Fabrika e Çimentos Fushë-Krujë

Emri i kompanisë: Fabrika Cimentos Fushë Krujë
Xhiro e biznesit 2019: 48 milion EURO
Numri i punonjësve: 371
Vendndodhja: Fushë Krujë

Fabrika e çimentos në Fushë Krujë u ndërtua fillimisht nga kinezët në vitet 1960. Në vitin 1995 fabrika praktikisht kishte pushuar operacionet dhe qeveria vendosi që e vetmja mënyrë për ta shpëtuar ishte privatizimi i saj. Seament Holding e bleu fabrikën nga qeveria në vitin 2000 përmes degës së saj Fabrika e Çimentos Fushë Krujë sh.p.k. (FÇFK) dhe filloi një program modernizimi dhe investimi, të mbështetur me fonde nga BERZh, IFC, OFID dhe Alpha Bank. Fabrika e re u vendos në vitin 2007. Krujacem dhe Krujamall janë të njohura në gjithë Shqipërinë dhe rajonin si produkte dhe shërbime cilësore të çimentos.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Bledar Shella

Të ardhurat bruto 2019 (IFRS): 37.222 milionë EURO
Fitimi 2019: 11.6 milion EUR
Numri i punonjësve: 454
Vendndodhja: Tiranë

Kur ish Banka e Kursimeve doli në privatizim, vite më parë, OTP Bank ishte një nga konkurrentët për ta blerë atë. Por, pavarësisht se ky proces nuk u bë i mundur atëherë, banka e mirënjohur hungareze e më gjerë, e ruajti interesin për tregun shqiptar dhe e konkretizoi këtë interes nëpërmjet privatizimit të Bankës Societte Generale Albania. Tashmë, pjesë e një top banke, përballë Bankës OTP Albania paraqiten sfida të reja nën një administrim të ri. 2019 ishte një vit i plotë nën logon e re dhe gjatë këtij viti Banka OTP Albania gjatë vitit 2019 solli mjaft lajme për klientët, investitorët dhe punonjësit, si dhe për tregun bankar vendas. Krahas ndryshimit të pronësisë, gjë që sigurisht ishte dhe lajmi më i rëndësishëm, Grupi OTP prezantoi edhe strategjinë e tij për tregun bankar Shqiptar.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Rebani Likometa

Emri i kompanisë: IZVOR 99 dhe R.B.H Belinë
Xhiro e biznesit 2019: 38 milion EURO
Numri i punonjësve: 60
Vendndodhja: Tiranë, Elbasan

Kur një biznesmen i hyn punës për realizimin e një investimi të ri, përpos intuitës dhe asaj çka i imponon përvoja, është edhe plani i biznesit mbi bazën e të cilit ai ndërton pritshmëritë. Mirëpo ajo cfarë do të servirë realiteti është intriguese dhe mbetet të verifikohet pasi investimi realizohet dhe vepra futet në shfrytëzim. Gjatë rrugës do sqarohen e do iu jepet përgjigje konkrete pyetjeve nëse llogaritë janë bërë me laps në dorë apo me shkop në rërë? Objektivat dhe qëllimet janë kalkuluar në mënyrë të saktë apo pa realizmin e duhur? Investimi i mbaruar a ishtë i kërkuar nga tregu apo rezulton një keqkuptim i atij që e ndërmorri atë? Paratë për investimin e mbyllur ishin para të hedhura kot apo të investuara në drejtimin e duhur? Këto e shumë pyetje si këto sqarohen pra në periudhën postinvestim. Para 4 viteve, Presidenti i kompanisë Izvor 99 e konsideroi të nevojshme ndërtimin e një rafinerie për nxjerrjen e bitumit nga nafta e papërpunuar.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Luca Busi

Emri i kompanisë: “Coca Cola Bottling Shqipëria”
Xhiro e biznesit 2019: 36 milionë euro
Ndryshimi në % 19/18: +8.7
Numri i punonjësve: 347

Presidenti i “Coca-Cola Bottling Shqipëria”, Luca Busi është një biznesmen i madh. Një nga më seriozët e ardhur në Shqipëri nga vendi fqinj, Italia përgjatë 30 viteve që vendi ynë është e hapur karshi investitorëve të huaj. Por ai është edhe një njeri i madh. Një person që edhe biznesin, edhe jetën i konkretizon mbi bazën e vlerave njerëzore. Mirësjella e dukshme, thjeshtësia, korrektesa, serioziteti e mirëkuptimi janë cilësitë që evidentohen qoftë edhe me një takim të shkurtër me të. Takimin në kuadër të Botimit Kombëtar të radhës, Biznesi Shqiptar: Më të Mirët e kishim lënë në një lokal të Tiranës. Pa protokoll, por si dy persona që njihen prej kohësh me njëri tjetrin. I kujtoj Lucas se në një takim tjetër të po kësaj natyre, kohë më parë, i thashë se CCBS kishte arritur treguesit më të mirë të të gjithë historisë së saj. Dhe z. Busi më kishte thënë plot optimizëm që “viti në vazhdim do të jetë akoma dhe më i mirë”. Dhe shifrat që dëshmojnë ecurinë e “Coca-Cola Bottling Shqipëria” e përligjin plotësisht kënaqësinë dhe krenarinë e tij. Sepse gjatë vitit 2019, CCBS i avancoi në mënyrë domethënëse treguesin e një viti më parë.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Kompania Elka SA

Xhiro e biznesit 2019: 36 milion EURO
Ndryshimi në % 19/18: +3
Numri i punonjësve: 397
Vendndodhja: Vrisera, Gjirokastër, Kosovë,
Maqedoni, Greqi

Çdo vit kur marrim të dhënat dhe analizojmë të dhënat ekonomiko-financiare të biznesit shqiptar konstatojmë se kompania Elka sa është aty, midis më të mirave të biznesit shqiptar. Duke i patur të gjitha “kartat” e suksesit në rregull, madhësinë e biznesit, fitimin, eksportin, numrin e punonjësve etj. Elka sa bën pjesë në atë numur të paktë kompanish shqiptare, që ka të gjitha treguesit në rregull. Gjatë vitit 2019 realizoi një aktivitet në nivelin e 34 milionë eurove. Pak a shumë sa i një viti më parë, por që gjithsesi mjaftoi për ta renditur kompaninë në vendin e 68 ndër kompanitë më të mëdha shqiptare. Dhe kur mendon se një rezultat i tillë është arritur duke tregtuar rreth 123 artikuj të ndryshëm të konsumit të përditshëm, atëhere kupton më mirë protagonizmin e kësaj kompanie në treg dhe nivelin dominues të garës prej saj.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Nadir Causholli

Emri i kompanisë: CFO Pharma
Xhiro e biznesit 2019: 35 milionë euro
Numri i punonjësve: 300
Vendndodhja: Tiranë

Teksa shqyrtonim dhe analizonim të dhënat ekonomiko-financiare të kompanive më të mëdha e më të suksesshme, në kuadër të Botimit Kombëtar “Biznesi Shqiptar: Më të Mirët 2020” nuk ishte e vështirë të dalloje që në tregun farmaceutik skeptri i më të mirit i takonte sërish kompanisë CFO Pharma. Për arsyen e thjeshtë sepse rezultonte kompania më e madhe e sektorit farmaceutik, me rreth 35 milionë euro xhiro-tregues ky që rendit atë në vendin e 64 ndër bizneset më të mëdha të Shqipërisë.
CFO Pharma eshte kompani lider ne tregun farmaceutik shqiptar, e themeluar ne vitin 2003. Qe nga viti themelimit e deri me sot ajo ka njohur vetem rritje dhe zgjerim. Fokusi i kompanise eshte regjistrimi, importimi, shperndarja, shitja, marketing, promovimi dhe eksportimi i produkteve farmaceutike, pajisjeve medicinale dhe shtesave ushqimore.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Fiqiri Ismaili

Emri i kompanisë: Agroblend
Xhiro e biznesit 2019: 34 milion EURO
Ndryshimi në % 19/18: +46
Numri i punonjësve: 184
Vendndodhja: Vorë, Tiranë

Sa herë që një biznesmen realizon një investim të cfarëdo përmase, por sidomos kur investimi është i rëndësishëm, ai nëpërmjet sipërmarrjes së tij, nëpërmjet guximit të tij, nëpërmjet dinamikës së veprimtarisë së tij prodhon një lajm dhe situatë pozitive për biznesin në tërësi. Sepse nëpërmjet konkretizimit të idesë dhe kapitalit të tij ai e shton inventarin e pasurisë kombëtare dhe pasuron mozaikun e biznesit shqiptar edhe me një “gur” tjetër të cmuar. Ndaj, refleksi i gjithkujt, i cdo qytetari e konsumatori duhet të jetë dashamirësia për të konstatuar faktin që investimi i biznesmenit është i mirëpritur dhe i shpërblyer nga tregu. Për grupin “Agro Blend” viti 2019 ishte disi vit i vecantë. Pse jo, ishte edhe një vit, ku ankthi i natyrshëm i ecurisë së aktivitetit ishte më i madh se sa vitet e tjera. Dhe kjo ishte plotësisht e ligjshme. Sepse viti 2019 ishte viti i parë i plotë kalendarik i punës së fabrikës së makaronave “Diamond”.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Kompania LC Waikiki Albania

Xhiro e biznesit 2019: 31 milion EURO
Ndryshimi në % 19/18: +10
Numri i punonjësve: 279
Vendndodhja: Tiranë

Përfytyroni pak dëshirën e ethshme të njerëzve për të bërë shoping, kthimin e tij në një pasion dhe mani dhe nga ana tjetër alternativat e panumurta. Që përmblidhen ne boutique, qendra tregtare, dyqane të specializuara marke, dyqane ku shiten lloje të ndryshme veshjesh pa profilizim të qartë, tregje të përqëndruara etj etj. Imagjinoni pra se cfarë detyre e vështirë është të gjesh veshjet e duhura, në raport me kërkesat dhe buxhetin tënd, sa i koklavitur është orientimi në këtë “pyll” të pafund alternativash e mundësish. Megjithatë egziston një mënyrë për të parë se kë preferojnë më shumë shqiptarët. Për të identifikuar se kush janë ata dyqane që “veshin” më së shumti qytetarët e këtij vendi. Dhe kjo është xhiroja vjetore e realizuar dhe fitimi i realizuar Nga qindra subjekte që mund të jenë me natyrë aktiviteti tregtimin e artikujve të veshjes, vetëm dy kompani janë ato që renditen ndër më të mëdhatë e biznesit shqiptar. Dhe njëra prej tyre është dhe LC Waikiki Albania.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Kompania ALBAELETTRICA

Të ardhurat bruto 2019: 27 milionë EURO
Ndryshimi në % 19/18: +5
Numri i punonjësve: 137
Vendndodhja: Tiranë

Albaelettrica, është e specializuar në tregtimin me shumicë e pakicë të materialeve elektrike, civile, industriale, si dhe projektimin dhe instalimin e tyre që prej vitit 1993. Kjo shoqëri është e para që ka sjellë në tregun shqiptar gamën më të gjerë dhe cilësinë e produkteve bashkëkohore të njohura në tregun Evropian. Me një staf me kualifikim të lartë dhe të gatshëm në çdo kohë për t’iu përgjigjur nevojave të klientëve, individë apo biznese, Albaelettrica krenohet me menaxhimin e nivelit superior dhe me kujdesin deri në hollësitë më të vogla për përmbushjen e kërkesave të klientit; duke filluar që nga ideimi e konsulenca dhe deri tek projektimi e zbatimi duke ruajtur raportin më të mirë në treg midis cilësisë dhe çmimit.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Helidon Rruga

Emri i kompanisë: Koral Fish
Xhiro e biznesit 2019: 21 milionë EURO
Ndryshimi në % 19/18: 13%
Numri i punonjësve: 500
Vendndodhja: Durrës

Sikur Helidon Rruga do të dekurajohej nga ato cfarë flisnin nën zë bashkëqytetarë të tij kavajas, kur ai, vetëm 15 vjecar, vendosi një tezgë në qendër të qytetit, ai nuk do të ishte kurrë ai që është sot. Sikur Helidon Rruga të vihej në sedër nga ajo që i thoshte përditë babai i tij, Skënderi, kur ai në vitin 1992 iu fut rrugës së konkretizimit të inisiativës së lirë, ai kurrë nuk do të mbërrinte në këtë “stacion” ku ndodhet sot. Sikur Helidoni të dorëzohej përpara qortimeve të babait, është e sigurtë që ai do të kishte ngatërruar “korsinë”, duke ikur në “drejtim tjetër”, ndërkohë që instikti e shtynte drejt kësaj rruge që ka përshkuar për afro 28 vite.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”