Drejtor i Përgjithshëm i Sigal Unica Group Austria
Emri i kompanisë: Sigal Unica Group Austria
Të ardhurat bruto 2015: 40 milionë EURO
Numri i punonjësve: 300
Vendndodhja: Tiranë, Prishtinë, Shkup
Humori i administratorëve të kompanive të sigurimeve duhet të jetë i mirë. Dhe ky nuk është supozim, por një konkluzion që del vetëvetiu nga shqyrtimi i realitetit të tregut të sigurimeve për vitin 2015. Ka patur disa evenimente ky treg, krahasuar me një vit më parë, cka ka sjellë realizimin e pritshmërive nga ana e drejtuesve të kompanive. Sepse tregu i sigurimeve në vitin 2015 ka patur një rritje prej 21.18 për qind krahasuar me një vit më parë-thotë AMF në raportin e saj vjetor. Rritja është me një ritëm të konsiderueshëm, cka nuk konstatohet në asnjë sektor tjetër të biznesit shqiptar. Tregu në total i sigurimeve, ku përfshihen sigurimet e jo-jetës dhe jetës arriti në total rreth 14 miliardë e 86 milionë lekë ose afro 100 milionë euro. Rritje pati gjithashu edhe numri i kontratave me afro 6 për qind, ndopnëse rritja sasiore nuk duket aq impresionuese sa rritja në vlerë e këtij tregu? Mirëpo ai që e ka mëse të përligjur të qënit i kënaqur, i gëzuar, i plotësuar e i realizuar është Drejtori i Përgjithshëm i “Sigal Unica Group Austria””, Avni Ponari. Për një mori arsyesh. Së pari sepse të dhënat tregojnë se kompania SIGAL Unica Group Austria vazhdon të ruajë e të konsolidojë vendin e parë.
Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”