Helidon Rruga

Xhiro e biznesit 2020: 20 milionë EURO
Ndryshimi në % 20/19: 5%
Numri i punonjësve: 500
Vendndodhja: Durrës

Situata e jashtëzakonshme që kaloi shoqëria shqiptare në përgjithësi prej pandemisë së shkaktuar nga Covid 19 gjatë vitit 2020, pati një ndikim të madh edhe mbi biznesin shqiptar.
Disa sektorë u ndikuan pozitivisht pasi natyra e tyre e aktivitetit ishte e tillë, disa u ndikuan negativisht. Ndaj, pyetja më e zakonshme që mund të bëhet për cdo biznes, në një situatë të pazakontë, si ajo e vitit të kaluar është se cili ishte sensi i ndikimit të pandemisë dhe sa ishte masa e ndikimit të saj. Një pyetje e tillë vlen edhe për kompaninë “Koral Fish”. Nëqoftëse do të nisemi nga treguesit kryesor të performancës së saj, duket se pandemia nuk ka patur ndonjë ndikim të madh në veprimtarinë e saj. Sepse kompania realizoi gjatë vitit 2020 një aktivitet prej 18 milionë eurosh, ndërkohë që një vit më parë aktiviteti i saj ishte 19 milionë euro. Pra kemi të bëjmë me një ulje të aktivitetit prej 5 për qind.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Kompania Teuta Durrës

Të ardhurat bruto 2020: 19 milionë EURO
Ndryshimi në % 20/19: +17.4
Numri i punonjësve: 160
Vendndodhja: Durrës

Çdo vit i lënë pas është një tjetër kapitull i shkruar në historine e suksesit 27 vjeçare të kompanisë Teuta, duke përforcuar protagonizmin e saj si një kompani lidere në tregun ku operon. E themeluar në vitin 1994, shoqëria “Teuta Durrës”, operon në dy sektorë kryesor: paketimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore. Aktiviteti i saj që në fillim ka qenë i fokusuar në fushën
e import-eksportit, prodhimit dhe shpërndarjes së artikujve ushqimor, me bazë si orizi, sheqeri, mielli, fasule, niseshte, vaj i lulediellit, etj. Në fillimet e viteve 90 për shkak të ndryshimeve ekonomike të kësaj periudhe shume ndërmarje nuk i rezistuan dot situatave të reja të tregut, por fale drejtimit me integritet professional nga Eleni Babameto në pozicionin e specialists kimiste menaxhimi i punës vazhdonte normalisht.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Kompania “Alumil Albania”

Emri i kompanisë: Alumil Albania
Xhiro e biznesit 2020: 16.4 milionë euro
Numri i punonjësve: 210
Vendndodhja: Tiranë

Pandemia e Covid 19 krijoi një situatë të vështirë për të gjithë biznesin shqiptar. Sidomos 3 muajt e bllokimit të plotë. Nga efektet negative të kësaj pandemie nuk mund të bënte përjashtim as kompania “Alumil Albania”, aq më tepër që natyra e aktivitetit të saj lidhet me prodhimin produkteve që i shërbejnë ndërtimit. Megjithatë, për “Alumil Albania”-n mund të thuhet se pandemia e ndihmoi vetëm në drejtim të plotësimit të pritshmërive për rritjen vjetore të kompanisë. Pasi sa i takon aktivitetit, përgjatë vitit 2020 kompania realizoi mbi 1.9 miliardë lekë xhiro.
Thuajse sa viti paraardhës, por me ndryshimin se jo përmirësoi ndjeshëm treguesin e efektivitetit. Duke dyfishuar fitimin. E themeluar në vitin 2004, si një fabrikë prodhuese dhe përfaqësuese e kompanisë së mirënjohur në Greqi, “Alumil Albania” vijon të performojë mirë nga viti në vit, duke dëshmuar kështu vizionin e saktë të themeluesve dhe ndërtuesve të saj.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Hajri Elezi

Xhiro e biznesit 2020: 13.3 milion EURO
Ndryshimi në % 20/19: +1.4
Numri i punonjësve: 500
Vendndodhja: Lajthizë, Pukë

Kur biznesmeni Hajri Elezi filloi procesin e investimit në fshatin Lajthizë, me qëllim, ngritjen e një fabrike për trajtimin dhe mbalazhimin e ujit dhe nxjerrjen e tij në treg, dy ndjenja më pushtuan në atë kohë. Ndjesia e parë ishte një gëzim i pamatë. Sepse, duke ditur që Shqipëria është një vend i pasur me ujëra – në bazë të statistikave është një ndër vendet më të pasura europiane me afro 13 mijë metra kub për frymë- më vriste sytë realiteti në treg. Pra ai realitet, ku shumica e kërkesa konsumatore për ujëra plotësohej nga produkte të importit, nga Italia, Greqia e deri nga Franca. Ky ishte një paradoks i madh, ky ishte një realitet i pakëndshëm dhe i papranueshëm. Ndaj, cdo përpjekje që synonte reduktimin e kësaj dukurie jopozitive ishte e shumëdëshiruar. Ofrimi në treg i një produkti “made in Albania” ishte përvecse veprim biznesi, edhe veprim patriotik. Të cilin Hajri Elezi e ndërmorri në një situatë të vështirë, sikurse ishte periudha pas vitit të vështirë të 97-tës.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Etleva Laro

Xhiro e biznesit 2020: 16 milionë euro
Ndryshimi në % 20/19: +16
Numri i punonjësve: 1010
Vendndodhja: Tiranë

Kur Shqipërinë e pllakosi pandemia e covid 19 të shumtë mund të kenë qenë ata biznesmenë, të cilët i ka pushtuar pasiguria e paniku. Sepse ngjarje të tilla ndodhin aq rrallë, sa që është e vështirë të parashikohen si një ngjarje e mundshme e për të cilën mund të merren masa mbrojtëse. Akoma më stresuese mund të ketë qenë situata në biznese të mëdha, që angazhojnë një numur të madh punonjësisht. Mirëpo, tani që ka kaluar më tepër se një vit i plotë nën “pushtetin” e Covid 19, konstatojmë me kënaqësi se kompanitë Prodyn dhe EFA Solution, kompani këto të krijuara
e të menaxhuara nga Etleva Laro kanë dalë të pacënuara nga epidemia e coronavirusit. Aktiviteti i kompanive është rritur në xhiro 16 për qind, e po kështu është rritur edhe përfitueshmëria.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Sokol Kika

Emri i kompanisë: KIKA
Xhiro e biznesit 2020: 13 mln EURO
Numri i punonjësve: 100
Vendndodhja: Tiranë

Nëse do të shtronim një pyetje rreth sektorit të biznesit që ka numrin më të madh të kompanive që operojnë në të, gjithkush do të përgjigjej në favor të sektorit të ndërtimit. Pasi, masivizimi i këtij sektori nuk është vetëm një perceptim i përhapur publik, por edhe një realitet. Numri i kompanive të ndërtimit në vend mund të kapë edhe shifrën e mijërave.
Ndërtimi është konsideruar terreni më i lehtë dhe më i përshtatshëm për të bërë biznes nga shumë e shumë vetë, por koha ka seleksionuar seriozët. Ata që në saj të korrektesës, seriozitetit, transparencës, partneritetit me blerësin, kujdesin për klientin dhe qytetin kanë ndërtuar reputacionin e duhur për kompaninë e tyre. Pa më të voglin dyshim, kompania e ndërtimit KIKA bën pjesë në kategorinë e kompanive të shquara të ndërtimit, në kategorinë e më të mirëve të këtij sektori.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Gentian Karaj

Emri i kompanisë: “Albanian Motor Company”
Xhiro e biznesit 2020: 13 milionë euro
Numri i punonjësve: 40
Vendndodhja: Tiranë

Gentian Karaj është drejtori i përgjithshëm i kompanisë së tregtimit të automjeteve të reja “Albanian Motor Company”. Që nga momenti i emërimit të tij në krye të kësaj kompanie ai ka mundur që ti japë një kthesë rrënjësore asaj. Nga një kompani thuajse modeste në tregues të shitjes së makinave dhe tregues ekonomiko-financiarë, tashmë “Albanian Motor Company” është kthyer në një nga kompanitë kryesore të këtij tregu, së bashku me 3-4 kompani të tjera. Gjatë vitit 2020, kompania e vazhdoi performancën e mirë të saj, duke siguruar një xhiro prej 13 milionë eurosh, pavarësisht se ndikimi i pandemisë në sektorin e shitjes dhe servisin e makinave të reja ishte i konsiderueshëm. Dhe përderisa u bënë disa vite rrjesht që “Albanian Motor Company” performon shumë mirë në tregun shqiptar, atëhere është lehtësisht e kuptueshme se një meritë të madhe ka edhe mënyra e drejtimit, stili i drejtimit, mënyra e komunikimit etj.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Julian Bërxulli

Xhiro e biznesit 2020: 13 milion EURO
Ndryshimi në % 20/19: +250
Numri i punonjësve: 400
Vendndodhja: Durrës

Ndërsa bisedonim vjet me Julian Bërxullin rreth ecurisë së AMBRA-s ai e mbyllte intervistën e tij me parashikimin që kompania që ai drejton do të mund ta mbyllte vitin 2020 me një xhiro biznesi në kufijtë e 7.5-8 milionë eurove. Sivjet, konstatojmë me kënaqësi që objektivi i tij është realizuar, pasi AMBRA regjistroi gjatë vitit të kaluar një aktivitet prej 7.5 milionë eurosh. Nëpërmjet këtij rezultati të arritur, AMBRA është kthyer automatikisht në kompaninë me volumin më të madh të aktivitetit në sektorin ku vepron. Pra në sektorin e industrisë së prodhimit të veshjeve. Viti 2020, për shkak të pandemisë ishte një vit i vështirë për biznesin shqiptar në tërësi. Kurse AMBRA iu përshtat vështirësive dhe jo vetëm që nuk e tkurri aktivitetin, por përkundrazi e shtoi atë, duke shënuar edhe rezultatin më të mirë historik të kompanisë.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Isuf Begaj

Emri i kompanisë: Erzeni
Xhiro e biznesit 2020: 11.7 milionë euro
Numri i punonjësve: 250
Vendndodhja: Samaticë, Berat

Për të qenë të suksesshëm nuk ka nevojë të jesh gjeni, vizionar apo të kesh një diplomë universiteti. Të nevojitet vetëm një sistem drejtimi dhe një ëndërr”-thotë Michael Dell, miliarderi amerikan, CEO I kompanisë Dell. Sa herë meditoj rreth historisë së suksesit të shkruar prej Isuf Begës, nëpërmjet themelimit dhe drejtimit të kompanisë së prodhimit të produkteve të bulmetit, “Erzeni”, pikërisht kjo thënie e Dellit më vjen ndërmend. Sepse edhe Isuf Begaj, në fillimet e kompanisë nuk e kishte përfytyrimin dhe vizionin se do të mund të arrinte këtu ku ka arritur. Vërtet është burrë i mencur, i qetë e i shtruar, vërtet që edhe në ekonominë e dikurshme të kooperativës kishte punuar si ekonomist i saj, por ama, aktivitetin e nisi thjesht e vetëm me objektivin për ti siguruar familjes progres ekonomik. Sepse Isuf Begaj nuk e pranonte dot faktin dhe realitetin që mbolli sistemi i kaluar ku fshatari të mos kishte mundësi të siguronte qumësht, kos dhe produkte të tjera blegtorale për nevojat e tij. Nuk e pranonte dot situatën mjerane që u krijua nëpërmjet kolektizimit, më herët, e tufëzave e arëzave më vonë.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Arben Ndreka

Emri i kompanisë: “LUFRA” sh.p.k
Xhiro e biznesit 2020: 11 milionë euro
Numri i punonjësve: 241
Vendndodhja: Lushnjë

Kur Arben Ndrekës, së bashku me bashkëshorten e tij, Antonetës, iu desh një emër për sipërmarrjen që ata nisën në vitin tashmë të largët 1992, nuk u menduan gjatë. Një bashkim i gërmave të para të emrave dy djemve të tyre, Luis dhe Franc prodhoi emrin e kompanisë. Por njëkohësisht prodhoi edhe emrin e një brandi shqiptar. Dhe jo të një brandi dosido, por të një brandi të mirënjohur, të pranishëm në tryezat e shumë familjeve shqiptare në trajtën e përdorimit të produkteve të konsumit të përditshëm si kos, qumësht, djathë, dhallë etj. Sikur ta pyesje sot Presidentin e kompanisë, Arben Ndrekën nëse e kishte menduar që do të shkonte kaq larg, me siguri që do të përgjigjej në mënyrë mohuese. Sepse ai e di se cfarë sakrificash kanë bërë për kompaninë e tyre.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”