Emri i kompanisë: “Alba Cosmetic 2014”
Xhiro e biznesit 2019: 6 milionë euro
Numri i punonjësve: 25
Vendndodhja: Durrës
Biznesi shqiptar sot, pas 30 viteve ushtrim aktiviteti e protagonizmi paraqitet si nje realitet i konsoliduar. Jo vetëm sepse cdo sektor i tij është ezauruar, por madje, është edhe i mbipopulluar. Në këtë këndvështrim, duket se situata është dekurajuese për kedo që dëshiron të ushtrojë iniciativën e lirë në formën e ngritjes së një biznesi. Nga ana tjetër thuhet se asnjëherë nuk është vonë për të bërë biznes. Por për ta konkretizuar dëshirën dhe qëllimin për tu marrë me biznes duhet që të dish. Pra të jesh i aftë që në këtë xhungël tregu të identifikosh llojin e veprimtarisë që do të ushtrosh e që ka shanse reale për sukses. Me fjalë të tjera, të jesh i zoti të parashikosh e vlerësosh me realizëm që produkti apo shërbimi që do të ofrosh ka konsumatorë. Dhe nëse do të na duhej të ofronim një shembull ilustrues se si mund të jetë një kompani e tillë, pra të lindë atëhere kur shumëkush mund të mendojë se nuk ka më hapësira në treg, ajo është kompania “Alba Cosmetic 2014”.
Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”