“Lufta e tullave”, si humbi Shqipëria me Kosovën?

 

 

Shpëtim Luku

Kur sektori i ndërtimit pësoi një tkurrje të ndjeshme para disa vitesh, si rezultat i faktorëve të ndryshëm, industria shqiptare e qeramikës e gjeti shpëtimin në eksport. Në vendet e rajonit, ku më kryesori ishte pa dyshim Kosova. Puna arriti deri atje sa sasia e produktit shqiptar të tullave që shkonte në Kosovë përbënte edhe 40 për qind të totalit të prodhimit vjetor të tyre. Prodhuesit kosovarë të këtij produkti u gjendën në vështirësi të madhe nga vërshimi i tullës “made in Albania” në territorin e tyre, ndaj dhe filluan ankesat e shumta në qeverinë e kohës, duke kërkuar në mënyrë disi absurde edhe për politikë proteksioniste ndaj produktit të Shqipërisë. Në një takim të zhvilluar atë kohë ndërmjet disa prodhuesve vendas dhe ministres së atëhershme  mori pjesë edhe njëri prej prodhuesve më të mëdhenj shqiptar të qeramikës, pronari i kompanisë “Kid-Alb”, Asllan Baraj. Ai iu shpjegoi situatën kolegëve të tij kosovarë, duke bërë një retrospektivë që edhe industria shqiptare e qeramikës e kishte kaluar këtë  kohë të vështirë, shkaktuar nga produkti i importit i ardhur kryesisht nga Greqia. “Mirëpo biznesmenët shqiptarë të këtij sektori investuan në teknologji bashkëkohore, optimizuan kostot, rritën aftësitë konkuruese dhe për rrjedhojë importi i produkteve të kësaj natyre tashmë është zero”, iu tha ai biznesmenëve kosovarë të këtij sektori.

“Ndaj edhe ju, investoni, ulni kostot, konkuroni e mos u ankoni e kërkoni proteksion nga ana e shtetit tuaj”, iu  tregoi ai “recetën” për të patur sukses.

Kjo histori ka ndodhur vite më parë, mirëpo tani është e vërtetë që tulla e Shqipërisë është “zbuar” nga Kosova. Jo sepse prodhuesit kosovarë vepruan, ashtu sikurse iu sugjeroi homologu i tyre nga Shqipëria. Pra, jo se realizuan investime bashkëkohore në teknologji, jo se rritën produktivitetin. Asgjë nuk ka ndryshuar për prodhuesit kosovarë, por për këtë realitet të ri ka ndikuar sjellja në sense të ndryshme e qeverive përkatëse. Prodhuesit kosovarë e kanë fituar “luftën e tullave” me ata të Shqipërisë pasi shumë prej komponentëve që përbëjnë koston në realizimin e këtjj produkti janë në vlera më të ulta se sa në vendin tonë. Fabrikat e prodhimit të tullave janë konsumatorë të mëdhenj të energjisë elektrike dhe në Kosovë ajo është 6 cent për Kilovat/orë, kurse në Shqipëri 9 cent për kilovat/orë.

Më lirë është edhe qymyri që përdoret në këtë industri. Edhe pagat janë disi më të ulta në Kosovë se sa në Shqipëri. Paga mësatare bruto në Kosovë është 530 euro, kurse në Shqipëri 580 euro. Diferenca të mëdha ka në cmimin e karburantit. Në kosovë rreth 1.6 euro litri, kurse në Shqipëri 1.9 euro litri.

Nga ana tjetër prodhuesit shqiptarë nëse duan të eksportojnë kanë edhe disa kosto shtesë sikurse janë ato të skanimit të doganë, cka e rëndon më tej koston e dërgimit të produktit në tregun ku eksportohet. Dhe si për ti vënë kapak është edhe kursi i këmbimit të euros, më saktë zhvlerësimi i euros. Nëse prodhuesit shqiptarë të tullave do të cojnë produktin e tyre në Kosovë, atëhere duhet ta reflektojnë këtë ndryshim kursi. Por ky mbetet thjesht një reagim teorik, pasi e vërteta e fundit është se me gjithë këta faktorë kundër, ata e kanë të pamundur të dërgojnë tashmë produktet e tyre në tregun Kosovar. Pavarësisht se statistikat e INSTAT tregojnë për një rritje orej 13 për qind të eksporteve në Kosovë, ku dominojnë matërialet e ndërtimit, tullat kanë kohë që e kanë humbur kontributin e tyre në këtë rritje, pasi prania e tyre në atë treg është zero. “Luftën e tullave” e fitoi pra Kosova. Ose më saktë, qeveria e Kosovës ndaj asaj të Shqipërisë.

 

Kërcimi gjigand i Marin Gjonaj

Shpëtim Luku

“Gjonaj Group” është një bashkësi kompanish, ku pērmenden disa kompani si Info-Telecom, Enertrade, Promarketing, Digicom, Probroker etj. Natyrisht, Info-Telekomi është ajo që i ka paraprirë krijimit të grupit. Sepse, me sukseset e njëpasnjëshme që nga viti 2009 kur është krijuar e në vazhdim, ajo ka ndihmuar në krijimin e rrethanave të nevojshme, në krijimin e atmosferës së duhur, të rritjes së entuziazmit tek krijuesi i saj, Marin Gjonaj, që ai ti futet edhe sipërmarrjeve të tjera. Sikurse ka ndodhur realisht gjatë këtyre viteve. Vërtet Info-Telecom ka rrokur sukses vit pas viti, por ajo performancë që ka regjistruar gjatë vitit 2022 është kulminantja e saj përgjatë 13 viteve aktivitet. Këtë e konfirmojnë edhe shifrat. Me 28 miliarde lekë xhiro Info-Telecom ishte kompania numur 6 sa i takon madhesise se biznesit, me një rritje prej 10 miliarde lekë krahasuar me vitin paraardhës. I mbarë ka qenë viti 2022 edhe sa i takon përfitueshmërisë së kompanisë. Mbi 1.2 miliardë lekët fitim i siguruar para tatimit, i garantuan kompanisë vendin e 27, ndër 200 kompanitë më të suksesshme shqiptare. Edhe dinamika e rritjes së fitimit nga viti paraardhës është impresionuese sepse janë rreth 460 milionë lekë më shumë fitim. Rikujtojmë së aktiviteti kryesor i Info-Telecom është shitja e sistemeve të telekomunikaionit si SS7 Fireëall, SMSC, Omnichannel dhe shërbimet e shumicës me operatorë celulare në gjithë botën, si Orange, Telecom Italia, MTN Group, Bigo, VOD Group etj. Shërbimet e shumicës janë Roaming Data, A2P SMS, International Voice, Signaling and Fireëall Managed Services  etj

Por sikurse e thamë edhe më lart, suksesi për Info-Telecom-in është tashmë rutinë, kurse supriza e vërtetë në gjirin e “Gjonaj Group” është Enertrade, e cila ka regjistruar vitin e kaluar një performancë fantastike. Fillimi i luftës në Ukrainë nga Rusia bëri që cmimi i energjisë elektrike të arrijë kuota strasferike duke arritur dhe cmimin 1000 euro për MËh në bursën hungareze , 10 here me shume se cmimi aktual. Për kompanitë që merren me importin e energjisë elektrike në tregje ndërkombëtare kjo ishte një thikë me dy presa sidomos kompanite e energjise qe meren me retail. Ishte një situatë, ku në varësi të manovrimeve, në varësi të mënyrës së lidhjes së kontratave ose kriza përkthehej në mundësi përfitimi ose ajo mund të të godiste në mënyrë të tmerrshme. Por duke qenë se ENER TRADE është e fokusuar vetëm ne tregtimin me shumicë të energjisë elektrike në të gjitha shtetet e Ballkanit ka ditur të orientohet mirë në situatën e re të krijuar. Për rrjedhojë ka marrë edhe përfitimet përkatëse, në një aktivitet që kapërceu nga 17 miliardë lekë në vitin 2021, në 42 miliardë lekë në vitin pasaardhës. Pra në vitin e krizës ku cmimi i energjisë kapi shifra rekord edhe fitimi prej 1.6 miliardë lekë i kompanisë e konfirmon konkluzionin e mësipërm rreth ecurisë së ENER Trade. Vendi i 11 ndër më të mëdhenjtë e biznesit shqiptar si dhe vendi i 20-të ndër më të suksesshmit e biznesit shqiptar e prezanton ENER Trade-in tashmë një fuqi reale në tregun e energjisë elektrike.

“Ener Trade” sh.p.k , u themelua në vitin 2018 , me nje kapital tërësisht shqiptar. Zhvillimi i saj gjatë vitit 2021 dhe 2022 e ka vendosur tashmë kompaninë në krye të listës së kompanive në sektorin e tregtimit të energjisë në Shqiperi. Progresi në performancën operative dhe financiare është rezultati i aftësive menaxheriale dhe teknike të demonstruara nga stafi lokal dhe nderkombetar si dhe eksperienes nderkombetare te grupit.

Nëpërmjet licencës për tregtimin e energjisë elektrike dhënë nga Enti Rregullator i Energjisë nr. 430 datë 26.10.2018 Shoqëria Ener Trade, kryen transaksione të blerjes dhe shitjes së energjisë në tregje të rëndësishme brenda dhe jashtë territorit të RSh., ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me kompani publike në Shqipëri, Bullgari, Greqi, Hungari etj dhe kërkon të strukturojë aktivitetin tregtar me lidhjen e kontratave afatgjatë që garantojnë një shkallë të lartë sigurie.

Shoqëria ka një themel të fortë për rritje të metejshme, duke e bazuar në qëndrueshmërinë financiare dhe në aftësinë për të patur një përfitueshmëri të qëndrueshme në treg. Shoqëria zotëron njohuritë dhe kapacitetet për të arritur qëllimet ambicioze dhe për t’u njohur si kompani lider në tregun e energjisë elektrike. Është e përgjegjshme ndaj burimeve njerëzoreduke treguar respekt, kujdes ndaj punonjësve dhe duke krijuar një ambjent pune të karakterizuar nga barazia, diversiteti rajonal dhe respekti i ndërsjelltë si dhe ku çdokush do të kontribuojë në suksesin e biznesit.

Kurse  Profesional Marketing,  është një  kompani, pjesë e grupit, e cila nuk po përjeton ndonjë periudhë shkëlqyese në veprimtarinë e saj. Aq më tepër që sërish  aktiviteti i kompanisë, krahasuar me vitin paraardhës ka ardhur sërish me ulje, por që sidoqoftë, ajo vazhdon të mbetet një kompani me ndikim social, për vetë natyrën e veprimtarisë që ka ajo.

Digicom me mbi 30 mije abonente është rritur me 20 për qind krahasuar me vitin paraardhës, e po kështu edhe fitimi i saj, atëhere kjo situatë nuk ka se si të mos gëzojë aksionerin e saj. Marin Gjonaj si themeluesi i Digicom ne 2014, shiti 85% te aksioneve tek ATU ne 2019 duke qendruar ende aksioner me 15% te kuotave te Digicom.

Ndërkohë që pjesë e grupit është bërë prej pak vitesh edhe ProBroker, një kompani Real Estate ndryshe. Probroker e fokusuar në investime dhe blerje/shitje vetëm të portofolit saj të investimeve  është një model biznesi ndryshe nga agjensite e ndryshme të Real Estate në vend dhe nuk ka fokus në ndërmjetesime.

Gjonaj Group  është bërë ai realitet që është sot, sepse biznesmeni Marin Gjonaj nuk mjaftohet kurrë me cfarë ka arritur. Ai e mban në mbikqyrje të vazhdueshme situatën në biznesin shqiptar, për të identifikuar mundësi të tjera sipërmarrjeje. Tashmë në rrjetet sociale është një shprehje interesi nga Gjonaj Group për projekte fotovoltaikë cka është një tjetër tregues i stadit ku ka arritur ky grup.

Kështu ka vepruar derisa këtu ku ka arritur, kështu do të veprojë sigurisht edhe në të ardhmen. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një biznesmen të gjeneratës së re, por që tashmë plot 13 vite në fushen e sipërmarrjes së biznesit të madh.

Biznesmeni që nuk hap dot hotelin luksoz prej… dritave

 

Shpëtim Luku

Edhe pse ka ikur që i vogël nga vendlindja, sytë, mendja dhe zemra e tij i  mbeten gjithmonë atje.

Edhe pse pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar larg saj,  ai ka qenë dhe mbetet krenar për vendlindjen e tij. Dhe jo vetëm kaq, por ka bërë gjithcka për ta ekspozuar dhe promovuar këtë fakt. Përpara disa viteve e mori ekipin e basketbollit të Valbonës dhe me “prepotencën” e financimeve private e shpalli kampion kombëtar disa vite. Ndonëse Tropoja nuk është shquar ndonjëherë për konkrueshmëri në nivele të larta në basketboll.

Megjithëse prej afro 30 vitesh ai është një biznesmen i suksesshëm në rang vendi, e ka quajtur gjithmonë obligim të investojë edhe në zonën e tij të vendlindjes. Avni Ponari nuk ndjehej rehat derisa në momentin kur nisi ndërtimin e një hoteli luksoz në zonën e Valbonës. I bindur se ajo është zona më e bukur jo vetëm e Shqipërisë, por edhe e Europës, ai iu fut punës që një zone të tillë aq të bukur, aq piktoreske, aq tunduese e ndjellëse  për  turistët  vendas e të huaj ti shtonte një strukturë akomodimi të denjë për nivelin e bukurisë së saj. Dhe nuk është se nuk i ka bërë mirë llogaritë e kalkulimet e biznesit. Turistët sa vijnë e shtohen në Valbonë dhe hoteli e ka padyshim  të zgjidhur problemin e klientelës.  Ashtu sikurse edhe klientët  që duan standart të lartë akomodimi e kanë një alternativë të tillë. Edhe problemin e financimit të një hoteli, kostoja e të cilit ka shkuar 5-6 milionë euro e kishte të zgjidhur. Ndaj, nëpërmjet një pune të lodhshme, ku mungesa e njerëzve, mosorganizimi  i duhur i kompanive kontraktuese ishin faktori kryesor i vonesës së ndërtimit të tij, më në fund erdhi dita që hoteli përfundoi. Mirëpo, ndërsa kishte përllogaritur e parashikuar gjithcka, qoftë edhe pengesat në ndërtimin e tij, Avni Ponarin  e tradhëtoi në planet  si investitor dicka që as i kishte shkuar ndër mend. Dicka që do të shndërrohej në shkakun kryesor pse hoteli nuk është hapur e nuk mund të hapet, ndonëse ka përfunduar. Dhe kjo lidhet me zonën ku është ndërtuar ai. Infrastruktura e transmetimit të energjisë elektrike në këtë zonë është e vjetëruar dhe e amortizuar ndjeshëm dhe ajo nuk garanton asgjë. Sikurse është e lehtë të merret me mend, se ikja e dritave sa herë që fillon një puhizë e lehtë ere është në kontradiktë të madhe me standartet e hotelit. Ndaj vendimi për të mos e hapur atë derisa kjo linjë të rregullohet është i detyruar dhe i arsyetuar. Interesimit të vazhdueshëm të investitorit privat në kompaninë energjitike shtetërore për përmirësimin e infrastrukturës së rrjetit drejtues të kompanisë i përgjigjen në forma justifikuese, por aspak  reaguese dhe premtuese. Vetë investitori privat ka bërë disa përpjekje për të siguruar ndonjë bashkëfinancim me ndonjë biznesmen që ka interesa në atë zonë, për të bërë privatisht investimin por nuk ka qenë e mundur as ky. Paradoksi është se në zonën e Valbonës janë 3 hidrocentrale në punë dhe sërish zona i ka luks orët me drita. Linja është delikate dhe e pasigurtë në verë, kurse në dimër, kur fillon bora situata është e tillë që të sjell ndër mend filmin “Rrugë të bardha”. Vecse jo për linjat telefonike, por për linjat elektrike.

Kjo situatë tregon edhe njëherë se biznesmenit shqiptar i është dashur shpesh të mos bëjë plane klasike biznesi, por duhet të llogarisë në to edhe zgjidhjen e problemeve që janë detyra të shtetit. Mungesat sistematike të energjisë në zonën e Valbonës apo edhe në fshatra të tjerë të zonës është problem i hershëm dhe jo pak herë është ngritur si shqetësim nga banorët e saj. Mirëpo duket se deri atëhere kur kompania publike përkatëse të ketë buxhetin e duhur, banorëve iu duhet të kenë marrëdhënie të ngushtë me qiriun. Kurse hoteli i Avni Ponarit do të vazhdojë të rrijë si xhevahir  pa funksionalitet.

SHPETIM LUKU/ Ushtria e mashtruesve të telemarketingut

 

 

 

Vins Vaughn, Ed Harris dhe Julia Ormond janë disa prej kastit të aktorëve të filmit Prime Gig, realizuar diku nga  fillimi i viteve 2000.

Pendleton “Penny” Wise, një telemarketist i talentuar që mund të shesë pothuajse çdo gjë përmes telefonit, bën një jetë të mirë duke bërë shitje telefonike derisa kompania që e punëson falimenton. Penny afrohet nga Caitlin Carlson, e cila po punëson shitës telefonikë për Kelly Grant, një legjendë në telemarketing, por Penny nuk është i sigurt nëse sipërmarrja e fundit e Grant, shitja e aksioneve në një minierë ari, është legjitime.

Pra thelbi i historisë është një mashtrim i personave të ndryshme, por edhe dilemat morale të një shitësi telemarketingu. Filmi është i kategorisë triller, por në trajtën e historive të vërteta dramatike një film i tillë është luajtur në skenën shqiptare me mijëra herë. Nga qindra kompani call centër dhe mijëra të rekrutuar prej tyre, të cilët duhet të zotëronin mirë dy gjëra: një gjuhë të huaj dhe aftësi të mrekullueshme aktrimi e mashtrimi. Përfytyroni tashmë një person të tillë nga njëra anë e receptorit të telefonit dhe nga ana tjetër viktimën e tij potenciale. Imagjinoni pra intensitetin e një sulmi grabitqari përballë presë së tij me qëllimin e vetëm për ti zhvatur viktimës sasi të caktuara parash, duke e maskuar këtë zhvatje me investim fitimprurës në bursa. Pa asnjë brejtje ndërgjegje për pasojat dramatike që po shkakton. Pa asnjë dyshim dhe hezitim moral rreth veprimtarisë së tij, madje edhe më keq se kaq.  Të vetëdijshëm rreth përmasave kriminale të veprimtarisë së tyre ata pushtohen nga një lumturi e skajshme kur personi nga ana tjetër e telefonit iu jep numrin e kartës bankare dhe që nga ky cast këto para nuk kthehen më kurrë tek i zoti i tyre, por ndahen mes pronarit të kompanisë mashtruese dhe punonjësit mashtrues si instrument i realizimit të mashtrimit. Sepse rezultati i një grabitjeje të tillë është të mira matëriale për grabitësit. Shtëpi e mirë, makina e mira, pushime luksi etj etj. Dhenuk është një aktivitet që është kryer në mënyrë spontae. Nuk është një aktivitet, i cili nuk është perceptuar si kriminal nga strukturat ligjzbatuese apo nga media. Por është një aktivitet, që deri kohët e fundit është bërë pa asnjë kundërvënie nga ata që e kanë për detyrë funksionale të dedektojnë e ndëshkojnë veprimtaritë kriminale.

Duke patur në focus të mashtrimit italianë, gjermanë apo anglezë krijohet ideja se këto kompani mashtruese nuk kanë patur ndonjë impakt  të madh negativ në Shqipëri. Madje përkundrazi. Ndër vite këto call centëra të kësaj natyre janë promovuar si kompani punësimi, si kompani që kanë siguruar një nivel të caktuar mirëqënie për të punësuarit e saj, kryesisht të rinj në moshë etj etj. Pasi sektori i call centër ka arritur të ketë në vitet më të mira të saj deri në 900 kompani me rreth 25 mijë të punësuar në total. Por ideja e mospasjes së ndikimit negativ në territorin shqiptar është e përciptë dhe për më tepër  e rreme. Pasi shumë nga ata të rinj që kanë punuar apo punojnë në call centër të tipit FOREX tashmë kanë fituar një status prej të cilit e kanë të pamundur të heqin dorë. Ata janë mashtrues profesionistë dhe pjesën tjetër të jetës ka shumë gjasa që ta kalojnë  në përpjekje për të bërë “gunga” të tjera. S’ka rëndësi nëse viktima potenciale e tij është italian, gjerman, anglez apo shqiptar. Ai proces trajnues që këta persona kanë kryer në kompanitë call centër të specializuar vetëm për zhvatje e mashtrim, ajo eksperiencë e krijuar nga ushtrimi i këtij profesioni, si dhe mos pasja e skrupujve njerëzore e moral, që ia ka evidentuar gadishmëria për të bërë aktivitetin kriminal pa kurrfarë dileme, i bëjnë këta të rinj një bombë me sahat mes komunitetit. Që pa dyshim do shpërthejnë në trajtën e sipermarrjeve të tjera kriminale në emër të sigurimit të fitimeve, pavarësisht legjimitetit të manovrave që përdorin.

Por e keqja është edhe më e madhe sepse nëpërmjet veprimtarisë së tyre kriminale, këta lloj call centër-ash kanë krijuar rrethana të tilla ku gjykohet keq cdo lloj veprimtarie e shitjeve me telemarketing. Ka shumë kompani të tjera që kryejnë një aktivitet të ligjshëm të kësaj natyre, duke ofruar edhe shërbime të dobishme, duke shfrytëzuar zhvillimin e teknologjisë, mirëpo fatkeqësisht emri i keq dhe jehona e veprimeve mashtruese të “simotrave” të tyre, ka bërë që edhe ndaj tyre të krijohet një lloj alergjie me pa të drejtë.

Kohët e fundit me denoncimet e bëra nga shtetas të ndryshëm të huaj të mashtruar duket se ka filluar një farë lëvizjeje, nga strukturat ligjzbatuese. Por ajo që është e padiskutueshmë lidhet me faktin se sido të jetë intensiteti i reagimit të tyre, mashtruesit i kemi mes nesh.

SHPETIM LUKU/Katër doktorë milionerë

 

 

 

 

Ata janë 4 doktorë, që ashtu sikundër e gjithë armata e doktorëve  shqiptare kanë mbaruar Fakultetin e endrrave, kanë bërë një specializim dhe kanë ndërtuar një karrierë në sistemin shëndetësor.

Ata janë 4 doktorë që përgjatë disa viteve kanë përjetuar emocione pozitive që kanë buruar  nga ushtrimi i një profesioni të nderuar në shërbim të jetës së njeriut.

Ata janë 4 doktorë, që ashtu sikundër edhe të tjerët, janë përballur edhe me problemet dhe vështirësitë që ka kaluar sistemi shëndetësor shqiptar ndër vite.

Por tashmë ata janë 4 doktorë, që ndryshe nga shumica e doktorëve të tjerë që punojnë në system, janë zyrtarisht milionerë. Sepse në një moment të caktuar kanë guxuar, kanë kërkuar më shumë, kanë ndërtuar një ëndërr dhe kanë punuar për konkretizimin e saj. Ndërsa  dikur, diplomimi në Fakultetin e Mjekësisë ishte një endërr e përmbushur për ta, tani ata kanë  kaluar në një etapë tjetër. Në etapën kur përgjithësisht i kanë lënë menjanë bluzat e bardha të ushtrimit të profesionit në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe janë shndërruar në administrator dhe menaxherë të kompanive që kanë krijuar. Po kush janë këta doktorë, që tashmë menaxhojnë miliona?

Vasil Llajo, pronari i “Intermedica Center” është ndër të parët që iu fut rrugës së biznesit në sistemin shëndetësor. Por jo si qëllim në vetëvete. Thjesht në mënyrë spontane. Pas disa vitesh punë si mjek anestezist, në sistemin shëndetësor shqiptar, mjeku Vasil Llajo u zhvendos në Greqi. Kjo përvojë i mundësoi atij të “hapë sytë” e të shikojë aparatura moderne me të cilat ishte pajisur shëndetësia e vendit fqinj. Pikërisht ky kontakt me teknologjinë e avancuar i stimuloi idenë e futjes së një skaneri në Shqipëri, si nevojë për një diagnostifikim të sigurtë. Dhe ideja iu kthye në bindje dhe qëllim, kur në një vizitë në ambientet e kompanisë së njohur gjermane “Siemens” vuri re që në hartën që tregonte praninë e saj në Europë, Shqipëria ishte i vetmi vend që e kishte llambushkën të fikur. Pra që tregonte që mungesë pranie. Mjeku Vasil Llajo kthehet me mëndjen e ndarë tashmë për të futur skanerin nga Siemens  në Shqipëri. Formulon një plan biznesi dhe me të në dorë i drejtohet bankës së Kursimeve të asaj kohe për të gjetur support financiar. Mirëpo i ashtuquajturi plan biznesi kishte difekte të mëdha, të cilat po qe se do të shqyrtoheshin me skrupulozitet të madh, sigurisht që nuk mund të përkrahej nga ana e bankës. Mirëpo drejtuesi i atëhershëm i saj, Edvin Libohova, i besoi më tepër dëshirës së mirë  së doktorit, por edhe intuitës së tij si bankier dhe e ofroi mbështetjen e bankës. Kështu edhe llampa e Siemens-it në territorin shqiptar u ndez, kurse Intermedica Centër startoi aktivitetin e saj si një klinikë diagnostifikuese e bazuar në teknologjinë e përparuar. Gjatë vitit 2022, kjo kompani regjistroi një performancë të zakonshme, me një xhiro në nivelin e 8.5 milionë eurove, me një fitim para tatimit prej 1.3 milionë euro. Por dy vitet e pandemisë ishin ato që shënuan kulmin e saj. Në vitin 2021 kompania regjistroi mbi 7 milionë euro fitim, dhe dyfishin e xhiros së vitit 2022. Është e qartë pra që mjeku Vasil Llajo është tashmë pronar dhe administrator i një strukture milionere, por sadisfaksionin kryesor e ka kur arrin të investojë, duke futur tek “Intermedica”, pajisjet që janë fjala e fundit e shkencës mjekësore.

Pandemia, një llotari milionere për “Genius Lab” dhe Besnik Cullhaj

Besnik Cullhaj është një mjek laboratori. Por prej pak vitesh  është edhe krijuesi dhe themeluesi i “Genius Lab”. Rezervat që ka cdokush që ndërmerr një iniciativë biznesi ia shuajti të gjitha periudha e Covid-it, pasi gjatë këtyre dy viteve regjistroi fitime të paimagjinueshme. Vetëm gjatë vitit 2021 siguroi një fitim 1.37 miliardë lekë të reja, në kuadrin e një xhiroje aktiviteti prej 2 miliardë lekë. Pra, afro 70 për qind normë fitimi. Pandemia u kthye pra për këtë kompani në një lloj bingoje apo llotarije, pasi ajo ishte një nga kompanitë e pakta që u licensuan për kryerjen e testeve të covid. Kurse gjatë vitit 2022, “Genius Lab” pati një aktivitet të “zakonshëm”, duke siguruar një fitim prej 250 milion lekësh, por që vazhdon tia përforcojë mjekut Besnik Cullhaj statusin e doktorit milioner.

“Brianza Dent” nxjerr dhëmbët

Luan Mavriqi është një mjek dentar, i cili, nga videot publicitare që shfaq në rrjetet sociale vazhdon ta ushtrojë  profesionin e dentistit. Por përvec kësaj ai është edhe një milioner. Një mjek, i cili ka arritur që të tranformojë një klinike dentare në një strukturë gjigande biznesi. Një kompani që realizon një total të ardhurash prej afro 1,3 miliardë lekë në vit, prej të cilit, rreth 490 milionë lekë janë fitim para tatimit. Duket pra se mjeku biznesmen nga Fushë Kruja ia ka dalë mbanë që ta kthejë “Brianza Dent”-in në derën kryesore ku trokasin ata që duan të rregullojnë dhëmbët e tyre. Qoftë nga vendi, e qoftë të huajt që vijnë në Shqiëri për “turizëm dentar”. Duke qenë kështu ndoshta kompania më e suksesshme private  në fushën e shëndetësisë për vitin 2022.

 

Në strehën e SOMBRERO-s

Personazhi tjetër nga sektori i shëndetësisë që është futur në rrugën e menaxhimit dhe fitimit të milionave është Skerdilajd Faria. Pas një përvoje punë si mjek në Institutin e Shëndetit Publik, pas specializimit për mjek anestezist, pas krijimit të një përvoje pune në spitalet e Italisë, pas njohjes së disa specialiteteve që nuk ishin zhvilluar akoma shumë në Shqipëri, sikurse ishte kirurgjia estetike, Doktor Faria krijoi kompaninë Sombrero ose sikurse njihet me akronimin KEIT(Kirurgjia Estetike Italiane Tirana). Viti 2022 ishte edhe viti më i mirë i performancës së kësaj kompanie, teksa bëri një volum aktiviteti në nivelin e 900 milionë lekëve, pra afro 8 milionë euro, duke siguruar një fitim prej 430 milionë lekë. Duke qenë kështu kompania private me efektivitetin më të madh në shërbimin shëndetësor.

Duket pra se shumica e atyre personave që shikohen nëpër rrugët e Tiranës me hundë të fashuar, vendas apo të huaj që vijnë nga vende të ndryshme kanë dalë nga sallat kirurgjikale të Sombrero-s.

Shpetim Luku/Një Sombrero shqiptare

Doktor Skerdi, sikurse e thërrasin të gjithë Skerdilajd Farinë, është një persona interesant dhe shumë komunikues. Na pret në zyrën e tij me ciltërsinë dhe natyrshmërinë e një personi që të bën të ndjehesh sikur ke kohë që njihesh me të. Dy portrete të mëdha, njëra e filozofit gjerman Nice dhe tjetra e biznesmenit të famshëm Steve Jobs  janë gjëja e parë  ku të shkojnë sytë sapo futesh në zyrën e doktorit.

“Janë mentorët e mi”, nis të shpjegojë ai teksa ka parë drejtimin ku është ngulur shikimi im. “Nices ia kam lexuar pothuajse të gjitha librat, kurse biografinë e Jobs-it  e kam lexuar 5 herë”,  vijon doktori, si për të shpjeguar më tej se pse ata janë mentorët e tij. Dëshiroj të vazhdoj eksplorimin e arsyeve se pse i quan dhe i konsideron  ai ata mentor, por kujtohem se shkaku i takimit tonë me të është tjetër. Ai lidhet me ecurinë fantastike të kompanisë Sombrero ose sikurse njihet ndryshe me emrin tregtar KEIT gjatë vitit 2022. Me rreth 9 milionë euro aktivitet, me afro 4 milionë euro fitim dhe me një ritëm rritjeje mbi 100 për qind krahasuar me një vit më parë, Sombrero paraqitet gjatë vitit 2022 ndër kompanitë më të suksesshme që veprojnë në sektorin shëndetësor. Pa asnjë dyshim, viti 2022 ishte viti më i mirë për këtë kompani gjatë jetës së saj 10 vjecare, ishte viti i shpërthimit të saj, ishte viti ku kompania bëri një kapërcim cilësor në aktivitetin e saj, krahasuar me vitet paraardhëse. Klinika e kirurgjisë estetike KEIT është investuar gradualisht ndër vite, por performance e vitit 2022 ka bërë të mundur që në të tashmë të investohet më tej për zgjerime kapaciteti, duke rritur numrin e sallave të operacionit, teknologjinë. Sepse Skerdilajd Faria ka “dobësinë”, që kanë pothuaj të gjithë biznesmenët e suksesshëm, për investimin e të gjitha parave që fiton kompania. Duke krijuar kështu të gjitha premisat për të përmirësuar akoma më tej perspektivën e kompanisë. Është e qartë pra se në rastin e kompanisë Sombrero kemi të bëjmë me një histori të suksesshme biznesi, kapitulli më i bukur i të cilit është shkruar gjatë vitit 2022, por që edhe më të bukur parashikohet të jenë ata që do të shkruhen në vitet e ardhshme. Pasi numri i pacientëve që kanë nevojë për shërbimet e saj sa vijnë dhe shtohen nga vende të ndryshme të botës. Por edhe kapacitetet e këtij spitali të vetëm ditor në vend janë rritur.

Për cdo biznesmen, ndërtimi i një biznesi efektiv është një arsye krenarie, por janë disa biznese, të cilat përfaqësojnë njëkohësisht edhe kulmin dhe mishërimin e një karriere profesionale. Ose e thënë ndryshe, kur profesioni bazë i tyre është materializuar edhe në një shërbim për publikun nëpërmjet një sipërmarrjeje private atëhere krenaria kthehet dhe përjetohet me të drejtë edhe në trajtë lumturie. Skerdilajd Faria është një shembull i shkëlqyer ilustrues i këtij kontigjenti biznesmenësh. Në vitin 1989, pak para se të fillonin lëvizjet për ndryshimin e sistemit, ai nisi Fakultetin e Mjekësisë, si rrjedhojë e të drejtës për të përzgjedhur, pasi kishte përfunduar me medalje ari gjimnazin.  Gjatë kohës së Fakultetit, krahas kohës që i dedikonte studimit, nuk nguronte të ndërmerrte edhe nisma të vogla biznesi, në përpjekje për të siguruar ndonjë të ardhur shtesë. Duke shitur verë, lule, duke hapur një restorant të thjeshtë, duke shërbyer edhe vetë si guzhinier e kamarier. Më pas, duke shitur edhe lubrifikantë për makina, mqs ato filluan të shtohen. Dhe me këtë sfond nismash e iniciativash u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë, për tu emëruar mjek në Institutin e Shëndetit Publik. Kanë kaluar afro 30 vite, por Skerdilajd Faria e mban mend mirë, sikur të kishte ndodhur dje, atë cfarë i tha Eduard Kakarriqi pas mbarimit të intervistës së punës.

“Këtu bëhesh shkencëtar, por mbetesh i varfër”.  Profesionin e mjekut e donte, por edhe i varfër nuk dëshironte të ishte. Cila ishte zgjidhja ideale në mënyrë që të realizoheshin të dy dëshirat e tij? Thonë dhe është e provuar që edhe fati ka një ndikim shumë të madh në jetën e njeriut. Doktor Faria njohu gjatë punës në ISHP disa mjekë italianë, në kuadër të bashkëpunimit që ata kishin me këtë institucion, pasi në atë kohë në Shqipëri kishte rënë edhe poliomeliti. Dhe e gjeti mundësinë nëpërmjet tyre për të shkuar në Romë për një specializim për higjenën dhe Mjekësinë Preventive. Specializim ky që më vonë u shoqërua me një tjetër në fushën e anestezisë dhe reanimacionit.  Me cilësinë e mjekut anestezist dhe reanimator ai punoi me kirurgë të famshëm ortopedë italianë, madje duke asistuar edhe në operacionet e futbollistëve të njohur italianë si Francesko Toti apo Mateo Ferrari. Pikërisht kjo përvojë pune i krijoi edhe shkëndijën për një sipërmarrje private në Shqipëri. Siguroi gadishmërinë dhe bashkëpunimin e një mjeku ortoped Italian dhe hapi në vendin tonë një klinikë modeste, por që realizoi disa operacione të futbollistëve të rëndësishëm shqiptarë si Odise Roshi, Bekim Balaj, Ilion Lika etj. Por sërish dukej se akoma nuk kishte goditur në shenjë. Akoma nuk kishte dizejnuar përfundimisht Klinikën e madhe që ka sot. Sepse për ta bërë këtë do të duheshin rrethana të tjera rastësore që do ta shtynin përfundimisht drejt kësaj natyre biznese që ka kompania aktualisht.. Do të duhej shoqërimi dhe asistimi i dy mikeshave të tij për të kryer operacione plastike në Romë, qytetin ku tashmë ai ishte zhvendosur përfundimisht për të jetuar e punuar për të kristalizuar më në fund se cfarë drejtimi do ti jepte biznesit të tij. “Pse të mos e zhvilloj kirurgjinë estetike në Shqipëri”, i tha vetes doktori dhe nga e thëna në të bërë nuk vonoi shumë. Në fillim duke i kryer operacionet në një nga spitalet e Tiranës, derisa më në fund u arrit të ndërtohej klinika KEIT në fillim të rrugës “Dritan Hoxha” ku është edhe sot. Përgjatë 10 viteve numri i operacionëve të kryera në klinikë i ka kaluar 15 mijë me pacientë, të ardhur nga vende të ndryshme të botës. Ecuria e mirë e Sombrero-s, ose në KEIT-it e ka një shpjegim dhe doctor Faria nuk nguron ta evidentojë. “Gjithcka lidhet me dashurinë, ne e duam punën që bëjmë, i duam njerëzit me të cilët punojmë, i duam pacienët tanë” thotë ai. Duke  treguar se rritja dhe përmirësimi i vazhdueshëm i pagave, kryerja e një udhëtimi të përbashkët njëherë në vit apo edhe festimi i ditëlindjeve jubilare për anëtarët e stafit prej 170 vetësh janë disa nga ato veprime që synojnë krijimin dhe mbajtjen e një atmosphere të mirë për ekipin e tij. Sombrero është emri i një kapeleje me bazë të gjërë që përdoret në Spanjë, Meksikë apo USA për të mbrojtur fytyrën apo sytë nga dielli. Duket se  edhe filozofia e  kompanisë shqiptare që ka këtë emër  është të qënit një “sombrero”  për pacientët, punonjësit dhe pronarin e saj.

 

Kë gëzon e kë hidhëron superleku?

 

 

Shpëtim Luku

Edhe pse ka shastisur analistë, specialistë dhe ekonomiste,   tashmë është një fakt  i vërtetë dhe i konfirmuar: leku ka marrë pozitën e  superlekut.  Në raport me valutat kryesore ai është forcuar nga 12-14 për qind brenda një periudhe të shkurtër kohe, aq sa tashmë Shqipëria të kujton vendet e ndryshme që dikur, para se të futeshin në zonën Euro, kishin monedhë kombëtare të fortë. Pavarësisht shkaqeve që kanë sjellë këtë situatë, pavarësisht  opinioneve të ndryshme që janë të pranishme në shpjegimin e kësaj situate, dukuria është e tillë që  shumë i gëzon  dhe të tjerë i hidhëron.  Por kë konkretisht?

Në grupin e personave që kanë arsye të mjaftueshme ti gëzohen këtij fakti janë të gjithë ata që paguhen në lekë. Pra rreth 1.3 milionë punonjësit e Shqipërisë. Qoftë të sektorit public e qoftë ata të sektorit privat që pagat e tyre i marrin në lekë. Natyrisht, të flasësh për fuqi të rritur blerëse të pagave, ndërkohë që ato nuk kanë qenë e nuk janë në nivelin e kënaqshëm e ku mbi 40 për qind e saj përdoret për ushqim, duket si një humor i hidhur. Por e keqja do të ishte edhe më e madhe, nëse leku nuk do të ishte në këto raporte që është me valutat, e kryesisht me euron. Sepse, përvec inflacionit në Shqipëri, cmimet e produkteve të ndryshme do të ishin ngarkuar  edhe me inflacionin e vendeve, nga sigurohen importet e shumta për Shqipërinë. Vetëm në vendet e eurozonës inflacioni deri në muajin prill ka qenë rreth 7.1 për qind, kurse në Itali që është edhe një nga parmerët kryesor tregtar të Shqipërisë inflacioni ka qenë 8.1 për qind. Pronari i një rrjeti të mirënjohur supermarketesh, Luan Leka thotë se cmimet e produkteve, jo vetëm tek supermarketet e tij, por edhe tek rrjetet e tjera nuk janë që nga fillimi i vitit. Dhe as që kanë arsye të ndryshojnë nëse situata vazhdon kështu sikurse është. Ndërkohë që, po qe se leku do të rrinte në të njëjtin kurs me euron sa c’ka qene, atëhere cmimet do të rriteshin në mënyrë të pashmangshme edhe tepër.  Në këtë mënyrë, edhe importuesit e produkteve të ndryshme kategorizohen tek përfituesit e tij. Pasi, edhe për ta janë krijuar kushte e përshtatshme për të rritur shitjet e produkteve të tyre, pa qenë nevoja të improvizojnë situata ku iu duhet të rrisin cmimet, pa ditur më pas reagimin e konsumatorit.

Ai që ferkon duart nga superleku është edhe shteti shqiptar. Nëse më parë borxhi public i marrë nga shteti kishte kaluar tek niveli i 75 për qind, tashmë ky borxh ka zbritur në 68 për qind të PBB-së. Por jo më tepër për arsye mirëadministrimi të ardhurash, të adresuara më pas për shlyerje borxhi, por edhe si efekt  i rënies së euros përballë lekut. Statistikat flasin se rreth 70 për qind e borxhit të jashtëm të Shqipërisë është marrë në monedhën euro, cka bën që qeveria të përjetojë një periudhë të artë me euron e dobësuar në raport me lekun.

Por edhe kredimarrësit e tjerë në euro, qofshin këta individë apo kompani, po ndjejnë tju ketë trokitur fati në derë. Edhe ata vjelin frutet e situatës, përderisa për pagimin e kësteve të kredisë që kanë marrë iu duhen më pak lekë, për të blerë eurot që duhet ti japing institucioneve të kredisë.

Po ata që po hidhëron superleku kush janë?

Së pari, janë eksportuesit. Ata që kanë ndërtuar një aktivitet të tillë që bazohet në eksporte. Ata, që për të siguruar perspektivë më të mirë për bizneset dhe kompanitë e tyre e kanë zgjeruar tregun, duke dërguar produktet e tyre edhe në tregje jashtë Shqipërisë. Krienko Memo ka një kompani të prodhimit të veshjeve për eksport, me anë të së cilës ka shlruar një histori suksesi 30 vjecare. Mirëpo pronarit të Krienko Jeans kurrë nuk i kishte shkuar ndërmend, se zhvlerësimi i euro kundrejt lekut deri në këtë pikë sa c’është sot, do të bëhej faktor kaq i rëndësishëm ndikimi negative. Atij, sikurse edhe eksportuesve të tjerë, për të paguar detyrimet për aktivitetin e tyre, si pagat, taksat etj  i duhen lekë. Mirëpo sasinë e lekëve që i nevojitet do ta sigurojë nëpërmjet një shumë më të madhe eurosh se sa zakonisht. Ndërkohë që kontratat me partnerët e huaj i kanë të fiksuara. Nisur nga ky realitet, Krienko Memo  parashikon se në radhët e kompanive eksportuese do të ketë falimentime në masë, nëse kjo situatë zgjat. I të njëjtit mendim, apo të njëjtin hall po provon edhe Julian Bërxulli, i kompanisë AMBRA. “Zakonisht këmbej në muaj rreth 400 mijë euro dhe vetëm diferenca nga kursi i këmbimit është një shumë rreth 4-5 milionë lekë, thotë ai.

Edhe tek kompanitë e tjera, që kanë në aktivitetin e tyre eksportin, krahas tregut të brendshëm, bilancet e vitit 2022 tregojnë se fitimi i tyre është tkurrur disi, ku faktori kryesor ka qenë luhatja e kursit deri në atë periudhë. Pasi për vitin 2023, ndikimi do të jetë edhe më i madh.

Të humburit e mëdhenj janë edhe pronarët e depozitave në euro. Nëse më parë, një depozitë bie fjala 10 euroshe e kishte ekuivalencën  afërsisht 1,2 milionë lekë, sot kjo depozitë e ka ekuivalencën rreth 1 milionë lekë. Dhe kjo humbje bëhet reale, në momentin kur pjesë nga kjo depozitë tërhiqen, për tu kthyer në lekë për të paguar fatura të ndryshme. Cka do të thotë edhe pranim real dhe faktik i humbjes.

Të pakënaqur nga zhvillimet e fundit në fushën e këmbimit janë edhe operatorët turistikë shqiptarë, të cilët parashikojnë vështirësi, si rrjedhojë e shtrenjtimit të pushimeve për turistët e huaj. Por, kjo mbetet të verifikohet në të ardhmen, po qe se situata do të jetë kjo që është sot, pasi edhe sivjet, duket se numri i turistvëve të huaj ka rritje të ndjeshme nga ai i një viti më parë.

 

 

A i dërrmoi apo favorizoi Bordi i Transparencës kompanitë e karburanteve?

 

Shpëtim Luku

Sektori i karburanteve është ndoshta më i keqkuptuari nga të gjithë. Së pari nga konsumatorët e thjeshtë shqiptar, keqkuptimi i të cilëve nis tek pompat e karburantit teksa furnizojnë makinat e tyre dhe ballafaqohen me cmimin e lartë të produktit. Jo pak prej tyre bëjnë krahasime me vendet rreth e qark rajonit, e meqënëse cmimet në tregun shqiptar janë më të larta i përkthejnë këto automatikisht në fitime për kompanitë.  Por gabojnë dhe harrojnë se përpara se të pretendosh për cmime të përafërta apo të njëjta me vendet përreth duhet të pranosh se edhe taksat me të cilat ngarkohet karburanti duhet të jenë të barabarta. Kur në të vërtetë nuk janë, pasi ngarkesa fiskale për karburantet në Shqipëri është më e lartë se sa në vendet me të cilat krahasohemi

Grupi i dytë i të keqkuptuarve, e që në të vërtetë është grupi i keqinterpretuesve, është ai i “analistëve”, “intelektualëve” dhe hazërxhevapëve,  por edhe spekulantëve që kanë axhenda politike. Ky tip sillet dhe konkludon në një mënyrë të tillë sikur atij nuk ia hedh dot njeri. Por që këta  s bëjnë gjë tjetër vecse e shtojnë edhe më shumë paqartësinë e qytetarëve të thjeshtë. Pasi edhe kjo kategori nuk e kupton se si del kostoja e karburantit. Keqkuptimet u trashën më tej kur në skenë u fut Bordi i Transparencës nga Qeveria në kuadrin e krizës që provokoi lufta në Ukrainë. Edhe pse qëllimi kryesor i tij ishte transparenca me cmimet, pasi ato kapërcyen në nivele të paimagjinueshme, kjo nuk mjaftoi, por shumë shpejt ai u perceptua si një organizëm në funksion të kompanive të karburantit. Ndërkohë që nga ana tjetër, në biseda informale, shumë nga drejtuesit e kompanive kryesore ankoheshin se Bordi po i dërrmonte.

“Nëse vazhdon edhe për ca kohë Bordi, duhet me e mbyll biznesin” , tha para disa kohëve Paulin Gega, kreu i GEGA OIL Group. Tani që Bordi është shkrirë, por mbi të gjitha, tani që egzistojnë të dhënat për të gjykuar mbi bazë faktesh se si është e vërteta, nëse qëndrojnë pretendimet apo që edhe perceptimet kanë baza reale apo jo, le të  hedhim një vështrim mbi situatën. Në analizën tonë kemi marrë për bazë treguesit e performancës së 4-5 kompanive kryesore, që i kanë dorëzuar bilancet e tyre.  Dhe cfarë rezulton?

GEGA  OIL Group ka patur volum aktiviteti të ndjeshëm nga ana sasiore. Pra ka shitur product, duke regjistruar një xhiro aktiviteti prej 44 miliardë lekës(të reja). Por kur vjen puna tek treguesi i fitimit, pra tek ai tregues që tregon përfitueshmërinë e kompanisë dhe që është një ndër treguesit më ktyesor të performancës, ai rezulton në nivele modeste. Vetëm 179 milionë lekë të reja ka fituar kompania, edhe pse ka qarkulluar pra rreth 44 miliardë lekë, që i takon një normë fitimi prej 0.3 për qind.

Europetrol Durrës është një tjetër kompani e rëndësishme e tregut të karburanteve. Ka qarkulluar në vitin 2022 18 miliardë lekë, për të fituar 55 milionë lekë. Edhe kjo kompani me normë fitimi më pak se 0.3 për qind.

BOLV Group bën pjesë tek protagonistët e rëndësishëm të hidrokarbureve. Me një historik veprimtarie të gjatë në këtë sektor. Por në vitin 2022 edhe pse ka qarkulluar mbi 12 miliardë lekë produkte, jo vetëm nuk ka siguruar fitim, por përkundrazi, ka dalë me humbje prej 173 milionë lekësh.

Dukurinë e përforcojnë edhe rezultatet e dy kompanive të tjera: Everest Oil dhe Krasniqi sa. E para, pra Everesti ka realizuar një xhiro prej 4.6 miliardë lekësh dhe ka siguruar një fitim prej 68 milionë lekë, Kurse Krasniqi sa ka realizuar një aktivitet në vlerën e 2.5 miliardë lekëve për të siguruar një fitim të papërfillshëm prej 1.3 milionë lekësh.

Nga kjo panoramë treguesish ekonomiko financiarë duke qartë pra, që sektori i karburanteve jo vetëm që nuk ka bërë namin me fitime spekulative në kurriz të konsumatorëve, sikurse është iluzioni dhe opinion i shumicës, por ajo ka perjetuar ndoshta vitin më të keq në historinë e saj. Vetë ky sektor radhitet tek ata me konkurencën më të fortë si rezultat i investimeve të kryera në masën 2-3 herë më shumë se nevojat, cka i jep këtij kompanive të këtyre sektori fizionominë e atyre që qarkullojnë miliarda për të fituar qindarka. Dhe një rol jo të vogël në rezultatin financiar të kompanive kryesore të hidrokarbureve  duket se ka luajtur edhe ish-Bordi i Transparencës.  Sepse, sic thonë specialistë të sektorit të hidrokarbureve, duke mos njohur shpenzime të tilla si interesat e kredive bankare(ndërkohë që këto kompani punojnë me overdraft bankarë), duke mos njohur firot ligjore apo edhe amortizimin e paisjeve, shpenzime këto që zenë deri në 5.5 lekë për litër, kompanitë janë gërryer nga fitimet e ligjshme të tyre.  Duke regjistruar kështu në historikun e tyre një vit kur kanë punuar kot dhe janë paragjykuar dhe akuzuar gjithashtu kot.

 

 

Julian Bërxulli/ Pasuria e vërtetë e kompanisë janë punonjësit

 

Shpetim Luku

Qëkurse mori në duar “timonin” e kompanisë AMBRA, Julian Bërxulli është shndërruar në një biznesmen që vepron pareshtur. Që nuk ndalon kurrë e që nuk pajtohet me aktivitet rutinë. Që cdo vit e shoqëron me risi aktivitetin, të cilat e përmirësojnë edhe më tej kompaninë, i rrisin asaj aftësinë vepruese, e për rrjedhojë edhe perspektiva e saj sa vjen e forcohet. Risia më e fundit e AMBRA-s është zgjerimi me një ambient pune në një kompleks magazinash industriale, me sipërfaqe të konsiderueshme. Jo pa plan e pa qëllim. Është një veprim i studiuar mirë, që bën të mundur zhvendosjen e repartit të prestarisë nga ambientet historike të AMBRA-s në këto ambiente të reja. Për ti rritur kështu hapësirën reparteve të tjera të kompanisë, me qëllim që proceset të realizohen në kushte më të mira, por edhe kapaciteti prodhues i kompanisë të rritet më tej. Është një proces zhvillues për të, por me impact edhe sa i takon rritjes së mëtejshme të impaktiti social të kompanisë në favor të komunitetit durrsak. Cka e tregojnë edhe njoftimet e kompanisë për 150 punonjës të tjerë shtesë, cka e con numrin e përgjithshëm të të punësuarve nga ana e saj në afro 600 punonjës.

Nisur nga problematika me të cilën po has biznesi shqiptar në përgjithësi, sa i takon vështirësisë së gjetjes së punëtorëve, duket se gjetje e 150 vetëve për të punuar normalisht duhet të jetë një hall i madh edhe për AMBRA-n. Por është një përshtypje e gabuar. Julian Bërxulli nuk tregon fare shqetësim për përmbushjen e një nevoje të re që ka biznesi i tij, pasi nuk e ka patur asnjëherë një problem të tillë. Ai dhe babai i tij, Xhemal Bërxulli si themelues dhe drejtues i kompanisë deri në ndarjen nga jeta kanë kuptuar shumë herët që pasuria e vërtetë e një kompanie me një fizionimi të tillë aktiviteti, sikurse është AMBRA, janë punonjësit. Ndaj dhe kanë ndërtuar raporte të tilla me ta, ku respekti, mirësjellja dhe vlerësimi kanë qenë lajtmotivi e drejtimit dhe komunikimit. Një fakt është i rëndësishëm dhe ia vlen të përmendet. Vetëm brenda një viti, drejtuesi i AMBRA-s, Julian Bërxulli ka rishikuar e ka rritur 4 herë rrogat e punonjësve. Dhe një sjellje e tillë, e ushtruar në mënyrë sistematike, ka krijuar atë që quhet reputacion i shkëlqyer i  kompanisë. Për pasojë, kur vjen puna për të pranuar një vend pune të ofruar nga AMBRA, kandidadët nuk mendohen shumë e nuk kanë dyshime apo rezerva. Sepse e dijnë mirë, në bazë të historikut të kompanisë dhe asaj që kanë përjetuar të tjerët, që janë të mirëpritur e mirëtrajtuar.

Nëse shumica e biznesmenëve ankohen për mungesë njerëzish dhe iu fillojnë dhimbjet e kokës kur iu duhet ti gjejnë ata, Julian Bërxulli shprehet me qetësinë më të madhe se “nuk e ka problem fare gjetjen e punonjësve shtesë”.

Duke realizuar investime të reja, duke futur teknologji të reja, Julian Bërxulli vazhdon strategjinë e përmbushjes së vizionit të tij për të qenë një bashkëpunëtor i shkëlqyer i kompanive të mëdha e të mirënjohura në Europë. I SAINT LAURENT, i GIVENCHY, i MAJE, i SANDRO, I CLAUDIE, I LACOSTE në Francë. I BURRBERY, BELSTAFF, STELA MC CARTNEY në Angli. Apo Max Mara dhe Miroglio Fashion në Itali. Janë që të gjitha kompani shumë prestigjoze në industrinë e veshjeve e aksesorëve.  Se kush është Burberry e dijnë thuajse të gjithë. E themeluar mbi 151 vite më parë, kjo kompani ka një aktivitet vjetor prej 2.3 miliardë Pound.

Lacoste gjithashtu është një kompani e mirënjohur në të gjithë botën, por edhe për konsumatorin shqiptar. E themeluar në vitin 1933 ka një xhiro biznesi prej 2.5 miliardë.

Kurse e mirënjohura tjetër franceze, SAINT LAURENT, e themeluar në vitin 1962 Ka një aktivitet vjetor prej 5.6 miliardësh.

Pa përmendur të mirënjohurat italiane Max Mara dhe Miroglion Fashion, me të cilat AMBRA ka një histori të gjatë partneriteti.

AMBRA vazhdon  rrugën e vetëpërmirësimit, rrugën e vetëpërsosjes nëpërmjet realizimit të investimeve të duhura në teknologji, duke qenë padyshim kompania më e mirë e llojit të saj në mjedisin e biznesit shqiptar. Edhe përgjatë vitit 2022 tregoi një performancë shumë të mirë, me një xhiro mbi 4.5 milionë euro.

Pasi, ndryshe nga kompanitë e tjera shqiptare të fushës, Julian Bërxulli ka vendosur të ecë në drejtim të kundërt, duke i dhënë kompanisë së tij statusin unik të të qënit partner i kompanive të veshjeve luksoze. Sipas kësaj filozofie pune, nuk është shumë e rëndësishme sasia e produkteve të prodhuara këtu, por vlera e tyre. Qëllimi është që edhe pjesa financiare për copë që i mbetet kompanisë të jetë sa më e lartë. Kjo mënyrë pune jo vetëm e forcon shumë kompaninë nga ana financiare, por i zgjeron së tepërmi perspektivën asaj. Por që të konkretizohej një qëllim i tillë duheshin kryer investimet përkatëse, të cilat rrisin aftësinë profesionale të kompanisë. Duhej përmirësuar organizimi i punës e një sërë veprimesh të tjera. Dhe fakti që kontratat me partnerë cilësore sa vijnë e shtohen tregon se Julian Bërxulli po e realizon me sukses strategjinë e tij dhe tashmë po vjel edhe rezultatet përkatëse

SHPETIM LUKU/ “Bingo” e KURUM-it në vitin 2022

Ajo cfarë ndodhi gjatë vitit 2022, ishte e pazakontë. Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës shkaktoi një tronditje të madhe cmimesh, sidomos të energjisë, duke i rritur ato e duke i cuar në qiell. Por ndërsa shumë biznese filluan të bëjnë llogaritë në kushtet e një situate të re, duke shqyrtuar e monitoruar realitetin e ri me gjithë problematikën e tij plot ankth e pasiguri, drejtuesit e “Kurum International”  ishin shumë më të qetë se të tjerët. Pasi  Kurumi, duke qenë një  konsumator i madh energjie, por nga ana tjetër, duke qenë edhe vetë prodhues energjie, ata e dinin që nuk do të kishin problemet me të cilat duhet të përballeshin të tjerët. Pra, nuk do kishin problemet që parashikohej të kishin  ata që iu duhet ta sigurojnë atë nëpërmjet të tretëve. E gjithë dilema e drejtuesve të kompanisë Kurum gjatë vitit 2022 ishte nëse duhet ta përdornin energjinë e tyre për fabrikën e prodhimit të celiqeve në Elbasan apo duhet ta shisnin në treg të lirë, duke reduktuar prodhimin e celikut. Dhe ndoqën një taktikë të tillë ku nga 359 milionë KW energji elektrike e prodhuar, 195 milionë KW u përdorën për të prodhuar rreth 225 mijë ton prokate celiku, 243 mijë ton shufra celiku, kurse pjesa tjetër u shit. Dhe ajo cfarë rezultoi në fund të vitit ishte thuajse një “bingo” për kompaninë.  Pasi kompania siguroi një xhiro prej 404 milionë euro, me një rritje prej 15 për qind krahasuar me një vit më parë. Pra, edhe pse u prodhua dhe u shit me pak produkt fizik se një vit më parë, aktiviteti në vlerë i kompanisë u rrit, pikërisht sepse edhe cmimi në bursë i produktit kryesor që kompania shet, pra, shufrat e celikut u rrit ndjeshëm. Por ajo që është më e rëndësishme dhe e bën aktivitetin e kompanisë gjatë vitit të kaluar të ngjashëm me atë të kapjes së një bingoje është fitimi i siguruar prej saj.

Janë plot 9.1 miliardë lekë të reja fitim para tatimit, cka do të thotë rreth 1.4 miliardë lekë tatim fitimi i paguar për buxhetin e shtetit dhe 7.7 miliardë lekë fitim neto i kompanisë. Në vitin paraardhës KURUM realizoi një fitim të pazakontë për të  prej afro 36 milionë euro dhe ne thamë se ai ishte një fitim i përmasave të tilla sa që vështirë se do arrihet ndonjëherë tjetër. Por ja që erdhi viti 2022 dhe kompania e dyfishoi atë, duke thyer edhe rekordin e këtij treguesi përgjatë gjithë historisë së saj pothuaj 25 vjecare në Shqipëri.  Nisur nga historiku i Kurum International, një rezultat i tillë financiar nuk mbahet mend, dhe ndoshta nuk është parashikuar as nga më optimistët dhe euforikët në kompaninë turke. Por kur zhvillimet vijnë në një formë të tillë, atëhere është zotësi shfrytëzimi dhe manovrimi në atë mënyrë që sjell edhe rezultatin më të mirë të mundshëm. Drejtuesit e “KURUM INTERNATIONAL” e kanë bërë këtë gjatë vitit të shkuar.

Kur kompania shpalli falimentin në institucionet gjyqësore shqiptare shumë mbetën të habitur. Pasi, të mësuar me performancat e suksesshme vit pas viti të saj, shpallja e falimentit ishte për këto një rrufe në qiell të hapur. Ndonëse nuk ishte faliment klasik, nga ato falimente që dëshmon humbje sistematike. Por ishte një pranim i paaftësisë së kompanisë për të paguar kreditë dhe detyrimet e saj, si rrjedhojë e rënies së ndjeshme atë kohë të cmimit të produkteve të celikut në bursën ndërkombëtare. Por ishte gjithashtu një akt që u shoqërua edhe me fat dhe mbarësi për Kurumin. Pasi që nga viti 2017, kur u hartua plani i Ristrukturimit të kompanisë e deri tani, performanca e saj është përmirësuar aq shumë, saqë përgjatë këtyre viteve ajo ka arritur të shlyejë më shumë se 75 milionë euro kredi ndaj institucioneve bankare.

Ndërkohë edhe  770 punonjësit e “Kurum International” patën gjithashtu një vend të sigurtë pune, të pacënuar nga zhvillimet negative si rrjedhojë e luftës në Ukrainë, por duke qenë pjesë e suksesit të kompanisë.

 

Edhe  gjatë vitit 2022 Kurum  tregoi një fizionomi të tillë aktiviteti ku spikat gërshetimi mes tregut vendas dhe eksportit.. Me afro 55 për qind të totalit të aktivitetit të destinuar në eksport, Kurum ishte kompania që zuri vendin e parë në listën e kompanive eksportuese më të mëdha të vendit. Ka vite që tregu i vendit është mjaft i vogël për Kurum-in, ndaj drejtuesit e saj i kanë përqëndruar energjitë e tyre konkuruese në tregje përtej Shqipërisë. Në tregun e Kosovës, të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Serbisë, Turqisë e në mjaft vende të tjera. E ndihmon në këtë aspekt cilësia e padiskutueshme e produkteve dhe mundësia për të operuar me cmime të leverdisshme. Është një filozofi pune  që ka dhënë frytet e saj, pasi duke prodhuar produkte që përdoren kryesisht nga industria e ndërtimit, Kurum nuk mund të rri në varësi të “humorit” të këtij sektori. Pavarësisht se vitet e fundit si rrjedhojë e lejeve të shumta të dhëna, sektori i ndërtimit në Shqipëri ka një rigjallërim dhe duket se kështu do të vazhdojë edhe për disa vite.

E rëndësishme është që ky prodhues i madh i produkteve të hekurit dhe celikut në vend vazhdon aktivitetin e tij, me të gjithë impaktin pozitiv në ekonominë shqiptare.