Xhiro e biznesit 2021: 34 milionë euro
Ndryshimi në % 21/20: +400
Numri i punonjësve: 1620
Vendndodhja: Fier
Për një vend me nivel jo të lartë zhvillimi, me probleme ekonomiko-sociale sikundër është Shqipëria, investimet e huaja në përgjithësi e sidomos ato direktet janë një ilac i mirë për ti reduktuar këto probleme. Hyrja e një investitori të huaj apo themelimi i një kompanie të re me kapital të huaj është një lajm shumë i mirë për ambientin ekonomik shqiptar dhe shoqërinë në tërësi. I tillë ishtë padyshim edhe ai i ndërtimit të fabrikës për prodhimin e pajisjeve kabllore për automjetet në Fier. E ndërtuar nga kompania koreane “Yura Coorporation” me vlerën e afro 10 milionë eurove, kjo fabrikë ndoshta nuk kishte ndonjë peshë të përfillshme në raport me totalin e investimeve të huaja të konkretizuara gjatë vitit 2019 apo vitit 2020. Mirëpo roli dhe rëndësia e këtij investimi është e madhe. Sepse bëhet fjalë për një fabrikë të lokalizuar në zonën e Fierit, prej së cilës, në fund të vitit 2021, i cili ishte edhe viti i dytë i aktivitetit të “Yura Corporation Albania”, u regjistrua një numër total punonjësish prej 1500 vetësh. Inxhinierë prodhimi dhe të kontrolllit të cilësisë, ekonomistë, juristë, punonjës të përgatitjes së pagave, si dhe një numër të madh operatorësh prodhimi.
Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”