Administrator i kompanisë “AMBRA”
Emri i kompanisë: AMBRA
Xhiro e biznesit 2022: 4.5 milion EURO
Numri i punonjësve: 450
Vendndodhja: Durrës
Qëkurse mori në duar “timonin” e kompanisë AMBRA, Julian Bërxulli është shndërruar në një biznesmen që vepron pareshtur. Që nuk ndalon kurrë e që nuk pajtohet me aktivitet rutinë. Që cdo vit e shoqëron me risi, të cilat e përmirësojnë edhe më tek kompaninë, i rrisin asaj aftësinë vepruese, e për rrjedhojë edhe perspektiva e saj sa vjen e forcohet. Risia më e fundit e AMBRA-s është zgjerimi me një ambient në një kompleks magazinash industriale, me sipërfaqe të konsiderueshme. Jo pa plan e pa qëllim. Është një veprim i studiuar mirë, që bën të mundur zhvendosjen e repartit të prestarisë nga ambientet historike të AMBRA-s në këto ambiente të reja. Për ti rritur kështu hapësirën reparteve të tjera të kompanisë, me qëllim që proceset të realizohen në kushte më të mira, por edhe kapaciteti prodhues i kompanisë të rritet më tej. Është një proces zhvillues për të, por me impakt edhe sa i takon rritjes së mëtejshme të impaktit social të kompanisë në favor të komunitetit durrsak.
Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”