RRETH NESH

Për 21 vite, pasqyrojmë suksesin e bizneseve Shqiptare

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët është botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

REDAKSIA

Njerëzit pas botimit

Një ekip gazetarësh dhe ekspertësh ekonomikë me dekada përvojë, të cilët çdo vit analizojnë, arsyetojnë dhe gjykojnë performancën e biznesit shqiptar me standardet më të larta profesionale.

Shpëtim Luku

Drejtor i Qendrës Shqiptare për Gazetari Investiguese

Shpëtim Luku është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë. Ka punuar si gazetar profesionist i ekonomisë dhe biznesit në gazetat kryesore të vendit si “Rilindja Demokratike”, “Koha Jonë”, “Shekulli”, “Dita” si dhe në revistën “Spektër”.

Nikolin Jaka

Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë

Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë. I diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës në vitin 1994. Lindur më 17 Maj 1972 në Rrëshen, Mirditë.

Prof. Dr Dhori Kule

Dekan i Fakultetit të Ekonomisë

I Diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, Prof. Dr Dhori Kule numëron në përvojën e tij profesionale rreth 18 vjet si pedagog i Fakultetit të Ekonomisë

Dr. Zef Preci

Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike

Me më shumë se 25 vite pune si studiues në fushën e kërkimeve social-ekonomike, ideimin dhe drejtimin e kryerjes së studimeve, përgatitje raportesh, prezantime publike, hartim vrojtimesh kombëtare, mbledhje të dhënash, interpretime dhe analiza

Bardhi Sejdarasi

Gazetar

Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike. Pas disa viteve ushtrim i këtij profesioni, i është dedikuar gazetarisë, duke punuar në një sërë mediash si “Republika”, “Koha Jonë”, “Monitor”, “Shekulli”, “Ekonomia”Tv Koha, “Tv Norba”, Tv A1, “Albania”, “Ballkan”.

RRETH NESH

Qendra Shqiptare për Gazetari Investiguese

Qendra Shqiptare për Gazetari Investiguese është një organizatë jofitimprurëse, e themeluar me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 191, datë 17.09.2004. Misioni ynë është promovimi i gazetarisë investigative dhe transparencës ekonomike në Shqipëri.

Prej vitit 2003, Qendra publikon çdo vit botimin kombëtar “Biznesi Shqiptar: Më të Mirët” — e vetmja analizë e thelluar e 200 kompanive më të mëdha dhe fitimprurëse të vendit. Çdo edicion pasqyron një vit të tërë aktiviteti ekonomik: xhirot, fitimet, investimet dhe impaktin social e ekonomik të sipërmarrjes shqiptare.

Nëpërmjet këtij botimi, kemi krijuar një model mendimi dhe gjykimi karshi biznesmenëve shqiptarë. Ata nuk janë ashtu siç i paraqet politika — janë motorë zhvillimi, themel i sistemit të bazuar në iniciativën e lirë. Persona që guxuan që në fillimet e kapitalizmit dhe arritën statusin e tyre me punë dhe përkushtim.

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

METODOLOGJIA

Mënyra e Analizës së bizneseve

Renditja e kompanive bëhet mbi bazën e nëntë indikatorëve kryesorë që reflektojnë tërësinë e performancës së një biznesi – jo vetëm madhësinë e tij.

Madhësia e biznesit

Volumi i xhiros vjetore

Natyra e aktivitetit

sektori dhe lloji i veprimtarisë

Impakti Social-ekonomik

ndikimi në komunitet dhe ekonomi

Korrektesa fiskale

Transparenca dhe respektimi i detyrimeve

Sasia e investimeve

Investimet e realizuara gjatë vitit

Profili social i kompanisë

Punësimi, kushtet e punës

Dinamika e aktivitetit

Rritja krahasuar me vitet paraardhëse

Certifikimi i veprimtarive

Standardet dhe çertifikimet ndërkombëtare

Vendndodhja e kompanisë

Prania rajonale dhe kombëtare

KONTEKSTI EKONOMIK

Viti 2023 - sfida dhe suksese

Viti 2023 ishte sfidues për të gjithë ekonominë globale — rritja e çmimeve, kostot e financimit dhe tensionet gjeopolitike testuan qëndrueshmërinë e bizneseve kudo në botë. Megjithatë, ekonomia shqiptare shënoi rritje pozitive prej 3.44%, me punësim dhe paga në rritje dhe normë papunësie në minimumet historike.

Sektori bankar e mbylli vitin me fitim prej 32.48 miliardë lekësh — rritje prej 49.84% krahasuar me vitin paraardhës. Hidrocentralet private dhe kompanitë e energjisë elektrike paten performancë të shkëlqyer, ndërsa kompanitë e karburanteve rifituan terren pas efektit shkatërrues të ish-Bordit të Transparencës.

Investimet e huaja direkte arritën në 1.49 miliardë euro — niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë. Prurjet e emigrantëve arritën 929 milionë euro, rritje prej 11.39%, nivelit më të lartë që nga viti 2008. Euro ra në mesataren historike më të ulët prej vitit 2002, duke reflektuar forcimin e ekonomisë vendase.

VIZIONI

Vizioni për të ardhmen

Ndër objektivat tona afatgjata është integrimi i biznesit kosovar në këtë botim — një hap që do të bënte analizën tonë realisht pan-shqiptare. Momentalisht ky objektiv mbetet i papërmbushur për shkak të mungesës së transparencës institucionale nga ana e Kosovës, por puna për ta realizuar vijon.

Gjithashtu, edizioni i ardhshëm synon të identifikojë biznesmenët shqiptarë të diasporës që kanë arritur sukses jashtë kufijve — figura që mbartin të njëjtat vlera të punës dhe guximit që karakterizojnë sipërmarrjen shqiptare kudo në botë.

Çdo botim përfshin edhe të dhëna krahasuese për vendet kryesore të Ballkanit — Slloveni, Serbi, Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë — duke e pozicionuar analizën tonë si një referencë rajonale, jo vetëm kombëtare.