Eleni Babameto

Emri i kompanisë:  TEUTA DURRES
ardhurat bruto 2017:  16 milionë EURO
Numri i punonjësve:  130
Vendndodhja:  Durrës

E themeluar në vitin 1994, shoqëria “Teuta Durrës”, operon në dy sektorë kryesor: paketimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore. Aktiviteti i saj që në fillim ka qenë i fokusuar në fushën e import-eksportit, prodhimit dhe shpërndarjes së artikujve ushqimor, me bazë si orizi, sheqeri, mielli, fasule, niseshte, vaj i lulediellit,etj. Ne fi llimet e viteve 90 per shkak te ndryshimeve ekonomike te kesaj periudhe shume ndermarje nuk i rezistuan dot situatave te reja te tregut , por fale drejtimit me integritet profesional nga ana e Eleni Babameto ne pozicionin e specialistes kimiste menaxhimi i punes vazhdonte normalisht. Udhehequr nga keto synime tashme drejtimi i kesaj kompanie private ishte besur Eleni Babameto nga investitoret e huaj. Me shume perpjekje dhe aftesi drejtuese Eleni arriti qe te rriste aksionet e saj gradualisht nga 10% fillestare deri 100% duke filluar nga viti 2009. Sot shoqeria TEUTA DURRES eshte 100% nje kompani shqiptare me te vetmit aksionere bashkeshortet Babameto me dy djemte e tyre. Aktiviteti i kesaj shoqerie eshte nje vazhdim i natyrshem duke mbetur gjithnje ne fushen e industrise se paketimeve ushqimore. Sigurisht historia e kesaj firme eshte nje histori suksesi, por a mund te arrihet lehtesisht kjo? Duhet te nderthuren disa faktore por kryesore jane aftesite, pasioni dhe puna. E nisur nga nga ky mison inxhinierja kimiste do te ndiqte rrugen e saj pikerisht ne ate sektor ku kishte punuar qe nga mbarimi i shkolle, ne industrine ushqimore.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Skënder Pashaj

Xhiro e biznesit 2017:  17,4 milion EURO
Ndryshimi % 17/16:   + 27
Numri i punonjësve:  1050
Vendndodhja:  Kamëz Tiranë

Që një kompani të quhet realisht e suksesshme ajo duhet të plotësojë disa kushte. Së pari duhet që në raport me konkurentët e saj të ketë tregues më të avancuar sa i takon volumit të aktivitetit që ka bërë për vitin që shqyrtohet. Së dyti duhet të ketë rentabilitet, pasi është e pakuptueshme që, edhe nëse ke numra që tregojnë volum aktiviteti, sërish ato nuk dëshmojnë gjë, po qe se nuk shoqërohen me fitim. Kushti i tretë është dinamika e aktivitetit. Pra nëse aktiviteti i komanisë ka ardhur në përmirësim nga një vit më parë apo në përkeqësim. E pra, kompania “FITAL” rezulton ta ketë patur vitin 2017, një vit mëse të suksesshëm sepse të treja kushtet që përmendëm më lart përmbushen më së miri. Sa i takon xhiros së biznesit kompania realizoi një volum aktiviteti prej afro 18 milionë eurosh. E krahasuar me vitin paraardhës, aktiviteti i saj shënoi një rritje prej prej afro 25 për qind. Dhe trendi i rritjes, sidomos në këtë ritëm nuk është i zakonshëm në kompanitë shqiptare, sidomos në ato që operojnë në sektorë të vështirë sikurse është prodhimi i produkteve të ndryshme. Kjo e bën vitin e FITAL-it akoma edhe më të suksesshëm. Por ajo që e cimenton përfundimisht këtë konkluzion është fitimi i realizuar nga kompania. Me afro 1.6 milion euro fitim të siguruar gjatë vitit të kaluar, FITAL rezulton si një nga kompanitë e vetme të industrisë së prodhimit të këpucëve që siguron një fitim të pranueshëm dhe të kënaqshëm. Ky tregues është i krahasueshëm edhe me atë të kompanive të tjera sepse jo më kot, FITAL arrin të renditet në vendin e 111 midis kompanive me fitimin më të madh në Shqipëri gjatë vitit të kaluar.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Kompania Agro Blend

Xhiro e biznesit 2017:  22 milion EURO
Ndryshimi % 17/16:   + 10
Numri i punonjësve:  173
Vendndodhja:  Vorë, Tiranë

Biznesi i madh shqiptar tashmë ka një fizionomi të tillë ku konstatohet përqëndrimi i shumë aktiviteteve në duart e pak njerëzve. Gjithashtu biznesi i madh shqiptar ka një karakteristikë- që nuk është fort e pëlqyeshme- që një grup i caktuar personash është rritur në mënyrë vrullshme. Gjykuar në këtë mënyrë, egziston mundësia që biznese të tilla si ai që zhvillon AgroBlend të perceptohen si për- pjekje të stërmundimshme, për një fi tim modest. Por në fakt këtu është edhe vlera e vërtetë e një sipërmarrje të tillë, sikurse është kjo kompani e themeluar nga Fiqiri Ismaili, e që për vite e vite me radhë ka qenë një histori suksesi. Duke qenë se kompania ka një natyrë “bujqësore”, pra ajo e ushtron aktivitetin në sektorin e importit dhe tregtimit të plehrave kimikë si ure, superfosfat, nitrat amoni, si dhe imputeve të tjera, ajo ka dhënë prej vitesh kontributin e saj në zhvillimin e bujqësisë shqiptare. Jo vetëm kaq, por kompania ka ofruar herë pas herë risi në tregun bujqësor, duke e shoqëruar këtë edhe me asistencë teknike, cka është një kontribut real pra në përmirësimin dhe progresin e bujqësisë shqiptare. Kjo në fakt është dhe duhet të jetë vlera e vërtetë e kompanisë Agroblend dhe e kompanive të tjera: impakti real që ka veprimtaria e saj në sektorin ku operon.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Kompania Rejsi Farma

Emri i kompanisë:  Rejsi Farma
Xhiro e biznesit 2017:  26 milionë EURO
Numri i punonjësve:  85
Vendndodhja:  Tiranë

Rejsi Farma e mbylli vitin 2017 me reputacionin e një kompanie lider në tregun farmaceutik. Sigurisht, ky nuk është ndonje konkluzion nga ato që rëndom shumë kompani bëjnë për veten e tyre në trajtën e spoteve të marketingut, por është realitet. Sepse dy tregues të rëndësishëm të performancës, që bëjnë të krahasueshëm veprimtarinë e kompanive konkurente brenda një sektori, pra xhiro e biznesit dhe fi timi, tek Rejsi Farma janë në nivele shumë më të avancuara se sa kompanitë e tjera të sektorit. Konkretisht, me mbi 3.5 miliardë lekë xhiro dhe me një fi tim më të madh se sa ai i kompanive të tjera të sektorit, Rejsi Farma është një fi tuese e padiskutueshme e garës me konkurentët e saj për vitin që shkoi. Të jesh kompani lider e sektorit ku operon në përfundim të një viti fi nanciar është padyshim dëshmi e vlerave që mbart një kompani. Por në rastin e Rejsi Farma, këto vlera shtohen e përforcohen akoma më shumë kur mendon se gjatë 19 viteve jetë të saj, kjo kompani shumicën e tyre i ka kaluar me statusin e liderit të sektorit farmaceutik. E ka fi tuar këtë status shumë vite më parë, ka hipur në majë, shumë vite më parë, e ndonëse më e rëndësishme është ruajtja e kurorës së fi tuesit, ajo sërish ka mundur që përgjatë shumë viteve të jetë fi tues i garës në sektorin ku bën pjesë. Dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë garë të lehtë sepse në sektorin farmaceutik ka një numur të madh kompanish protagoniste. Mjafton të kujtojmë se gjatë vitit të kaluar ishin të paktën 5-6 kompani nga sektori farmaceutik që arritën të renditen ndër 200 kompanitë më të mëdha në Shqipëri.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Kompania Albaelettrica

Xhiro e biznesit 2017:  26.6 milion EURO
Ndryshimi % 17/16:   + 34
Numri i punonjësve:  137
Vendndodhja:  Tiranë

Albaelettrica, është e specializuar në tregtimin me shumicë e pakicë të mate- rialeve elektrike, civile, industriale, si dhe projektimin dhe instalimin e tyre që prej vitit 1993. Kjo shoqëri është e para që ka sjellë në tregun shqiptar gamën më të gjerë dhe cilësinë e produkteve bashkëkohore të njohura në tregun Evropian. Me një staf me kualifikim të lartë dhe të gatshëm në çdo kohë për t’iu përgjigjur nevojave të klientëve, individë apo biznese, Albaelettrica krenohet me menaxhimin e nivelit superior dhe me kujdesin deri në hollësitë më të vogla për përmbushjen e kërkesave të klientit; duke filluar që nga ideimi e konsulenca dhe deri tek projektimi e zbatimi duke ruajtur raportin më të mirë në treg midis cilësisë dhe çmimit. Ambjentet ku zhvillon aktivitetin kompania në Tiranë, reflektojnë jo vetëm kujdesin në përzgjedhjen e produkteve, por edhe në përzgjedhjen e partnerëve të cilët sigurojnë ekskluzivitetin e produkteve dhe shërbimeve të Albaelettrica në tregun shqiptar.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Luca Busi

Emri i kompanisë:  Coca Cola Bottling Shqipëria
Xhiro e biznesit 2017:  27 milionë euro
Numri i punonjësve:  328
Vendndodhja:  Tiranë

Njeriut i ndodh shpesh të bëjë retrospektiva të jetës dhe aktivitetit të tij. Dhe mbi bazën e asaj që ka bërë apo jo, që e ka bërë mirë dicka apo jo, që marrë vendimin e duhur në momentin e duhur apo jo, lindin natyrshëm edhe ndjenja të tilla si kënaqësia, lumturia, besimi në vetëvete etj etj. Nëse arsyetojmë në këtë mënyrë, atëhere të gjithë pjesëtarët e familjes Busi kanë të drejtë të pushtohen nga ndjenja të tilla. Sepse, kur në vitin 1994, atyre iu bë një propozim për të “ngulur” flamurin e pijes së famshme “Coca Cola” në vendin, ku banorët e kishin parë ndonjëherë në TV këtë pije, ata nuk u menduan gjatë. Iu përgjigjën pozitivisht propozimit. Morën avionin dhe zbarkuan në vitin 1994 në Shqipëri. Vendi më i mbyllur i Europës kishte vetëm 4 vite që kishte lënë pas një sistem dhe një mënyë qeverisjeje, për tiu bashkuar familjes së madhe europiane. Ishte fillimi i eksplorimit të një sistemi tjetër ekonomik, fillimi i shfrytëzimit të potencialeve të vendit. Dhe më mirë se sa ata që kishin eksperiencë në këtë sistem të porsafilluar nga shqiptarët nuk mund ta dinte kush tjetër. Kam patur disa herë të takoj e intervistoj Franko Busin në ato kohë dhe konstatoja një entuziazëm të madh tek ai, jo vetëm për perspektivën e kompanisë që kishte ndërtuar në Shqipëri, por edhe për perspektivën e vendit në përgjithësi.

Duke investuar 12 milionë dollarë dhe me një afat realizimi të investimit prej 83 ditësh, “Coca Cola Bottling Shqipëria” filloi një rrugëtim shumë të suksesshëm në Shqipëri. Më vonë investimet u shtuan ndër vite, duke arritur një total, prej 60 milionë dollarësh, port ë igjitha këto investime të nevojshme, duket se kanë dhënë kompanisë “Coca Cola Bottling Shqipëria” staturën e një kompanie që korr sukses nga njëri vit në tjetrin. Ka një dukuri interesante në veprimtarinë e saj. Cdo vit veprimtaria e saj përmirësohet, cdo vit, aktiviteti i saj njeh dinamikë vetëm në rritje. Pa frikë mund të thuhet se viti 2017 mund të konsiderohet edhe viti më i mirë në jetën e saj. Sepse, gjatë këtij viti kompania realizoi një aktivitet në 3.7 miliardë lekëve, një tregues ky që është në nivele më të larta se sa ai i një viti më parë. Madje me shumë gjasa është edhe më i miri i arritur ndonjëherë nga kompania. Me këtë tregues në këto nivele kompani paraqitet për vitin 2017, e 60 në renditjen e kompanive më të mëdha të vendit. Është një renditje prestigjioze kur sjell ndërmend faktin se kemi të bëjmë me një kompani që tregton pije freskuese, që kanë cmime të ulta, por që tregon se sa në masë preferohen produktet e “Coca Cola Bottling Shqipëria”.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Edmond Shahini

Emri i kompanisë: Mektrin Motors
Xhiro e biznesit 2017:  30 milion EURO
Ndryshimi % 17/16:  0
Numri i punonjësve:  396
Vendndodhja:  Gjirokastër

Kushdo që ka kaluar gjatë vitit 2017 në autostradën (Durrës – Tiranë), duhet të jetë ndjerë i habitur kur ka parë që ndërtesa e bukur e “Mektrin Motors” po prishej për t’i lënë vendin një të reje. Nuk ishte një ndryshim që u bë për korigjime funksionale, pasi ndërtesa e mëparshme ishte e ndërtuar me largpamësi e me standarde, duke pasur hapësirat e nevojshme si për arkivimin e makinave, showroom-in ashtu dhe servisin. Nuk ishte ndonjë ndryshim i imponuar as për korigjime estetike, pasi sikurse e thamë edhe më lart, ndërtesa ishte e bukur, e re, e ndërtuar vetëm 13 vite më parë. Madje, pikërisht pse ishte e tillë, e bukur dhe funksionale, ajo ishte edhe një ndër faktorët që e shndërruan “Mektrin Motors” në një prej kompanive më profesionale të profi lizuar në trajtimin e mjeteve pak të përdorura. Investimi prej 3.5 milionë euro, i realizuar në vitin 2017 dhe që konsistonte në ndërtimin e një ambienti tërësisht të ri, ishte i domosdoshëm sepse “Mektrin Motors” kishte fi tuar të drejtën për të qenë ai “kujdestari” i dy markave të famshme të makinave për territorin e Shqipërisë, konkretisht të “Jaguar & Land Rover”. Ky investim ishte vazhdimi i atij prej 5.5 milion euro të kryer një vit më parë për ndërtimin e showroom-it të “Volvo Car” dhe të “Volvo & Renault Trucks”. Kështu, 5 marka automjetesh të mirënjohura në administrim, me ambiente pune të standardeve më të larta të mundshme, të cilat nuk kanë asgjë më pak se sa ato të vendeve të tjera të zhvilluara, “Mektrin Motors” arrin një ndryshim të rëndësishëm. Nga një kompani dikur e profi lizuar për shitjen dhe servisin e automjeteve pak të përdorura apo të reja, por të tipeve të ndryshme, tashmë ajo është një kompani që i shtoet koncensionarëve të makinave të reja. Ky është një ndryshim shumë pozitiv për tregun e makinave të reja në Shqipëri, pasi “Mektrin Motors”, ka treguar përgjatë 13 viteve aktivitet në tregun e automobilëve se është një kompani profesionale, një kompani inovatore, një kompani me standarde të larta, që pritet të ketë me veprimtarinë e saj efekt pozitiv për tregun në tërësi.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Kompania ELKA-SA

Xhiro e biznesit 2017:  30 milion EURO
Ndryshimi % 17/16:  0
Numri i punonjësve:  396
Vendndodhja:  Gjirokastër

Për kompaninë e mirënjohur ELKA SA viti 2017 mund të quhet me plot gojën viti i përsëritjes së suksesit të vitit paraardhës. Sepse treguesit e kompanisë, ato tregues që janë sinjifi kativë për veprimtarinë e një kompanie rezultuan pak a shumë në të njëtat nivele si të një viti më parë. Konkretisht kompania realizoi një xhiro biznesi pak më të madh se sa 4 miliardë lekë dhe ky tregues është saktësisht sa ai i një viti më parë. Thuajse i njëjtë është edhe fi timi i kompanisë, rreth 541 milionë lekë, nga 543 milionë lekë që ishte në vitin 2016. Po ashtu edhe eksporti. Kompania rezulton të ketë realizuar një nivel eksport prej 700 milionë lekësh Këto tregues bazë tregojnë për një performance më se të kënaqshme të kompanisë. Këto tregues e rreshtjnë ELKA-Sa-në ndër kompanitë kryesore në vend, ndër kompanitë më me vlera në vend. Mjafto të kujtojmë faktin se kjo kompani është e pranishme në listat e bizneseve kryesore të Shqipërisë qoftë nga xhiro, qoftë nga fi timi, qoftë nga eksporti apo numri i të punësuarve. Vlerat e kompanisë shtohen akoma më shumë nga natyra e saj e aktivitetit. ELKA-SA është një kompani që ka pësuar një metamorfozë shumë të këshilluar e të dëshiruar, por që pak kompani ia kanë dalë mbanë ta realizojnë. Nga një kompani tregtare në fi llimet e saj ajo përfaqëson prej vitit 2007 një kompani, e cila 80 për qind të volumit të saj të aktivitetit e realizon nga shitja e produkteve të prodhuara prej saj.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Klodian Allajbeu

Xhiro e biznesit 2017:  39 milion EURO
Ndryshimi % 17/16:   + 15
Numri i punonjësve:  1208
Vendndodhja:  Tiranë

Në dhjetor 2006 SPITALI AMERIKAN çeli dyert me premtimin ambicioz dhe përgjegjësinë e madhe: diagnostikim dhe trajtim me standardet më të larta të mjekësisë moderne për pacientët shqiptarë. Investimi i matur, i mirë menduar dhe tepër ambicioz u fokusua fillimisht në kardiologji dhe kardiokirurgji. Përkujdesja dhe vëmendja e Spitalit Amerikan ndaj pacientëve filloi nga zemra. Realizimi për herë të parë në Shqipëri i koronarografi së dhe revaskularizimit të arterieve koronare në gjendje akute të infarktit të miokardit – ishte një prej arritjeve te padiskutueshme të ekipit të kardiokirurgëve. Nga defektet e lindura në problemet e sistemit valvular; nga kirurgjitë e aortës tek bypasset; nga aorta ashendente në arteriet karotide e femorale, çdo kardiopati që prej 9 vitesh ka gjetur trajtim në duart e ekipit të talentuar te Spitalit Amerikan. Sot, pas 9 vitesh punë intensive Spitali Amerikan, i shtrirë në 22 mijë m2 hapësirë, njihet jo vetëm si i pari dhe më i fuqishmi institucion privat shëndetësor por edhe si vendi ku janë realizuar për herë të parë shumë sfida të mjekësisë moderne.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Alban Jaho

Emri i kompanisë:  DIGITALB
Xhiro e biznesit 2017:  40 milionë euro
Numri i punonjësve:  334
Vendndodhja:  Tiranë

Digitalb njihet si kompania e cila revolucionarizoi tregun e transmetimit TV në Shqipëri. Duke përqafuar teknologjinë më në avanguardë dhe falë strategjive marketing inovative, Digitalb është krijuesi i një industrie të re televizive, atë të televizionit me pagesë. Në 15 vjet, Digitalb ka bërë një histori te madhe suksesi dhe mbetet edhe sot operatori më i madh dhe më i suksesshëm në Shqiperi ne tregun e televizionit me pagesë. Historia fi lloi ne Vitin 2004, kur themeluesi vizionar Dritan Hoxha me një staf të talentuar projektoi Platformen Tv Digitale si një strukturë televizive me teknologjinë më të avancuar të kohës dhe programin më të përzgjedhur e të shumëllojshëm. Digitalb u rrit me shumë shpejtesi, brenda pak vitesh, transformoi mënyrën se si Shqiptarët shohin dhe përdorin televizorin e tyre. Kompania është sot një “asset” qe i përket te gjithë Shqiptarëve, shtëpia më e madhe mediatike shqiptare me rreth 400.000 abonentë familje, me nje potencial shikuesish mbi 1 milion individe.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”