unnamedSivjet është edicioni i 20-të i Botimit Kombëtar “Biznesi Shqiptar: Më të Mirët 2023”. 20 vite janë shumë, janë një periudhë e gjatë dhe mëse e mjaftueshme për të bërë një bilanc. Edhe Mark Twain thotë “se pas 20 vitesh më shumë do të pendoheni për ato që nuk keni bërë se sa nga ato që keni bërë”. Por në rastin tonë, pra në rastin e Botimit Kombëtar të Biznesit, “Biznesi Shqiptar: Më të Mirët” që filluam në vitin tashmë të largët 2003, nuk ka vend për shumë pendime. Sepse ky Botim ia ka dalë të përmbushë ato qëllime për të cilat edhe nisi. Ia ka dalë të mishërojë atë filozofi me të cilën e “veshëm”.
“Sipërmarrësit shikohen nga disa si grabitqarë që duhen vrarë, nga disa të tjerë si lopë që duhen mjelë, ndërkohë që ata janë kali i fuqishëm që tërheq karrocën”. Kjo është një nga shprehjet e famshme të ish kryeministrit britanik Churchill, por që në thelb përbën në mënyrën më të plotë edhe arsyen bazë pse nisi botimi ynë. Biznesmenët shqiptarë janë shikuar e gjykuar padrejtësisht en block si përfitues, si abuzues, si evazorë, si grabitqarë të pronave publike. Nga ana tjetër, jo pak personazhe të krimit të organizuar janë imponuar në publik statusin e nderuar të biznesmenit. Pa dashur të mohojmë se ka patur ndër vite edhe nga kjo kategori biznesmenësh abuzues dhe evazorë, ajo që ne kemi synuar është pikërisht ndarja e shapit nga sheqeri. Pra ndërtimi i një hierarkie reale në botën e biznesit. Dhe kjo nuk mund të bëhej e të realizohej në mënyrë të suksesshme nëse nuk ndiqej një metodikë e caktuar ku biznesi dhe biznesmenët monitoroheshin dhe shqyrtoheshin në bazë të performancës reale të tyre si dhe sipas impaktit social ekonomik të tyre. Pra të indikatorëve të caktuar si madhësia e biznesit, përfitueshmëria, treguesi i investimeve, natyra e aktivitetit, numri i punonjësve, kontributi fiskal etj, që tregojnë pozitën reale të biznesmenëve shqiptarë. Dhe mendojmë se këtë qëllim, këtë objektiv e kemi përmbushur në një farë mënyre suksesshëm. Botimi ynë, i kthyer tashmë në traditë, ka shërbyer edhe si një katalizator i fuqishëm për një qasje ndryshe për biznesmenët edhe nga një pjesë e medias. Pavarësisht se termi më i përdorur në adresë të biznesmenëve shqiptarë prej tyre është ai i oligarkut, e vërteta është se një pjesë jo e vogël e medias shqiptare ka filluar që të ketë një këndvështrim pozitiv për vetë rolin që kanë biznesmenët shqiptarë në zhvillimin e ekonomisë dhe vendit. Si promotorë të ecjes së vendit përpara. Mjafton të kujtojmë që për vitin 2022, dyqind kompanitë më të mëdha shqiptare realizuan një xhiro totale 13 miliardë eurosh, e cila është 30 për qind më e lartë se sa ajo e një viti më pare. Sigurisht që një ndikim të ndjeshëm në këtë ritëm të lartë rritjeje ka patur edhe rritja e cmimeve, si rrjedhojë e krizës që u shfaq pas luftës së Rusisë në Ukrainë dhe reagimeve të qeverivë të ndryshme të botës. Por pavarësisht prej saj, fakt është që aktiviteti i 200 kompanive më të mëdha shqiptare vjen në rritje nga njëri vit në tjetrin.
Nga ajo që ne konstatojmë cdo vit, vazhdon të mbetet një problem për ekonominë shqiptare struktura e kompanive brenda 200 më të mëdhenjve. Apo edhe brenda 200 kompanive më të suksesshme sa i takon fitimit të realizuar. Sepse kompanitë prodhuese që arrijnë të futen aty janë të pakta.
Në emër të përmirësimit të cilësisë së botimit, por edhe si nevojë e pasjes së disa referencave për krahasime e analiza ne kemi paraqitur sistematikisht edhe të dhëna të përafërta nga biznesi i rajonit. Pra nga vende si Serbia, Slovenia, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina. Vjet nisëm një bashkëpunim me Agjensionin Tatimor të Kosovës duke siguruar disa të dhëna orientuese rreth realitetit të biznesit atje, por fatkeqësisht këtë vit, në vend që bashkëpunimi të shtyhej edhe më tej, ai ngeci. Dhe e gjithë kjo në emër të një ligji absurd që egziston vetëm në Kosovë dhe në Shqipëri, ku administrate tatimore i konsideron të dhënat rreth performancave faktike të biznesit si secret. Mirëpo, nëse në Shqipëri, ky absurditet është i zbutur disi prej dorëzimit vullnetar të bilanceve të kompanive në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në Kosovë absurditeti i konsiderimit të tyre secret tregtar vazhdon. Ndërkohë që në vende të tjera të Ballkanit informacione të tilla janë mëse normale. Një falenderim shkon edhe në adresë të institucioneve që ndihmojnë në realizimin e këtij botimi.

Botimet e Reja





  • Rikthimi i gjigandit mediatik

    Shpëtim Luku  Tregojnë se dikur, dikush po i raportonte Dritan Hoxhës, themeluesit të “TOP Channel”, disa lëvizje në funksion të konkurencës  të një televizioni tjetër privat. Tani i Top-it, i ulur tek Piramida ku zhvillohej biseda, hedh vështrimin nga Radio Televizioni Shqiptar dhe i thotë bashkëbiseduesit të tij: ky që kemi përballë uroj të mos…

  • Makinat e reja pa certifikatë konformiteti shtohen në treg

    Makinat e reja pa certifikatë  konformiteti shtohen ne treg Përballë koncesionarit zyrtar, pozicionohet një shitës ambulant, shpesh herë me një ‘kasolle’ ku ka  vetëm një tavolinë, një laptop dhe një roje, dhe ky shites pretendohet se po shet dhe po përfaqëson markat prestigjoze botërore automjetesh!!!  Shpëtim Luku Bizneset që  merren me tregtimin e makinave të  reja nuk po…

  • SHPËTIM LUKU/ Leksioni i një eksportuesi

    Qëkurse euro është zhvlerësuar karshi lekut, duke u stabilizuar në raportin ku 1 euro këmbehet me 100 deri 105 lekë, nuk kanë reshtur ankesat dhe kërkesat e eksportuesve shqiptarë. E kanë bërë këtë qoftë  në  mënyrë individuale, por edhe në mënyrë institucionale nëpërmjet shoqatave të biznesit që i përfaqësojnë ato. Kane kalkuluar dhe argumentuar dëmet që iu…

Qendra Shqiptare për Gazetari Investiguese

QENDRA SHQIPTARE PËR GAZETARI INVESTIGUESE” është një organizatë jofitimprurëse, e themeluar me vendim të Gjykatës së Tiranës numër 191, datë 17.09. 2004.

Libri “BIZNESI SHQIPTAR: MË TË MIRËT E VITIT” është një botim traditë tashmë i Qendrës, i filluar në vitin 2004 dhe që ka 17 vite jetë.

Shpëtim Luku

Drejtor i Qendrës Shqiptare për Gazetari Investiguese.

Shpëtim Luku është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë. Ka punuar si gazetar profesionist i ekonomisë dhe biznesit në gazetat kryesore të vendit si “Rilindja Demokratike”, “Koha Jonë”, “Shekulli”, “Dita” si dhe në revistën “Spektër”.

Nikolin Jaka

Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë

Nikolin Jaka ka lindur më 17 Maj 1972 në Rrëshen, Mirditë. Në vitin 1994 u diplomua pranë Fakultetin Juridik në Universitetin e Tiranës.

Prof. Dr Dhori Kule

Dekan i Fakultetit të Ekonomisë

I Diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, Prof. Dr Dhori Kule numëron në përvojën e tij profesionale rreth 18 vjet si pedagog i Fakultetit të Ekonomisë

Dr. Zef Preci

Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike

Me më shumë se 25 vite pune si studiues në fushën e kërkimeve social-ekonomike, ideimin dhe drejtimin e kryerjes së studimeve, përgatitje raportesh, prezantime publike, hartim vrojtimesh kombëtare, mbledhje të dhënash, interpretime dhe analiza

Bardhi Sejdarasi


Gazetar

Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike. Pas disa viteve ushtrim i këtij profesioni, i është dedikuar gazetarisë, duke punuar në një sërë mediash si “Republika”, “Koha Jonë”, “Monitor”, “Shekulli”, “Ekonomia”Tv Koha, “Tv Norba”, Tv A1, “Albania”, “Ballkan”.

  • logo gruppokoni

Biznesmenet shqiptare

Sivjet është edicioni i 20-të i Botimit Kombëtar “Biznesi Shqiptar: Më të Mirët 2023”. 20 vite janë shumë, janë një periudhë e gjatë dhe mëse e mjaftueshme për të bërë një bilanc. Edhe Mark Twain thotë “se pas 20 vitesh më shumë do të pendoheni për ato që nuk keni bërë se sa nga ato…

Recent Pages

Rikthimi i gjigandit mediatik
Shpëtim Luku Tregojnë se dikur, dikush po i raportonte Dritan Hoxhës, themeluesit të “TOP Channel”, disa lëvizje në funksion të konkurencës të një televizioni tjetër privat. Tani i T...
May 5, 2024 Read More
Makinat e reja pa certifikatë konformiteti shtohe
Makinat e reja pa certifikatëkonformiteti shtohen ne treg Përballë koncesionarit zyrtar, pozicionohet një shitës ambulant, shpesh herë me një ‘kasolle’ ku ka vetëm një tavolinë, një ...
March 30, 2024 Read More
SHPËTIM LUKU/ Leksioni i një eksportuesi
Qëkurse euro është zhvlerësuar karshi lekut, duke u stabilizuar në raportin ku 1 euro këmbehet me 100 deri 105 lekë, nuk kanë reshtur ankesat dhe kërkesat e eksportuesve shqiptarë. E kanë b...
February 1, 2024 Read More
Të jetosh përtej mundësive të tua!
Të jetosh përtej mundësive të tua! Vite më parë, kur u ndërtua kompleksi turistik "Laguna", në Malin e Robit, shitjet e apartamenteve apo ambienteve të tjera në të u bënë në kohë rek...
January 29, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/Pse janë kaq të korruptueshëm doga
Shpëtim Luku Xiao Min ishte një biznesmen kinez, i cili merrej me biznesin e tregtimit të veshjeve tekstile në Shqipërideri para vitit 2010, përpara se të transferohej në Maqedoninë e Veri...
January 16, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/ Propozimi i Sokol Krajës dhe mëkat
SHPETIM LUKU/ Propozimi i Sokol Krajës dhe mëkatet e biznesit Ditët, muaj dhe vitet kalojnë dhe problematika më të cilën haset biznesi shqiptar sa I takon fuqisë punëtore së vjen dhe bëh...
January 9, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/ Ish-kulaku që u bë biznesmeni më
Mebiznesmenin korcar Luan Lartie kishim lënë të takoheshim tek një kompleks pallatesh në hyrje të Korcës, aty ku dikur ka qenë fabrika e trikotazhit. Është një kompleks, nga më të bukurit...
November 30, 2023 Read More