SHEFQET KASTRATI

 

President i Kastrati Group
Të ardhurat bruto 2014: 480 milionë EURO
Ndryshimi në % 14/13: +8
Numri i punonjësve: 533
Vendndodhja: Durrës

Cilido që ka shqyrtuar e mbikqyrur në vazh- dimësi tregun e hidrokarbureve ka vënë re me lehtësi dy gjëra. Së pari, ndryshimin e vazhdueshëm të operatorëve të këtij tregu. Mjaft kompani, të cilat dikur kanë qenë protagonist të spikatur të këtij tregu kanë dalë prej tij e tashmë nuk fi gurojnë fare në inventarin e subjekteve që merren me këtë biznes. Vetëm gjatë vitit 2014 janë 4 kompani që kanë dalë nga tregu e po kështu janë disa të tjera që I janë shtuar këtij tregu.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015” 

ADRIAN ÇELAJ

Administrator i Përgjithshëm i OSHEE-së
Emri i kompanisë: OSHEE
Të ardhurat bruto 2014: 335 milionë EURO
Numri i punonjësve: 4967
Vendndodhja: Tiranë

Që në çastet e para kur Shqipëria fi lloi transformimin e sistemit ekonomik, në fjalimet dhe veprimet e politikanëve u vu re fetishizim i procesit të privatizimit. Sipas tyre, privatizimi i gjithckaje do të përbënte celësin e artë nëpërmjet të cilit ekonomia shqiptare do të ringjallej dhe vendi do të progresonte. Pikëpamje të tilla si ato të bashkejetesës së publikes me privaten rezultonin “demode” e për to askush prej politikaanëve e qeveritarëve deri më tani nuk kishte veshë për të dëgjuar.

 
Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

CHRISTIAN CANACARIS

CEO i Raiff eisen Bank në Shqipëri
Emri i kompanisë: Raiifeisen Bank sh.a
Të ardhurat bruto 2014: 120 milionë EURO
Numri i punonjësve: 1000
Vendndodhja: Tiranë

Kur ish-Banka e Kursimeve kaloi nën pronesinë e Raiffeisen Bank Internacional pritshmëria më e madhe ishte që futja e këtij investitori të mirënjohur të shërbente si katalizator për modernizimin e sistemit bankar në përgjithësi. E vërteta është se kjo pritshmëri është realizuar dhe se privatizimi i kryer në vitin 2004 rezulton një prej privatizimeve më të mira të realizuara në Shqipëri. Raiffeisen Bank Sh.a, pati një vit fi nanciar të suksesshëm, pavarësisht vështirësive të përgjithshme në mjedisin ekonomik.

 
Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

SAMIR MANE

President i BALFIN GROUP
Qarkullimi Vjetor 2014: 295 mln EURO
Numri i punonjësve: 3500
Vendndodhja: Tiranë

Balfi n, Balkan Finance Investment Group, është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon. Portofoli i investimeve të Grupit mund të kategorizohet në aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, fi nancime dhe programe besimi për konsumatorët.

Z. Samir Mane e nisi biznesin që në vitin 1993 në Vjenë dhe tashmë ka arritur të krijojë Grupin më aktiv dhe inovator falë investimeve të suksesshme në ide që kanë transformuar dhe revolucionarizuar jo vetëm tregun por edhe sjelljen e konsumatorëve.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

AVNI PONARI

Drejtor i Përgjithshëm i Sigal Unica Group
Emri i kompanisë: Sigal Unica Group
Të ardhurat bruto 2014:: 45 milionë EURO
Numri i punonjësve: 300
Vendndodhja: Tiranë, Prishtinë, Shkup

Të thuash që Sigal Unica Group është kompani lider në tregun e sigurimeve, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon, nuk është se kë thënë ndonjë lajm të ri. Sepse, me përjashtim të 2-3 viteve të para, pas themelimit, që iu deshën kompanisë të organizohej e strukturohej, përgjatë gjithë pjesës tjetër të jetës së saj, kjo kompani i ka përjetuar si lidere tregu. Duke krijuar kështu një lloj “rutine, sa i takon kryesimin të tregut të sigurimeve dhe duke i përqëndruar energjitë e kompanive të tjera për ristukturimin e hierarkisë së tregut nga vendi i dytë e poshtë. Kemi të bëjmë pra me një situatë që është pranuar edhe nga konkurentët e saj.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

LUAN MUÇA

President & CEO DELTA GROUP
Emri i kompanisë Delta Group
Të ardhurat bruto 2014: 63 milionë EURO
Numri i punonjësve: 550
Vendndodhja: Tiranë

Të arrish në majë duhet forcë, ambicie dhe fat, të qendrosh atje, duhet karakter! Në koherencë me këtë thënie Ceo & Presidenti i Delta Group z. Luan Muça ka bërë të mundur arritjen në piedestalin e biznesit Shqiptar të kompanive Delta Home, Deutschcolor, Dast dhe Delta. Këtë fakt e tregon më së miri dhe marrja e një çmimi tepër të rëndësishëm për deltagroup si biznesi më i sukseshëm Import – Export për vitin 2014, çmim ky i akorduar nga Dhoma e Tregtisë.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

KORAY ZEYTINOĞLU

Drejtor i Përgjithshëm i Kurum International
Emri i kompanisë: Kurum International
Të ardhurat bruto 2014: 173 milionë EURO
Numri i punonjësve: 725
Vendndodhja: Elbasan

Egziston një prirje e përgjithshme, gati gati në trajtë inercie që kur është fjala për kompani që e kanë të lidhur aktivitetin me fushën e ndërtimit të përgatitesh të ballafaqohesh me aktivitet me rënie. Në fakt, nuk është pa arsye një disponim i tillë. Aktiviteti i ndërtimit ka vite që ka hyrë në krizë në Shqipëri, ndaj një ndikimi negative nuk kanë se si ti shpëtojnë edhe ndërmarrjet e kompanitë e lidhura me të. Që kanë prodhuar për llogari të ndërtimit. Në këtë kuptim, edhe nëse aktiviteti i Kurum International do të fi guronte me rënie të ndjeshme, kompania do të ishte e “justifi kuar” me faktorë tashmë të njohur.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

ANISA SKËNDAJ & MARIN GJONAJ

Drejtues dhe aksionerë të shoqërive INFO Telecom, Proff esional Marketing Albania dhe Digicom
Emri i kompanisë: Info Telecom, Promarketing dhe Digicom
Të ardhura bruto 2014 105 milionë euro (Info Telecom)
Numri i punonjësve: 800
Vendndodhja: Tiranë

Përpara disa kohësh gjatë një bashkëbisedimi rreth biznesit shqiptar, biznesmeni i mirënjohur Avni Ponari bëri një konstatim. “Më thuaj, çfarë biznesmeni i ri ka dalë në skenë, na ka mbetur neve të fillimit të zhvillojmë bizneset”. Në fakt, në thënien e tij ka një të vërtetë të madhe. Ashtu sikurse ka ndodhur edhe në elitat e fushave të tjera, edhe në biznes është e vështirë të dallosh “new entry”. Sepse përgjithësisht biznesmeni shqiptar ka patur për karakteristikë kryesore të tij guximin dhe ngurtësinë në vendime.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

KOMPANIA MARKETING DISTRIBUTION

(M&D Albania)
Të ardhurat bruto 2014: 95 milionë EURO
Ndryshimi në % 14/13: +5
Numri i punonjësve: 324
Vendndodhja: Tiranë

Në Shqipëri ka disa kompani që veprojnë në fushën e distribuimit të produkteve të ndryshme. Të konceptuara e të bazuara tek nevojat të përditshme të njerëzve, këto kompani paraqiten përgjithësisht mirë. Por ajo që ka mjaft diferencë me konkurrentet e saj, kompania me statusin lider, status ky që e ka përfi tuar që nga viti i krijimit më 1991 e që e ka mbajtur gjatë gjithë kësaj periudhe, kompania që paraqitet çdo vit me një performancë të shkëlqyeshme e me diferencë nga të tjerat, është padyshim Marketing Distribution (M&D Albania). Mjafton të përmendim disa shifra dhe konkluzioni i mësipërm është i vërtetuar e i argumentuar.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

KOMPANIA TELEKOM ALBANIA

Emri i kompanisë: Telekom Albania
Të ardhurat bruto 2014:: 90 milionë EURO
Numri i punonjësve: 438
Vendndodhja: Tiranë

Telekom Albania është kompania e parë e telefonisë celulare në Shqipëri sa i takon kohës së themelimit. Ajo i fi lloi operacionet komerciale në 1996, me emrin komercial Albanian Mobile Communications. Në 2008 iu bashkua Grupit Deutsche Telekom dhe në 2015 përqafon identitetin e brandit Telekom. Telekom Albania, me produkte moderne, inovacion të përhershëm në përputhje me zhvillimet e reja teknologjike dhe çmimet më konkurruese, është shndërruar në ofrues të rëndësishëm të komunikimit dhe inovacionit cilësor në Shqipëri.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”