Autokritika e RTSH-së për “mashtrimin e shekullit”

 

 

Shpëtim Luku

 

Para pak kohësh në ekranin e RTSH-së u shfaq filmi televiziv “Rrokullisje”, prodhim i këtij televizioni. Me ide dhe skenar të Leka Bungos, ky film trajtonte një nga skandalet më të mëdha financiare të ndodhura në Shqipëri, një nga mashtrimet më të mëdha financiare, ndoshta në historinë e saj, fajdet. Me një gjuhë satirike ky prodhim i RTSH-së sjell me një realizëm të theksuar atë cfarë ka ndodhur në një të kaluar jo fort të largët, por që bëhet edhe më e afërt për shkak të pasojave dhe emocioneve të forta negative që prodhoi në të gjithë popullsinë. Sepse disa të vërteta të hidhura e të dhimbshme është mirë të kujtohen, pasi nëse ato harrohen atëhere mundësia e përsëritjes së tyre është e madhe. Edhe pse krijimi i piramidave financiare pak pas vitit 1990 ishte një superskandal financiar që iu zhvati qytetarëve të thjeshtë rreth 1.2 miliardë dollarë, edhe pse këto piramida ishin një nga mënyrat e instalimit të kapitalizmit grabitqarë shqiptar, sërish ato nuk kanë patur vëmëndjen e duhur për ti hetuar më tej ato dhe personat e lidhur dhe që kanë përfituar prej tyre. Ndaj në këtë pikëpamje filmi “Rrokullisje” është një kontribut me vlerë që rikthen edhe një herë në vëmëndje atë realitet të hidhur. Por nga ana tjetër ky film është edhe një autokritikë që bën RTSH-ja për rolin që ka patur ai në promovimin e skemave piramidale financiare si biznese të suksesshme dhe atë të krijuesve të tyre si biznesmenë të suksesshëm dhe gjenialë. Mjafton vetëm epilogu i cdo serie të filmit me kronika reale të nxjerra nga arkivi i RTSH-së  herë me personazh kryesor Vebi Alimucajn, herë  Pëllumb Shehajn e herë  Fitim Kerxhaliunh për të mos patur dyshime për këtë. Kush i mendon skemat e dikurshme financiare me përmasat gjigande që arritën, vetëm si nisma aventurere të disa personave pa asnjë nivel, do të thotë se akoma s’ka kuptuar gjë. Sepse piramidat e dikurshme vërtet mund të kenë lindur si ide mashtruese të atyre personave që i themeluan ato, por kurrë nuk do të arrinin në ato përmasa që arritën nëse nuk do ishin përfshirë një numur aktorësh në to, të cilët “injektuan” tek popullata besimin e verbër që po realizonin një investim të mirë në “kompani serioze”.  Cfarë mund të bënte qytetari i thjeshtë, qytetari i zakonshmëm, i sapodalë nga një regjim diktatorial, kur qeveria e kohës nuk reagonte, por përkundrazi i lejonte lirisht të kryenin aktivitetin e tyre mashtrues?!

Si mund të mos gënjehej qytetari i thjeshtë, kur thuajse në cdo emision qëndror të lajmeve në RTSH kishte patjetër një apo dy kronika “suksesi” me këta “Pionierë të kapitalizmit shqiptar”?! Kur gazetat më të rëndësishme të vendit vraponin të reklamonin përqindjet e këtyre kompanive?!

Si mund të mos mashtroheshin njerëzit e thjeshtë të shisnin shtëpi e lopë për të future lekët kundrejt përqindjeve të larta gjoja të fitimit, kur asnjë zë intelektuali ekonomist nuk u ngrit kundër tyre, cka do të sensibilozonte grupe të caktuara shoqërore të mos e bënin veprimin më të cmendur të jetës së tyre?!

Mekanizmi i artë i suksesit të këtyre skemave financiare ishte përhapja e reklamës mashtruese nëpërmjet së cilës synohej të  krijohej iliuzioni se ato janë kompani të forta, kompani që kërkojnë ekspansionin. Mirëpo dicka e tillë nuk mund të përhapej gjërësisht pa kontributin e medias. Dhe në harkun kohor 1995-1997 RTSH ishte media e thuajse e vetme televizive në vend. Ja pra pse ajo në atë kohë ishte pjesë e problemit dhe arsyeja pse sot filmi “Rrokullisje” duket si reflektim dhe autokritikë e saj. Në atë periudhë puna si redaktor i ekonomisë në gazetën “Rilindja Demokratike” më krijoi mundësinë e një takimi me ish-Presidentin e asaj kohe, Sali Berisha. E shfrytëzova rastin për ti bërë një apel rreth “disa strukturave financiarë që mbledhin një thes me para nga populli, e po nuk iu tha kush gjë, do të vazhdojnë të mbushin të dytin. Nëse sërish nuk do tju thotë kush gjë, do të vazhdojnë të mbushin të tretin, e kështu me radhe. Kur të kujtoheni ju të reagoni mund të ndodhë hataja”- i thashë Presidentit. Ai la cdo punë dhe tregoi interes për cfarë po i thoja, ndërkohë që më pyet: e cfarë mendon ti që mund të bëhet? Disa gjëra mund të bëhen, por më urgjentja është ndërprerja e reklamës mashtruese sistematike në televizionin shtetëror – i thashë. Ishtë viti 1995 dhe RTSH-ja e vazhdoi sërish ritualin e saj të promovimit të skemave piramidale dhe krerëve të saj derisa këto skema plasën pasi kryen ciklin e tyre. E pasi ndodhi kjo, RTSH-së së atëhershme nuk i mbeti gjë tjetër vecse të bënte kronika për pasojat e dhimbshme të piramidave, shkak i të cilave kishte qenë edhe vetë.

 

 

Recent Posts

Papërgjegjshmëria që “mbron” konsumatorin d
Pronari i një rrjeti të njohur supërmarketesh nxorri telefonin nga xhepi dhe i telefonoi drejtorit të përgjithshëm të kompanisë së tij, për ti transmetuar urdhrin për të hequr nga supermar...
September 11, 2024 Read More
Conad merr vendimin e rëndësishëm
Kompania e njohur Conad Albania ka marrë së fundmi një vendim të ëndësishëm. I gjithë rrjeti i saj i dyqaneve nuk do jetë më me metodën franchising. Pra bazuar edhe në një partneritet me ...
July 26, 2024 Read More
“Lajthiza” vlerësohet në Bruksel me
Uji “Lajthiza” ka qenë alternative e parë e konsumatorëve gjatë vitit 2023. Ashtu sikurse ka qenë përgjatë gjithë kohës, që nga momenti kur është hedhur në treg. Ashtu sikundër vazhd...
July 16, 2024 Read More
Miss Fake News
Miss Fake News Pedagogët e Gazetarisë në përgjithësi e veçanërisht ata që japin raportimin e lajmit kanë pak kohë që fërkojnë duart nga kënaqësia. Sepse tashmë nuk iu duhet të qëm...
June 25, 2024 Read More
Si e surprizoi Avni Ponari ish-Ministrin e tij?
Teksa lëvizte me makinë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Avni Ponarit i zunë sytë  ish-Ministrin nga i cili varej institucioni ku ai punonte si Oficer marine. Ishte Ministri që si rezu...
June 18, 2024 Read More
Avantazhi që u kthye në skllavëri
  Shpëtim Luku Përpara syve në një karburant të Dhërmiut të shfaqet një pamje me të cilën nuk je mësuar. Një filipinas me sens humori kryen veprimet e zakonshme që i takojnë të k...
June 2, 2024 Read More