shqipëria, pavarësisht se distanca e Beogradit nga Kosova është rreth 500 km, kurse ajo e Shqipërisë vetëm 200 km. Sipas drejtuesve të kompanive Besimi Commerce, Korabi shpk, Capital Invest sh.p.k, Ronex NSHT, Dalmat NSHT, Jusuj Metal, Ndertimi dhe Ardi Com, situata është bërë aq e paqartë dhe konfuze sa protestave të herëpashershme të tyre drejtuesit e doganës iu përgjigjen cdo herë në mënyrë të ndryshme. Të penalizuar në të drejtën e të bërit biznes drejtuesit e këtyre kompanive e quajnë jo vetëm të pakuptimtë, por një veprimtari me logjikën e zhvatjes së bizneseve mënyrën e të vepruarit të doganës. Aq sa me të drejtë ata dyshojnë nëse drejtuesi actual i doganës është kreu i një institucion shtetëror apo punon për llogari të një terminali privat doganor.

Biznesi kosovar, Ramës: Ja c’na shqetëson

 

Ndërsa kamionët e “Besimi Comerc” ngarkoheshin me tullat e Kid Alb, drejtuesit e saj “ngarkonin” kokën e kryeminstrit shqiptar me problematikë. Që për hir të së vërtetës nuk është e pakët.

Shpëtim Luku

Besim Gashi është një biznesmen nga Kosova, president i kompanisë Besimi Comerc. Thelbi i aktivitetit të kompanisë së tij është distribuimi i produkteve të ndryshme që shërbejnë si lëndë të para për ndërtimin, sikurse janë tullat, cimento, hekuri etj. Për dy gjëra është tejet krenar Besim Gashi. Së pari, sepse kompania e tij ka arritur që nëpërmjet tregtimit të produkteve që I importon nga Shqipëria të jetë një nga kompanitë kryesore të këtij lloji në Kosovë. Nga ana tjetër, duke shpërndarë e tregtuar artikuj të importuar nga Shqipëria si tullat e Kid-Alb-it, cimenton e Kruja Cement apo hekurin e Kurumit,  “Besimi Comerc” ia ka dalë mbanë ti ngushtojë së tepërmi terrenin produkteve analoge, por që vijnë kufiri tjetër i Merdares, pra nga Serbia.

“Edhe ne kemi punuar fort, por ama na ka nderuar edhe cilësia e produkteve”-shpjegon Besim Gashi duke dhënë në një farë mënyre edhe recetën e suksesit të deritanishëm të kompanisë së tij, por edhe kompanive shqiptare me të cilat bashkëpunon. Dhe ne fakt statistikat janë kokëfortë. Kid Alba ka mbi 40 për qind të tregut të saj eksportin në Kosovë, Fabrika e Cimentos po kështu. Por edhe Kurum është një eksportues i fuqishëm dhe të tre këto kompani apo edhe të tjerat kanë gjetur tek “Besimi Comerc” një partner të mirë, korrekt, serioz, e të besueshëm.

Mirëpo si shpjegohet që produktet serbe vazhdojnë të tregtohen në Kosovë ndonse produktet shqiptare kanë avantazhin edhe sa i takon cilësisë edhe sa i takon kostove të transportit?! Pasi një kamion i ardhur nga Serbia duhet të bëjë një distancë vajtje ardhje 1000 km, kurse ai nga Shqipëria rreth 400 km? Arsyet janë tërësisht subjektive, Kryesisht arsye që lidhen me praktika korruptive, praktika zhvatëse për biznesin, që në analizë të fundit cojnë në rritjet e kostove të tij. Duke ia zbehur së teprmi produkteve shqiptare avantazget konkuruese. Pikërsht për të gritur një problematikë të tillë, Besimi Gashi, së bashku me drejtuesit e tjerë të kompanisë së tij shfrytëzuan rastin e një vizite të kryeministrit shqiptar Edi Rama në një nga fabrikat partnere të “Besimi Comerc” në Shqipëri. E ndërsa kamionët e kompanisë kosovare ngarkoheshin me tullat e Kid Alb-it, drejtuesit e “Besimi Comerc”  në një bashkëbisedim me kryeministrin shqiptar po shpalosnin problematikën me të cilën hasnin dhe që i pengon ata të tërheqin akoma më shumë produkte “ Made in Albania”. Tre janë arsyet që do të krijonin kushtet për një eksport edhe më të madh.

Së pari është heqja e tarifës së terminalit doganor në Prizren. Kjo është një praktikë tërësisht e panevojshme dhe e dëmshme për biznesin, e cila përvec kostos financiare ka edhe kosto kohore. Sepse pastaj i bie që 500 km rrugë nga Serbia për në tregun kosovar të bëhen me shpejt se sa 200 km rruge nga Shqipëria vetëm prej pengesave kohore.

Së dyti, heqja e tarifave të skanimit për cdo kamion që shkon në Kosovë. Kur praktika e koncensionit të skanimit të mallrave ishte në process e sipër pak vetë e imagjinonin dhe perceptonin ndikimin real negative të saj. Tani që ajo ka filluar zbatimin e saj, është dëshmuar si një barrierë reale për biznesin, pikërisht sepse I rrit kostot.

Nga ana tjetër edhe përfundimi i rrugës së Arbrit do ta shkurtonte akoma më shumë distancën për në tregun e Kosovës, do ulte kostot e për rrjedhojë do tiu rriste fuqinë përballëse produkteve shqiptare me ato serbe.

Teknika qe po rrit domate bio në Shqipëri

Dalëngadalë domatja po kthehet produkti i parë i garantuar për konsumatorin shqiptar. Në saj të një teknike të re që bazohet në pjalmimin me bletë po kryhet zëvëndësimi i përdorimit të hormonit në lulet e domates. Ajo që po e realizon këtë process është kompania Agrokoni  nëpërmjet species Bombus Terretris dhe me mbështetjen e USAID-it. Në[ërmjet përdorimit në shkallë të gjërë të pjalimimit me bletë në domate, cilësia e produktit përmirësihet ndjeshëm. Në këtë mënyrë është fare e qartë të kuptohet se kur rritet cilësia e produkt atëhere edhe përdorimi i tij në vend rritet akoma më shumë e po kështu edhe tregjet e eksportit janë më të hapura. Fermerët shqiptarë e kanë kuptuar rëndësinë e kësaj teknike përderisa sipërfaqet e mbjella me domate dhe që përdorin pjalmimin me bletë kanë ardhur duke u rritur në mënyrë të ndjeshme. Në këtë mënyrë, nuk është e largët dita, kur domatja e prodhuar në Shqipëri do të jetë tërësisht një produkt bio, një produkt që do të konsumohet nga konsumatorët pa asnjë frikë rreth manovrave speculative që mund të kenë bërë në të fermerët në emër të rritjes së sasive të prodhimit.

Të punosh për ZARA-n dhe GEOX-in

 

 

Dy kompanitë e mirënjohura në botë, ZARA dhe GEOX një pjesë të produkteve të tyre i prodhojnë në Shqipëri. Bëhet fjalë për këpucët e këtyre markave, për të cilat kompania e mirënjohur shqiptare Alba Shoes Group ka marrë porositë, ka lidhur kontrata përkatëse dhe ka filluar prej muajsh prodhimin e tyre. Janë dy kontrata për 250 mijë palë këpucë në vit për secilën kompani që Alba Shoes Group duhet të përmbushë. Sigurimi i kontrtave të tilla është një lajm i mirë për kompaninë sepse i siguron asaj vazhdimësi pune, cka pastaj bën të mundur që vetë kompania të ruajë numrin e punonjësve të saj, duke qenë kështu një ndër punësueset më të mëdhaja në vend. Por më tepër se sa ndikim në aspektin sasior të veprimtarisë, besimi i të mirënjohurave ZARA dhe GEOX karshi kësaj kompanie shqiptare tregon standartin e lartë në të cilin është ngritur veprimtaria e Alba Shoes Group. Të jesh partner i kompanive më të mirënjohura në botë nuk është gjë tjetër vecse vulë dhe dëshmi e një kompanie ku punohet me seriozitet, pergjegjshmëri,cilësi, standarte etj.

 

Makinat e reja shtojnë një marsh

 

Tregu i makinave të reja shënoi një rritje thuajse 25 për qind, krahasuar me një vit më parë. Ose e thënë ndryshe, gjatë vitit 2015 numri i automjeteve të reja të shitura ishte rreth 2000 copë, ndërkohë që një vit më parë ai ishte 1500 copë. Ritmi i rritjes duket i mirë, megjithatë duke ditur se në vitin më të mirë të këtij biznesi koncensionaret e makinave të reja kanë arritur të shesin deri në 3500 automjete të reja, atëhere bëhet e qartë se situata nuk është shumë optimiste. Akoma më shumë theksohet ky fakt nëse merr parasysh treguesin tjetër se, sipas DPSHTRR-së, numri i automjeteve gjithsej të regjistruar është mbi 40 mijë.

Sa I takon protagonistëve të këtij tregu, ata që kanë mundur të realizojnë performancën më të mira janë koncensionaret Porsche Albania, me afro 640 makina të shitura, Albania Motor Company me mbi 400 makina të shitura, Classic Tirana me mbi 500 makina të shitura dhe Tendencë Tre-A me rreth 200 automjete te shitura. Sikurse shikohet edhe nga shifrat, 4 koncensionare kanë arritur të shesin mbi 80 për qind të totalit të automjeteve të reja të shitura, ndërkohë që zyrtarisht në këtë treg janë afro 15 subjekte.