Taksa që asfikson prodhimin vendas

 

Si po kthehet në një barrierë të rëndësishme biznesi taksa e ambalazhit? Si po frenon ajo eksportin e produkteve të ndryshme dhe si po avantazhon produktet e importit në kurriz të atij vendas?

 

Shpetim Luku

 

Mjafton vetëm një retrospektivë e thjeshtë dhe të gjithëve na vjen ndërmend një situatë paradoksale e para disa viteve. Shqipëria, një vend i pasur me ujëra, i plotësonte nevojat e konsumatorit nëpërmjet importit nga vende të tilla si Italia dhe Greqia. Më pas, investimet e biznesmeneve vendas, krijimi prej tyre i kompanive  që merren me ambalazhimin dhe tregtimin e ujit thuajse e “zhduku” fare produktin e importit nga tregu. Duke shënuar kështu një nga rastet e rralla ku beteja mes prodhimit vendas dhe atij të importit është fituar bindshëm nga i pari.

Mirëpo situate sërish ka ardhur duke ndryshuar. Ose e thënë më saktë, duke u vështirësuar për prodhimin vendas. Që nga casti që qeveria ka aplikuar taksën e ambalazhit, jo vetëm kompanive të ambalazhimit dhe tregtimit të ujit, por edhe kompanive të produkteve të tjera që përdorin ambalazh plastik iu është përkeqësuar e tashmja dhe iu është errësuar perspektiva. Pse? Sepse Shqipëria aplikon një taksë ambalazhi që është 100 lekë për kg, që e krahasuar me cmimin e blerjes kjo taksë zë afro 50 për qind të cmimit të blerjes së pipetës(që fryhet e bëhet shishe). Vende si Kosova dhe Greqia e kanë këtë taksë zero. Vende të tjera rajonale si Maqedonia apo Mali i Zi apo qoftë dhe Italia e kanë në nivele modeste. Këto praktika të ndryshme taksimi përkthehen në treg si avantazhe për njërën palë dhe dizavantazhe për palën tjetër. Cka do të thotë se me këtë nivel taksimi, kompanitë shqiptare që prodhojnë produkte të ambalazhuara me ambalazh plastic ofrojnë në treg një product që normalisht del me mim më të lartë se sa ai importit. Mjafton të përmendim si shembull që uji i ardhur nga Greqia shitet në Jug të Shqipërisë me 18 lekë për shishe, ndërkohë që kompania shqiptare duhet ta ofrojë atë me të paktën 23 lekë. E njëjta logjikë vlen pra edhe për produktet e tjera. Por ndikim akoma më të madh ka kjo taksë sa i takon ngushtimit të perspektivës së kompanive shqiptare. Në kushtet e një tregu të vogël, eksperienca e biznesit shqiptar na ka mësuar se rruga me e mirë për tu rritur është eksporti. Ka mjaft kompani shqiptare në sektorë të ndryshëm, sidomos ato të ndërtimit, që e vërtetojnë këtë teori. Sepse janë ideuar e ndërtuar me largpamësi, janë krijuar të pajisura me fuqi konkuruese për tregje më të mëdha se sa ai i Shqipërisë. Dhe deri tani mjaft suksesshëm, aq sa vështirësitë e tregut shqiptar i kanë komensuar me tregje të tjera të reja të fituara. Mirëpo këtë nuk mund ta bëjnë dot kompanitë e tregtimit të ujit apo kompani të tjera prodhimi që përdorin ambalazhin plastic. Jo për arsye të cilësisë së produkteve, sepse ajo është shumë e mirë. Jo për arsye të moskalkulimit të mirë të kostove të prodhimit sepse edhe atë dijnë ta bëjnë menaxherët e tyre. Por thjesht sepse taksa e ambalazhit e zhbalancon situatën në dëm të tyre. Kemi të bëjmë pra me arsye subjective, me barrier artificial biznesi që në një të ardhme të afërt do të bëjnë të mundur që të fitojë sërish terren produkti i ardhur nga importi. Kur qeveria shqiptare vendosi aplikimin e kësaj takes argumentimi i saj ishte nevoja për eleminimin e ambalazhit plasik, si një armik i mjedisit. Një pretendim i drejtë, një qëllim i mirë, por që fatkeqësisht nuk mund të përmbushet nëpërmjet kësaj takse. Sepse nëse në vit shiten psh 100 milionë shishe ujë, sërish aq ose edhe më shumë do të shiten. Cështja shtrohet nëse do shitet ujë Greqie, ujë Italie apo ujë Shqipërie?! Cështja shtrohet nëse do të lejojmë të përmbysim sërish raportet në treg?! Dhe nëse kemi disponimit ti japim frymëmarrje biznesit, duke e lejuar të hedhë sytë nga eksporti, duke konkuruar si I barabartë me të tjerët?

Sepse mbrojtja e mjedisit mund të realizohet edhe me një mori mënyrash të tjera.

Kush i vesh shqiptaret?

 

Zara dhe Lc Waikiki më të preferuarat

Perfytyroni pak dëshirën e ethshme të njerëzve për të bërë shopping, kthimin e tij në një passion dhe mani dhe nga ana tjetër alternativat e panumurta. Që përmbidhen ne boutiche, qendra tregtare, dyqane të specializuara marke, dyqane ku shiten lloje të ndryshme veshjesh pa profilizim të qartë, tregje të përqëndruara etj etj. Imagjinoni pra se cfarë detyre e vështirë është të gjesh veshjet e duhura, në raport me kërkesat dhe buxhetin tënd, sa i koklavitur është orientimi në këtë “pyll” të pafund alternativash e mundësish.  Megjithatë egziston një mënyrë për të parë se kë preferojnë më shumë shqiptarët. Për të identifikuar se kush janë ata dyqane që “veshin” më së shumti qytetarët e këtij vendi. Dhe kjo është xhiroja vjetore e realizuar. Nga qindra subjekte që mund të jenë me natyrë aktiviteti tregtimin e artikujve të veshjes, vetëm dy kompani janë ato që renditen ndër më të mëdhatë e biznesit shqiptar. Këto janë Inditeks Albania, kompania që merret me tregtimin e artikujve të markave Zara, Massimo Dutti dhe  Pull&Bear dhe Lc Waikiki. Të dy kompanitë përgjatë vitit 2015 kanë realizuar një aktivitet vjetor në nivelin respektiv të 1.9 dhe 1.6 miliardë lekëve duke e ekspozuar kështu si dy nga vendet më të preferuara për blerje nga ana e konsumatorëve shqiptare. Jo vetëm kaq, por edhe fitimet e kompanive janë shumë të mira, cka tregon se nëpërmjet veprimtarisë së tyre të gjitha palët janë të kënaqura. Të kënaqura janë biznesmenët që ushtrojnë këtë aktivitet sepse llogaritë iu kanë dalë mirë, por të kënaqur janë edhe blerësit për cilësinë e produkteve që kanë blerë.