f_zeka

Fatos Zeka

Emri i kompanisë: TOMATO-AL
Xhiro e biznesit 2020: 7 milionë euro
Numri i punonjësve: 50
Vendndodhja: Drenovicë, Berat

Sapo kalon urën e Kucit dhe merr kthesën djathtas, rruga vazhdon në ngjitje të kodrave të zonës. Kur arrin në pikën më të sipërme të këtyre kodrave, poshtë shpaloset një panoramë e bukur, në trajtën e një qilimi të qëndisur. Janë tokat e fshatrave të Goricanit, Drenovicës e Samaticës, të cilët janë të “mbjella” me sera të pafundme. Janë rreth 400 hektarë sera të ngritura në këtë zonë dhe në mënyrë të natyrshmë të lind pyetja preokupuese: ku i dërgojnë gjithë këto prodhime që kultivojnë këta fermerë? Por e ka marrë zgjidhjen ky problem, kjo kontradiktë mes prodhimit dhe gjetjes së tregut. Në këtë zonë gjendet edhe shoqëria TOMATOAL, një kompani e krijuar dhe e organizuar enkas për të grumbulluar fruta dhe perime, me qëllim për ti dërguar ato në tregje, kryesisht të huaja. Një kompani që ka ndërtuar marrëdhënie partneriteti me rreth 1500 fermerë, një kompani që përvec kësaj, ka shtuar edhe vetë sensin protagonist si prodhues produktesh bujqësore, duke kontribuar edhe ajo në shtimin e sipërfaqeve të serave të zonës, por edhe të sasisë së produkteve që dalin prej tyre cdo vit.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”