“Classic”-u siguron një lidership të ri

Shpëtim Luku

Për shumë vite udhëhoqi tregun nëpërmjet Volksëagenit, për të gjithë periudhën që e kishte nën menaxhim atë. Pastaj i dha një hov të madh Hyundai-t, dukë e kthyer nga një brand me shitje modeste në Shqipëri, në një prej markave kryesore të tregut të automjeteve të reja. Mban akoma rekordin e shitjeve vjetore të automjeteve të reja, duke kapur dhe kaluar cakun e 1000 makinave në vit. Dhe duket se edhe për disa kohë këtë record nuk duket se do ia thyejë kush. Po flasim për kompaninë e njohur të tregut të shitjes dhe servisit të makinave, “Classic Tirana”, e cila, për vitit 2021 siguroi një rol të ri udhëheqës. Atë të tregtimit të makinave elektrike. Janë jo pak, por rreth 90 makina elektrike, të cilat kanë kaluar nga kjo kompani drejt kompanive të tjera apo individëve. Nuk janë shitje spontane, por frut i një filozofie të re që po ndjek “Classic Tirana” nëpërmjet përqëndrimit në këtë segment tregu. Duke lexuar me saktësi prirjet që po manifeston tregu ndërkombëtar, ku në një të ardhme të afërt, rreth 50 për qind e makinave të reja që do të shiten do të jenë makina elektrike, “Classic Tirana” ia ka nisur punës që tani për të hedhur bazat e suksesi afatgjatë. Mitsubish 1Ajo po e hedh që tani farën e suksesit, për ta korrur atë së shpejti. Për të mos thënë që ka filluar ta vjelë atë që tani, ndonëse në përmasa akoma modeste. Megjithëse për shumëkënd mund të jetë herët akoma. Infrastruktura e munguar e karikimit  në masë të këtyre lloj mjeteve  është vërtetë një barrierë penguese e aspak stimuluese, mirëpo “Classic”-u, kontradiktën midis dëshirës së saj për tu përqëndruar tek makinat elektrike dhe mungesës së infrastrukturës e ka zgjidhur nëpërmjet strategjisë së saj. Është përqëndruar kryesisht tek makinat elektrike me pavarësi të madhe, ofertë kjo e përshtatshme për individët, si dhe tek mjetet e punës, ofertë kjo tërheqëse për kompani të ndryshme. Pasi, përllogaritjet tregojnë se automjetet elektrike të përdorura me intensitet, sikurse janë furgonët e ndryshëm, kanë leverdi të madhe dhe arrijnë ta nxjerrin investimin  e tyre nëpërmjet kursimit. Për individë në dispozicion është  Seres S3, një fuoristradë me afro 400 km pavarësi, YOYO, një smart elektrik që ka filluar të kërkohet shumë për shërbimet catering. Në dispozicion të  kompanive të ndryshme janë makinat Maxus eD3 me 6.8 m3 dhe MAXUS e D9 me 13.5 m3 volum, të cilat deri tani kanë kënaqur klientë të tillë si Pascucci, TNT, FEDEX, CFO Pharma etj. Në të ardhmen e afërt portofoli i makinave elektrike të tregtuara nga “Classic Tirana” do të ketë SERES S5, me rreth 1000 km pavarësi, AIWAYS U5-SUV,(segmenti i Touareg) me elektronikë Bosch, që është një nga automjetet më të shitura në Europë, etj. Plotësimi i portofolit me automjete të ndryshme me gamë të gjërë është vetëm njëra anë e filozofisë së ndjekur nga kompania. Ana tjetër e kësaj filozofie është organizimi rajonal i kompanisë, duke bërë të mundur kthimin e saj si një distributor e gjithë rajonit. Kështu, janë krijuar dealer-at në Kosovë, Maqedoni e Bosnjë, ndërkohë që objektiva të shpejtë janë  edhe krijimi i tyre në Malin e Zi, Bullgari, Serbi, Kroaci.

Me objektivin për vitin 2022 prej 200 makinash elektrike të shitura, me portofolin e zgjeruar të automjeteve, me hartën e zgjeruar të distribuimit të këtyre automjeteve në Ballkan, duket se “Classic ” do të meritojë moton e përcaktuar prej saj: “Classic-Green Energy”.