FABRIKA E ÇIMENTOS FUSHË-KRUJË

Të ardhurat bruto 2014:: 65 milionë euro
Ndryshimi në % 14/13: +25
Numri i punonjësve: 380
Vendndodhja: Fushë Krujë

Egziston një perceptim i përgjithshëm që sektori i ndërtimit nuk përjeton ditë të mira. Dhe ky nuk është një perceptim pa baza sepse edhe statistikat e marra nga institucionet shtetërore tregojnë se ky sector është tkurrur. Gjithashtu, egziston edhe një perceptim tjetër kolektiv, sipas të cilit, edhe ato kompani, që prodhojnë e punojnë për llogari të sektorit të ndërtimit kanë aktivitet në rënie. Një perceptim dhe konkludim i tillë mund të jetë pjesërisht i vërtetë, pasi ka edhe kompani që bëjnë përjashtim nga prirja e përgjithshme. Fabrika e Cimentos Fushë Krujë është një e tillë që nuk i është nënshtruar efekteve tkurrëse që ka ushtruar rënia e sektorit të ndërtimit në përgjithësi.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

ADAMANTIOS FRANTZIS

Drejtor i përgjithshme i ANTEA Cement
Emri i kompanisë: ANTEA Cement
Të ardhurat bruto 2014: 53 milionë EURO
Numri i punonjësve: 209
Vendndodhja: Krujë

ANTEA Cement sh.a. është më i madhi investim i tipit “greenfi eld” në Shqipëri, vlera e përgjithshme e të cilit kapërcen 200 milionë euro si një nga kompanitë më të mëdha industriale që operon në Shqipëri. Investimi është bërë bashkarisht nga Titan Group, një kompani shumëkombëshe greke e çimentos, Korporata Ndërkombëtare e Financave (KNF) – organizatë e Bankës Botërore kjo – si dhe Banka Europiane pr Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh). Titan Group, kompania amë e Antea Cement J.S.C., është kompani e materialit ndërtimor të integruar vertikalisht, e themeluar më 1902 në Greqi, me 13 fabrika dhe me operacione të shtuara që shënojnë të ardhura prej 1.1 miliardë eurosh si dhe 25 milionë tonë të kapacitetit prodhues në disa rajone si Europa Juglindore (Shqipëri, Bullgari, Greqi, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi), Egjipt, Turqi dhe ShBA.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

ENDRI PUKA

Drejtor i Përgjithshëm i Albpetrol
Emri i kompanisë: Albpetrol
Të ardhurat bruto 2014: 51 milionë EURO
Numri i punonjësve: 2014
Vendndodhja: Patos, Fier

AlbPetroli është një shembull tjetër, përvec dy kompanive të tjera publike që tregon se një shoqëri shënon progress kur ajo mirëmenaxhohet me ligjësitë dhe botëkuptimin e menaxhimit të një prone private. Këtë e tregon dinamika pozitive e kësaj kompanie gjatë vitit 2014, krahasuar me vitin paraardhës, në të gjitha aspektet. Përgjatë vitit 2014, Albpetrol pati këto karakteristika kryesore

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

CONAD ALBANIA

Emri i kompanisë: Conad Albania
Të ardhurat bruto 2014: 40 milionë EURO
Numri i punonjësve: 160
Vendndodhja: Tiranë

Conad Albania është shoqëri e krijuar nga Conad Adriatico në Shqiperi me qëllim shtrirjen e prezencës së rrjetit dhe markës Conad në territorin shqiptar dhe jo vetëm. Rrjeti Conad është një nga rrjetet e retail-it ushqimor më të mëdhenj në Italy, partner i grupit REWE, që është nje nga grupet e retailit më të rëndësishmë në botë. Conad Adriatico është aksioner direkt i shoqërisë Conad Albania.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

ALBAN JAHO

Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë “DIGITALB”
Emri i kompanisë: DIGITALB
Të ardhurat bruto 2014: 39 milionë euro
Numri i punonjësve: 290
Vendndodhja: Tiranë

Digitalb njihet si kompania e cila revolucionarizoi tregun e transmetimit TV në Shqipëri. Duke përqafuar teknologjinë më në avanguardë dhe falë strategjive marketing inovative, Digitalb është krijuesi i një industrie të re televizive, atë të televizionit me pagesë “Multi Channel”. Në 10 vjet, Digitalb ka bërë një histori te madhe suksesi dhe mbetet edhe sot operatori më i madh dhe më i suksesshëm në Shqiperi ne tregun e televizionit me pagesë.

 
Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

LUCA BUSI

President i “Coca-Cola Bottling Shqipëria”
Emri i kompanisë: Coca-Cola Bottling Shqipëria
Të ardhurat bruto 2014: 22 milionë EURO
Numri i punonjësve: 292
Vendndodhja: Kashar, Tiranë

Thonë se menaxherët e mirë janë ata që marrin vendimin e duhur në një kohë të shkurtër meditimi e refl ektimi. Nëse ky përcaktim është i saktë, atëhere po kaq i vërtetë është edhe fakti se pjesëtarët e familjes italiane, Busi janë menaxherë tepër të aftë e të zotë. Sepse kur atyre iu dha shansi dhe e drejta për të përfaqësuar shumëkombëshen e mirënjohur “Coca-Cola” në Shqipëri, vendimin për ta konkretizuar këtë propozim e morën brenda një kohe të shkurtër. Sic kujton sot Presidenti i “Coca-Cola Bottling Shqipëria”, Luca Busi, atëhere vetëm 19 vjec, “ne u mblodhem të 3, nena ime Cristina Busi Ferruzzi, xhaxhai Franko Busi dhe unë dhe pas një diskutimi të shkurtër konkluduam se ajo që duhet të bëjmë është të realizojmë investimin”.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

KLODIAN ALLAJBEU

Drejtor i Pergjithshem i kompanise Univers-Alb (Spitali Amerikan)
Të ardhurat bruto 2014: 21 milionë EURO
Ndryshimi në % 14/13: +4
Numri i punonjësve: 708
Vendndodhja: Tiranë

Në dhjetor 2006 SPITALI AMERIKAN çeli dyert me premtimin ambicioz dhe përgjegjësinë e madhe: diagnostikim dhe trajtim me standardet më të larta të mjekësisë modern përpacientët shqiptarë. Investimi i matur, i mirëmenduar dhe tepër ambicioz u fokusua fi llimisht në kardiologji dhe kardiokirurgji. Përkujdesja dhe vëmendja e SpitalitAmerikan ndaj pacientëve fi lloi ngazemra. Realizimi për here të pare në Shqipëri i koronarografi së dhe revaskularizimit të arterieve koronare në gjendje acute të infarktit të miokardit – ishte një prej arritjeve te padiskutueshme të kipit të kardiokirurgëve. Nga defektet e lindura në problemet e sistemit valvular; nga kirurgjitë e aortës tek bypasset; nga aorta ashendente në arteriet karotide e femorale, çdo kardiopati që prej 9vitesh ka gjetur trajtim në duart e ekipit të talentuar te SpitalitAmerikan. Sot, pas 9 vitesh punë intensive Spitali Amerikan, i shtrirë në 22 mijë m2 hapësirë, njihet jo vetëm si i pari dhe më i fuqishmi institucion privat shëndetësor por edhe si vendi ku janë realizuar për herë të parë shumësfi da të mjekësisë moderne.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

KOMPANIA AGRO BLEND

Emri i kompanisë: Agro Blend
Të ardhurat bruto 2014: 17 milionë EURO
Numri i punonjësve: 75
Vendndodhja: Vorë, Tiranë

Që prej 12 vitesh, kur ne kemi fi lluar Botimin Kombëtar: “Biznesi Shqiptar: Më të Mirët” bazuar në një mori indikatorësh, si madhësia e biznesit, lloji i aktivitetit, impakti social-ekonomik i veprimtarisë etj kompania AgroBlend ka qenë gjithmonë e pranishme. Për faktin e thjeshtë sepse gjatë analizës së treguesve ekonomiko-fi nanciarë të subjekteve që tregojnë performancën e tyre, AgroBlend është gjitmonë në mes të 200 kompanive më të mëdha shqiptare. E tillë ka qenë, e tillë rezulton edhe në vitin 2014. Me rreth 17 milionë euro aktivitet, kjo kompani renditet në vendin e 88 mes 200 kompanive më të mëdha të Shqipërisë. Dhe nuk duhet harruar që lloji i aktivitetit të kësaj kompanie nuk mund të jetë i krahasuar nga ana sasiore me kompani të tilla si ato që tregtojnë karburant apo me kompani telekomunikacionesh apo bankash.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

LAVDOSH PETOSHATI

President i “Pespa Alumin”
Të ardhurat bruto 2014: 16 milionë EURO
Ndryshimi në % 14/13: +1.2
Numri i punonjësve: 419
Vendndodhja: Durrës

Në këto kohe krize ndërkombëtare dhe kombëtare, e sidomos në këtë krize të vërtetë në të cilën ndodhet sektori i ndërtimit, të konstatosh rritje aktiviteti në një kompani është luks i madh. Mirëpo ja që fatmirësisht ka kompani që ta japin një kënaqësi të tillë. Aq më tepër kur një fat si ky ka ndjekur kompani të mirënjohura e të konsoliduara në treg sikurse Pespa Alumin. Një rritje prej 1.2 për qind e aktivitetit, krahasuar me një vit më parë, sigurisht që nuk përbën ndonjë ritëm të madh, ndonjë ritëm imprësionues, por shumë i rëndësishëm është fakti se dy karakteristika të rëndësishme ka pasur kompania lider e prodhimit të aluminit gjatë vitit 2014. Së pari pra se veprimtaria ka patur rritje me të ardhura vjetore prej 1.82 miliardë lekë pa TVSH të përfshirë dhe së dyti, sepse numri i fuqisë punëtore ka ardhur në rritje, e po kështu edhe vlera e eksportit.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

SELIM SEVGEN & JONGJIAN XU

Drejtorë të Përgjithshëm të kompanisë BERALB sh a
Emri i kompanisë: Beralb sh.a.
Të ardhurat bruto 2014: 15 milionë EURO
Numri i punonjësve: 430
Vendndodhja: Pukë

Viti 2014 nuk mund të quhet një vit i mirë për kompaninë BERALB sh.a. Të ardhurat bruto të kompanisë rezultuan në rreth 15 milionë euro, shumë më poshtë , krahasuar me një vit më parë. Po kështu, viti i kaluar u mbyll me humbje për kompaninë. Por e gjitha kjo e ka një shpjegim dhe një kuptim. Bakri është një mineral i destinuar për eksport në tregjet ndërkombëtare dhe i kuotuar në bursë. Gjatë vitit 2014, cmimi i tij ka qënë shumë më poshtë se sa vitet e tjera dhe kjo e ka dekurajuar kompaninë të prodhojë sasi të mëdha, të cilat vetëm sa do ti shtonin humbjet në madhësi absolute. Kështu që në pritje të përmirësimit të konjukturës ndërkombëtare, BERALB sh.a është mjaftuar me nxjerrjen e afro 250 mijë tonëve bakër në vitin 2014 , nga rreth 500 mijë që ka nxjerrë një vit më parë.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”