E dëmshmja për europianët nuk mund të jetë e dobishme për ne

 

Rreth vendimit të qeverisë për kufizimin e importit të  automjeteve të përdorura nën 10 vite

Shpëtim Luku

 

Deri në vitin 2022 Gjermania do të heqë  nga qarkullimi të gjithë automjetet që punojnë me motorë diesel. Arsyeja e heqjes së tyre nga arkullimi ka të bëjë me politikat e Gjermanisë për të reduktuar ndotjen e shkaktuar nga makinat dhe fillimisht i ra radha motorëve diesel për tu hequr nga qarkullimi, për të vijuar më pas më ata të benzinës deri në vitin 2028. Ky fakt e detyronte gazetarin e Deutche Velle-s Clemens Verenkotte, që në një artikull të tij të shtronte pyetjen: A do të përmbytet Ballkani nga dieselët e vjetër?

Në fakt, pyetja më e saktë do të ishte se sa më të mëdha do të jenë dallget e përmbytjes me automjete të përdorura e të nxjerra nga qarkullimi, pasi përmbytja nga automjetet e vjetra në Ballkan ka vite që ndodh. Psh, në Serbinë 8 milionë banorëshe gjatë vitit 2017 kanë hyrë gjithsej  mbi 150 mijë automjete, në Rumaninë me 20 milionë banorë kanë hyrë gjatë vitit 2017 rreth 300 mijë automjete të përdorura, e po kështu, në Shqipërinë e më pak se 3 milionë banorëve kanë hyrë mesatarisht gjatë një viti 30-40 mijë automjete të përdorura. Probleme të njëjta kanë edhe vende të tjera si Bullgaria, Maqedonia, Kosova etj. Importet e mëdha të automjeteve të përdorura në një moshë shumë të madhe nga vendet të Europës si Gjermania, Italia apo Zvicra kanë ndodhur ndër vite si pasojë e diferencave ekonomike që egzistojnë ndërmjet këtyre vendeve dhe atyre të Ballkanit, ku Shqipëria dhe Kosova kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë ndër më të varfrit. Por parashikohet që mqs pas 3 vitesh, të gjithë motorët diesel do të dalin nga qarkullimi në Gjermani, masa e importeve të rritet edhe më tej.

Gjykuar nën sfondin e kësaj dukurie e të kësaj tendence, duket se vendimi i fundit i qeverisë shqiptare për të reduktuar importin e automjeteve të përdorura deri tëk ato më të rëja se sa 10 vjet është një vendim pozitiv dhe reformues. Sepse ajo që është e dëmshme në Europë, nuk ka se si të jetë e dobishme në Shqipëri. Nëse një automjet del jashtë qarkullimit në Europë me etiketimin si i dëmshëm karshi mjedisit e mushkërive të njërezve, i tillë do të jetë edhe për mjedisin dhe mushkëritë e shqiptarëve. Nevoja e një kufuzimi të tillë ka lindur kohë më parë, atëhere kur importet e makinave të përdorura pësuan një kapërcim historic nga një mesatare prej rreth 12 mijë makinash në vit  në rreth 35-40 mijë makina në vit. Dhe pjesa dërrmuese e këtyre importeve përfaqësohej nga kontigjente automjetesh me moshe mësatare 12-15 vite, ndërkohë që mosha mesatare e automjeteve që përbëjnë totalin e automjeteve që qarkullojnë në Shqipëri është edhe më e madhe. Mirëpo makinat me motor Euro3 e poshtë që janë edhe shumica leshojnë grimca bloze kancerogjene, ndaj le të mjaftohemi me thithjen e blozës që lëshojnë automjetet e kësaj kategorie që qarkullojnë aktualisht në Shqipëri, pa qene nevoja për ta shtuar kontigjentin e këtyre “shkatërruesve të mushkërisë” edhe me të tjera makina.

Qeveria mjaftohet në argumentimin e saj vetëm me reduktimin e ndotjes mjedisore, sepse në fund të fundit ky mund të jetë përfitimi kryesor që ajo synon të marrë,  por “freskimi” i moshës së automjeteve ka një rol të madh edhe sa i takon rritjes së nivelit të sigurisë në rrugës. Cdokush është i bindur se një ndër faktorët e aksidenteve në rrugë është edhe siguria e automjetit dhe askush nuk mund të pohojë se automjetet me një moshë mesatare 15-20 vjecare janë të sigurta dhe larg “kapriciove” që mund të manifestojnë gjatë levizjes nëpër rrugët e Shqipërisë.

Janë jo të paktë personat që vendime të tilla i përceptojnë si lëvizje të kushtëzuara nga interesi i ndonjë grupi biznesi e në rastin konkret i  grupit të biznesit që tregtojnë makina të reja. Mirëpo e vërteta është se asnjë përfitim nuk parashikohet nga ajo cfarë do përvijohet në treg në të ardhmen kur vendimi të jetë në procesin e zbatimit. Në vitin më të mirë të tyre subjektet që tregtojnë makina të reja kanë mundur të shesin të gjthë së bashku rreth 3400 automjete, ndërkohë që prej disa vitesh janë stabilizuar në një mesatare vjetore prej 2500-3000 makina. Pra, edhe shumë vite më parë, kur u vendos një taksë e automjeteve të përdorura, rezultati ishte që importi i automjeteve të përdorura u reduktua, por pa cuar në rritjen e shitjeve të makinave të reja dhe kjo është e kuptueshme. Niveli ekonomik i shqiptarëve është i tillë që nuk i lejon ata të orientohen drejt makinave të reja me zero km. Por ndërkohë, varfëria nuk mund të shërbejë si argument për të vazhduar me të njëjtën sjellje sikurse deri më sot. Pra duke vazhduar kthimin e vendit në një varrezë makinash të vjetra.

Recent Posts

Papërgjegjshmëria që “mbron” konsumatorin d
Pronari i një rrjeti të njohur supërmarketesh nxorri telefonin nga xhepi dhe i telefonoi drejtorit të përgjithshëm të kompanisë së tij, për ti transmetuar urdhrin për të hequr nga supermar...
September 11, 2024 Read More
Conad merr vendimin e rëndësishëm
Kompania e njohur Conad Albania ka marrë së fundmi një vendim të ëndësishëm. I gjithë rrjeti i saj i dyqaneve nuk do jetë më me metodën franchising. Pra bazuar edhe në një partneritet me ...
July 26, 2024 Read More
“Lajthiza” vlerësohet në Bruksel me
Uji “Lajthiza” ka qenë alternative e parë e konsumatorëve gjatë vitit 2023. Ashtu sikurse ka qenë përgjatë gjithë kohës, që nga momenti kur është hedhur në treg. Ashtu sikundër vazhd...
July 16, 2024 Read More
Miss Fake News
Miss Fake News Pedagogët e Gazetarisë në përgjithësi e veçanërisht ata që japin raportimin e lajmit kanë pak kohë që fërkojnë duart nga kënaqësia. Sepse tashmë nuk iu duhet të qëm...
June 25, 2024 Read More
Si e surprizoi Avni Ponari ish-Ministrin e tij?
Teksa lëvizte me makinë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Avni Ponarit i zunë sytë  ish-Ministrin nga i cili varej institucioni ku ai punonte si Oficer marine. Ishte Ministri që si rezu...
June 18, 2024 Read More
Avantazhi që u kthye në skllavëri
  Shpëtim Luku Përpara syve në një karburant të Dhërmiut të shfaqet një pamje me të cilën nuk je mësuar. Një filipinas me sens humori kryen veprimet e zakonshme që i takojnë të k...
June 2, 2024 Read More