Adrian Aliko

Emri i kompanisë: KA TRADING
Xhiro e biznesit 2020: 8.5 milionë euro
Numri i punonjësve: 55
Vendndodhja: Vlorë

Viti 2020, përvec që ishte viti i një krize të jashtëzakonshme e diktuar nga pandemia globale, ishte ndërkohë edhe një test për shumë sipërmarrje shqiptare. Ishte test në kuptimin e dedektimit të aftësive të tyre të manovrimit në një situatë që është pak të thuash e vështirë. Nga ky realitet nuk bën përjashtim as kompania KA Trading. Edhe për të u krijuan vështirësi, por në saj të natyrës së punës që ajo ka si prodhuese e artikujve higjeno sanitarë, në sajë të fizionomisë që ka, si kompani kryesisht eksporti e këtyre produkteve, por edhe në sajë të aftësive menaxhuese e pragmatiste të drejtuesve të saj, e kryesisht të CEOS-s së tij, Ardian Aliko, KA Trading arriti të mos rreshtohet tek kompanitë humbëse prej pandemisë. Realizoi një volum aktiviteti në nivelin e 1 miliardë lekëve apo rreth 8.5 milionë eurove, që e krahasuar me vitin 2019 është me një rritje modeste. Realizoi po kaq eksporte, pasi kompania Ka Trading është një kompani që ka zgjedhur të konkurojë në tregjet ndërkombëtare.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Vasil Llajo

Emri i kompanisë: Intermedica
Xhiro e biznesit 2020: 8.5 milionë euro
Numri i punonjësve: 150
Vendndodhja: Tiranë

Ka kaluar shumë kohë, rreth 26 vite, por Edvin Libohova e mban mend mirë periudhën kur në zyrën e tij të Drejtorit të Përgjithshëm të Bankës së Kursimeve trokiti një mjek me një kërkesë të zakonshme, atë të sigurimit të një kredie. Veçse qëllimi pse do të përdorej kredia ishte paksa i pazakontë. Mjeku Vasil Llajo e kërkonte dhe e dëshironte këtë kredi, rreth 700 mijë dollarë, për të sjellë e insaluar në Shqipëri skanerin e parë për diagnostikimin e pacientëve. Nga pikëpamja e shifrave ishte i “paaftë” ta bindte kreun e atëhershëm të bankës më të madhe të Shqipërisë, por pse duhej e çfarë efektesh pozitive do të sillte futja edhe përdorimi i skanerit në Shqipëri këtë po, e realizonte më së miri. Dhe Edvin Libohova flaku tej ngurtësinë e bankierit që synon të jetë i sigurtë në të gjitha rrethanat, por i besoi intuitës së tij duke marrë risk përsipër e duke ia akorduar kredinë Dr. Vasil Llajos. Kurse vetë Vasil Llajo nëpëmjet futjes së skanerit të parë në Shqipëri do të fillonte një proces revolucionarizues në shëndetësinë shqiptare.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Jongwoo Nam

Emri i komanisë: “Yura Corporation Albania”
Xhiro e biznesit 2020: 9 milionë euro
Numri i punonjësve: 1303
Vendndodhja: Fier

Për një vend me nivel jo të lartë zhvillimi, me probleme ekonomiko-sociale sikundër është Shqipëria, investimet e huaja në përgjithësi e sidomos ato direktet janë një ilac i mirë për ti reduktuar këto probleme. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2019, sasia e investimeve të huaja në Shqipëri ishte afro 1 miliardë euro. Mirëpo, nëse do të zgjidhnim njërin prej këtyre investimeve, si shëmbull për të treguar se për cfarë lloj investimesh ka nevoja Shqiëria, ajo është fabrika për prodhimin e pajisjeve kabllore për automjetet në Fier. E ndërtuar nga kompania koreane “Yura Coorporation” me vlerën e afro 10 milionë eurove, kjo fabrikë ndoshta nuk ka ndonjë peshë të përfillshme në raport me totalin e investimeve të huaja të konkretizuara gjatë vitit 2019. Mirëpo roli dhe rëndësia e këtij investimi është e madhe. Sepse bëhet fjalë për një fabrikë të lokalizuar në zonën e Fierit, prej së cilës, në fund të vitit 2020, i cili ishte edhe viti i parë i aktivitetit të “Yura Corporation Albania”, u regjistrua një numër total punonjësish prej 1303 vetësh.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Laurentiu Hutanu

Emri i kompanisë: Uji i Ftohtë Tepelenë
Xhiro e biznesit 2020: 9.5 milionë euro
Numri i punonjësve: 80
Vendndodhja: Tepelenë

Orientimi drejt objektivave të qëndrueshëm dhe rritja e kontributit në komunitete duket se po kthehet në një busull për politikat e kompanive të maturuara dhe novatore edhe në Shqipëri. Një shembull i këtij mentaliteti të ri është edhe lëvizja e fundit e “Uji i Ftohtë Tepelene” duke ndryshuar pjesën më të madhe të flotës së automjeteve të saj të cilat kishin në bazë gazin dhe duke kaluar në makina elektrike. Laurentiu Hutanu Drejtor i Përgjithshëm i “Uji i Ftohtë Tepelene” nënvizon se ky është vetëm fillimi i këtij rrugëtimi që ka në thelb qëndrueshmërinë por hapa të tjerë do të pasojnë kohë pas kohe, në të njëjtin drejtim. Ndaj një ndër objektivat e rëndësishme të shoqërisë gjatë 2020 ishte të hidhte hapat e një planifikimi, rakordimi dhe buxhetimi korrekt të aktiviteteve me Qendrueshmëri Mjedisore, të cilat u realizuan në kohë rekord dhe u lancuan në 2021.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Faik Curri

Xhiro e biznesit 2020: 10 milionë euro
Ndryshimi në % 20/19: +20
Numri i punonjësve: 187
Vendndodhja: Tiranë

Mjaft prej protagonistëve aktualë të biznesit shqiptar kanë të përbashkët mes tyre faktin se e kanë nisur këtë rrugë që në vitet e para të ndryshimit të sistemit ekonomik. Dhe vazhdojnë sërish të jenë aktivë, të konkurojnë e luftojnë për fatet e bizneseve që themeluan shumë e shumë vite më parë. Jo pak prej tyre preferuan të diversifikojnë aktivitetet, duke ngulur “flamurë” në sektorë të ndryshëm të biznesit, kurse disa të tjerë vazhduan të ndjekin filozofinë: bëj atë që di më mirë të bësh dhe duaje atë që bën. Tek ky grup i dytë biznesmenësh, që ushtrojnë prej vitesh biznes të specializuar, që rritjen e kompanisë e adresojnë tek përsosja e saj dhe tek fuqia konkuruese e saj bën pjesë padyshim edhe një prej figurave të biznesit shqiptar, Faik Curri. Sistemi i ri ekonomik e gjeti të diplomuar prej pak kohësh në fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në degën e hidroteknisë dhe me një lloj ekperience si inxhiner i punësuar në shtet.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Arben Ndreka

Emri i kompanisë: “LUFRA” sh.p.k
Xhiro e biznesit 2020: 11 milionë euro
Numri i punonjësve: 241
Vendndodhja: Lushnjë

Kur Arben Ndrekës, së bashku me bashkëshorten e tij, Antonetës, iu desh një emër për sipërmarrjen që ata nisën në vitin tashmë të largët 1992, nuk u menduan gjatë. Një bashkim i gërmave të para të emrave dy djemve të tyre, Luis dhe Franc prodhoi emrin e kompanisë. Por njëkohësisht prodhoi edhe emrin e një brandi shqiptar. Dhe jo të një brandi dosido, por të një brandi të mirënjohur, të pranishëm në tryezat e shumë familjeve shqiptare në trajtën e përdorimit të produkteve të konsumit të përditshëm si kos, qumësht, djathë, dhallë etj. Sikur ta pyesje sot Presidentin e kompanisë, Arben Ndrekën nëse e kishte menduar që do të shkonte kaq larg, me siguri që do të përgjigjej në mënyrë mohuese. Sepse ai e di se cfarë sakrificash kanë bërë për kompaninë e tyre.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Isuf Begaj

Emri i kompanisë: Erzeni
Xhiro e biznesit 2020: 11.7 milionë euro
Numri i punonjësve: 250
Vendndodhja: Samaticë, Berat

Për të qenë të suksesshëm nuk ka nevojë të jesh gjeni, vizionar apo të kesh një diplomë universiteti. Të nevojitet vetëm një sistem drejtimi dhe një ëndërr”-thotë Michael Dell, miliarderi amerikan, CEO I kompanisë Dell. Sa herë meditoj rreth historisë së suksesit të shkruar prej Isuf Begës, nëpërmjet themelimit dhe drejtimit të kompanisë së prodhimit të produkteve të bulmetit, “Erzeni”, pikërisht kjo thënie e Dellit më vjen ndërmend. Sepse edhe Isuf Begaj, në fillimet e kompanisë nuk e kishte përfytyrimin dhe vizionin se do të mund të arrinte këtu ku ka arritur. Vërtet është burrë i mencur, i qetë e i shtruar, vërtet që edhe në ekonominë e dikurshme të kooperativës kishte punuar si ekonomist i saj, por ama, aktivitetin e nisi thjesht e vetëm me objektivin për ti siguruar familjes progres ekonomik. Sepse Isuf Begaj nuk e pranonte dot faktin dhe realitetin që mbolli sistemi i kaluar ku fshatari të mos kishte mundësi të siguronte qumësht, kos dhe produkte të tjera blegtorale për nevojat e tij. Nuk e pranonte dot situatën mjerane që u krijua nëpërmjet kolektizimit, më herët, e tufëzave e arëzave më vonë.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Julian Bërxulli

Xhiro e biznesit 2020: 13 milion EURO
Ndryshimi në % 20/19: +250
Numri i punonjësve: 400
Vendndodhja: Durrës

Ndërsa bisedonim vjet me Julian Bërxullin rreth ecurisë së AMBRA-s ai e mbyllte intervistën e tij me parashikimin që kompania që ai drejton do të mund ta mbyllte vitin 2020 me një xhiro biznesi në kufijtë e 7.5-8 milionë eurove. Sivjet, konstatojmë me kënaqësi që objektivi i tij është realizuar, pasi AMBRA regjistroi gjatë vitit të kaluar një aktivitet prej 7.5 milionë eurosh. Nëpërmjet këtij rezultati të arritur, AMBRA është kthyer automatikisht në kompaninë me volumin më të madh të aktivitetit në sektorin ku vepron. Pra në sektorin e industrisë së prodhimit të veshjeve. Viti 2020, për shkak të pandemisë ishte një vit i vështirë për biznesin shqiptar në tërësi. Kurse AMBRA iu përshtat vështirësive dhe jo vetëm që nuk e tkurri aktivitetin, por përkundrazi e shtoi atë, duke shënuar edhe rezultatin më të mirë historik të kompanisë.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Gentian Karaj

Emri i kompanisë: “Albanian Motor Company”
Xhiro e biznesit 2020: 13 milionë euro
Numri i punonjësve: 40
Vendndodhja: Tiranë

Gentian Karaj është drejtori i përgjithshëm i kompanisë së tregtimit të automjeteve të reja “Albanian Motor Company”. Që nga momenti i emërimit të tij në krye të kësaj kompanie ai ka mundur që ti japë një kthesë rrënjësore asaj. Nga një kompani thuajse modeste në tregues të shitjes së makinave dhe tregues ekonomiko-financiarë, tashmë “Albanian Motor Company” është kthyer në një nga kompanitë kryesore të këtij tregu, së bashku me 3-4 kompani të tjera. Gjatë vitit 2020, kompania e vazhdoi performancën e mirë të saj, duke siguruar një xhiro prej 13 milionë eurosh, pavarësisht se ndikimi i pandemisë në sektorin e shitjes dhe servisin e makinave të reja ishte i konsiderueshëm. Dhe përderisa u bënë disa vite rrjesht që “Albanian Motor Company” performon shumë mirë në tregun shqiptar, atëhere është lehtësisht e kuptueshme se një meritë të madhe ka edhe mënyra e drejtimit, stili i drejtimit, mënyra e komunikimit etj.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Sokol Kika

Emri i kompanisë: KIKA
Xhiro e biznesit 2020: 13 mln EURO
Numri i punonjësve: 100
Vendndodhja: Tiranë

Nëse do të shtronim një pyetje rreth sektorit të biznesit që ka numrin më të madh të kompanive që operojnë në të, gjithkush do të përgjigjej në favor të sektorit të ndërtimit. Pasi, masivizimi i këtij sektori nuk është vetëm një perceptim i përhapur publik, por edhe një realitet. Numri i kompanive të ndërtimit në vend mund të kapë edhe shifrën e mijërave.
Ndërtimi është konsideruar terreni më i lehtë dhe më i përshtatshëm për të bërë biznes nga shumë e shumë vetë, por koha ka seleksionuar seriozët. Ata që në saj të korrektesës, seriozitetit, transparencës, partneritetit me blerësin, kujdesin për klientin dhe qytetin kanë ndërtuar reputacionin e duhur për kompaninë e tyre. Pa më të voglin dyshim, kompania e ndërtimit KIKA bën pjesë në kategorinë e kompanive të shquara të ndërtimit, në kategorinë e më të mirëve të këtij sektori.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”