Ja ku vjen edhe edicioni i 21-të i Botimit Kombëtar “Biznesi Shqiptar: Më të mirët 2024”.

Çdo edicion i ri është një përforcim edhe më i madh i traditës që ka krijuar tashmë ky botim unik në median shqiptare. Një traditë që ka nisur në vitin 2003 e që ka vazhduar për 21 vite me radhë. Më një historik prej 30 vitesh, biznesi shqiptar paraqitet sot i strukturuar, i konsoliduar dhe me konkurrencë të fortë në çdo sektor. Gara që nis më 1 janar të çdo viti ka sigurisht fituesit e saj, ata që kanë realizuar performancë të mirë, gjykuar nga volumi i aktivitetit, nga përfitueshmëria, nga sasia e investimeve të realizuara, nga natyra e aktivitetit, nga impakti social dhe ekonomik, etj. Pikërisht biznese dhe biznesmenë të tillë janë në fokusin e botimit tonë. Pra ata që prodhojnë sukses real. Sepse në të vërtetë suksesin e ëndërrojnë të gjithë, por jo shumë prej tyre vrapojnë, punojnë dhe e sigurojnë atë. E pra, nëpërmjet këtyre personazheve, ne dëshirojmë të tregojmë mënyrën se si arrihet suksesi. Ky ka qenë motivi kryesor e nisjes së këtij botimi, ky ka qenë qëllimi kryesor i vazhdimit ndër vite të tij. Fakti që jetëgjatësia e botimit rritet, veç sa konfirmon çdo vit se ai ka qenë, është dhe besoj se edhe në të ardhmen, do jetë i mirëpritur. Nga ana tjetër “Biznesi Shqiptar: Më të Mirët” ka arritur të krijojë një model mendimi, perceptimi, arsyetimi dhe gjykimi karshi biznesmenëve shqiptarë. Ata nuk janë ashtu sikurse i paraqet politika për qëllime të përfitimeve të çastit. Nuk janë sikundër i “vizatojnë” negativisht persona të tjerë publikë, por janë motor zhvillimi për vendin. Janë themeli i këtij sistemi që bazohet në iniciativën e lirë. Janë persona që guxuan që në fillimet e sistemit kapitalist dhe bënë diferencimin e tyre në saje të punës dhe të përpjekjeve të tyre madhështore, për të mbërritur tek ky status që kanë sot. Të 200 kompanitë më të mëdha të Shqipërisë për vitin 2023 (ky vit merret në shqyrtim dhe analizë) mundën të sigurojnë një total xhiroje prej rreth 13 miliardë eurosh, një shifër pak a shumë e njëjtë me atë të një viti më parë. Kurse 200 kompanitë më të suksesshme të Shqipërisë siguruan një fitimtotal prej 1.3 milionë euro.

Nga analiza e të dhënave ekonomiko-financiare të kompanive më të mëdha e më fitimprurëse në vend duket se viti 2023 ka qenë veçanërisht i mirë për bankat, të cilat ia dolën të sigurojnë fitime në shifra mbresëlënëse. Po ashtu, i mbarë ka qenë viti 2023 edhe për kompanitë që merren me prodhim të energjisë elektrike, pra për hidrocentralet private në vend. Masivizimi i dëshirës për të investuar në drejtim të ngritjes së hidrocentraleve private duket se ka qenë i justifikuar, përderisa shumë prej tyre janë shpërblyer nëpërmjet fitimeve të mëdha të siguruara. Përmirësim kanë njohur, krahasuar me një vit më parë, edhe kompanitë e karburanteve, të cilat nëpërmjet këtij përmirësimi tregojnë edhe efektin dërrmues që ka pasur në veprimtarinë e tyre ish-Bordi i Transparencës, i ngritur nga qeveria me qëllim të kontrollit të çmimeve dhe mbrojtjes së konsumatorit nga abuzimi me çmimet, por që në të vërtetë, ky bord abuzoi me bizneset e karburanteve. Edhe kompanitë që operojnë me fonde publike, sikurse janë ato të punimeve në infrastrukturë, kanë pasur performanca të mira, e po kështu edhe mjaft kompani ndërtimi apo prodhimi materialesh ndërtimi. Sigurisht, ne do të ishim të lumtur, nëse do të fillonim të konkretizonim një pjesë të vizionit tonë e që lidhet edhe me integrimin e biznesit të Kosovës në këtë botim, por ky objektiv nuk është bërë ende i mundshëm. Kjo për arsyen e thjeshtë se institucionet e Kosovës janë disi hermetike në sigurimin e transparencës për biznesin kosovar, çka neve do të mund të na krijonte mundësinë për të analizuar, arsyetuar e gjykuar siç duhet e në mënyrë profesionale.

U përpoqëm sivjet edhe të sjellim risi në botim, duke identifikuar personazhe realisht të suksesshme në biznes nga shqiptarët që kanë emigruar nëpër botë, por për arsye të disa vështirësive kjo detyrë mbetet të realizohet në Botimin e ardhshëm. Në këtë Botim gjenden edhe të dhëna rreth performancës së biznesit në vende kryesore të Ballkanit si Sllovenia, Serbia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, etj. Si gjithmonë, një falenderim të përzemërt të gjithë atyre që ndihmuan dhe kontribuan për këtë Botim.

Lexo më shumë…

Botimet e Reja





  • Perse Profesor Doktoret e ekonomise nuk bejne dot biznes?!

    Dje biznesmeni Avni Ponari kishte botuar nje artikull shume interesant tek nje e perditshme shqiptare. Por njekohesisht edhe sfidues. Sepse ne baze te vezhgimit te tij asnje person nga ata qe jane prof. Dr ne fushen e ekonomise nuk kane nje biznes te tyrin. Pra me pak fjale aftesite implementuese te tyre te asaj qe…

  • Dhjetë idetë brilante të biznesit shqiptar në 25 vite

    Shpetim Luku   Përpara 25 viteve, atëhërë dhe kur nisi rrugëtimi drejt një sistemi të ri ekonomik, bazuar në inciativën e lirë, ata ishin të barabartë me të tjerët. Mirëpo tani kanë krijuar një hendek tejet të madh pasuror. Në hierarkinë shoqërore, të ndërtuar mbi bazën e pronësisë materiale ata janë padyshim në top listë.…

  • Një lajm i mirë për makinat dhe mushkëritë tona

    Shpëtim Luku Qeveria shqiptare ka shpallur si një nga prioritetet e saj afatshkurtra në emër të vendosjes së ligjshmërisë kontrollin e rreptë mbi aktiviteti e tregtuesve të karburanteve. Sigurisht që ky duhet të jetë një lajm i mirë dhe i gëzueshëm për të gjithë qytetarët në përgjithësi, e për përdoruesit e makinës në vecanti. Për…

Qendra Shqiptare për Gazetari Investiguese

QENDRA SHQIPTARE PËR GAZETARI INVESTIGUESE” është një organizatë jofitimprurëse, e themeluar me vendim të Gjykatës së Tiranës numër 191, datë 17.09. 2004.

Libri “BIZNESI SHQIPTAR: MË TË MIRËT E VITIT” është një botim traditë tashmë i Qendrës, i filluar në vitin 2004 dhe që ka 17 vite jetë.

Shpëtim Luku

Drejtor i Qendrës Shqiptare për Gazetari Investiguese.

Shpëtim Luku është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë. Ka punuar si gazetar profesionist i ekonomisë dhe biznesit në gazetat kryesore të vendit si “Rilindja Demokratike”, “Koha Jonë”, “Shekulli”, “Dita” si dhe në revistën “Spektër”.

Nikolin Jaka

Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë

Nikolin Jaka ka lindur më 17 Maj 1972 në Rrëshen, Mirditë. Në vitin 1994 u diplomua pranë Fakultetin Juridik në Universitetin e Tiranës.

Prof. Dr Dhori Kule

Dekan i Fakultetit të Ekonomisë

I Diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, Prof. Dr Dhori Kule numëron në përvojën e tij profesionale rreth 18 vjet si pedagog i Fakultetit të Ekonomisë

Dr. Zef Preci

Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike

Me më shumë se 25 vite pune si studiues në fushën e kërkimeve social-ekonomike, ideimin dhe drejtimin e kryerjes së studimeve, përgatitje raportesh, prezantime publike, hartim vrojtimesh kombëtare, mbledhje të dhënash, interpretime dhe analiza

Bardhi Sejdarasi


Gazetar

Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike. Pas disa viteve ushtrim i këtij profesioni, i është dedikuar gazetarisë, duke punuar në një sërë mediash si “Republika”, “Koha Jonë”, “Monitor”, “Shekulli”, “Ekonomia”Tv Koha, “Tv Norba”, Tv A1, “Albania”, “Ballkan”.

  • logo gruppokoni

Biznesmenet shqiptare

Ja ku vjen edhe edicioni i 21-të i Botimit Kombëtar “Biznesi Shqiptar: Më të mirët 2024”. Çdo edicion i ri është një përforcim edhe më i madh i traditës që ka krijuar tashmë ky botim unik në median shqiptare. Një traditë që ka nisur në vitin 2003 e që ka vazhduar për 21 vite me…

Recent Pages

Kur shteti të humb edhe vitet e punës si zv.Mini
L.M  është një qytetar dhe ekonomist i njohur tiranas, i cili një pjesë të madhe të karrierës së tij e ka shpenzuar si zyrtar korrekt e i ndershëm në institucione të ndryshme shtetërore....
October 24, 2024 Read More
Ish-emigranti biznesmen që eksporton gjysmën e p
Shumica e biznesmenëve që kanë sot pozita të forta dhe dominuese në biznesin shqiptar janë bërë të tillë nëpërmjet një rrugëtimi që ka nisur në fillim të viteve 90-të. Pra, atëhere ...
October 16, 2024 Read More
Zotëria i turizmit!
Fatos Cerenishti njihet tashmë nga të gjithë si pionieri i turizmit shqiptar. Por fillimet e tij në biznes i ka në sektorin e ndërtimit. Pra në atë sektor që ka qenë dhe vazhdon të mbetet b...
October 10, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/ “Më të Mirët” realizuan 13 mi
Ja ku erdhi edhe edicioni i 21-të i Botimit Kombëtar “Biznesi Shqiptar: Më të mirët 2024”. Cdo botim i ri është një përforcim edhe më i madh i traditës që ka krijuar tashmë ky botim u...
September 23, 2024 Read More
Papërgjegjshmëria që “mbron” konsumatorin d
Pronari i një rrjeti të njohur supërmarketesh nxorri telefonin nga xhepi dhe i telefonoi drejtorit të përgjithshëm të kompanisë së tij, për ti transmetuar urdhrin për të hequr nga supermar...
September 11, 2024 Read More
Conad merr vendimin e rëndësishëm
Kompania e njohur Conad Albania ka marrë së fundmi një vendim të ëndësishëm. I gjithë rrjeti i saj i dyqaneve nuk do jetë më me metodën franchising. Pra bazuar edhe në një partneritet me ...
July 26, 2024 Read More