Borxhi i lartë publik si dëshmi keqqeverisjeje

Edhe pse ka shkuar në kufijt maksimalë të ezaurimit, niveli  i borxhit publik stimulon një pyetje carmatosëse: cfarë problem është zgjidhur një herë e mirë për Shqipërinë dhe për shqiptarët?

Shpëtim Luku

 

Prej disa kohësh dinamika e borxhit public të Shqipërisë, niveli i lartë në të cilin ai ka arritur-qeveria e kaluar e dorëzoi detyrën me 63 për qind borxh ndaj PBB- ka qenë edhe lajm, por edhe object debate në Shqipëri? Duhet të ketë tavan apo jo për të, a është në nivele alarmante apo nuk ka arsye për shqetësim, a duhet vijuar akoma të merret borxh apo duhet të fillojë procesi i reduktimit të tij? Këto e të tjera pyetje si këto kanë mbisunduar në debat. Natyrisht me protagonist pro dhe kundër. Mirëpo ka qenë një debat i cekët, pa asnjë orvatje për të rrokur thelbin e problemit, që në të vërtetë përbën edhe arsyen kryesore pse të gjithë duhet të ndjehen të shqetësuar e të trishtuar. Nëse borxhi public i Shqipërisë nga 40 për qind që duhet të ishte, sipas kalkulimit të specialistëve të huaj, ka shkuar në 63 për qind e pritet të rritet edhe më tej, atëhere një pyetje është e pashmangshme: cfarë problemi Shqipëria mund të krenohet se e ka zgjidhur njëhere e përgjithmonë?! Dhe që për qyttetarët e thjeshtë do të përbënte një argument ngushëllues mbi bazën e të cilit ata do të thonin: “vërtetë do na takojë në të ardhmen të paguajmë fatura të kripura, por ama një apo dy problem i kemi zgjidhur e skemi më nevojë të përqëndrojmë fonde e investime”?! Është zgjidhur problemi i infrastrukturës, që ka qënë edhe sektori që ka gllabëruar fontet më të mëdha? Realiteti në të cilën ndodhet ajo nuk ta lejon një pohim të tillë. Sepse, në Shqipëri nuk ka akoma asnjë aks rrugor që të jetë i përfunduar nga pika A në pikën B. Nuk mund të shkosh në mënyrë komode as në Gjirokastër e Sarandë, as në Korcë, as në Shkodër, as në Peshkopi, as në Berat e as në Vlorë sepse kudo do të dalin segment rrugorë ndërmjetës që ta kthejnë udhëtimin në një hall të madh.

Është zgjidhur problem i energjisë elektrike? Sigurisht që jo sepse ky sector mbart një problematikë tejet të madhe me kontributin e shumë aktorëve dhe faktorëve. Qytetarët sërish vazhdojnë të kenë problem me energjinë elektrike, jo më tepër sa i takon furnizimit me të, por shpërndarjes së pabarabartë të faturave, ku korrekti paguan edhe për jokorrektin! Edhe pse vend me kushte tejet të përshtatëshme, Shqipëria vazhdon të jetë akoma vend me deficit energjitik, pa arritur të ndërtojë një vepër të rëndësishme energjitike përgjatë gjithë tranzicionit. Hidrocentrali i Ashtës dhe disa investime për rritjen e kapacitetit transmetues janë shumë pak, përpara problemeve për të konkluduar se sektori energjitik është pranë zgjidhjes së problemeve një herë e mirë.

A mund të thuhet se bujqësia e gëzon këtë status? Sërish realiteti sugjeron përgjigjen:jo. Sepse për situatën ku ndodhet bujqësia shqiptare mjaftojnë vetëm disa kronika televizive për pëmbytjet që përsëriten në mënyrë sistematike cdo vit për të kuptuar se ato që janë dëshmi i një bujqësie të përparuar, pra kanalet vaditëse dhe ato të kullimit si dhe hidrovoret janë në më të shumtën e rasteve ose të shkatërruar ose jashtë loje. Për pasojë, fermerit shqiptar do ti duhet edhe mjaft kohë të përballet me problem me të cilat ai duket i ambientuar tashmë, por kurrë smund të flasim për bujqësi në nivele të larta.

A mund ta themi këtë për turizmin? Pra, si rezultat i borxhit të shfrenuar, a është  dizejnuar turizmi në trajtë industrie, në mënyrë që ai më pas të kontribuojë në rritjen ekonomike të vendit, në përmirësimin e bilancit financiar? A mund të thuhet pra që turizmi shqiptar tashmë ka marrë formë dhe është gati të rikthejë investimet e realizuara në të? Unë personalisht mendoj se jo.

Dhe kështu mund të vazhdonim arsyetimin edhe për fusha e sektorë të tjerë. Por sado që përpiqemi, sërish, nuk na vjen ndërmend asnjë “punë e mbaruar njëherë e mirë”. Cka do të thotë se borxhi i lartë public, ezaurimi i tij deri në nivele kritike dhe kompromentuese për të ardhmen është thjesht një dëshmi, një ekspozim i keqqeverisjes shqiptare. Pse jo, edhe denoncim i korrupsionit në nivele alarmante. Nëse do të shpreheshim në mënyrë figurative, mënyra se si qeveria e kaluar është sjellë me borxhin public i ngjan asaj të një kryefamiljari që ka marrë kredi bankare, por  që nuk ka arritur të zgjidhe nëpërmjet saj as problemin e punësimit, as problemin e strehimit, as problemin e shkollimit të fëmijëve të tij. Shkurt, i ka bërë paratë rrush e kumbulla-thotë populli për të tilla raste.

Recent Posts

Kur shteti të humb edhe vitet e punës si zv.Mini
L.M  është një qytetar dhe ekonomist i njohur tiranas, i cili një pjesë të madhe të karrierës së tij e ka shpenzuar si zyrtar korrekt e i ndershëm në institucione të ndryshme shtetërore....
October 24, 2024 Read More
Ish-emigranti biznesmen që eksporton gjysmën e p
Shumica e biznesmenëve që kanë sot pozita të forta dhe dominuese në biznesin shqiptar janë bërë të tillë nëpërmjet një rrugëtimi që ka nisur në fillim të viteve 90-të. Pra, atëhere ...
October 16, 2024 Read More
Zotëria i turizmit!
Fatos Cerenishti njihet tashmë nga të gjithë si pionieri i turizmit shqiptar. Por fillimet e tij në biznes i ka në sektorin e ndërtimit. Pra në atë sektor që ka qenë dhe vazhdon të mbetet b...
October 10, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/ “Më të Mirët” realizuan 13 mi
Ja ku erdhi edhe edicioni i 21-të i Botimit Kombëtar “Biznesi Shqiptar: Më të mirët 2024”. Cdo botim i ri është një përforcim edhe më i madh i traditës që ka krijuar tashmë ky botim u...
September 23, 2024 Read More
Papërgjegjshmëria që “mbron” konsumatorin d
Pronari i një rrjeti të njohur supërmarketesh nxorri telefonin nga xhepi dhe i telefonoi drejtorit të përgjithshëm të kompanisë së tij, për ti transmetuar urdhrin për të hequr nga supermar...
September 11, 2024 Read More
Conad merr vendimin e rëndësishëm
Kompania e njohur Conad Albania ka marrë së fundmi një vendim të ëndësishëm. I gjithë rrjeti i saj i dyqaneve nuk do jetë më me metodën franchising. Pra bazuar edhe në një partneritet me ...
July 26, 2024 Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *