Ja ku vjen edhe edicioni i 21-të i Botimit Kombëtar “Biznesi Shqiptar: Më të mirët 2024”.
Çdo edicion i ri është një përforcim edhe më i madh i traditës që ka krijuar tashmë ky botim unik në median shqiptare. Një traditë që ka nisur në vitin 2003 e që ka vazhduar për 21 vite me radhë. Më një historik prej 30 vitesh, biznesi shqiptar paraqitet sot i strukturuar, i konsoliduar dhe me konkurrencë të fortë në çdo sektor. Gara që nis më 1 janar të çdo viti ka sigurisht fituesit e saj, ata që kanë realizuar performancë të mirë, gjykuar nga volumi i aktivitetit, nga përfitueshmëria, nga sasia e investimeve të realizuara, nga natyra e aktivitetit, nga impakti social dhe ekonomik, etj. Pikërisht biznese dhe biznesmenë të tillë janë në fokusin e botimit tonë. Pra ata që prodhojnë sukses real. Sepse në të vërtetë suksesin e ëndërrojnë të gjithë, por jo shumë prej tyre vrapojnë, punojnë dhe e sigurojnë atë. E pra, nëpërmjet këtyre personazheve, ne dëshirojmë të tregojmë mënyrën se si arrihet suksesi. Ky ka qenë motivi kryesor e nisjes së këtij botimi, ky ka qenë qëllimi kryesor i vazhdimit ndër vite të tij. Fakti që jetëgjatësia e botimit rritet, veç sa konfirmon çdo vit se ai ka qenë, është dhe besoj se edhe në të ardhmen, do jetë i mirëpritur. Nga ana tjetër “Biznesi Shqiptar: Më të Mirët” ka arritur të krijojë një model mendimi, perceptimi, arsyetimi dhe gjykimi karshi biznesmenëve shqiptarë. Ata nuk janë ashtu sikurse i paraqet politika për qëllime të përfitimeve të çastit. Nuk janë sikundër i “vizatojnë” negativisht persona të tjerë publikë, por janë motor zhvillimi për vendin. Janë themeli i këtij sistemi që bazohet në iniciativën e lirë. Janë persona që guxuan që në fillimet e sistemit kapitalist dhe bënë diferencimin e tyre në saje të punës dhe të përpjekjeve të tyre madhështore, për të mbërritur tek ky status që kanë sot. Të 200 kompanitë më të mëdha të Shqipërisë për vitin 2023 (ky vit merret në shqyrtim dhe analizë) mundën të sigurojnë një total xhiroje prej rreth 13 miliardë eurosh, një shifër pak a shumë e njëjtë me atë të një viti më parë. Kurse 200 kompanitë më të suksesshme të Shqipërisë siguruan një fitimtotal prej 1.3 milionë euro.
Nga analiza e të dhënave ekonomiko-financiare të kompanive më të mëdha e më fitimprurëse në vend duket se viti 2023 ka qenë veçanërisht i mirë për bankat, të cilat ia dolën të sigurojnë fitime në shifra mbresëlënëse. Po ashtu, i mbarë ka qenë viti 2023 edhe për kompanitë që merren me prodhim të energjisë elektrike, pra për hidrocentralet private në vend. Masivizimi i dëshirës për të investuar në drejtim të ngritjes së hidrocentraleve private duket se ka qenë i justifikuar, përderisa shumë prej tyre janë shpërblyer nëpërmjet fitimeve të mëdha të siguruara. Përmirësim kanë njohur, krahasuar me një vit më parë, edhe kompanitë e karburanteve, të cilat nëpërmjet këtij përmirësimi tregojnë edhe efektin dërrmues që ka pasur në veprimtarinë e tyre ish-Bordi i Transparencës, i ngritur nga qeveria me qëllim të kontrollit të çmimeve dhe mbrojtjes së konsumatorit nga abuzimi me çmimet, por që në të vërtetë, ky bord abuzoi me bizneset e karburanteve. Edhe kompanitë që operojnë me fonde publike, sikurse janë ato të punimeve në infrastrukturë, kanë pasur performanca të mira, e po kështu edhe mjaft kompani ndërtimi apo prodhimi materialesh ndërtimi. Sigurisht, ne do të ishim të lumtur, nëse do të fillonim të konkretizonim një pjesë të vizionit tonë e që lidhet edhe me integrimin e biznesit të Kosovës në këtë botim, por ky objektiv nuk është bërë ende i mundshëm. Kjo për arsyen e thjeshtë se institucionet e Kosovës janë disi hermetike në sigurimin e transparencës për biznesin kosovar, çka neve do të mund të na krijonte mundësinë për të analizuar, arsyetuar e gjykuar siç duhet e në mënyrë profesionale.
U përpoqëm sivjet edhe të sjellim risi në botim, duke identifikuar personazhe realisht të suksesshme në biznes nga shqiptarët që kanë emigruar nëpër botë, por për arsye të disa vështirësive kjo detyrë mbetet të realizohet në Botimin e ardhshëm. Në këtë Botim gjenden edhe të dhëna rreth performancës së biznesit në vende kryesore të Ballkanit si Sllovenia, Serbia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, etj. Si gjithmonë, një falenderim të përzemërt të gjithë atyre që ndihmuan dhe kontribuan për këtë Botim.
Po qe se puna të obligon për të bërë vizita periodike në kompaninë “Albsteel” gjëja që do të të bjerë më lehtë në sy është se kompania asnjëherë nuk është ashtu sikurse e le në vizitën paraardhëse. Pasi zhvillime të reja e shoqërojnë atë në vazhdimësi, zhvillime këto që janë fryt i investimeve sistematike. Dhe…
Karakteristika kryesore e biznesit shqiptar përgjatë gjithë këtyre viteve ka qenë zhvendosja e tij nga qytetet e tjera të Shqipërisë në zonën Tiranë Durrës. Dhe jo pa qëllim. Kjo zonë është tregu kryesor i Shqipërisë, ndaj dhe përqëndrimi në këtë treg është konsideruar nga bizneset e rretheve të Shqipërisë si një mënyrë për të garantuar…
L.M është një qytetar dhe ekonomist i njohur tiranas, i cili një pjesë të madhe të karrierës së tij e ka shpenzuar si zyrtar korrekt e i ndershëm në institucione të ndryshme shtetërore. Për të arritur deri në detyrën e zv. Ministrit për disa vite. Mirëpo, ndërsa koha e shpenzuar në këtë post të lartë…
Qendra Shqiptare për Gazetari Investiguese
“QENDRA SHQIPTARE PËR GAZETARI INVESTIGUESE” është një organizatë jofitimprurëse, e themeluar me vendim të Gjykatës së Tiranës numër 191, datë 17.09. 2004.
Libri “BIZNESI SHQIPTAR: MË TË MIRËT E VITIT” është një botim traditë tashmë i Qendrës, i filluar në vitin 2004 dhe që ka 17 vite jetë.
Shpëtim Luku
Drejtor i Qendrës Shqiptare për Gazetari Investiguese.
Shpëtim Luku është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë. Ka punuar si gazetar profesionist i ekonomisë dhe biznesit në gazetat kryesore të vendit si “Rilindja Demokratike”, “Koha Jonë”, “Shekulli”, “Dita” si dhe në revistën “Spektër”.
Nikolin Jaka
Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë
Nikolin Jaka ka lindur më 17 Maj 1972 në Rrëshen, Mirditë. Në vitin 1994 u diplomua pranë Fakultetin Juridik në Universitetin e Tiranës.
Prof. Dr Dhori Kule
Dekan i Fakultetit të Ekonomisë
I Diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, Prof. Dr Dhori Kule numëron në përvojën e tij profesionale rreth 18 vjet si pedagog i Fakultetit të Ekonomisë
Dr. Zef Preci
Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike
Me më shumë se 25 vite pune si studiues në fushën e kërkimeve social-ekonomike, ideimin dhe drejtimin e kryerjes së studimeve, përgatitje raportesh, prezantime publike, hartim vrojtimesh kombëtare, mbledhje të dhënash, interpretime dhe analiza
Bardhi Sejdarasi
Gazetar
Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike. Pas disa viteve ushtrim i këtij profesioni, i është dedikuar gazetarisë, duke punuar në një sërë mediash si “Republika”, “Koha Jonë”, “Monitor”, “Shekulli”, “Ekonomia”Tv Koha, “Tv Norba”, Tv A1, “Albania”, “Ballkan”.
Ja ku vjen edhe edicioni i 21-të i Botimit Kombëtar “Biznesi Shqiptar: Më të mirët 2024”. Çdo edicion i ri është një përforcim edhe më i madh i traditës që ka krijuar tashmë ky botim unik në median shqiptare. Një traditë që ka nisur në vitin 2003 e që ka vazhduar për 21 vite me…