Luca Busi: “Coca-Cola-n e rrisin risitë”

 

Shpetim Luku

Edhe pse kanë kaluar mbi 25 vite, Luca Busi, sot President i kompanisë Coca-Cola Bottlling Shqipëria”, e mban mend mirë momentin, kur nëna e tij Znj.Cristina Busi Ferruzzi dhe xhaxhai i tij, Franco, u mblodhën të gjithë së bashku për të diskutuar e për të marrë një vendim të rëndësishëm. I ishte dhënë e drejta e investimit dhe veprimit në Shqipëri për të përfaqësuar shumëkombëshen e mirënjohur “Coca-Cola”, në vendin më të varfër të Europës, i cili kishte shumë pak kohë që kishte dalë nga diktatura dhe izolimi. Dhe vendimin për ta konkretizuar këtë propozim e morën brenda një kohe të shkurtër. Siç kujton sot, Luca Busi, atëhere vetëm 22 vjec, “ne u mblodhem të 3, nëna ime Cristina Busi Ferruzzi, xhaxhai Franco Busi dhe unë dhe pas një diskutimi të shkurtër konkluduam se ajo që duhet të bëjmë është të realizojmë investimin”. Dhe kështu, falë investimit të familjes Busi, “Coca-Cola Bottling Shqipëria” u bë një ndër investimet e para të huaja, pas 50 vitesh izolim, hapin e së cilës do ta ndiqnin më pas edhe të tjerë.  “Coca-Cola” u bë pionierja e investimeve të huaja në Shqipëri dhe përçuesja e mesazhit se Shqipëria përbën një ambient të mirë për të investuar. U ndërtua në 83 ditë, kundrejt një investimi prej 12 milionë dollarësh dhe kishte rreth 20 punonjës. Ndërkohë që investime të tjera të konsiderueshme janë bërë në mënyrë sistematike, duke e kaluar shifrën e mbi 50 milionë eurove në total.

Për Drejtuesit e kompanisë “Coca-Cola Bottling Shqipëria” Sh.p.k., çdo vit është një angazhim, drejt një sfide tjetër, më të madhe, më me shumë përgjegjësi. Çdo vit planifikohen inovacione për tregun duke i ofruar kështu më shumë zhvillim për vendin, më shumë bashkëpunime me partnerë lokal, më shumë mundësi për konsumatorët, e pa dyshim, më shumë suksese për kompaninë.

Gjate vitit 2018, drejtuesve te “Coca- Cola”-s iu permiresua ndjeshem humori. Dhe me shumë të drejtë. Sepse u mendua se viti 2017 do të ishte edhe viti më i mirë në jetën 25 vjecare të kompanisë në Shqipëri, pasi volumi i aktivitetit të saj ishte më i madhi i regjistruar ndonjëherë. Por me sa duket, “Coca Cola Bottling Shqipëria”  ka hyrë tashmë në një fazë të re rritjeje dhe këtë e dëshmon më së miri ecuria gjatë vitit 2018. Sepse tashmë është e drejtë dhe e saktë të thuhet se përfomanca e realizuar gjatë vitit 2018 ishte më e mira e realizuar ndonjëherë më parë nga kjo kompani. Me mbi 3.9 miliardë lekë xhiro e realizuar, kjo kompani arriti të tejkaloi rekordin e saj personal të një viti më parë, duke shënuar një rritje prej afro 9 për qind. Dhe duke u renditur kështu në vendin e 66 ndër kompanitë më të mëdha të Shqipërisë për vitin 2018.  Por ajo që përligj plotësisht kënaqësinë dhe krenarinë e të gjithë personave që e kanë lidhur aktivitetin e tyre jetësor e profesional me “Coca Cola Bottling Shqipëria” është përmirësimi i ndjeshëm i performancës sa i takon fitimit të realizuar. Me mbi 589 milionë lekë fitim të siguruar gjatë vitit të shkuar, “Coca Cola Bottling Shqipëria” arriti të renditet në vendin e 42 ndër kompanitë më të suksesshme të vendit tonë. Ajo cka është më e rendësishme pra, lidhet me faktin se krahasuar me një vit më parë, ky tregues shumë domethënës i efektivitetit të një kompanie paraqitet mjaft i përmirësuar, me një rritje prej afro 28 për qind. Xhiro dhe fitimi i realizuar gjatë vitit 2018, janë dy tregues sinjifikativë që  “saldojnë” faktin se “Coca Cola Bottling Shqipëria” vazhdon të shkruajë cdo vit kapitujt e një historie suksesi të saj. Një histori suksesi që ka nisur në vitin, tashmë të largët 1994, kur ajo ishte një nga pionierët e parë të investimeve të huaja në Shqipëri. Dhe cdo sukses i arritur ka shpjegimin e tij, ka faktorët që kanë përcaktuar atë, ka celësin e tij. Dhe këtë e shpjegon më së miri Presidenti i “Coca Cola Bottling Shqipëria”, Luca Busi, i cili thotë se “faktorët e rritjes së vazhdueshme kanë qenë risitë në paketat innovative në shijet e ndryshme të Coca Cola Zero si dhe linjës së pijës Fanta, gjithashtu rezultatet e shkëlqyera të linjës së plotë të lëngjeve “Cappy” dhe suksesi i të gjitha formateve “të vogla” nga formati 0.5 Litra PET në ato akoma më të vogla”.

Shihet qartë pra, nga ajo që thotë z. Busi, se veprimtaria e “Coca-Cola”-s në Shqipëri është në një modifikim dhe  përmirësim të vazhdueshëm, duke iu përshtatur në mënyrë koherente kërkesave të klientit.

Më tej z. Busi vazhdon shpjegimin e tij, duke i referuar faktorëve të tjerë, që sipas tij janë “temperaturat e sezonit, cka i kanë bërë akoma më të kërkuara produktet e “Coca Cola”-s, rritja e niveli të zhvillimit tustik dhe prurjet e mëdha të turistëve dhe vizitorëve në Shqipëri”.

Është e vërtetë se rritja e numrit të turistëve është në vetëvete shtim i tregut potencial konsumator, por  në rastin e “Coca Cola”-s ata kthehen në kosumatorë realë, pasi bëhet fjalë për një kategori njerëzish të mësuar e ambientuar me shijen dhe cilësinë e produkteve të një shoqërie shumëkombeshë, që funksionon anekënd globit.

Luca Busi nuk harron të evidentojë si një nga faktorët kryesorë të suksesit të kompanisë që drejton “punën e shkëlqyer të organizatës për shpërndarjen e produkteve në treg dhe ekzekutimin e Planeve”, ndërkohë që jo më pak e rëndësishme për të është edhe  realizimi i punëve me shumë shumë “zemër” e pasion, që vetëm ne të “Coca Cola”-s e kemi e që bëjmë diferencë të madhe-thotë ai.

Por duke qenë se përmirësimi më i madh i aktivitetit të Coca Cola”s në Shqipëri ka ardhur në treguesit e efektivitetit, Luca Busi nënvizon faktin se i është kushtuar shumë rëndësi dhe vëmëndje balancës së kostove, cfarë ka sjellë që rentabiliteti i kompanisë të rritet më tej.

Por a e ka arritur “Coca -Cola Bottling Shqipëria” kulmin e saj në Shqipëri?

Viti 2019 do të jetë akoma më i mirë për kompaninë dhe Luca Busi është shumë i bindur për këtë sepse, sic thotë ai, “më mjaftojnë vetëm shifrat e 7 mujorit për të konkluduar që do kemi performancë më të mirë se sa ai i 2018”. Dhe optimizmi dhe realizmi i tij shkon në sens të kundërt me atë të mjaft biznesmenëve të tjerë shqiptarë, të cilët nuk parashikojnë “kohë të mirë” për biznesin e tyre, si rrjedhojë e “ikjes së njerëzve, zvogëlimit të tregut konsumator” etj etj. Kurse për Luca Busin dhe kompaninë që drejton duket se do të ketë vetëm ditë me diell, vetëm plane rritjeje, shtim i vëmëndjes edhe në eksport e për rrjedhojë vazhdimësi suksesi.

Recent Posts

Papërgjegjshmëria që “mbron” konsumatorin d
Pronari i një rrjeti të njohur supërmarketesh nxorri telefonin nga xhepi dhe i telefonoi drejtorit të përgjithshëm të kompanisë së tij, për ti transmetuar urdhrin për të hequr nga supermar...
September 11, 2024 Read More
Conad merr vendimin e rëndësishëm
Kompania e njohur Conad Albania ka marrë së fundmi një vendim të ëndësishëm. I gjithë rrjeti i saj i dyqaneve nuk do jetë më me metodën franchising. Pra bazuar edhe në një partneritet me ...
July 26, 2024 Read More
“Lajthiza” vlerësohet në Bruksel me
Uji “Lajthiza” ka qenë alternative e parë e konsumatorëve gjatë vitit 2023. Ashtu sikurse ka qenë përgjatë gjithë kohës, që nga momenti kur është hedhur në treg. Ashtu sikundër vazhd...
July 16, 2024 Read More
Miss Fake News
Miss Fake News Pedagogët e Gazetarisë në përgjithësi e veçanërisht ata që japin raportimin e lajmit kanë pak kohë që fërkojnë duart nga kënaqësia. Sepse tashmë nuk iu duhet të qëm...
June 25, 2024 Read More
Si e surprizoi Avni Ponari ish-Ministrin e tij?
Teksa lëvizte me makinë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Avni Ponarit i zunë sytë  ish-Ministrin nga i cili varej institucioni ku ai punonte si Oficer marine. Ishte Ministri që si rezu...
June 18, 2024 Read More
Avantazhi që u kthye në skllavëri
  Shpëtim Luku Përpara syve në një karburant të Dhërmiut të shfaqet një pamje me të cilën nuk je mësuar. Një filipinas me sens humori kryen veprimet e zakonshme që i takojnë të k...
June 2, 2024 Read More