Ismaili

Fiqiri Ismaili

Emri i kompanisë: Agroblend
Xhiro e biznesit 2019: 34 milion EURO
Ndryshimi në % 19/18: +46
Numri i punonjësve: 184
Vendndodhja: Vorë, Tiranë

Sa herë që një biznesmen realizon një investim të cfarëdo përmase, por sidomos kur investimi është i rëndësishëm, ai nëpërmjet sipërmarrjes së tij, nëpërmjet guximit të tij, nëpërmjet dinamikës së veprimtarisë së tij prodhon një lajm dhe situatë pozitive për biznesin në tërësi. Sepse nëpërmjet konkretizimit të idesë dhe kapitalit të tij ai e shton inventarin e pasurisë kombëtare dhe pasuron mozaikun e biznesit shqiptar edhe me një “gur” tjetër të cmuar. Ndaj, refleksi i gjithkujt, i cdo qytetari e konsumatori duhet të jetë dashamirësia për të konstatuar faktin që investimi i biznesmenit është i mirëpritur dhe i shpërblyer nga tregu. Për grupin “Agro Blend” viti 2019 ishte disi vit i vecantë. Pse jo, ishte edhe një vit, ku ankthi i natyrshëm i ecurisë së aktivitetit ishte më i madh se sa vitet e tjera. Dhe kjo ishte plotësisht e ligjshme. Sepse viti 2019 ishte viti i parë i plotë kalendarik i punës së fabrikës së makaronave “Diamond”.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”