Emri i kompanisë: KA TRADING
Xhiro e biznesit 2019: 8.5 milionë euro
Numri i punonjësve: 55
Vendndodhja: Vlorë
Në adresë të pronarit dhe Drejtorit të Përgjithshëm të kompanisë “Ka-Trading” ka ardhur së fundmi një ofertë. Një kompani e mirënjohur italiane, e sektorit ku operon edhe kompania shqiptare, propozon të blejë mazhorancën e aksioneve, duke pretenduar që ta ngrejë kompaninë në një nivel tjetër. Sigurisht që është nga ato oferta që e trazojnë situatën, që e bëjnë regjizorin aktual të kompanisë të meditojë vazhdimisht mbi vendimin që duhet të marrë. Dhe askush më mirë se sa ai nuk mund ta dijë drejtimin që duhet të marrë në këtë udhëkryq. Mirëpo, pavarësisht përgjigjes së tij, pavarësisht nëse ai do të shqiptojë po-në ose jo-në karshi kësaj oferte, ajo cfarë nxjerr në pah kjo histori është fakti se “Ka Trading” është një kompani që vlen. Dhe vlen shumë. Ardian Aliko nuk ka nëvojë që të kthejë kokën pas e të “udhëtojë” me kujtesën e tij në rrugën që ka përshkuar përgjatë këtyre 12 viteve, që nga themelimi e deri tani, me kompaninë e tij.
Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”