Shpëtim Oseku

Emri i kompanisë: Agro Iliria
Numri i punonjësve: 200
Vendndodhja: Lushnjë

Ekonomia shqiptare e ka një ndër sektorët e saj prioritarë bujqësinë. Dhe për mënyrën e zhvillimit të saj, për rrugën që duhet të ndjekë ajo për të arritur standartet e bujqësisë së përparuar të vendeve europiane mund të ketë diskutime të shumta. Por ama, në realitet ka një shembull që flet shumë. Një realitet që tregon dhe për më tej, të lejon të përfytyrosh se si do të ishte bujqësia shqiptare nëse investime të tilla do të ishin më të shumta dhe të atij niveli sikurse është shoqëria Agro Iliria. E ngritur në vitin 2015 si rezultat i investimeve të shumta, në një tokë pa asnjë vlerë nga pikëpamja e shfrytëzimit për efekte bujqësore sipas bujqësisë tradicionale shqiptare, Agro Iliria është sot jo vetëm ferma më e madhe bujqësore në Shqipëri e më tej, por edhe një shembull brilant që ilustron teorinë që të merresh me kultivimin e tokës duhet të dish. Po si lindi Agro Iliria, kjo e pazakontë dhe impresionuese e bujqësisë shqiptare?
Biznesmeni i mirënjohur Ilir Trebicka dhe ortaku i tij, Shpëtim Oseku kishin punuar së bashku prej vitesh në ndërtim. Po mendonin për të bërë një aktivitet që të ishte më pranë natyrës.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Perikli Goga

Emri i kompanisë Diamant
Numri i punonjësve: 41
Zyrat qëndrore: Durrës

Kompania u themelua në shkurt të vitit 1994 nga Z. Perikli Goga, i cili kishte fituar një eksperiencë mjaft të gjërë në transport gjatë punës në Portin e Durrësit në fillim të viteve ’90. Diamant u krijua gjatë kohës kur kishte mjaft transporte ndihmash mes Shqiperise dhe Italisë, ku Z. Goga pati mundësinë të krijonte mjaft kontakte e partnerë të rëndësishëm, ndër të cilet dhe Z. Piergiorgio Colombo, i cili qe shtysa për krijimin e kompanisë dhe sot konsulent i Diamant prej vitesh. Emri ‘Diamant’ u vendos në nder të halles se Z. Goga, e cila quhej Diamanta, dhe me të cilen Z. Goga kishte marrëdhënie të shkëlqyera pasi ka qenë gjithmonë mbështetëse në nismat e tij. Diamant operon në fushën e transportit dhe logjistikës, duke ofruar shërbime në Shqipëri dhe në mbarë botën nëpërmjet një rrjeti të konsoliduar partneresh. Ndër shërbimet kryesore, Diamant ofron transport ndërkombëtar mallrash nëpërmjet rrugëve tokësore, detare e ajrore, transporte jashtë norme, shërbim magazinazhi, magazina doganore, agjenci doganore si dhe shërbime ngarkim shkarkimi me vinç.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Fatos Cerenishti

Emri i kompanisë: FAFA
Xhiro e biznesit 2020: 3 milionë euro
Numri i punonjësve: 550
Vendndodhja: Durrës

Edhe pse kanë kaluar vite, fjalët i Ilirit vazhdojnë të më kumbojnë në veshë. Ai ishte shoqëruesi dhe përkthyesi ynë gjatë pushimeve në Turqi, i caktuar prej kompanisë shqiptare që na i organizoi ato. Ndërsa rrinim të shtrirë, të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit në dyshekët e vendosur në bashin e një anijeje pirate gjatë një “trip boat” në Kemer, mes nesh nisi një bashkëbisedim rreth turistit shqiptar. Gjithçka mori shkas nga një lloj admirimi e zilie që unë shfaqa karshi punës së tij. “Ke një punë të bukur, ajo çfarë për të tjerët është pushim, për ty është punë”- i thashë. Mirëpo si duket kisha gjykuar cekët, ose më saktë, e kisha vlerësuar punën e tjetrit vetëm me ato kritere që më pëlqenin mua. Sepse menjëherë pas kësaj, Iliri filloi të më rreshtoi një sërë vështirësish që kishte puna e tij. Vështirësitë fillojnë me një ritëm të çmendur që në recepsion, kur i shoqëron të bëjnë chek-in-nisi të më tregonte ai. Pothuaj shumica, pasi ngjiten lart në dhomë, zbresin të alarmuar e
të tmerruar, duke zbrazur lloj lloj pakënaqësish të stisura.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Kompania AK-Invest

Emri i kompanisë: AK-Invest
Xhiro e biznesit 2020: 4.5 milionë euro
Numri i punonjësve: 50
Vendndodhja: Tiranë

AK – Invest, shoqëri aksionere e regjistruar me vendim të Gjykatës Tiranë nr. 28915 në Janar 2003, me kapital te regjistruar ~ 8,300,000 EUR; licensuar nga Banka e Shqipërisë si Institucion Financiar JoBanke për ofrimin e shërbimeve financiare nëpërmjet agjentëve në të gjithë vendin. AK – INVEST sh.a është Institucion Financiar licensuar nga Banka e Shqipërisë me licencë nr. 7 datë 03.12.2003, për të ushtruar veprimtaritë e mëposhtme:

  • Të gjitha shërbimet e pagesave dhe të transferimit të parave
  • Të gjitha format e kredidhënies
  • Këmbimin valutor
  • Faktoring
  • Shërbimet këshilluese, ndërmjetëse dhe shërbime të jera ndihmëse për të gjitha veprimtaritë e listuara si më sipër
  • Ofrimin e garancive dhe marrjen e angazhimeve
    Agjent në sigurime (Miratuar nga Autoritetii Mbikqyrjes Financiare me licencën për ushtrim veprimtarie agjenti në sigurime me nr 1284 datë 26.11.2018)

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Ndriçim Osmani

Emri i kompanisë: Insifa
Xhiro e biznesit 2020: 5 milion EUR
Numri i punonjësve: 120
Vendndodhja: Maminas, Durrës

Teksa kryente një nga ato vizitat e tij të zakonshme nëpër kompani për të promovuar realitete të biznesit shqiptar, kryeministri Edi Rama iu drejtohet pronarëve të tij duke iu thënë se investim e teknologji të tillë nuk kishte parë kund. Nuk ishte një kompliment i zakonshëm për efekte kortezie, nuk ishte një përgëzim sa për të kaluar radhën, por ishte një impresion i vërtetë i shprehur nga ajo që shfaqej para syve të kryeministrit. Një fabrikë tërësisht e re me teknologji bashkëkohore të vitit 2020, e përbërë nga disa linja prodhimi që sigurojnë një proces të automatizuar plotësisht është edhe investimi kryesor i vëllezërve Osmani. I realizuar ne vitin 2020, ky hap që ndërmorën vëllezërit aksionerë i dha Insifa-s një dimënsion tjetër. Ky hap shërbeu për ta kaluar atë, nga një fabrikë e vogël, e aftë vetëm për të prodhuar produkte të ndryshme si biskota, cokollata, karamele, kekë, xhel etj vetëm për nevojat e vendit, në një fabrikë të aftë për të prodhuar e cuar për eksport. Dhe punët duken se po fillojnë të ecin mirë.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Kujtim Zere

Xhiro e biznesit 2020: 5.5 milionë euro
Ndryshimi në % 20/19: +20
Numri i punonjësve: 60
Vendndodhja: Durrës

Shqipëria ka patur një traditë të zhvilluar në grumbullimin dhe eksportin e bimëve mjekësore gjatë kohës së ekonomisë së planifikuar. Ndryshimi i sistemit ekonomik bëri që edhe ky sektor ti besohej iniciativës së lirë të njerëzve. Sot janë disa kompani, të cilat kanë këtë lloj specializimi, të gjitha janë përfërsisht në nivele të njëjta aktiviteti. Një prej kompanivë të rëndësishme të sektorit është edhe “Albanian Herb” sh a. Gjatë vitit 2020, eksportet e kësaj kompanie kapën shifrën e 6.1 milionë dollarëve, një tregues ky që e prezanton atë, ndër kompanitë më aktive të vitit të kaluar. Akoma më i rëndësishëm është trendi i veprimtarisë së “Albania Herb”, sepse krahasuar me një vit më parë rritja është mbi 20 për qind. Kurse krahasuar me vitin 2018 rritja është rreth 70 për qind më shumë. Kuptohet pra që kemi të bëjmë tashmë me një kompani, e cila ka një aktivitet që po njeh vetëm rritje, ndryshe nga shumë kompani të tjera , të cilat kanë luhatje nga viti në vit.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Fatos Zeka

Emri i kompanisë: TOMATO-AL
Xhiro e biznesit 2020: 7 milionë euro
Numri i punonjësve: 50
Vendndodhja: Drenovicë, Berat

Sapo kalon urën e Kucit dhe merr kthesën djathtas, rruga vazhdon në ngjitje të kodrave të zonës. Kur arrin në pikën më të sipërme të këtyre kodrave, poshtë shpaloset një panoramë e bukur, në trajtën e një qilimi të qëndisur. Janë tokat e fshatrave të Goricanit, Drenovicës e Samaticës, të cilët janë të “mbjella” me sera të pafundme. Janë rreth 400 hektarë sera të ngritura në këtë zonë dhe në mënyrë të natyrshmë të lind pyetja preokupuese: ku i dërgojnë gjithë këto prodhime që kultivojnë këta fermerë? Por e ka marrë zgjidhjen ky problem, kjo kontradiktë mes prodhimit dhe gjetjes së tregut. Në këtë zonë gjendet edhe shoqëria TOMATOAL, një kompani e krijuar dhe e organizuar enkas për të grumbulluar fruta dhe perime, me qëllim për ti dërguar ato në tregje, kryesisht të huaja. Një kompani që ka ndërtuar marrëdhënie partneriteti me rreth 1500 fermerë, një kompani që përvec kësaj, ka shtuar edhe vetë sensin protagonist si prodhues produktesh bujqësore, duke kontribuar edhe ajo në shtimin e sipërfaqeve të serave të zonës, por edhe të sasisë së produkteve që dalin prej tyre cdo vit.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Nikollaq Nerenxi

Emri i kompanisë: N.N sh.p.k
Xhiro e biznesit 2020: 7 milionë euro
Numri i punonjësve: 150
Vendndodhja: Tiranë

Kompania “Neranxi” ka 29 vite që zhvillon aktivitetin e saj në importin dhe përpunimin e lëndëve të para të industrisë ushqimore. Duke patur parasysh vështirësitë e tranzicionit dhe luhatjet e forta të sipërmarrjeve private në Shqipëri, ku dështimet shpesh jo për fajin e tyre, kanë qenë të shumta, qëndresa dhe rrugëtimi i këtij aktiviteti, e bën kompaninë “Neranxi” një model jo vetëm të suksesit, por edhe të vizionit, sakrificës dhe qëndresës. Kompania “Neranxi”, njeh fillimet e saj pikërisht atëherë kur në Shqipëri sapo kishte rënë sistemi komunist dhe po hidheshin hapat e para
në ekonominë e tregut i cili ishte mjaft kaotik, por kjo kompani kuptoi menjëherë nevojën për të pasuruar tregun me lëndë të para për fabrikat dhe punishtet e vogla të asaj kohe dhe produkte
ushqimore direkt për konsumatorin. Në fillim u importuan nga disa vende fqinje lëndë të para për pastiçeri dhe xhelateri dhe menjëherë më pas filloi importi i erëzëve dhe frutave të thata nga shumë vende të botës.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Gianni Cavallini

Emri i kompanisë: REMAL
Xhiro e biznesit 2020: 7.2 milion EURO
Numri i punonjësve: 1100
Vendndodhja: Tiranë

Të arrish sukses edhe në kohë pandemie tingëllon çuditshëm, pakëz e vështirë aq më tepër kur bëhet fjalë për industri të veçanta biznesi siç janë kompanitë me numër të lartë punëtorësh. Por i tillë ishte viti 2020 për kompaninë e njohur tashmë, REMAL. Fillimi i vitit 2020 nuk ishte aspak i pritshëm, dhe asnjë nuk kishte menduar një rrezik të tillë në planet menaxheriale, një pandemi globale si Covid-19. Por të suksesshmit nuk ndalen! Dhe të vetmen rrugë që kishte REMAL sh.p.k si qëllim, padiskutim që do ishte suksesi, pavarësisht si ishte apo si do bëhej situata.
Remal është një kompani që operon në tregun e fasonerive, saktësisht në qepjen dhe montimin e këpucëve, e cila nisi siparin e saj që prej vitit 2006 në Kamëz ku vazhdon edhe sot. Sigurisht akoma më e madhe në sipërfaqe dhe fuqi punëtore, ku tashmë adresa e saj në Bathore është kthyer në adresën qëndrore për dy simotrat e saj në Valias dhe Kavajë.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Asllan Baraj

Xhiro e biznesit 2020: 7.2 milionë euro
Ndryshimi në % 20/19: +12
Numri i punonjësve: 100
Vendndodhja: Maminas, Durrës

Fabrika e qeramikës KID-ALB përjetoi një ngjarje të rëndë pasi fabrika e re për prodhimin e tullave dekorative u dogj nga një zjarr aksidental. Ishte në momentet e fundit të prodhimit eksperimental dhe për pak kohë do të fillonte punë si një fabrikë unike e këtij lloji. Si një fabrikë që do të shënonte konkurimin me produkte të ardhura 100 për qind nga importi. Jo vetëm kaq, por duke qenë e para fabrikë e këtij lloji, suksesi i saj i garantuar do të shtonte edhe optimizmin e biznesmenëve të tjerë, të cilët mund të ndiqnin shembullin e “KID-ALB”-it, duke diversifikuar prodhimin. Dhe duke bërë një retrospektivë e sjellë ndërmend se cfarë ngjau me industrinë shqiptare të prodhimit të tullave, është e lehtë të përfytyrohet se pak a shumë e njëjta tendencë dhe bilanc do të konfigurohej edhe sa i takon tullave dekorative.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”