Ilir Adili

Emri i kompanisë: AK-Invest
Xhiro e biznesit 2018: 3.5 milion EURO
Numri i punonjësve: 30
Vendndodhja: Tiranë

I nstitucioni financiar AK-Invest punon për kah përftimit të besimit të merituar në treg. AK-Invest nëpërmjet zyrave të tij si dhe nëpërmjet rrjetit të 300 agjentëve në mbarë vendin, rrit pranishmërinë me shtim dhe kombinim efficient të produkteve financiare në treg. Ata bashkojnë cdo punonjës tonin me profesionalizmin, për t’u takuar në këtë mënyrë me konsiderueshëm më shumë klientë nga viti në vit. Bashkëpunimi me rrjetin e agjentëve në mbarë vendin për shërbimin MoneyGram, pagesa utilitare ( OSHEE, Gjoba te Policise Rrugore dhe Bashkiake, UK ) ka siguruar tashmë prezencë të kompanisë në mbarë vendin, prezencë që synon ofrim shërbimi me standarte të kompanisë. Cdo investim i kompanisë AK-invest në teknologji informatike, investim në rritje profesionale të punonjësit, në rritje të visibilitetit të zyrave synon dhe i bashkohet agjentit.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Neta Arapi

Emri i kompanisë: Elian-Export
Xhiro e biznesit 2018: 5 milionë euro
Numri i punonjësve: 50
Vendndodhja: Lushnje

Tek një kryqëzim në Lushnje, atje ku ndahen rrugët për në Fier e Berat, ndodhet një ndërtesë, në pamje te parë, mjaft e zakonshme. Nga ato ndërtesa që ka me qindra në Shqipëri. Por brenda saj zhvillohet një aktivitet i jashtëzakonshëm. Ndërtesa, pa ndonjë vlerë të madhe si aset është dhënë me qera nga pronari i saj. Kurse ata që e kanë marrë me qera kanë ndërtuar në të një aktivitet me vlera shumë të mëdha për vete, për mjaft fermerë të zonës e pse jo, edhe për bujqësinë në tërësi të zonës së Myzeqesë. Bëhet fjalë për kompaninë Elian-Export, një kompani e themeluar rreth 20 vite më parë, nga një grua e thjeshtë me origjinë nga Kucova, por e martuar dhe e vendosur prej kohësh në Lushnje, Neta Arapi. Një kompani e specializuar për eksportin e perimeve dhe frutave, kur vetëm gjatë vitit 2018 realizoi një eksport në nivelin e 5-6 milionë eurove në vende të tilla si Cekia, Kosova, Kroacia, Sllovenia, Lituania etj. Vlera e eksportit të realizuar në një vit mund të mos jetë aq impresionuese sa të të detyrojë të reagosh uauuuu, por ama puna që bëhet për një rezultat të tillë është aq e madhe dhe e admirueshme.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Xhevit Hysenaj

Emri i kompanisë: “Alb Kalustyan”
Xhiro e biznesit 2018: 5 milionë euro
Numri i punonjësve: 50
Vendndodhja: Maminas, Durrës

Biznesi shqiptar tashmë përjeton fazën e tij të konsolidimit dhe në panoramën e tij ka mjaft biznese e kompani që po mbushin të njëjtën moshë me atë të sistemit të ri ekonomik të Shqipërisë., të pas viteve 90. Një prej kompanive më të hershme shqiptare, datelindja e së cilës korrespondon me fillimin e ndryshimit të sistemit ekonomik shqiptar është “Alb Kalustyan”, një kompani e krijuar nga dhe e menaxhuar nga Xhevat Hysenaj. Është një kompani e specializuar për grumbullimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore anëkend Shqipërisë dhe eksportin e tyre në Europë e Amerikë. Sigurisht, që kur shqyrtohet historia e një kompanie, e një biznesi të caktuar, interesant është të dish rrethanat se pse i është përcaktuar ai drejtim biznesi të cilin ka kompania. Kjo vlen edhe për Alb Kalustyanin, e sidomos për pronarin dhe drejtuesin e saj, Xhevit Hysenaj. I Diplomuar në Universtitetin e Tiranës për degën financë, ndryshimi i sistemit e gjeti të punësuar, punë që ai e “braktisi” njëherë e përgjithmonë në rrethanat e reja të krijuara, duke i bërë një premtim vetes: viteve në vazhdim do punoj vetëm për vete, në biznesin tim.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Adrian Bardhi

Xhiro e biznesit 2018: 6 milionë euro
Ndryshimi në % 18/17: +28
Numri i punonjësve: 130
Vendndodhja: Durrës

Kushdo që ulet në një lokal porosia e parë që i vjen ndërmend të bëjë është një kafe. Në fakt, nevoja për konsumimin e dy apo tre kafeve gjatë ditës ndjehet nga një kategori e madhe njerëzish. Pikërisht, pse është një product i konsumueshëm përditë dhe nga një numur i madh njerëzish, të cfarëdo moshe, kafeja është një argument i mirë biznesi. Për të përmbushur kërkesën konsumatore egzistojnë shumë kompani, të cilat importojnë dhe distribuojnë lloje të ndryshme kafeje. Cila është hierarkia e tyre në treg? Cfarë “porcioni” të tregut zotëron secila prej tyre? Kjo është e vështirë të thuhet e të realizohet. Por një gjë mund të pohohet me vendosmëri. Që lideri i tregut të kafesë është kompania AD. Pascucci Caffe. Dhe ky nuk është një onkluzion i bërë mbi baza perceptimi. Pra mbi bazën e asaj cfarë ka stimuluar logo Pascucci, apo materialet publicitare të saj nëpër lokale të ndryshme anekënd Shqipërisë. Që kompania AD. Pascucci Caffe është lider i tregut ku operon kjo del nga statistikat fiskale që tregojnë performancën e biznesit shqiptar gjatë vitit 2018. Kompania Ad. Pascucci Caffe është e vetmja ndër kompanitë që tregtojnë me shumicë kafenë, e cila arrin të listohet në kompanitë me fitimin më të madh.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Fatos Cerenishti

Emri i kompanisë: Grand Blue Fafa
Xhiro e biznesit 2018: 6 milionë euro
Numri i punonjësve: 200
Vendndodhja: Durrës

Të shkosh për disa ditë në resortin turistik “Grand Blue Fafa” në Golem është e mjaftueshme jo vetëm për tu relaksuar e për të rikuperuar energjitë fizike e mendore, por edhe për disa konkluzione. Konkluzione këto që lindin nga meditimi i pashmangshëm që mund të përjetosh aty. Konkludimi i parë është se biznesmenë si Fatos Cerenishti janë heronj. Në fakt, cdo biznesmen, i cili ofron produkte apo shërbime në dobi të komunitetit e konform ligjeve është i respektueshëm e i vlerësuar. Por persona si investitori i “Grand Blue Fafa”-s kanë e meritojnë epitetin e heroit. Pasi kanë zgjedhur të investojnë shuma të konsiderueshme në një sektor sikurse është turizmi. Që në fillimet e shndërrimit ekonomik, turizmi ishte përcaktuar si një nga prioritetet e ekonomisë. Mirëpo, kaosi në urbanistikë dhe ndërtim, zaptimi i pronave e trojeve në bregdet, mossqarimi i cështjeve të pronësisë ishin zhvillime negative që jo vetëm nuk i dhanë hov atij, por e lanë vite e vite pas. Vetëm vitet e fundit turizmi ka filluar të modelohet disi, ku po realizohen investime të konsiderueshme.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Asllan Baraj

Emri i kompanisë: KID ALB
Xhiro e biznesit 2018: 6 milionë euro
Numri i punonjësve: 100
Vendndodhja: Maminas, Durrës

Në sektorin e prodhimeve të qeramikës janë disa kompani të vendosura në Tiranë, Durrës, Lezhë, Fier, Korcë etj. Dhe sigurisht që është interesante të dihet se cila prej tyre ka patur performancën më të mirë. Që sqaron në fund të fundit edhe se prodhimet e kujt janë më të përfillura prej konsumatorit. Ka disa vite që kompania KID ALB, e cila ndodhet në Maminas, paraqitet si kompania që ka performuar më mirë, si kompania që e ka fituar garën me konkurentet e saj. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për vitin 2018. Gjatë vitit të shkuar kjo kompani regjistroi një aktivitet në kufijtë e afro 800 milionë lekëve. Shumë më mirë se sa cdo kompani tjetër e këtij sektori. Është një volum aktiviteti dhe shitjesh thuajse sa mesatarja e viteve të fundit, por sërish është mirë kur kujton vështirësitë me të cilat haset kjo industri, si rrjedhojë e tkurrjes së sektorit të ndërtimit. Fati I KID ALB-it është largpamësia e drejtuesit dhe pronarit të saj, aftësia menaxheriale e tij. Sepse që në momentet kur u krijua, KID ALB u projektua e tillë që nëpërmjet tekbologjisë së lartë, nëpërmjet menaxhimit të kostove dhe cilësisë së produktit, të arrihej që të konkurohej jo vetëm me kompanitë simotra që ishin ekzistuese në treg, por edhe në tregjet rajonalë.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Kaner Altan

Emri i kompanisë: TUR TEKSTIL
Xhiro e biznesit 2018: 6 milionë euro
Numri i punonjësve: 350
Vendndodhja: Patos, Fier

Qeveritë e ndryshme në Shqipëri kanë përdorur shpesh incentiva për të stimuluar nxitjen e investimeve të huaja. Të vetëdijshme për përmasat e papunësisë si një plagë sociale e shoqërisë këto incentiva kanë shërbyer për investimet e huaja në tërësi dhe për ato,të cilat kanë një impakt të gjërë social në vecanti. Kompania “Tur Tekstile” është një kompani tipike e krijuar në këtë mënyrë. Ajo është rezultat I kombinimit të koshiencës së politikanëve lokalë të Fierit për të bërë dicka për zbutjen e papunësisë me inciativën dhe përvojën e Kaner Altan si biznesmen turk në Shqipëri. Duke shfrytëzuar politikën e qeverisë shqiptare për të dhënë ambiente me qera me 1 euro metri katror, në disa prej ambienteve të papërdorura të kompanisë publike Albpetrol u themelua 6 vite me parë TUR Tekstil. Sikurse kujton sot njëri nga aksionerët e saj e njëkohësisht drejtues I kompanisë, Kaner Altan, ajo e nisi punën me 40 vetë, për tu rritur gradualisht deri në nivelin e sotëm të një kompanie që performon përgjithësisht mirë.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Adrian Aliko

Xhiro e biznesit 2018: 7 milionë euro
Ndryshimi në % 18/17: +18
Numri i punonjësve: 55
Vendndodhja: Vlorë

I magjinoni për një cast vështirësinë ku ndodhet një kandidat investitor në Shqipëri. Biznesi shqiptar paraqitet tashmë i strukturuar, i konsoliduar, eksploruar në cdo drejtim, me protagoniste te spikatur. Tregu paraqitet i fragmentarizuar dhe i pjesëtuar ndërmjet një numri të madh operatorësh në cdo aspect. Në këtë kuptim, duket se nuk ia vlen të investosh edhe pse mund ti kesh mundësitë financiare. Në pamje të parë ashtu është, megjithatë egzistojnë shembuj të shkëlqyer që tregojnë se si duhet bërë një investim. Egzistojnë kompani që kanë vlerën e një leksioni të shkëlqyer për atë se si duhet te mendojë, si duhet të logjikojë e cfarë vizioni duhet të ketë një investitor potencial. Një shembull I tillë është kompania “Ka Trading”. Kjo është një kompani e ideuar, e skicuar dhe e investuar në trajtën e një impianti prodhues për pampersa për fëmijë e pleq, me të gjithë prodhimin e destinuar për eksport. Pra, kur Ardi Aliko vendosi të ndërtojë këtë lloj biznesi, ai nuk iu referua fare tregut shqiptar, nuk bëri llogari mbi të, por arriti të ngrejë një fabrikë me teknologji bashkëkohore të aftë për të prodhuar produkt cilësor.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Shpëtim Protoduari

Emri i kompanisë: Vakefi Glass
Xhiro e biznesit 2018: 8.5 milionë euro
Numri i punonjësve: 40
Vendndodhja: Berat

Gjatë gjithë këtyre viteve të ushtrimit të iniciativës së lirë është vënë re një dukuri e logjikshme, e arsyeshme, por jo fort e këndshme. Biznesmenë të ndryshëm të “periferisë”, pra të qyteteve të ndryshme të vendit, pasi kanë arritur të sigurojnë disa kapitale duke ushtruar aktivitetin në vendet e tyre të lindjes apo banimit, kanë preferuar të transferohen në Tiranë. Qëllimi i zhvendosjes është i thjeshtë. Tirana e Durrësi përbëjnë tregun më të madh e duke u vendosur këtu kanë menduar se krijojnë premisa rritjeje për bizneset e tyre. Mirëpo, pavarësisht kësaj dukurie, pavarsisht pra emigrimit të brendshëm të biznesmenëve e kapitale nga “periferia” në “qendër”, sërish qytetet e ndryshme të Shqipërisë i kanë të dalluarit, të talentuarit, të suksesshmit e tyre në biznes. Dhe jo vetëm në rang qyteti, por janë të tillë edhe në rang vendi. Janë të tillë që konkurojnë denjësisht, që kanë rol protagonist në sektorët ku veprojnë. Një shembull shumë i mirë ilustrues i kësaj cfarë thamë më lart është biznesmeni berates Shpëtim Protoduari. Si një beratas i vërtetë, ka 20 vite që ka themeluar kompaninë me emrin Vakefi Glass dhe as i ka shkuar ndonjeherë ndër mend të braktisë e të zhvendoset nga qyteti i tij i lindjes. Është një kompani, e cila ka si natyrë të aktivitetit të saj përpunimin dhe tregtimin e xhamave të sigurisë, prodhimin e dyerve e dritareve nga PVC-ja, plastika dhe alumini, realizimi I fasadave nëpër ndërtesa të ndryshme etj.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Ilir Xhani

Xhiro e biznesit 2018: 9 milionë euro
Ndryshimi në % 18/17: +170
Numri i punonjësve: 195
Vendndodhja: Durrës

Çdo njeri e ka të pashmangshme që në një periudhë të caktuar kohe, të kthejë kokën pas për të shikuar dhe analizuar rrugën që ka përshkuar. Në varësi të rezultatit e konkluzionit lindin edhe ndjesitë përkatëse. Dy vëllezërit biznesmenë, Ilir dhe Muharrem Xhani, ortakë dhe bashkëdrejtues të kompanisë së prodhimeve parafabrikat I.XH.E.M sigurisht që nuk mund të bëjnë përjashtim nga kjo “ligjësi”. Por ata duhet të ndjehen të realizuar e të kënaqur për të paktën dy vendime të rëndësishme që kanë marrë në jetën e tyre. Janë nga ato vendime që kanë një impakt të madh, janë nga ato vendime që kanë trajtën e një investimi në jetën e njeriut. I pari lidhet me vitin 1991, vit kur Ilir Xhani vendosi të lerë Durrësin, për tu zhvendosur në Itali, kurse i vëllai do ti bashkohej disa vite më vonë. Zhvendosja në një vend të ri , ballafaqimi me një kulturë të re, me një sistem të ri ekonomik e me rregulla të reja i dha mundësinë Ilir Xhanit që të marrë “leksionet” e duhura në jetë për mënyrën si duhet kërkuar suksesi, si duhet projektuar e realizuar ai. Sepse i riu ambicioz nuk mund të pajtohej thjesht me jetën rutinore të një emigranti, por kërkonte të ndërtonte perspektiva të reja. Dhe atë ndryshim të rëndësishëm, atë metamorfozë të dëshiruar nga shumëkush, por të arritshme nga pakkush, ai e bëri realitet.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”