saimir-mane

SAMIR MANE

Emri i kompanisë: Balfin Group
Të ardhurat bruto 2015: 500 milionë euro
Numri i punonjësve: 3000
Vendndodhja: Tiranë

Balfin, Balkan Finance Investment Group, është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon. Portofoli i investimeve të Grupit mund të kategorizohet në aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, menaxhimi i hapësirave tregtare apo industriale dhe shërbime, telekomunikacion, fincancim i konsumatorëve, industria minerare, turizëm dhe agrikulturë. Z. Samir Mane e nisi biznesin që në vitin 1993 në Vjenë dhe tashmë ka arritur të krijojë Grupin më aktiv dhe inovator falë investimeve të suksesshme në ide që kanë transformuar dhe revolucionarizuar jo vetëm tregun por edhe sjelljen e konsumatorëve. Sot Grupi Balfi n, me President z. Samir Mane, Grupi Balfi n është prezent me aktivitetin e tij përtej kufi jve të Shqipërisë, në Austri, Maqedoni, Mali i Zi, Dubai, Kosovë, Greqi, Itali, Hong-Kong dhe Amerikë. Sot pjesë e Grupit Balfi n janë shoqëritë: Alba Trade, Neptun, Neptun International, Mane TCI, Green Coast, Milsped Albania, AlbChrome, Fashion Group, ACREM, Food Way, Skopje City Mall, QTU, TEG, Tirana Logistic Park, AgroCon Albania, Tirana Business University, Plus Communications, FinAl…