Performanca e biznesit shqiptar gjatë një viti

 

 

Lexues të nderuar!

 

Sivjet është viti i 14-të I Botimit Kombëtar: “Biznesi Shqiptar: Më të Mirët 2017”. 14 vite mund të mos jenë as shumë e as pak, por janë të mjaftueshëm për tu ndjerë të sigurtë në pohimin se tashmë ky Botim ka krijuar  traditën e vet. Kohëzgjatja e Botimit na siguron gjithashtu në faktin se ai është i mirëpritur. Pasi nëse do të ishte ndryshe do të kishte ndjekur fatin e të gjitha botimeve të tjera, të cilët janë mbyllur akoma pa u hapur. E kemi edhe një shpjegim për këtë. Ai duhet kërkuar tek misioni ynë, tek dëshira për të realizuar një hierarki reale në botën e biznesit, tek kompetenca për të dalluar e vecuar njerëzit që kanë “produkt”, që kanë vepra, që kanë realitete impresionuese, nga të tjerët që kanë fjalë, por skanë biznes.

Gjatë vitit 2016, 200 kompanitë më të mëdha shqiptare realizuan një total xhiroje prej 6.1 miliardë euro, ndërkohë që një vit më parë ky tregues ishte 6.7 miliardë euro.  Pak ndryshim ka edhe sa i takon treguesit të efektivitetit, teksa 200 kompanitë më të suksesshme sa i takon këtij aspekti kanë siguruar një total fitimi prej 620 milionë euro. Kurse një vit më parë ky tregues ishte 720 milionë euro.

100 kompanitë më të mëdha eksportuese shqiptare realizuan një total eksporti prej 660 milionë euro, ndërkohë që 100 kompanitë punësuese më të mëdha(përjashtuar institucionet publike) punësuan rreth 70 mijë vetë. Në listën e 200 kompanive më të mëdha të vitit 2016 pati gjithsej 39 “neë entry” cka tregon se biznesi I madh shqiptar është përgjithësisht I konsoliduar, me protagonistë të spikatur që vazhdojnë të ruajnë pozicione të mira në treg. Disi e ngrirë paraqitet edhe struktura e sektorëve që “furnizojnë” listat e më të mëdhejnve, listat e kompanive me fitimin më të madh, listat e kompanive punësuese dhe atyre kompanive që janë personazhe të rëndësishme në eksport. Këto lista vazhdojnë të dominohen nga subjekte tregtimi hidrokarburesh, lojërash fati, farmaceutike, tregtie etj. Por edhe pse jo në shumicë, jemi të lumtur që në këto lista bëjnë pjesë kompani prodhuese, cka tregon se këto kompani kanë arritur të ndërtojnë një sukses afatgjatë.

Edhe krahasur me të mëdhenjtë e rajonit, performance e të “mëdhenjve të Shqipërisë” është përmirësuar. Dikur kishte diferenca të mëdha, por ata kanë ardhur duke u ngushtuar, cka tregon edhe një lloj suksesi në formalizimin e ekonomisë shqiptare.

Në përfundim, dëshirojmë të adresojmë një falenderim për të gjitha institucionet shtetërore, të cilat bashkëpunojnë me në për hartimin dhe publikimin e këtij libri.

Shpëtim Luku

Qendra Shqiptare për Gazetari Investiguese

 

Fiesta e re, e zgjuar, e sigurtë, e këndshme

 

Në karrierën e saj prej katër dekadash, Fiesta u imponua dhe qëndroi në krye të klasës. Ka disa arsye për këtë, por më e rëndësishmja është se ajo siguron sofistikim për të ngarë një limuzinë të paketuar në përmasa kompakte. Gjenerata e re e Fiesta ofron një përzierje të shkëlqyeshme  të tradicionales me modernen, kështu që edhe para fillimit të debutimit të saj në treg është vlerësuar si një trashëgimtare që do të zgjerojë mbretërinë.

Shpetim Luku

Të kesh mundësinë të “takohesh” me një model të ri makine përpara se ajo të dalë në tregun masiv është një fat dhe realitet intrigues. Sepsenëpërmjet një takimi të tillë ke rastin të mësosh të rejat e modelit të ri, ndryshimet e tij karshi modelit paraardhës që zëvëndëson, teknologjite e përdorura dhe në fund të fundit arsyet se pse klientët duhet të blejnë këtë makinë. Rreth 310 km circuit, ku përfshiheshin autostrada, rrugë urbane dhe ekstraurbane, ishin të mjaftueshme për të siguruar një opinion tejet pozitiv për Fiestën e re që kompania Ford do të hedhë së shpejti në treg. Kam qenë në timonin e tre versioneve të Fiestës së re, konkretisht  Fiesta Vignale, Fiesta ST-Line dhe Fiesta Titanium dhe përshtypja e krijuar nga ato ishte më se bindëse për mua. Në fakt Fiesta ka qenë gjithmonë superiore karshi rivaleve të saj në këtë segment dhe modeli i ri besoj se do i sigurojë vazhdimësinë e lidershipit.

Evolucioni i anës së jashtme

Fiesta e re paraqitet me nje dizajn me elegant. Nuk shoqërohet me ndryshime radikale dhe kjo e ka nje shpjegim. Duke qene lider i segmentit te saj me numrin e makinave te shitura qe nga viti i debutimit ne 1976, atehere ndryshimet në pamjen e jashtme të saj nuk mund të jenë radikale, por përmirësime të saj. Fiesta e re ka me shumë forcë vizuale. Profili anësor është më i vendosur dhe më pak në formë pyke. Përmasat e saj kanë ndryshuar paksa përderisa është 71 mm më e gjatë dhe 13 mm më e gjërë, cka i jep makinës një pamje më të gjatë e më të lartë. Trupi i Fiestës është si një skulpturë, e dizajnuar për të dhënë reflektime magjepëse nën dritat e qytetit. Ndryshimet më të mëdha sa i takon dizajnit të jashtëm janë në pjsën e pasme. Dritat e pasme janë të vendosura në mënyrë të tilla sa krijojnë përshtypjen e shpatullave të gjera. Kurse rrotat unike të Fiestas janë të dizajnuara në mënyrë të tillë për të krijuar iluzionin e lëvizjes edhe kur makina është e ndaluar.

Trupi ofrohet në dy versione, me pesë dhe tre dyer. E para është për praktikën (Trend dhe Titanium) dhe Vignale luksoze, dhe e dyta për Linjen ST të orientuar drejt sportit.

Surprizat e mëdha janë brenda makinës

ford fiesta 4

I pajisur me celësin e makinës në xhep nuk është nevoja të bësh veprimet klasike, si nxjerrja e tij prej xhepit, hapja e makinës me pult etj. Sepse Fiesta e re është e pajisur me sistemin KeyFordFree, një system që bën të mundur njohjen e celësit të makinës. Dhe kur hyn brenda në makinë, sërish nuk është e nevojshme vendosja e celësit, por mjafton shtypja e freksionit, shtypja e butonit start dhe makina është gati për rrugë.

Dhe sapo futesh brenda ne makinë shikon që Fiesta e re, ndonëse një makinë e vogël ofron më shumë hapësirë se sa modeli paraardhës. Në sy të bie menjëherë një tablet 8 inch, i vendosur në mënyrë qëndrore, shumë i lehtë në përdorim, i cili siguron një sërë funksionesh.

Kur teknologjitë e zgjuara punojnë pa pushim në shtëpinë tuaj, ata duhet të bëjnë të njëjtën gjë edhe në makinën tuaj. Kjo është arsyeja pse Fiesta e re është e pajisur me SYNC 3 për ta bërë jetën më të lehtë, B & O PLAY për të bërë udhëtime më zbavitëse dhe një çati të hapur panoramike për të bërë çdo makinë më të këndshme.

Ford SYNC3 është një sistem i fundit që ju mundëson të qëndroni të lidhur dhe të kontrolloni telefonin, muzikën tuaj dhe sistemin e navigimit me komanda zanore intuitive, ose një prekje me ngjyra 8 “. Ajo lidhet me Apple CarPlay dhe Android Auto gjithashtu, dhe me Applink. Ju mund të përdorni disa nga aplikacionet tuaja të preferuara për smartphone, duke përfshirë Spotify. Trafiku Live gjithashtu mund t’ju ndihmojë të shmangni bllokimin. Dhe mund të telefononi edhe një listë të restoranteve lokale vetëm duke thënë “Unë jam i uritur”, ose të hyni në Udhëzuesin Michelin për t’ju ndihmuar të zgjidhni dhe të rezervoni vende për të ngrënë.

Ndërkohë, për të siguruar cilësinë më të lartë të audios për të dëgjuar muzikën e preferuar tek Fiesta e re, kompania FORD sjell sistemin B&O Play si një eksluzivitet i kësaj kompanie.

Manipulimi i plotë i shumicës së sistemeve në makinë bëhet pikërisht përmes ekranit të përmendur. Komanda për sistemin audio, lundrimin dhe komunikimin është e lehtë, intuitive, e ndjekur nga grafika e mprehtë dhe shpejtësia e shkëlqyeshme e CPU. Edhe instrumentat klasikë kanë një cilësi shumë të mirë. Paneli i instrumenteve ka grafikë të qartë dhe shikueshmëri të mirë. E njëjta gjë vlen edhe për kontrollet e kondicionimit të ajrit.  Timoni është shumë i përshtatshëm për  drejtuesin e makinës.

. Plastikat janë montuar saktësisht, në shumicën e sipërfaqeve ka një plastikë të butë dhe gome që menjëherë sugjeron se Fiesta ka ambicie të mëdha. Shoferi ka një pozicion të shkëlqyeshëm dhe një ndjenjë të relaksuar gjatë udhëtimit. Të gjitha komandat në timon janë shumë të lehta për tu gjetur ndërsa ngasim makinën. Në test drive, të gjitha makinat ishin të pajisura me një sistem Start-Stop, dhe nga motorët në ofertë ishin  EcoBoost 1 l  me 140 hp dhe TDCi  1.5 litra dhe 120 hp.  Natyrisht, gama e motorëve të ofruar nga FORD për Fiestën është shumë më e gjërë se kaq

E pra, mjafton një shtypje e butonit dhe fillon një udhëtim më se i këndshëm. Njohja me Fiesta e re ishte përmes një motori 1 liter EcoBost me 140 kuaj fuqi,  i cili është i njëjtë me versionet e 100 dhe 125 kuajve. Trashëgimia e gjeneratës EcoBoost nuk lë hapësirë për dyshim. Lëviz  lehtë trupin, dridhjet tipike  dhe kanë përshpejtim linear. Punon mirë me kambio manuale me gjashtë shpejtësi që të jep një ndjenjë të madhe dhe kur pedali i përshpejtuesit është shtypur fuqishëm. Ndonëse je duke udhëtuar nëpër rrugë të pashkelura më parë e të panjohura për ty, sërish nuk është shumë e nevojshme të jesh vigjilent e në panik sa i takon shikimit të shenjave rrugore. Sepse makina ka Njohësin e Shenjave Rrugore. Nëse një tabelë kufizimi shpejtësi tregon psh 60 km në orë shpejtësi e lejuar dhe ti je mbi këtë shpejtësi, në ekran shfaqen një shenje e shpejtësisë së lejuar duke pulsuar. Ky pulsim zhduket nëse shpejtësia ulet në normën e lejuar nga tabela. Gjithashtu në monitorin qëndror të shfaqen edhe tabelat e mëdha, cka e orienton drejtuesin që të marrë drejtimin e duhur.  Motori i Vignale kishte një performancë të shfrenuar, ku nga marshi i katërt  për shembull vetë makina të “urdhëronte” të kaloje në marshin e 6-të, pa qenë nevoja të kalojemë parë në të 5-in. Fiesta e re ka edhe sistemin EPAS, cka përshtat sistemin e drejtimit me shpejtësinë. Në shpejtësi të ulët sistemi bën që kthesat e rrotave të ndjehen më lehtë duke përmirësuar drejtimin. Në shpejtësi më të mëdha, ajo përmirëson drejtimin. Nëse parakalon ndonjë makinë afër, atëhere një sinjal ngyrë portokalli shfaqet në pasqyrën nga ana e pasagjërit cka lajmëron pikërisht këtë fakt. Nëse duhet të frenosh për ndonjë emergjencë, dritat paralajmëruese të rrezikut hyjnë në punë automatikisht për të lajmëruar shoferët e tjerë. Dritat e frenave flash gjithashtu, duke lajmëruar automjetet pas për një situatë potencialisht të rrezikshme.

Ofertë me motorë bujarë

ford fiesta 7

Sikurse thamë edhe më sipër, oferta që bën FORD nëpërmjet Fiestas së re është një gamë e tërë motorësh.  Ata të benzinës do të jenë  me katër cilindra me kapacitet 1.1 litra me një fuqi prej 70 dhe 85 kuaj fuqi, EcoBoost do të ketë në versionet e 100, 125  dhe 140 kuaj fuqi dhe 1.5 litra TDCi në versionet e 85 dhe 120 kuaj. Edhe pse oferta është e gjërë, sërish thuajse të gjithë janë ekonomik. Konsumi  i kombinuar i karburantit lëviz nga minimumi 3.2-3.3 që i korrespondon motorit TDCi 1.5 litrame 85 kuaj fuqi në 5.2 litra që i korrespondon motorit EcoBost 1.0 litra me kambio automatike me gjashtë shpejtësi. Nëse do të minimizosh konsumin e karburantit atëhere mund të përdoret sistemi Auto Start-Stop. Ky system është më efektiv në trafikun urban, pasi makina në raste bllokimi ose në semafor fiket vetë, por sistemi vazhdon të furnizoje me energji gjërat e domosdoshme si fenerët, kondicionerin, sistemin FordSync3. Kur të jeni gati thjesht duhet shtypur freksioni ose përshpejtuesin.

Një tipar i zgjuar I FORD Fiesta-s së re është Eco Butoni i saj. Ajo zvogëlon shkallën e nxitimit, shpejtësia boshe ulet, shpejtësia e ventilatorit të klimës po ashtu. Të gjitha bashkë, këto gjëra të vogla mund të bëjnë një ndryshim të madh. S

Si përfundim mund të themi që Ford Fiesta e re që pritet të dalë në treg së shpejti është  një makinë e vogël në madhësi, por një gjigant i vërtetë në cilësitë lëvizëse.