KLODIAN ALLAJBEU

Drejtor i Pergjithshem i kompanise Amerikan Hospital
Të ardhurat bruto 2015: 23 milionë euro
Ndryshimi në % 15/14: +10
Numri i punonjësve: 728
Vendndodhja: Tiranë

Në dhjetor 2006 SPITALI AMERIKAN çeli dyert me premtimin ambicioz dhe përgjegjësinë e madhe: diagnostikim dhe trajtim me standardet më të larta të mjekësisë modern përpacientët shqiptarë. Investimi i matur, i mirëmenduar dhe tepër ambicioz u fokusua fi llimisht në kardiologji dhe kardiokirurgji. Përkujdesja dhe vëmendja e SpitalitAmerikan ndaj pacientëve fi lloi nga zemra. Realizimi për here të pare në Shqipëri i koronarografi së dhe revaskularizimit të arterieve koronare në gjendje acute të infarktit të miokardit – ishte një prej arritjeve te padiskutueshme të kipit të kardiokirurgëve. Nga defektet e lindura në problemet e sistemit valvular; nga kirurgjitë e aortës tek bypasset; nga aorta ashendente në arteriet karotide e femorale, çdo kardiopati që prej 9 vitesh ka gjetur trajtim në duart e ekipit të talentuar te SpitalitAmerikan. Sot, pas 9 vitesh punë intensive Spitali Amerikan, i shtrirë në 22 mijë m2 hapësirë, njihet jo vetëm si i pari dhe më i fuqishmi institucion privat shëndetësor por edhe si vendi ku janë realizuar për herë të parë shumësfi da të mjekësisë moderne. Në prag të vitit të pare të themelimit, SpitaliAmerikan ndërmori sfi dën e rradhës në mjekësinë shqiptare- transplantin e ..

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

LUCA BUSI

President i “Coca-Cola Bottling Shqipëria”
Të ardhurat bruto 2015: 23 milionë euro
Ndryshimi në % 15/14: +4
Numri i punonjësve: 292
Vendndodhja: Tiranë

Thonë se menaxherët e mirë janë ata që marrin vendimin e duhur në një kohë të shkurtër meditimi e refl ektimi. Nëse ky përcaktim është i saktë, atëhere po kaq i vërtetë është edhe fakti se pjesëtarët e familjes italiane, Busi janë menaxherë tepër të aftë e të zotë. Sepse kur atyre iu dha shansi dhe e drejta për të përfaqësuar shumëkombëshen e mirënjohur “Coca-Cola” në Shqipëri, vendimin për ta konkretizuar këtë propozim e morën brenda një kohe të shkurtër. Sic kujton sot Presidenti i “Coca-Cola Bottling Shqipëria”, Luca Busi, atëhere vetëm 19 vjec, “ne u mblodhem të 3, nena ime Cristina Busi Ferruzzi, xhaxhai Franko Busi dhe unë dhe pas një diskutimi të shkurtër konkluduam se ajo që duhet të bëjmë është të realizojmë investimin”. Dhe kështu, falë investimit të familjes Busi, “Coca-Cola Bottling Shqipëria” u bë një ndër investimet e para të huaja, pas 50 vitesh izolim, hapin e së cilës do ta ndiqnin më pas edhe të tjerë. “Coca-Cola” u bë pionierja e investimeve të huaja në Shqipëri dhe përçuesja e mesazhit se Shqipëria përbën një ambient..

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

KOMPANIA ALBAELETTRICA

Ne Vendosim Standartet
Të ardhurat bruto 2015: 19 milionë euro
Ndryshimi në % 15/14: +40
Numri i punonjësve: 80
Vendndodhja: Tiranë

Shoqëria jonë, Albaelettrica, është specializuar në tregtimin me shumicë e pakicë të materialeve elektrike, civile, industriale, si dhe projektimin dhe instalimin e tyre që prej vitit 1993. Kjo shoqëri është e para që ka sjellë në tregun shqiptar gamën dhe cilësinë e produkteve bashkëkohore të njohura në tregun Europian. Me një staf me kualifikim të lartë dhe të gatshëm në çdo kohë për t’iu përgjigjur nevojave të klientëve, individë apo biznese, Albaelettrica krenohet me menaxhimin e nivelit më të lartë dhe me kujdesin deri në hollësitë më të vogla për përmbushjen e kërkesave të klientit; duke fi lluar që nga ideimi e konsulenca dhe deri tek projektimi e zbatimi duke ruajtur raportin më të mirë në treg midis cilësisë dhe çmimit. Ambientet ku zhvillon aktivitetin kompania në Tiranë refl ekton jo vetëm kujdesin në përzgjedhjen e produkteve, por edhe në përzgjedhjen e partnerëve të cilët sigurojnë ekskluzivitetin e produkteve dhe shërbimeve të Albaelettrica në tregun shqiptar.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

KOMPANIA AGRO BLEND

Të ardhurat bruto 2015: 19 milion EURO
Ndryshimi në % 15/14: +11
Numri i punonjësve: 75
Vendndodhja: Vorë, Tiranë

Kompania AGROBLEND është një ‘trup” me dy “gjymtyrë”: njëra që ka të bëjë me tregtimit të inputeve bujqësore dhe tjetra që ka të bëjë me përpunimin e miellit dhe prodhimin e produkteve të ndryshme që vjen nga ky përpunim. Nëpërmjet këtyre dy aktiviteteve kompania ka realizuar përgjatë vitit 2015 një xhiro prej 2.7 miliardë lekësh ose rreth 19 milionë euro. E krahasuar me vitin paraardhës kompania ka njohur një rritje prej rreth 2 milionë euro në shumë absolute. Kjo dinamikë aktiviteti në rritje e Agro Blend tregon se kompania tashmë ka një aktivitet të konsoliduar. Kjo tregon se kompania ka një fi lozofi dhe qëllim të qartë. Të përforcojë rolin prej lideri në sektorin e tregtimit të inputeve bujqësore, rol që e ka marrë prej vitesh, si dhe të zvogëlojë sa më shumë diferencat me konkurentët e saj në industrinë e fabrikimit të dritherave, duke ofruar në treg product sa më cilësor. Rritja e aktiviteti të kompanisë Agro Blend, krahasuar me një vit më parë, është domethënëse sepse ajo vjen në një moment ku ekonomia shqiptare është në vështirësi ku fermerët e konsumatorët potencialë të produkteve të saj hasen me..

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

MAJLIND LAZIMI

Drejtor Ekzekutiv i Posta Shqiptare
Të ardhurat bruto 2015: 17 milionë EURO
Ndryshimi në % 15/14: +20
Numri i punonjësve: 2579
Vendndodhja: Tiranë

Posta Shqiptare vazhdon të ngelet një nga kompanite publike më të medhaja dhe më të suksesshme në vend jo vetëm për nga volumi i sherbimeve dhe të ardhurave, por edhe për nga numri i madh i punonjësve. Sot kjo kompani mban vendin e shtatw ndër 100 punëdhënësit më të mëdhenj në Shqipëri me 2579 punonjës në të gjithë territorin e Shqipërisë. Rritja e volumit tw veprimtarisw sw kompanisw wshtw shoqwruar edhe me rritjen e punwsimit sepse njw vit mw parw kompania ka patur afro 2294 persona tw punwsuar. Përvec volumit të të ardhurave dhe numrit të madh të të punësuarve, kjo kompani ka edhe rrjetin më të madh të zyrave ne vend me 550 zyra postare në të gjithë territorin e vendit, duke siguruar kështu një mbulim 100% të territorit shqiptar. Sot, Posta Shqiptare është kthyer në një kompani multidimensionale ku qytetaret mund të marrin një sërë shërbimesh utilitare duke fi lluar që nga arkëtimet e ndryshme për energjinë elektrike, ujin e pijshëm, kopshtet e shkollat, pagesat e pensioneve dhe invaliditetit, transferta dhe këmbim parash, pagesat e kesteve te kredive, pagesa siguracionesh, rimbushje telefoni dhe digitalbi dhe sigurisht ..

 

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

ALTIN LEKSANI & GENT DACI

Kompania ABCOM
Emri i kompanisë: ABCOM
Të ardhurat bruto 2015: 17 milionë EURO
Numri i punonjësve: 300
Vendndodhja: Tiranë

Altin Leksani dhe Gent Daci janë dy drejtues të kompanisë ABCOM. E themeluan këtë kompani në vitin 1998 dhe shumë shpejt ajo u bë ISP më e madhe dhe më e suksesshme në vend. Dhjetëvjecari i parë i kësaj kompanie, pra periudha nga viti 1998 deri në vitin 2008, ishte e mbushur me një sërë veprimesh, investimesh e novacionesh. Zgjerimi i aktivitetit, ofrimi për herë të parë i shërbimit broadbrad, marrja e ekskluzivitetit të Patton për Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, futja e teknologjisë së fi – brave optike, zgjerimi i dy Daljeve Ndërkombëtare 4xSTM, ofrimi I shërbimit Telebota apo marrja e licencës kombëtare e bënë Abcomin lider të tregut të komunikimeve në Shqipëri. Mirëpo ajo cfarë u arrit në 10 vite nuk përbënte në vetëvete përmbushjen e vizionit të plotë që kishin dy themeluesit e saj për atë se ku duhet të shkonte kompania. Mirëpo për ta realizuar këtë qëllim duheshin realizuar investime të tjera të mëdha. Gjetja e fondeve të duhura në banka ishte një odise e …

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

ABKONS

Njohuri LOKALE, Standarde GLOBALE
Emri i kompanisë: ABKons
Të ardhurat bruto 2015: 16.7 milionë EURO
Numri i punonjësve: 270
Vendndodhja: Tiranë, Prishtinë

Ndryshe nga shumica e kompanive të paraqitura në këtë koleksion – fi rma të cilave vlera korporative u rrjedh nga punët tradicionale të prodhimit, eksportit dhe importit – ABKons e kupton se ia detyron suksesin fi lozofi në së vet të biznesit: stilit të vet inovativ dhe ekipit të profesionistëve ambicioz dhe të mirarsimuar. Ekipi ynë përbëhet nga specialistë të rinj, tejet të motivuar, që me vete sjellin njohuri të gjerë lokale dhe përvojë profesionale ndërkombëtare, si dhe një qasje fl eksibile e kreative që i bën të përqafojnë përvoja dhe sfi da të reja. E themeluar më 2006 si kompani konsulente ligjore e fi nanciare, ABKons tashmë është rritur shpejt për të përfshirë sektorë të ndryshëm të industrisë, të tillë si inxhinieria, energjetika dhe burimet natyrore, transporti, zhvillimi urban, administrata publike dhe bujqësia. Përbrenda gjithë këtyre sektorëve, ABKons u ofron klientëve një gamë të gjerë shërbimesh të konsulencës.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

KOMPANIA GLOBUS TRAVEL

Emri i kompanisë: Globus Travel
Të ardhurat bruto 2015: 15.7 milionë EURO
Numri i punonjësve: 15
Vendndodhja: Tiranë

Në Shqipëri ka një numur tepër të madh të kompanive apo sic thuhet zakonisht të agjencive turistike. Natyrisht, masivizimi i një biznesi të tillë e ka një shpjegim. I dalë nga një izolim 50 vjecar, pa asnjë kontakt me botën, pa asnjë lidhje me të, i ardhur nga një sistem, ku dalja jashtë shtetit ishte e pamundur për shumëkënd dhe privilegj për pak vetë, shqiptari pas viteve 90 ishte i etur për të fi tuar kohën e humbur. Donte të shfrytëzonte fi toren më të madhe të tij, lëvizjen e lirë. Dëshironte të konktaktonte me atë që me aq forcë e kishin privuar, me botën e qytetëruar, vendet e bukura e të zhvilluara, kulturat e tjera. Nga ana tjetër, emigracioni i fuqishëm shqiptar ka krijuar një kontigjent të madh njerëzish në lëvizje. Ndërkohë që edhe vetë Shqipëria ishte një vend kurioz për tu vizituar nga të huajt, fi llimisht me etiketën e një vendi “ish-komunist, i izoluar dhe i mbështetur në forcat e tij”, por edhe një vend i bukur e i paeksploruar Megjithatë, edhe pse ka shumë kompani e agjensi, edhe pse ka shumë operatorë tregu, sërish edhe ky treg ka të dalluarit e tij. Dhe për vitin 2015, ajo që e ka fi tuar këtë betejë në raport me analogët e saj është Globus Travel.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

ELENI BABAMETO

Adrimistratore e Përgjithshme e kompanisë “TEUTA DURRES”
Emri i kompanisë: TEUTA DURRES
Të ardhurat bruto 2015: 15 milionë EURO
Numri i punonjësve: 110
Vendndodhja: Durrës

Në Maj 1994, ish Fabrika e Makaronave Durres kalon në privatizim me pronarë dy fi rma të huaja, njëra italiane dhe tjetra nga Kosova. Në dallim nga shumica e ish ndërmarrjeve shtetërore, që në fi llimet e viteve 90 u mbyllën dhe nuk i rezistuan dot situatave te reja të ekonomisë së tregut, kjo fabrike, falë edhe drejtimit me integritet profesional nga ana e specialistes kimiste Eleni Babameto vazhdonte punën normalisht. Kjo ishte edhe arsyeja që të dy fi rmat ia besuan pikërisht asaj që të drejtonte tashmë një kompani private. Me shumë perpjekje dhe aftesi drejtuese Eleni arriti që të rriste aksionet e saj gradualisht nga 10% fi llestare deri 100% duke fi lluar nga viti 2009. Sot shoqeria TEUTA DURRES është 100% shqiptare me të vetmit aksionerë bashkëshortët Babameto me dy djemtë e tyre. Aktiviteti i kësaj shoqërie është një vazhdim i natyrshëm, duke mbetur gjithnjë në fushën e industrisë së paketimeve ushqimore. Sigurisht, historia e kësaj fi rme është një histori suksesi, por a është arritur lehtë kjo? Duhet të ndërthuren disa faktorë, por kryesore janë aftesitë, pasioni, puna.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

ERION ÇINA

Drejtor Teknik i kompanisë Profarma
Të ardhurat bruto 2015: 14.3 milionë euro
Ndryshimi në % 15/14: +60
Numri i punonjësve: 183
Vendndodhja: Tiranë

Egjithë performanca e suksesshme e vitit 2015 i dedikohet investimit në këtë industri në paisje, produkte të reja dhe jo vetëm. Në vitin 2008 në partneritet me kompaninë gjermanë DERMAPHARM AG, u projektua dhe u ndërtua fabrika e sotme farmaceutike, frut i investimit prej 30 milion euro nga studio aktitekturore Gjermane me eksperiencë në inxhinierinë farmaceutike me standartet më të larta të GMP-së(Praktikat e Mira të Fabrikimit). Sektori i zhvillimit të barnave të reja është një sektor që daton që në krijimin e kësaj kompanie 70 vjeçare. Zhvillimi inovativ i barnave xhenerike dhe vlerësimi i rëndësisë së tyre sipas kërkesave të tregut farmaceutik i sigurojnë klientit një produkt farmaceutik që përputhet me pritshmëritë e tij. Të gjithë produktet tona janë konform kërkesave komplekse që rregullojnë industrinë farmaceutike, të cilat vazhdimisht i nënshtrohen ndryshimeve dhe shtesave. Me shumë vëmendje ndiqen dhe monitorohen nga profesionistët e kompanisë tonë të gjitha proçeset e regjistrimit të barnave si ato fi llestare të aplikimit, të regjistrimit, gjithashtu dhe në fazat e mëvonshme, duke siguruar që operacionet dhe produktet të plotësojnë standartet e kërkuara..

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”