KURUM, “i falimentuari” i ringjallur

 

Shpetim Luku

Kur Kurum International me qender ne Elbasan kerkoi shpalljen e falimentit ne vitin 2016 ishin te shumte ata qe u habiten me kete veprim te drejtuesve te kompanise. Dhe mbase edhe me të drejtë. Sepse, të mësuar prej vitesh me karakteristikat e kësaj kompanie, me rolin e saj prej lideri në sektorin përkatës, madhësinë e biznesit, rentabilitetin, numrin e punonjësve, shkallën e penetrimit në treun rajonal si Kosovë, Maqedoni dhe Mali i Zi, investimet e shumta, por edhe me të qënit aktiv të saj në fusha të tjera si blerja e 4 hidrocentraleve apo marrja e një terminali në Portin e Durrësit me koncesion, kërkimi i falimentit ishte si një rrufe në qiell të hapur. Por në të vërtetë ajo cfarë kërkuan drejtuesit e KURUM ishte një veprim mëse i përgjegjshëm, një veprim që bëhet i detyrueshëm edhe nga vetë ligji, por që në fakt duket si i cuditshëm sepse deri tani nuk është aplikuar fare nga bizneset që operojnë në Shqipëri. E ndodhur përballë një konjukture të pafavorshme tregu, ku cmimi i produktit në bursat ndërkombëtare kishte rënë shumë më poshtë se sa kostoja me të cilën prodhohet hekuri në Elbasan, por edhe ngarkesa me kredi të shumta të siguruara me qëllim blerjen e disa hidrocentraleve të vendit krijuan një situatë të vështirë. Situatë të cilën drejtuesit e kompanisë gjykuan se mund të zgjidhet vetëm duke ndjekur rrugën ligjore, me qëllim që të mbrohen interest e të gjithëve. Aq i pazakontë ishte veprimi i ndërmarrë për shpalljen e falimentit, sa ai la me gojë hapur edhe gjyqtarët, të cilët do merreshin me procedurën. Sepse në momentin kur u kërkua falimenti, KURUM kishte në magazinat e saj rreth 40 milionë euro product stok, por që nuk ia vlente të shitej për arsye të cmimeve të ulta që ishin imponuar nga tregjet ndërkombëtare e sidomos nga tregu kinez. Por kishte edhe rreth 3-4 milionë dollar në llogari bankare, cka sërish ua shtonte akoma më shumë habinë gjyqtaëreve. Po cfarë dreq falimenti është ky-pyesnin ata teksa shikon treguesit statistikore. Kishin të drejtë të ishin të paqartë e të suprizuar sepse deri në ato caste falimenti në Shqipëri kishte  qenë baraz me shkatërrim ose mashtrim. Pra presupozohet se subjekti i falimentuar ishte cuar në Gjykatë në atë gjendje që atij nuk kishe cti merrje, duke prodhuar kështu humbje të parikuperueshme për kreditorët dhe të tretët. Por  në rastin e KURUM-it, historia ishte ndryshe. Falimenti ishte mënyra më e mirë për ty ringjallur. Ishte mënyra më e mirë që institucionet kreditore, por edhe të tretët të mos humbisnin asgjë nga interest e tyre. Dhe realiteti e verifikoi plotësisht të drejtë këtë mënyrë sjelljeje. Për vitin 2017, KURUM regjistron disa statistika domethënëse në veprimtarinë e saj, të cilat nuk I ka regjistruar as në ditët më të mira të saj. Kurse me situatën e vështirë të viteve 2015 dhe 2016 as qe ka krahasim. Kështu, kompania regjistroi një aktivitet në nivelin e 20 miliardë lekëve, ndërkohë që një vit më parë aktiviteti ishte rreth 12 miliardë lekë. Kjo tregon përmirësim të pozicionit të kompanisë në treg, sidomos në eksport, ku është destinuar afro 60 për qind e totalit të produktit. Akoma më impresionuese është veprimtaria e KURUM-it, nëse atë e shprehim në sasi fizike prodhimi. 320 mijë ton hekur të prodhuar e shituar përbën rekord për kompaninë, sasi të paarritur më parë. Situta është përmirësuar ndjeshëm edhe sa i takon efektivitetit të kompanisë. Për vitin 2017, fitimi tregtar i kompanisë ishte afro 900 milionë lekë, kurse fitimi neto afro 360 milionë lekë. Ristrukturimi i kredive dhe përmirësimi i perfomancës së kompanisë kanë celur një perspektivë shumë të mirë për KURUM-in. Nëse ajo arrin të përformojë edhe në vitet në vazhdim në këto nivele, atëhere nga ana e drejtuesve aktualë të kompanisë është përllogaritur që në një hark kohor prej 7 vitesh të gjitha detyrimet do të jenë përmbyllur. Tashmë Kurum me plot gojën mund të quhet “i falimentuari” i ringjallur. Sic ka qenë një histori suksesi që nga casti i privatizimit të saj, ashtu pritet të jetë edhe shembulli më i mirë që tregon se si mund të dilet nga situata e vështirë, për tu bërë sërish përsonazhi më i rëndësishëm i tregut ku operon.

Recent Posts

Papërgjegjshmëria që “mbron” konsumatorin d
Pronari i një rrjeti të njohur supërmarketesh nxorri telefonin nga xhepi dhe i telefonoi drejtorit të përgjithshëm të kompanisë së tij, për ti transmetuar urdhrin për të hequr nga supermar...
September 11, 2024 Read More
Conad merr vendimin e rëndësishëm
Kompania e njohur Conad Albania ka marrë së fundmi një vendim të ëndësishëm. I gjithë rrjeti i saj i dyqaneve nuk do jetë më me metodën franchising. Pra bazuar edhe në një partneritet me ...
July 26, 2024 Read More
“Lajthiza” vlerësohet në Bruksel me
Uji “Lajthiza” ka qenë alternative e parë e konsumatorëve gjatë vitit 2023. Ashtu sikurse ka qenë përgjatë gjithë kohës, që nga momenti kur është hedhur në treg. Ashtu sikundër vazhd...
July 16, 2024 Read More
Miss Fake News
Miss Fake News Pedagogët e Gazetarisë në përgjithësi e veçanërisht ata që japin raportimin e lajmit kanë pak kohë që fërkojnë duart nga kënaqësia. Sepse tashmë nuk iu duhet të qëm...
June 25, 2024 Read More
Si e surprizoi Avni Ponari ish-Ministrin e tij?
Teksa lëvizte me makinë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Avni Ponarit i zunë sytë  ish-Ministrin nga i cili varej institucioni ku ai punonte si Oficer marine. Ishte Ministri që si rezu...
June 18, 2024 Read More
Avantazhi që u kthye në skllavëri
  Shpëtim Luku Përpara syve në një karburant të Dhërmiut të shfaqet një pamje me të cilën nuk je mësuar. Një filipinas me sens humori kryen veprimet e zakonshme që i takojnë të k...
June 2, 2024 Read More