Kompania e tregtimit të makinave “Albania Motor Company” ka arritur një sukses të vërtetë përgjatë vitit 2016. Fordi, makina që ajo tregton në tregun shqiptar rezultoi më e shitura. Me 537 makina të reja të shitura, marka Ford lë pas vetes të gjitha markat e tjera të makinave të reja, duke shënuar kështu një rezultat, që përbën një rritje prej 33 për qind krahasuar me një vit më parë. Kjo i ka mundësuar kompanisë jo vetëm statusin e asaj që ka brandin më të shitur në tregun shqiptar, por edhe disa vlerësime nga shtëpia e mirënjohur automobilistike “General Motors” . Kështu, “Albania Motor Company”, përfaqëson kompaninë me performancën më të mirë gjatë vitit 2016 të shitësve të makinës Ford në Europë. Ndërkohë që stafi i saj është vlerësuar ekipi menaxhues më i mirë për vitin 2016.
Tregu i makinave të reja në Shqipëri njohu një rritje të vogël gjatë vitit 2016, duke arritur në afro 2700 makina në vit. Megjithatë ky treg mbetet sërish në përmsa tejet modeste kur kujton se një shtet si Bosnja dhe Hercegovina, i ngjashëm shumë më Shqipërinë në përmasa dhe tregues ekonomik shiti për vitin 2016 8700 makina të reja.
Recent Posts
Mebiznesmenin korcar Luan Lartie kishim lënë të takoheshim tek një kompleks pallatesh në hyrje të Korcës, aty ku dikur ka qenë fabrika e trikotazhit. Është një kompleks, nga më të bukurit...
Shpëtim Luku
“Gjonaj Group” është një bashkësi kompanish, ku pērmenden disa kompani si Info-Telecom, Enertrade, Promarketing, Digicom, Probroker etj. Natyrisht, Info-Telekomi është ajo ...
Shpëtim Luku
Edhe pse ka ikur që i vogël nga vendlindja, sytë, mendja dhe zemra e tij i mbeten gjithmonë atje.
Edhe pse pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar larg saj, ai ka qen...
Vins Vaughn, Ed Harris dhe Julia Ormond janë disa prej kastit të aktorëve të filmit Prime Gig, realizuar diku nga fillimi i viteve 2000.
Pendleton "Penny" Wise, një telemarketist i talentua...
Drejtoreshë e përgjithshme e kompanisë GJERGJI H TEXTILE
Emri i kompanisë: Gjergji H Tekstile
Xhiro e biznesit 2022: 1 milion EUR
Numri i punonjësve: 25
Vendndodhja: Tiranë
Si kanë arritur deri...
Administrator i kompanisë “AMBRA”
Emri i kompanisë: AMBRA
Xhiro e biznesit 2022: 4.5 milion EURO
Numri i punonjësve: 450
Vendndodhja: Durrës
Qëkurse mori në duar “timonin” e...
Emri i kompanisë: AK-Invest
Xhiro e biznesit 2022: 6 milionë euro
Numri i punonjësve: 50
Vendndodhja: Tiranë
AK – Invest, shoqëri aksionere e regjistruar me vendim të Gjykatës Tir...