Xhiro e biznesit 2019: 31 milion EURO
Ndryshimi në % 19/18: +10
Numri i punonjësve: 279
Vendndodhja: Tiranë
Përfytyroni pak dëshirën e ethshme të njerëzve për të bërë shoping, kthimin e tij në një pasion dhe mani dhe nga ana tjetër alternativat e panumurta. Që përmblidhen ne boutique, qendra tregtare, dyqane të specializuara marke, dyqane ku shiten lloje të ndryshme veshjesh pa profilizim të qartë, tregje të përqëndruara etj etj. Imagjinoni pra se cfarë detyre e vështirë është të gjesh veshjet e duhura, në raport me kërkesat dhe buxhetin tënd, sa i koklavitur është orientimi në këtë “pyll” të pafund alternativash e mundësish. Megjithatë egziston një mënyrë për të parë se kë preferojnë më shumë shqiptarët. Për të identifikuar se kush janë ata dyqane që “veshin” më së shumti qytetarët e këtij vendi. Dhe kjo është xhiroja vjetore e realizuar dhe fitimi i realizuar Nga qindra subjekte që mund të jenë me natyrë aktiviteti tregtimin e artikujve të veshjes, vetëm dy kompani janë ato që renditen ndër më të mëdhatë e biznesit shqiptar. Dhe njëra prej tyre është dhe LC Waikiki Albania.
Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”