Te falimentuar, por te pasur!!!

Të falimentuar, por të pasur!!

Si shpjegohet paradoksi: biznesmenë të dështuar, por njerëz të pasur?! Cilat janë mënyrat nëpërmjet të cilave është krijuar ky tip? Dhe si mund të veprohet që ai të vijë duke u rralluar e jo duke u masivizuar?!

 

Shpëtim Luku

 

Normalisht ata duhet të ishin njerëz fatkeqë, njerëz të dëshpëruar, të zhytur në halle të panumurta, njerëz që duhej ta vinin rrallë buzën në gaz prej së keqes që i ka gjetur. Duhet të ishin njerëz me lëvizje të kufizuara, njerëz të përndjekur nga ligji dhe institucionet përkatëse. Mirëpo, në të kundërt me këtë, ata janë persona të lumtur, plot gaz e hare, persona që shijojnë lumturinë e tyre, persona që demonstrojnë vetëkënaqësinë e tyre. Për faktin e thjeshte se, ndonëse aktvitetet me të cilat janë marrë kanë falimentuar, ata tashmë janë njerëz të pasur. Personi më domethënës dhe ilustruesi më i mirë i kësaj kategorie është Rezart Taci. Me tre kompani, në listën organeve tatimore prej 170 kompanish të falimentuara, ai sërish bëhet personazh nëpërmjet ekpit të Parmës në Itali. Një ekip Italian që ndodhet në vështirësi të mëdha financiare e Taci- sic thuhet e shkruhet ka blerë të drejtën për të investuar e menaxhuar atë.

Në realitetin e biznesit shqiptar personat që janë të falimentuar si biznesmenë, por që janë të pasur si individë janë të shumtë. Ata që i kanë mbyllur aktivitetet e tyre në saj të “falimentimit” janë më të dukshmit pasi ka edhe një kategori tjetër biznesmenësh, të cilët faktikisht janë të falimentuar nëse merr parasysh detyrimet që atyre iu duhet të përballojnë. Ndaj pa u zgjatur shumë të identikitin e këtij tipi biznesmeni, duhet thënë se tre janë mënyrat se si është krijuar njeriu që mishëron paradoksin: i falimentuar, por i pasur.

E para janë kreditë. Shumë nga këta persona rezultojnë me kredi të mëdha të marra në sistemin bankar. Nëse ky sistem kontabilizon sot rreth 1 miliard euro kredi të keqe, nga të cilat, mbi 300 milionë janë kredi pa shpresë kthimi, “personat e pasur, por të falimentuar” kanë një pjesë të madhe të tij. Nëse kemi thënë herë tjetër se në një farë mënyre kreditë e këqija janë në këtë nivel që janë, jo prej kalkulimeve të gabuara të bankës në tërësinë e saj, por si pasojë e funksionimit të trekëndëshit korruptiv: biznesmene-vlerësues pasurie-staf menaxhues i bankave, kjo do të thotë se ky tip biznesmeni ka qenë tejet aktiv në këtë veprimtari të dëmshme. Dhe kreditë e përfituara nga biznesmeni nëpërmjet pronave me vlerë të egzagjeruar nuk kanë bërë gjë tjetër vecse kanë fryrë llogaritë personale të tij. E gjithë kjo lloj marrëdhënie ka qenë e paramenduar. Në momentin e parë që ata do të ekspozoheshin përpara pamundësisë për të likujduar kredinë, bankat ishin të lira të vinin dorë mbi barrët hipotekore të tyre, vecse tashmë me vlerën që ia përcaktonte tregu e që afërmendsh është shumë herë më e ulët se sa kredia e akorduar.

Mënyra e dytë e krjimit të individit të pasur, por biznesmenit të falimentuar ka qenë mospagimi i detyrimeve fiskale. Ose e thënë ndryshe krijimi i borxheve tatimore e doganore. Në të gjitha rastet e deritanishme të falimentimit( flasim për subjekte me peshë) ka rezultuar se ata kanë arritur të akumulojnë detyrime të mëdha të papaguara kundrejt shtetit. Derisa ka ardhur një moment ku atyre më mirë iu ka leverdisur të mbyllin aktivitetin se sa të paguajnë atë detyrim të toleruar, sigurisht kundrejt korruptimit të atyre që e kanë lejuar. Ndaj, nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe asaj të Doganave për të bllokuar subjekte që rezultojnë debitorë karshi shtetit është një marrëveshje që duhet përshëndetur.

Mënyra e tretë, është krijimi i borxheve të mëdha tek të tretët. Një biznes realizohet nëpërmjet  një marrëdhënieje  me subjekte të tjera. Në Shqipëria ka egzistuar klima e mirëbesimit me hir apo pahir. Pra ka egzistuar kjo klimë edhe si rrjedhojë e cilësive individiale të drejtuesit të kompanisë, por edhe si pasojë e veshtirësive për treg të kompanive të ndryshme. Shembulli tipik janë kompanitë që funksionojnë në fushën e ndërtimit, ku pothuaj të gjitha ndërtimet realizohen nëpërmjet marrëdhënieve të tipit klering. Por ka edhe raste të shumta kur subjekte privatë kanë krijuar borxhe nga furnitorët e tyre publikë apo sic është rasti i një kommpanie ajrore të falimetuar, e cila krijuar borxhe të shumta nëpërmjet tarifave aeroportuale në një sërë aeroportesh të Italisë. Kur vjen koha kur “pilafi smban më ujë”, pra koha kur detyrimet duhen paguar sepse nuk lejohet më veprimtari e mëtejshme, atëhere veprimi i parë që i vjen ndërmend këtij tipi biznesmeni është që të deklarojë faliment të kompanisë. Por kjo sdo të thotë se ai tashmë është njeri i varfër. Fitimet klasike te siguruara nga aktiviteti i kompanisë përsa kohë spaguante detyrimet si dhe fitimet specifike nga mënyrat e lartpërmendura i kanë shndërruar tashmë ata në persona që fluturojnë në “qiellin e shtatë”. Që kjo kategori, të mos vijë duke u shtuar, por të rrallohet janë të nevojshme dy veprime. Së pari, respektimi me përpikmëri I ligjit të falimentit dhe moslejimi i detyrimeve të papaguara nga ana e shtetit dhe nga ana tjetër, lidhja e falimentit të subjektit me emrin e personit zotërues dhe të familjarëve të tij. Nuk po marrim shembull nga ndonjë vend i zhvilluar, por po shkojmë në Moldavi. Pra në një vend që për shqiptarët shërben gabimisht si shembull ngushëllimi i tipit: ka edhe më keq se ne. Në këtë ish-republikë ruse të falimentoje ishe një veprim me shumë pasoja sepse që nga casti i shpalljes së falimentit, pronari apo pronarët e kompanisë së falimentuar si dhe familjarët e tyre ishin në fokusin e institucioneve të ndryshme shtetërore për veprimet e mëtejshme të tyre.

RUZHDI KONI

Administrator i Përgjithshëm i kompanisë “AGROKONI”
Emri i kompanisë: AGROKONI
Të ardhurat bruto 2014: 1 milionë EURO
Numri i punonjësve: 30
Vendndodhja: Tiranë

Kohët e fundit po shikojmë një përpjekje të shtuar të qeverisë aktuale për të zhvendosur vëmëndjen politikbërëse dhe atë të aktorëve investues në sektorin e bujqësisë. Nuk është një përpjekje e keqe dhe e paarsyeshme. Sepse bujqësia prej kohësh është “dizenjuar” si një nga sektorët bazë të ekonomisë shqiptare, që fatkeqësisht nuk ka arritur në nivelet që kërkohet. Mirëpo, nëse qeveria këshillon, orienton, promovon e premton për support në këtë fushë, në një këndvështrim tjetër ajo ndërkohë lavdëron e përgëzon të gjithë ato aktorë, agjentë e subjekte që deri tani kanë funksonuar e ngritur nivelin e bujqësisë shqiptare këtu ku është.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

ARBEN NDREKAJ

President i kompanisë “LUFRA” sh.p.k
Emri i kompanisë: “LUFRA” sh.p.k
Të ardhurat bruto 2014: 2 milionë EURO
Numri i punonjësve: 130
Vendndodhja: Lushnje

Të merresh me biznes prodhues do të thotë të kesh një passion e vullnet të madh për tu përballur me vështirësi të shumta e të panumurta. Ose sic thotë dikush, “ata që kanë ndërtuar e menaxhojnë biznese prodhuese janë vërtet heronj”. Por më mirë se kushdo, periafrizimin e shkallës së vështirësisë së një biznesi të tillë e ka bërë gruaja e pronarit të kompanisë së përpunimit të qumështit “LUFRA” sh.p.k. “Mos kujtoni se do ju lejmë trashëgim pasuri, do ju lemë halle, probleme dhe punë”- iu tha ajo dy djemve gjatë një mbrëmje të zakonshme familjare. Dhe në fakt kështu është. I gjithë biznesi prodhues është i vështirë, i tillë që nuk mund të ndërtohet e përballohet nga kushdo, por vetëm nga njerëz të vecantë e me nerva të fortë.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

PETRIT AGO

President i kompanisë “IMPULS” sh.p.k
Emri i kompanisë: Impuls sh.p.k
Të ardhurat bruto 2014: 2 milionë EURO
Numri i punonjësve: –
Vendndodhja: Lezhë

Petrit Ago është një njeri me shumë temperament. Nëse do të të qëllojë rasti të bashkëbisedosh me të, atëhere ka shumë mundësi të bëhesh pjesë e një dialogu pasionant, nëpërmjet të cilit ai do të shpalosë gjithë pathos e sinqeritet, ato cfarë ai mendon se janë bërë mirë në këtë vend e cfarë janë bërë keq. Pra, ai është në gjendje të të bëjë një bilanc të asaj cfarë është bërë dhe mënyrës se si është bërë përgjatë më shumë se dy dekadave, qe nga koha kur Shqipëria ndryshoi sistemin ekonomik dhe politik. Dhe këto nuk janë fjalë vetëm të një njeriu që ka fjalë, por konkluzione të një protagonisti aktiv në fushën e biznesit dhe sipërmarrjes pivate.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

KOMPANIA “NABER KONFEKSIONE”

Emri i kompanisë: Naber Konfeksione
Të ardhurat bruto 2014: 2 milionë EURO
Numri i punonjësve: 606
Vendndodhja: Durrësë

Sektori i fasonit ose sic quhet ndryshe i punës me porosi ka pësuar një hop të madh në Shqipëri. E vetëdijshme për papunësinë si një plagë e hapur sociale për shoqërinë shqiptare, por edhe për rolin që kanë kompanitë fason në zburjen e kësaj plage, Qeveria shqiptare ndërmori vitin e kaluar një paketë masash lehtësuese për këtë industri. Dhe fakti është se industria fason, pavarësisht nëse kanë dhënë apo jo efekt masat e qeverisë, ka një gjallërim e përhapje të gjerë në territorin shqiptar. Pothuaj në cdo qytet të Shqipërisë ka reparte rrobaqepsish. Por, të njohura si kompani të mëdha në këtë fushë janë tre apo katër subjekte. Ndër to, padyshim është edhe “Naber Konfeksione”.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

KUJTIM SHKRELI

Administrator i Përgjithshëm i kompanisë “EURO-FISH”
Emri i kompanisë: EURO-FISH
Të ardhurat bruto 2014: 2 milionë EURO
Numri i punonjësve: 440
Vendndodhja: Lezhë

Në disa raste, njeriu mund të ketë arritur shumë në jetë e prapë se prapë qëllon të mos ndjehet plotësisht i realizuar. Mund ntë jetë në rregull me ekonominë personale, por kjo është e pamjaftueshme për të. Dhe kjo ndodh sidomos me ata persona që realitetin e shikojnë në dinamikë, që objektivat që i vendosin vetes nuk janë thjesht në aspektin material e sasior, por përbushje e kurorëzim idesh. Nga ato ide që sjellin vlera të shtuara jo vetëm në biznesin që drejtojnë, por në ekonominë shqiptare në tërësi. Që sjellin vlerë të shtuar për komunitetin shqiptar në tërësi. Një biznesmen i tillë është Kujtim Shkreli, Administrator i Përgjithshëm i kompanisë “Euro-Fish”.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

ILIR ADILI

President i AK-Invest
Emri i kompanisë: AK-Invest
Të ardhurat bruto 2014: 2.5 milion EURO
Numri i punonjësve: 30
Vendndodhja: Tiranë

Që të jesh i suksesshëm në një treg të caktuar si dhe ti afrohesh pozitës lider nuk është e thënë që patjetër duhet të jesh i pari që ke hyrë në këtë treg. Është e vërtetë që të qënit i pari përbën një avantazh, por ama nuk është gjithcka që duhet të kesh për të rrikur suksesin. Nuk është e thënë pra që ai që ka hyrë i pari në treg duhet të vazhdojë të jetë gjithmonë lider, e ai që ka hyrë më vonë të kënaqet e pajtohet me rolin e përhershëm të sfi dantit. Hierarkitë mund të ndryshojnë. Ka plot shembuj në realitetin e biznesit shqiptar që tregojnë se mund të kesh hyrë më vonë se konkurentët e tu në “lojë” e prapë ia ke bërë të vështirë jetën konkurëntëve të tu. Ak-Invest është një shembull shumë i mirë në këtë drejtim, është një argument shumë i mirë ilustrues i asaj cfarë thamë më sipër.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

GIANNI CAVALLINI

Administrator i Përgjithshëm i kompanisë REMAL sh.p.k
Emri i kompanisë: REMAL sh.p.k.
Të ardhurat bruto 2014: 6 milionë EURO
Numri i punonjësve: 960
Vendndodhja: Kamëz, Tiranë

Gjatë vitit 2014 e në vazhdim, Kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama ka patur një sërë përpjekjesh sa në Itali e Shqipëri për të bindur investitorë italianë për të investuar në vendin tonë. “Shqipëria është toka ku kanë gjetur punën dhe suksesin e tyre mbi 30 mijë italianë”- ka qenë pak a shumë argumenti kryesor i kryeministrit për ftesën e tij drejtuar kandidat investitorëve italianë. Dhe kjo është e vërtetë. Gianni Cavallini, Administratori i Përgjithshëm i REMAL sh.p.k është njëri prej tyre, që ka ndërtuar një histori suksesi në Shqipëri. Një histori suksesi, jo vetëm për vete, por edhe për një komunitet të madh të punësuarish, një histori suksesi për zonën ku operon, një histori suksesi përfaqësuese edhe për ata italianë që kanë mundësi e duan të investojnë në Shqipëri.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

ASLLAN BARAJ

Administrator i Përgjithshëm i kompanisë KID ALB
Emri i kompanisë: KID ALB
Të ardhurat bruto 2014: 7 milionë EURO
Numri i punonjësve: 99
Vendndodhja: Maminas, Durrës

Viti 2014 nuk ka qenë një vit fort komod për Asllan Barajin. Shumë situata që kërkonin zgjidhje janë improvizuar para tij. Dhe ishin situata që kishin për shkak, kryesisht doganën e Kosovës, atë doganë pra nga kalon një pjesë e mirë e produktit të fabrikës KID ALB. Një herë dilte urdhri prej administratës doganore kosovare rreth detyrimit që cdo kamion me produkte të Shqipërisë të parkohej në një terminal doganor privat në Prizren. Kjo situatë kërkonte zgjidhje dhe drejtuesi i Kid Alb shpenzonte energji në këtë drejtim. Pasi kjo barrier biznesi eleminohej, shpikej një tjetër. Psh, referencat e transportit. Ose programimi i kompjuterit të doganës në atë mënyrë që një në 2 apo 3 kamionë të shkonte në terminalin privat të Prizrenit, tashmë nën petkun e kontrollit.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

JETMIR BILLA

Administrator i kompanisë “Billa & Co” Shpk
Emri i kompanisë: “Billa & Co” Shpk
Të ardhurat bruto 2014: 7.6 milionë EURO
Numri i punonjësve: 35
Vendndodhja: Tiranë

Është e vërtetë që koha e hyrjes në biznes ka rëndësi dhe ndikim për ecurinë dhe protagonizmin e një kompanie. Sa më shpejt të kesh zënë “llogoren” në një sektor të caktuar, aq më e forte është fuqia konkuruese e jotja. Por e vërtetë është gjithashtu se në biznes nuk ka hierarki të dhënë njëherë e përgjithmonë. Pra, kush është futur herët në biznes duhet të jetë patjetër në pozita të forta, e kush është future më vonë, duhet tëpajtohet me një pozicion të dobët të tregut respektiv. Në biznes duket se ka një ligj të pashkruar: asnjëherë nuk është vonë, asnjëherë nuk duhet te dekurajohesh por duhet te luftosh per te arritur objektivat e vendosura.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”