Administrator i kompanisë PapMetal Impex
Të ardhurat bruto 2014: 9.5 milionë EURO
Ndryshimi në % 14/13: +2%
Numri i punonjësve: 30
Vendndodhja: Durrës
Në Shqipëri funksionojnë disa fabrika të prodhimit të produkteve metalike, sikurse janë tubot e madhësive dhe formave të ndryshme. Kapacitetet prodhuese mendohet të jenë shumë herë më të mëdha se sa nevojat që ka vendi. Vetëm kapaciteti i fabrikës PapMetal mjafton për të përmbushur nevojat vendase. Megjithatë, edhe pse kemi të bëjmë pra me një treg të superbombarduar me investime e të superpopulluar me subjekte, ai e ka liderin e saj. PapMetal Impex vazhdon prej vitesh të udhëheqë tregun e prodhimit të produkteve metalike. Me afro 10 milionë euro, të ardhura bruto, të siguruara gjatë vitit 2014, kjo kompani renditet në vendin e 180 ndër kompanitë më të mëdha shqiptare.
Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”