Kujtim Zere

Xhiro e biznesit 2020: 5.5 milionë euro
Ndryshimi në % 20/19: +20
Numri i punonjësve: 60
Vendndodhja: Durrës

Shqipëria ka patur një traditë të zhvilluar në grumbullimin dhe eksportin e bimëve mjekësore gjatë kohës së ekonomisë së planifikuar. Ndryshimi i sistemit ekonomik bëri që edhe ky sektor ti besohej iniciativës së lirë të njerëzve. Sot janë disa kompani, të cilat kanë këtë lloj specializimi, të gjitha janë përfërsisht në nivele të njëjta aktiviteti. Një prej kompanivë të rëndësishme të sektorit është edhe “Albanian Herb” sh a. Gjatë vitit 2020, eksportet e kësaj kompanie kapën shifrën e 6.1 milionë dollarëve, një tregues ky që e prezanton atë, ndër kompanitë më aktive të vitit të kaluar. Akoma më i rëndësishëm është trendi i veprimtarisë së “Albania Herb”, sepse krahasuar me një vit më parë rritja është mbi 20 për qind. Kurse krahasuar me vitin 2018 rritja është rreth 70 për qind më shumë. Kuptohet pra që kemi të bëjmë tashmë me një kompani, e cila ka një aktivitet që po njeh vetëm rritje, ndryshe nga shumë kompani të tjera , të cilat kanë luhatje nga viti në vit.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Fatos Zeka

Emri i kompanisë: TOMATO-AL
Xhiro e biznesit 2020: 7 milionë euro
Numri i punonjësve: 50
Vendndodhja: Drenovicë, Berat

Sapo kalon urën e Kucit dhe merr kthesën djathtas, rruga vazhdon në ngjitje të kodrave të zonës. Kur arrin në pikën më të sipërme të këtyre kodrave, poshtë shpaloset një panoramë e bukur, në trajtën e një qilimi të qëndisur. Janë tokat e fshatrave të Goricanit, Drenovicës e Samaticës, të cilët janë të “mbjella” me sera të pafundme. Janë rreth 400 hektarë sera të ngritura në këtë zonë dhe në mënyrë të natyrshmë të lind pyetja preokupuese: ku i dërgojnë gjithë këto prodhime që kultivojnë këta fermerë? Por e ka marrë zgjidhjen ky problem, kjo kontradiktë mes prodhimit dhe gjetjes së tregut. Në këtë zonë gjendet edhe shoqëria TOMATOAL, një kompani e krijuar dhe e organizuar enkas për të grumbulluar fruta dhe perime, me qëllim për ti dërguar ato në tregje, kryesisht të huaja. Një kompani që ka ndërtuar marrëdhënie partneriteti me rreth 1500 fermerë, një kompani që përvec kësaj, ka shtuar edhe vetë sensin protagonist si prodhues produktesh bujqësore, duke kontribuar edhe ajo në shtimin e sipërfaqeve të serave të zonës, por edhe të sasisë së produkteve që dalin prej tyre cdo vit.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Nikollaq Nerenxi

Emri i kompanisë: N.N sh.p.k
Xhiro e biznesit 2020: 7 milionë euro
Numri i punonjësve: 150
Vendndodhja: Tiranë

Kompania “Neranxi” ka 29 vite që zhvillon aktivitetin e saj në importin dhe përpunimin e lëndëve të para të industrisë ushqimore. Duke patur parasysh vështirësitë e tranzicionit dhe luhatjet e forta të sipërmarrjeve private në Shqipëri, ku dështimet shpesh jo për fajin e tyre, kanë qenë të shumta, qëndresa dhe rrugëtimi i këtij aktiviteti, e bën kompaninë “Neranxi” një model jo vetëm të suksesit, por edhe të vizionit, sakrificës dhe qëndresës. Kompania “Neranxi”, njeh fillimet e saj pikërisht atëherë kur në Shqipëri sapo kishte rënë sistemi komunist dhe po hidheshin hapat e para
në ekonominë e tregut i cili ishte mjaft kaotik, por kjo kompani kuptoi menjëherë nevojën për të pasuruar tregun me lëndë të para për fabrikat dhe punishtet e vogla të asaj kohe dhe produkte
ushqimore direkt për konsumatorin. Në fillim u importuan nga disa vende fqinje lëndë të para për pastiçeri dhe xhelateri dhe menjëherë më pas filloi importi i erëzëve dhe frutave të thata nga shumë vende të botës.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Gianni Cavallini

Emri i kompanisë: REMAL
Xhiro e biznesit 2020: 7.2 milion EURO
Numri i punonjësve: 1100
Vendndodhja: Tiranë

Të arrish sukses edhe në kohë pandemie tingëllon çuditshëm, pakëz e vështirë aq më tepër kur bëhet fjalë për industri të veçanta biznesi siç janë kompanitë me numër të lartë punëtorësh. Por i tillë ishte viti 2020 për kompaninë e njohur tashmë, REMAL. Fillimi i vitit 2020 nuk ishte aspak i pritshëm, dhe asnjë nuk kishte menduar një rrezik të tillë në planet menaxheriale, një pandemi globale si Covid-19. Por të suksesshmit nuk ndalen! Dhe të vetmen rrugë që kishte REMAL sh.p.k si qëllim, padiskutim që do ishte suksesi, pavarësisht si ishte apo si do bëhej situata.
Remal është një kompani që operon në tregun e fasonerive, saktësisht në qepjen dhe montimin e këpucëve, e cila nisi siparin e saj që prej vitit 2006 në Kamëz ku vazhdon edhe sot. Sigurisht akoma më e madhe në sipërfaqe dhe fuqi punëtore, ku tashmë adresa e saj në Bathore është kthyer në adresën qëndrore për dy simotrat e saj në Valias dhe Kavajë.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Asllan Baraj

Xhiro e biznesit 2020: 7.2 milionë euro
Ndryshimi në % 20/19: +12
Numri i punonjësve: 100
Vendndodhja: Maminas, Durrës

Fabrika e qeramikës KID-ALB përjetoi një ngjarje të rëndë pasi fabrika e re për prodhimin e tullave dekorative u dogj nga një zjarr aksidental. Ishte në momentet e fundit të prodhimit eksperimental dhe për pak kohë do të fillonte punë si një fabrikë unike e këtij lloji. Si një fabrikë që do të shënonte konkurimin me produkte të ardhura 100 për qind nga importi. Jo vetëm kaq, por duke qenë e para fabrikë e këtij lloji, suksesi i saj i garantuar do të shtonte edhe optimizmin e biznesmenëve të tjerë, të cilët mund të ndiqnin shembullin e “KID-ALB”-it, duke diversifikuar prodhimin. Dhe duke bërë një retrospektivë e sjellë ndërmend se cfarë ngjau me industrinë shqiptare të prodhimit të tullave, është e lehtë të përfytyrohet se pak a shumë e njëjta tendencë dhe bilanc do të konfigurohej edhe sa i takon tullave dekorative.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Adrian Aliko

Emri i kompanisë: KA TRADING
Xhiro e biznesit 2020: 8.5 milionë euro
Numri i punonjësve: 55
Vendndodhja: Vlorë

Viti 2020, përvec që ishte viti i një krize të jashtëzakonshme e diktuar nga pandemia globale, ishte ndërkohë edhe një test për shumë sipërmarrje shqiptare. Ishte test në kuptimin e dedektimit të aftësive të tyre të manovrimit në një situatë që është pak të thuash e vështirë. Nga ky realitet nuk bën përjashtim as kompania KA Trading. Edhe për të u krijuan vështirësi, por në saj të natyrës së punës që ajo ka si prodhuese e artikujve higjeno sanitarë, në sajë të fizionomisë që ka, si kompani kryesisht eksporti e këtyre produkteve, por edhe në sajë të aftësive menaxhuese e pragmatiste të drejtuesve të saj, e kryesisht të CEOS-s së tij, Ardian Aliko, KA Trading arriti të mos rreshtohet tek kompanitë humbëse prej pandemisë. Realizoi një volum aktiviteti në nivelin e 1 miliardë lekëve apo rreth 8.5 milionë eurove, që e krahasuar me vitin 2019 është me një rritje modeste. Realizoi po kaq eksporte, pasi kompania Ka Trading është një kompani që ka zgjedhur të konkurojë në tregjet ndërkombëtare.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Vasil Llajo

Emri i kompanisë: Intermedica
Xhiro e biznesit 2020: 8.5 milionë euro
Numri i punonjësve: 150
Vendndodhja: Tiranë

Ka kaluar shumë kohë, rreth 26 vite, por Edvin Libohova e mban mend mirë periudhën kur në zyrën e tij të Drejtorit të Përgjithshëm të Bankës së Kursimeve trokiti një mjek me një kërkesë të zakonshme, atë të sigurimit të një kredie. Veçse qëllimi pse do të përdorej kredia ishte paksa i pazakontë. Mjeku Vasil Llajo e kërkonte dhe e dëshironte këtë kredi, rreth 700 mijë dollarë, për të sjellë e insaluar në Shqipëri skanerin e parë për diagnostikimin e pacientëve. Nga pikëpamja e shifrave ishte i “paaftë” ta bindte kreun e atëhershëm të bankës më të madhe të Shqipërisë, por pse duhej e çfarë efektesh pozitive do të sillte futja edhe përdorimi i skanerit në Shqipëri këtë po, e realizonte më së miri. Dhe Edvin Libohova flaku tej ngurtësinë e bankierit që synon të jetë i sigurtë në të gjitha rrethanat, por i besoi intuitës së tij duke marrë risk përsipër e duke ia akorduar kredinë Dr. Vasil Llajos. Kurse vetë Vasil Llajo nëpëmjet futjes së skanerit të parë në Shqipëri do të fillonte një proces revolucionarizues në shëndetësinë shqiptare.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Jongwoo Nam

Emri i komanisë: “Yura Corporation Albania”
Xhiro e biznesit 2020: 9 milionë euro
Numri i punonjësve: 1303
Vendndodhja: Fier

Për një vend me nivel jo të lartë zhvillimi, me probleme ekonomiko-sociale sikundër është Shqipëria, investimet e huaja në përgjithësi e sidomos ato direktet janë një ilac i mirë për ti reduktuar këto probleme. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2019, sasia e investimeve të huaja në Shqipëri ishte afro 1 miliardë euro. Mirëpo, nëse do të zgjidhnim njërin prej këtyre investimeve, si shëmbull për të treguar se për cfarë lloj investimesh ka nevoja Shqiëria, ajo është fabrika për prodhimin e pajisjeve kabllore për automjetet në Fier. E ndërtuar nga kompania koreane “Yura Coorporation” me vlerën e afro 10 milionë eurove, kjo fabrikë ndoshta nuk ka ndonjë peshë të përfillshme në raport me totalin e investimeve të huaja të konkretizuara gjatë vitit 2019. Mirëpo roli dhe rëndësia e këtij investimi është e madhe. Sepse bëhet fjalë për një fabrikë të lokalizuar në zonën e Fierit, prej së cilës, në fund të vitit 2020, i cili ishte edhe viti i parë i aktivitetit të “Yura Corporation Albania”, u regjistrua një numër total punonjësish prej 1303 vetësh.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Laurentiu Hutanu

Emri i kompanisë: Uji i Ftohtë Tepelenë
Xhiro e biznesit 2020: 9.5 milionë euro
Numri i punonjësve: 80
Vendndodhja: Tepelenë

Orientimi drejt objektivave të qëndrueshëm dhe rritja e kontributit në komunitete duket se po kthehet në një busull për politikat e kompanive të maturuara dhe novatore edhe në Shqipëri. Një shembull i këtij mentaliteti të ri është edhe lëvizja e fundit e “Uji i Ftohtë Tepelene” duke ndryshuar pjesën më të madhe të flotës së automjeteve të saj të cilat kishin në bazë gazin dhe duke kaluar në makina elektrike. Laurentiu Hutanu Drejtor i Përgjithshëm i “Uji i Ftohtë Tepelene” nënvizon se ky është vetëm fillimi i këtij rrugëtimi që ka në thelb qëndrueshmërinë por hapa të tjerë do të pasojnë kohë pas kohe, në të njëjtin drejtim. Ndaj një ndër objektivat e rëndësishme të shoqërisë gjatë 2020 ishte të hidhte hapat e një planifikimi, rakordimi dhe buxhetimi korrekt të aktiviteteve me Qendrueshmëri Mjedisore, të cilat u realizuan në kohë rekord dhe u lancuan në 2021.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Faik Curri

Xhiro e biznesit 2020: 10 milionë euro
Ndryshimi në % 20/19: +20
Numri i punonjësve: 187
Vendndodhja: Tiranë

Mjaft prej protagonistëve aktualë të biznesit shqiptar kanë të përbashkët mes tyre faktin se e kanë nisur këtë rrugë që në vitet e para të ndryshimit të sistemit ekonomik. Dhe vazhdojnë sërish të jenë aktivë, të konkurojnë e luftojnë për fatet e bizneseve që themeluan shumë e shumë vite më parë. Jo pak prej tyre preferuan të diversifikojnë aktivitetet, duke ngulur “flamurë” në sektorë të ndryshëm të biznesit, kurse disa të tjerë vazhduan të ndjekin filozofinë: bëj atë që di më mirë të bësh dhe duaje atë që bën. Tek ky grup i dytë biznesmenësh, që ushtrojnë prej vitesh biznes të specializuar, që rritjen e kompanisë e adresojnë tek përsosja e saj dhe tek fuqia konkuruese e saj bën pjesë padyshim edhe një prej figurave të biznesit shqiptar, Faik Curri. Sistemi i ri ekonomik e gjeti të diplomuar prej pak kohësh në fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në degën e hidroteknisë dhe me një lloj ekperience si inxhiner i punësuar në shtet.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”