Emri i kompanisë: Kastrati Group
(Kastrati, Tirana International Airport, Albsig,
ASA Autostar Albania, TENET, Kastrati Construction)
Xhiro e aktivitetit 2021: 800 milionë euro
(Kastrati Group, Kastrati, Tirana International Airport, TENET, Albsig, Auto Star Albania, Kastrati Construction)
Numri i punonjësve: 2500
(Kastrati, Kastrati sha, Albsig, Auto Star Albania, etj
Vendndodhja: Durrës
Kastrati Group e mbylli vitin 2021 me një aktivitet që iu afrua nivelit të 800 milionë eurove, duke qenë kështu padyshim, grupi më i madh i biznesit në Shqipëri. Nëse kompanitë përbërëse të këtij grupi vazhdojnë e përmirësohen me këtë ritëm dhe nëse Grupi vazhdon të ndjekë politikën e diversifikimit të mëtejshëm të aktivitetit të tij nuk është aspak cudi që në një të ardhme të afërt ai të mbërrijë nivelin e 1 miliard eurove aktivitet vjetor. Duke iu bashkuar kështu “klubit të kompanive miliardere” të rajonit, të cilat në vende si Kroacia, Serbia janë të zakonshme. Por le të shikojmë se si u paraqitën pjesët përbërëse të këtij trupi të fuqishëm ekonomik gjatë vitit të kaluar.
Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”