Biznesmenet politikanë, fituesit dhe humbësit

 

Shpëtim Luku

Të klasifikohesh tek humbësit nuk i pëlqen askujt. Kjo vlen për cdo njeri, por është një ndjesi negative akoma më e fortë për biznesmenet. Sepse të mësuar për të fituar cdo garë, të stërvitur për të qenë konkurues, humbja e një beteje ua prish komfortin psikologjik atyre. Gjatë këtyre zgjedhjeve konkuruan nën sigla të ndryshme partish edhe një numur i konsiderueshëm biznesmenësh. Disa prej tyre tashmë do të jenë në Kuvendin e Shqipërisë me statusin e ri të deputetit, kurse disa të tjerë duhet të pajtohen me faktin se e tentuan dicka të tillë, por nuk ia arritën. Po kush janë fituesit?

Lawmaker Tom Doshi speaks to a Parliament’s commission discussing the prosecutors’ request to lift his immunity, Wednesday, March 25, 2015, after his claims Speaker Ilir Meta had been behind an assassination plot. Parliament on Thursday, March 26, 2015 voted in favor of the prosecutors’ call to arrest Doshi, expelled from the governing Socialists three weeks ago after the claims, and also for Christian Democrat Mark Frroku for false testimony in the case. (AP Photo/Hektor Pustina) Një nga emrat kryesorë që vërtetoi  dhe verifikoi edhe njëherë aftësinë e tij konkuruese  ishte Tom Doshi. Deputet në tre legjislatura të kaluara, Doshi këtë radhë konkuroi në rrethana tërësisht të pafavorshme për të. Sepse shumicën e katërvjecarit të fundit në Parlament e shpenzoi më së shumti në Prokurori për akuza nga më të ndryshmet.  U braktis nga grupi parlamentar ku bënte pjesë dhe të shumta ishin edhe sharjet e akuzat kundër tij. E megjithatë biznesmeni i njohur më së shumti si pronar i “Profarma” dhe “Aldosh Farma” tregoi se i mjafton edhe një sigël partie joaktive prej kohësh, sikurse është ajo e PSD-së, për të qenë fitues.

Një tjetër biznesmen fitues është Bujar Muca. Konkuroi në emër të PDIU-së. Biznesmeni i njohur i karburanteve dhe pajisjeve hidrosanitare bëri të mundur që partia e camëve të marrë në Elbasan një mandat të dytë, ndërkohë që në legjislaturën paraardhëse kjo parti  kishte vetëm një mandat në Elbasan. Kush e njeh nga afër Bujar Mucën e krijon menjëherë përshtypjen se persona të tillë dinë ta klasifikojnë veten tek fituesit, edhe pse mund të konkurojnë nën flamurin e një partie që nuk ka shumë elektorat.

Agron Shehaj është një tjetër biznesmen fitues. I renditur i pari në listën e PD-së për qytetin e Vlorës  fitorja e tij ndoshta nuk është ndonjë habi e madhe, pasi ndodhej në vendin më të sigurt të mundshëm të listës. Mirëpo për Parlamentin e ri shqiptar dhe sidomos për grupin parlamentar të PD-së, themeluesi dhe ish administrator i kompanisë “Intercom Data Service” besoj se do të jetë një vlerë e shtuar. Aq më tepër që bëhet fjalë për një person që vjen nga Italia, vend ku ka emigruar që në moshë të re.

Një biznesmen tjetër që i shtohet Parlamentit shqiptar është edhe Ilir Ndraxhi, Administratori i kompanisë IAM. Deri tani Iliri është marrë me tregtim plehrash kimikë, ushqimesh për blegtorinë apo import drithërash për industrinë e blojës, kurse nga shtatori do I duhet të mendojë e veprojë si ligjvënës. I kandiduar në listën e PS-së së Durrësit, Ndraxhi u identifikua nga kjo forcë poltike si një nga individët më të zotë për të konkuruar në një zonë si Shijaku. Dhe ia doli me sukses.

Tek biznesmenët fitues u rendit edhe Arben Pëllumbi i PS-së.

Agron DukaDhe sikurse thamë edhe më lart, cdo betejë ka fituesit, por edhe humbësit e saj.  Dy nga biznesmenët humbës më të mëdhenj janë Agron Duka dhe Astrit Veliaj. Të dy kandiduan në emër të PD. Agron Duka është jo vetëm një biznesmen i mirënjohur, por gjithashtu edhe një politikan aktiv në Shqipëri. Disa herë deputet, por edhe ministër, ndoshta edhe atij vetë nuk mund ti ketë shkuar kurrë në mëndje se ai do të rreshtohej tek humbësit. Nëse do të shpreheshim me gjuhën e futbollit, ai është blofi i madh i zgjedhjeve. Gjë që e pranoi edhe vetë në një deklaratë të fundit kur tha se” ns do ta njihja mirë situatën, atëhere do konkuroja me sigël tjetër e do të fitoja me siguri”.

Pronari i “Albania University”, Astrit Veliaj e pasuron listën e humbësve. I kandiduar i dyti në listën e PD-së së qarkut Berat, Veliaj pa se kjo nuk ishte e mjaftueshme për të fituar. Ndaj dhe atij i duhet të ngushellohet me faktin se për një katervjecar ishte deputet dhe se mund të tentojë sërish herë tjetër

Astrit VeliajListës së humbësve i bashkëngjitet edhe Adi Haxhiymeri, Administrator i kompanisë së mirënjohur “Prima”. Haxhiymeri ishte propozim i kreut të Partisë Agrare Ambientalistë, Agron Duka dhe pjesë e negociatave që ky bëri me kreun e PD-së Basha për të vendosur edhe një kandidat tjetër, vec vetes, në zonë të sigurtë. Por me sa duket numri 13 në listën e PD-së së qarkut Tiranë nuk paska qenë zonë e sigurtë, ndaj dhe Haxhiymerit i duhet të pajtohet me humbjen e parë në jetë të një gare.

Jeta vazhdon, biznesmenët që morën mandatin e deputetit do iu duhet të nisin një rrugëtim të ri d he vetëm në fund të mandatit do të bëjnë një bilanc nëse bënë mirë apo keq që ndërruan statusin e biznesmenit me atë të politikanit.

Recent Posts

Papërgjegjshmëria që “mbron” konsumatorin d
Pronari i një rrjeti të njohur supërmarketesh nxorri telefonin nga xhepi dhe i telefonoi drejtorit të përgjithshëm të kompanisë së tij, për ti transmetuar urdhrin për të hequr nga supermar...
September 11, 2024 Read More
Conad merr vendimin e rëndësishëm
Kompania e njohur Conad Albania ka marrë së fundmi një vendim të ëndësishëm. I gjithë rrjeti i saj i dyqaneve nuk do jetë më me metodën franchising. Pra bazuar edhe në një partneritet me ...
July 26, 2024 Read More
“Lajthiza” vlerësohet në Bruksel me
Uji “Lajthiza” ka qenë alternative e parë e konsumatorëve gjatë vitit 2023. Ashtu sikurse ka qenë përgjatë gjithë kohës, që nga momenti kur është hedhur në treg. Ashtu sikundër vazhd...
July 16, 2024 Read More
Miss Fake News
Miss Fake News Pedagogët e Gazetarisë në përgjithësi e veçanërisht ata që japin raportimin e lajmit kanë pak kohë që fërkojnë duart nga kënaqësia. Sepse tashmë nuk iu duhet të qëm...
June 25, 2024 Read More
Si e surprizoi Avni Ponari ish-Ministrin e tij?
Teksa lëvizte me makinë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Avni Ponarit i zunë sytë  ish-Ministrin nga i cili varej institucioni ku ai punonte si Oficer marine. Ishte Ministri që si rezu...
June 18, 2024 Read More
Avantazhi që u kthye në skllavëri
  Shpëtim Luku Përpara syve në një karburant të Dhërmiut të shfaqet një pamje me të cilën nuk je mësuar. Një filipinas me sens humori kryen veprimet e zakonshme që i takojnë të k...
June 2, 2024 Read More