Para pak ditësh Shqipëria mori një lajm zyrtar të pakëndshëm. Sipas Bankës Botërore, vendi ka një renditje shumë të keqe sa i takon efikasitetit të struktura shtetërore në mbrojtje të konsumatorit. Konkretisht, renditemi në vendin e 6-shtë ndërmjet 100 vendeve sa i takon performancës së keqe të këtyre institucioneve. Sigurisht që ky lajm thjesht legalizon atë perceptim të përgjithshëm të publikut lidhur me këtë cështje. Sepse që strukturat shtetërore në mbrojtje të konsumatorit funksionojnë dobët kjo është dicka që dihet dhe në gjuhën popullore publiku e ka shprehur në ankesat e vazhdueshme të tipit: nuk dimë cfarë hamë, nuk dimë cfarë konsumojmë etj etj. Mjafton një shkrim apo një status në facebook rreth kësaj teme për të konstatuar një lloj alarmi tek konsumatorët, dyshime të theksuara të tyre rreth cilësisë së asaj që konsumojnë.
Por ndërkohë, ka edhe një fakt tjetër interesant dhe ai lidhet me evidentimin që bëjnë të huajt lidhur me cilësinë e ushqimit në Shqipëri. Të gjithë gazetarët, blogerat që kanë ardhur për të shkruar në vendin tonë, ushqimin e mirë e të lirë e përmendin si një prej avantazheve kryesore dhe një prej motiveve –midis shumë të tillëve-, pse duhet vizituar Shqipëria. Kemi të bëjmë me ndonjë kontradiktë? Jo, të dyja janë të vërteta. Pra, që edhe manovra në kurriz të konsumatorit në treg ka sa të duash, por edhe produkte cilësore gjen sa të duash në treg. Dhe ne një situatë të tillë, paqartësia, konfuzioni i konsumatorit është mëse i natyrshëm dhe i justifikuar. Të konsumosh plot dyshim mallrat e përdorimit të përditshëm është një torturë e vërtetë. Aq më tepër kur edhe media, në vend që të qartësojë situata të caktuara, në vend që të bëjë transparencën dhe hierarkinë mbi bazë cilësie në treg, në vend që të flasë me emra konkrete në rastet kur bën ndonjë punë hetimorë gazetareske, vetëm sa e shton konfuzionin e qytetarëve duke folur në tërësi e në përgjithësi për problemin. Megjithatë egziston një mënyrë se si të kompensohet mungesa e efikasitetit të strukturave në mbrojtje të konsumatorit. Egziston një mënyrë si të orientohesh në treg e të blesh mallra pa asnjë dyshim mbi cilësinë e tyre. Ajo është të preferosh produkte të kompanive që kanë vite që rrezatojnë seriozitetin dhe vazhdimësine e tyre. Qofte keto kompani prodhuese e qofte importuese. Kompani të tilla serioze ka me dhjetra në Shqipëri. Ne cdo fushë, në cdo sektor. Ka në përpunimin e qumështit, në përpunimin e mishit, në përpunimin e drithërave, ka kompani serioze karburanti etj etj. Janë kompani të cilat kanë vite në treg dhe këtë egzistencë afatgjatë e kanë bërë të mundur nëpërmjet punës plot përkushtim, pasion e seriozitet në fushën ku veprojnë. Janë kompani që suksesin afatgjatë të deritanishëm e kanë realizuar duke ofruar mallra e shërbime me cilësi. Janë kompani që suksesin në vazhdim e kanë projektuar sërish duke patur për kalë beteje, pikërisht cilësinë. Janë kompani ku janë bërë investime të mëdha miliona e miliona euro e për rrjedhojë, këto kompani nuk kanë asnjë arsye të aplikojnë mënyra përfitimi të pandershme, në kurriz të qytetarit, pasi edhe kostoja që do tju duhej të paguanin do të ishte tepër e madhe. Perkundrazi, subjektet qe janë të vogla në treg, pa fuqi konkuruese të spikatur janë më të prirura për të aplikuar “lojë” të pandershme. Duke ushtruar profesionin kam patur raste të njihem nga afër me shumë prej këtyre kompanive serioze dhe ato janë vërtet kompani moderne e bashkëkohore. Nëse do ta shtrish dyshimin dhe tek to, atëhere ky nuk është një dyshim racional, por thjesht dyshim i dikujt që nuk dëshiron të besojë në asgjë dhe askund.
Është lehtësisht e kuptueshme që sukses afatgjatë është ai që realizohet mbi bazën e besimit të konsumatorit. Është ky i fundit ai që i vë “vulën” cilësisë së produkteve apo shërbimeve që nxjerrin në treg kompanitë nëpërmjet besimit apo mosbesimit, nëpërmjet përfilljes apo jo të tyre. Kompanitë që kanë sukses afatgjatë në treg janë kompani me reputacion dhe gjeja me e cmuar që ata kanë është pikërisht ky, pra reputacioni. Atë nuk do të donin ta vinin në dyshim për asnjë cmim, për asnjë përfitim. Në të kundërt, nëse ky reputacion, i krijuar me punë, përkushtim e seriozitet, bie, atëhere ka filluar edhe rënia e kompanisë.
Pra kompanitë e mëdha prodhuese janë filtri i parë i cilësisë dhe të konsumosh produktet e tyre do të thotë të kesh larguar veten nga dyshimet që stimulohen përditë e më shumë
Por kujdesi përforcohet akoma më tepër, në rast se përzgjedh edhe vendin e furnizimit. Njësitë e tregtimit sot janë të tipit minimarkete, markete, supermarkete e hipermarkete, individe. Vendet e tregtimit jane gjithashtu te ndryshme. E tille eshte rruga, te tilla jane tregjet e licensuara. Nëse ke mundësi të zgjedhësh që të furnizohesh nëpër supermarkete të mëdha, atëhere i je larguar shumë mundësisë që të “takohesh” me produkte të imituara, të fallsifikuara, produkte të spekuluara etj. Sepse edhe supermarketet janë një lloj i caktuar filtri. Askush prej tyre nuk është i ineteresuar të fuse në to produkte të tilla, të cilat do të mundësonin krizë besimi kundrejt tij e për rrjedhojë do ti cënin imazhin dhe vizitat e klientëve në to. Para disa vitesh doja të ndihmoja një biznesmen që kishte ngritur një fabrikë modern prodhimesh blegtorale për të tregtuar poduktet e tij në një supermarket të njohur. Pronari i rrjetit të supermarketeve kërkoi të shikonte me sytë e tij fabrikën dhe pasi e realizoi këtë, mori disa monstra të produkteve që pretendohej të futeshin në supermarketet e tij dhe iu bëri analizat përkatëse në laboratorë. Kjo tregon pra që pronarët e supermarketeve janë “vigjëluesit” e tjerë kundrejt cilësisë së mallrave, duke ofruar në treg alternativa të besueshme. Problemi kryesor në Shqipëri është se shumë persona nuk e kanë mundësinë për vepruar sipas kësaj mënyre, për shkak të fuqisë së ulët blerëse, cka i detyron ata që në blerje të kenë tregues primar vetëm cmimin. Ndaj duket se ata janë edhe më të ekspozuarit dhe të penalizuarit nga mungesa e eficencës së institucioneve në mbrojtje të konsumatorit
I njohur si një biznesmen skrupuloz, deri ne mani, i dalluar si një biznesmen me dedikim e përkushtim të madh kundrejt cilësisë, reagimi i Luan Lekës merr shkas nga një status në rrjetin social facebook i një qytetari pak ditë më parë, i cili pretendonte se ishte ballafaquar në një nga dyqanet Conad(franchise) me një shishe vaji të fallsifikuar. Sic ndodh rëndom, negativiteti përhapet edhe nga ndonjë portal me një zell të tillë a thua se mezi e prisnin një lajm të tillë dhe duke shperndare konfuzion tek qytetaret. Si një njeri që merret edhe me detajet më të vogla, pronari i Conad-it, pra biznesmeni Luan Leka, ka shkuar ne dyqanin në fjalë, ka takuar edhe menaxheren përkatëse dhe e ka sqaruar situatën. Sipas tij, ai lloj vaji që klienti pretendon që është i fallsifikuar është vaj 100 % ulliri i filtruar. Ndryshe nga vajrat e tjere me ngjyre me te erret, qe jane produkte jo te filtruara plotesisht, ndaj kane edhe ngjyren me te theksuar. Ndaj, biznesmeni nuk mjaftohet vetëm me përgënjeshtrimin e këtij fakti, por shkon edhe më tej. Ai ka lëshuar dorashkën e sfidës për këdo që ngutet duke bërë komente dashakeqëse në rrjete sociale.Dhe jo vetem per vajin e ullirit, por per cdo produkt qe tregtohet tek CONAD-i ne Shqiperi.
Formatet e ndryshme të llamarinave të prodhuara në të ngrohtë e në të ftohtë, galvanizuar dhe inox janë produkt i makinerive prodhim Italian, të pajisura me teknologjitë më të fundit në fushën e sheshimit e të prerjes në gjatësi e gjërësi.
Por drejtimi dhe menaxhimi i kompanisë së një kompanie si Pap Metal nuk janë të thjeshta sa mund të perceptohet nga cdokush. Sepse përvec faktit që bëhet fjalë për një kompani prodhuese dhe dihet që problematika në rastin e një kompanie të tillë është edhe më e madhe se sa në sektorët e tjerë, një ndikim të madh ka edhe sigurimi i lëndës së parë më cmime sa më të favorshme. Vezhgimi i përhershëm i bursës, në “gjueti” të konjukturave të përshtatshme të tregut kërkon nga ana tjetër që të jesh edhe përgatitur për të vepruar atëhere kur kjo konjukturë shfaqet. Nga ana tjetër, edhe konkurenca në këtë sector, sikundër në cdo sector tjetër të biznesit shqiptar është e fortë, shpesh edhe e pandershme. Mirëpo, nëse Papmetal nuk ka problem asnjë kompani tjetër në betejen e konkurencës, kjo nuk do të thotë se egzistenca e shumë kompanive të tjera me këtë natyrë aktiviteti nuk prodhojnë shqetësime dhe problematikë për sektorin në tërësi, prej të cilëve mund të preket edhe kompania lider. Mjafton të kujtojmë vetëm vështirësitë që ka kjo kompani për të mbërritur në tregun kosovar, si rrjedhojë e barrierave doganore, ndërkohë që konkurenti i saj nga Kosova vjen pa këto barriera në Shqipëri
Parking pa stres dhe duke u larguar
Sistemi i Mbajtjes së Lane përdor një aparat fotografik me pamje të largët për të zbuluar nëse jeni duke shkuar pa ndërprerje nga korsi. Ndihma për mbajtjen e korsisë siguron ndihmë të butë drejtuese për të ndihmuar në kthimin në korsi.Nëse rrota juaj prek vijën ose buzë të rrugës, Lane Keeping Alert vibron timonin dhe tregon një paralajmërim vizual. Teknologjia automatikisht çaktivizohet me shpejtësi nën (64 km / h), ose mund të çaktivizohet manualisht.