“I cmendur” pas hekurit

 

Shpetim Luku

Ka disa aktivitete në Shqipëri, që për nga shkalla e vështirësive me të cilat përballen, për nga kompleksiteti e ndërlikimi që përfaqëson i gjithë procesi i prodhimit krijojnë në mënyrë instiktive dëshirën për pyetjen: pse ky biznesmen zgjodhi këtë aktivitet dhe jo një tjetër më të lehtë?!

Sigurisht që një pyetje e tillë është e kushtëzuar edhe nga panorama që ka biznesi shqiptar, ku fitimet më të mëdha janë siguruar e sigurohen në aktivitete relativisht më të lehta se sa sektori prodhues. Mirëpo, sidoqoftë është një pyetje që nuk merr për bazë pasionin e themeluesit të një kompanie prodhuese. Një pasion që shkon deri në “cmenduri”. Si një shembull ilustrues i shkëlqyer i asaj që thamë më lart është rasti i Proletar Hasanit. Në vitin 2006 themeloi kompaninë PapMetal, një kompani që merret me përpunim llamarine dhe prodhimin e profileve tubolare prej llamarine celiku. Po të kishte për qëllim fitime më të mëdha e më të lehta, atëhere me siguri ai nuk do ti futej këtij biznesi, por do të zgjidhte një më të lehtë dhe të tilla mundësi në vitin 2006 ka patur sa të duash. Por s’kishte si të ndodhte ajo, përsa kohë, Proletar Hasani, gjatë kohës së emigracionit të tij kishte krijuar background-in e nevojshëm dhe kishte ushqyer pasionin e tij për këtë lloj industrie. Ndaj, kur u kthye nga emigrimi një gjë ishte mëse e qartë në kokën e tij: do të merrej me biznesin e përpunimin të hekurit dhe llamarinës.

Në një sipërfaqe prej15000 metër katror sipërfaqe e mbyllur dhe e mirëorganizuar brenda një sipërfaqe totale prej 50 mijë metra katror dhe me kapacitete që i kalojnë 50.000 ton metale në vit filloi punë kompania PapMetal. Që nga krijimi saj e deri më sot, ecuria e Pap Metal-it ka qenë e tillë që vecse ka konfirmuar nëpërmjet rezultateve të saj, saktësinë e idesë së biznesit të Proletar Hasanit, punën e tij me pasion dhe menaxhimin e mirë nga ai e stafi i tij. Me një aktivitet vjetor gjithnjë e në rritje, kjo kompani ka qenë që në castet e para të jetës së saj lider i tregut përkatës

Formatet e ndryshme të llamarinave të prodhuara në të ngrohtë e në të ftohtë, galvanizuar dhe inox janë produkt i makinerive prodhim Italian, të pajisura me teknologjitë më të fundit në fushën e sheshimit e të prerjes në gjatësi e gjërësi.

Gjatë 12 viteve jetë kjo kompani ka njohur rritje të vazhdueshme, cka ka bërë të mundur edhe zgjerimin e mëtejshëm të saj sikurse është krijimi i Albsteel, një kompani që vetëm vitin 2017 e pati si periudhe të plotë pune.

Edhe pse investimet që realizohen nga një kompani private janë të përgjithsisht të mirëstudiuara, përsëri, ankthi i vitit të parë që shërben edhe si viti i fillimit të verifikimit të saktësisë së investimit është present. Dita e mirë duket që në mëngjes-thotë një shprehje popullore, kurse në rastin e investimeve të reja “dita e mirë” duket që në vitin e parë. AlbSteel, si një investim i ri i kompanisë Papmetal mbushi një vit aktivitet. Dhe duhet thënë se ky vit i parë i përmbushi pritshmëritë e atyre që vendosën të investonin për të, stafit menaxhues të PapMetal me në krye Presidentin e saj, Proletar Hasani. Albsteel është tashmë një emër i ri në treg, por ndërkohë është edhe një trashëgimi vlerash dhe experience në tregun e metaleve në Shqipëri e më gjërë. Albsteel lindi si nevojë e promovimit të cilësisë së produkteve dhe shërbimit të Papmetal. Për këtë qëllim, në dispozicion të Albsteel është ndërtuar Qendra e Shërbimit të Metaleve, që është e vetmja në Shqipëri dhe më e madhja në rajon. Albsteel është një strukturë e posacme, e cila synon të ridimensionojë standartet e shërbimit në tregun e metaleve në rajon.

 

Me qëllim rritjen e standarteve të trajtimit të konstruksioneve metalike, Albsteel ofron edhe shërbimin e pastrimit me rërë celiku dhe lyerje me primer. Makineritë dhe teknologjia tërësisht gjermane garantojnë një shërbim tejet cilësor. Albsteel pra ia ka dale mbanë që të jetë fytyra e qeshur dhe krenaria e Papmetal.

Por ndërkohë, edhe Papmetal “kompania mëmë” e Albsteel ka vazhduar të ruajë fizionominë e saj të krijuar vite më parë. Një fizionomi që manifestohet me rol lideri në sektorin ku bën pjesë, me dinamikë aktiviteti që nje rritje nga viti në vit, një kompani që ka kultivuar për vetën e saj një përspektivë afatgjatë në treg. Nëse do ti referohemi vitit 2017, Papmetal shënoi një aktivitet prej afro 1.7 miliardë lekë ose afro 13 milionë euro. Duke pra se kemi të bëjmë me një stabilizim të aktivitetit të kompanisë në këto nivele, kur krahason treguesin e madhësisë së aktivitetit në tre vitet e fundit.

Por drejtimi dhe menaxhimi i kompanisë së një kompanie si Pap Metal nuk janë  të thjeshta sa mund të perceptohet nga cdokush. Sepse përvec  faktit që  bëhet fjalë për një kompani prodhuese dhe dihet që problematika në rastin e një kompanie të tillë është edhe më e madhe se sa në sektorët e tjerë,  një ndikim të madh ka edhe sigurimi i lëndës së parë më cmime sa më të favorshme. Vezhgimi i përhershëm i bursës, në “gjueti” të konjukturave të përshtatshme të tregut kërkon nga ana tjetër që të jesh edhe  përgatitur për të vepruar atëhere kur kjo konjukturë shfaqet. Nga ana tjetër, edhe konkurenca në këtë sector, sikundër në cdo sector tjetër të biznesit shqiptar është e fortë, shpesh edhe e pandershme. Mirëpo, nëse Papmetal nuk ka problem asnjë kompani tjetër në betejen e konkurencës, kjo nuk do të thotë se egzistenca e shumë kompanive të tjera me këtë natyrë aktiviteti nuk prodhojnë shqetësime dhe problematikë për sektorin në tërësi, prej të cilëve mund të preket edhe kompania lider. Mjafton të kujtojmë vetëm vështirësitë që ka kjo kompani për të mbërritur në tregun kosovar, si rrjedhojë e barrierave doganore, ndërkohë që konkurenti i saj nga Kosova vjen pa këto barriera në Shqipëri

Recent Posts

SHPËTIM LUKU/ Leksioni i një eksportuesi
Qëkurse euro është zhvlerësuar karshi lekut, duke u stabilizuar në raportin ku 1 euro këmbehet me 100 deri 105 lekë, nuk kanë reshtur ankesat dhe kërkesat e eksportuesve shqiptarë. E kanë b...
February 1, 2024 Read More
Të jetosh përtej mundësive të tua!
Të jetosh përtej mundësive të tua! Vite më parë, kur u ndërtua kompleksi turistik "Laguna", në Malin e Robit, shitjet e apartamenteve apo ambienteve të tjera në të u bënë në kohë rek...
January 29, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/Pse janë kaq të korruptueshëm doga
Shpëtim Luku Xiao Min ishte një biznesmen kinez, i cili merrej me biznesin e tregtimit të veshjeve tekstile në Shqipërideri para vitit 2010, përpara se të transferohej në Maqedoninë e Veri...
January 16, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/ Propozimi i Sokol Krajës dhe mëkat
SHPETIM LUKU/ Propozimi i Sokol Krajës dhe mëkatet e biznesit Ditët, muaj dhe vitet kalojnë dhe problematika më të cilën haset biznesi shqiptar sa I takon fuqisë punëtore së vjen dhe bëh...
January 9, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/ Ish-kulaku që u bë biznesmeni më
Mebiznesmenin korcar Luan Lartie kishim lënë të takoheshim tek një kompleks pallatesh në hyrje të Korcës, aty ku dikur ka qenë fabrika e trikotazhit. Është një kompleks, nga më të bukurit...
November 30, 2023 Read More
Kërcimi gjigand i Marin Gjonaj
Shpëtim Luku “Gjonaj Group” është një bashkësi kompanish, ku pērmenden disa kompani si Info-Telecom, Enertrade, Promarketing, Digicom, Probroker etj. Natyrisht, Info-Telekomi është ajo ...
October 23, 2023 Read More
Biznesmeni që nuk hap dot hotelin luksoz prej…
Shpëtim Luku Edhe pse ka ikur që i vogël nga vendlindja, sytë, mendja dhe zemra e tij i  mbeten gjithmonë atje. Edhe pse pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar larg saj,  ai ka qen...
October 17, 2023 Read More