Emri i kompanisë: Insifa
Xhiro e biznesit 2020: 5 milion EUR
Numri i punonjësve: 120
Vendndodhja: Maminas, Durrës
Teksa kryente një nga ato vizitat e tij të zakonshme nëpër kompani për të promovuar realitete të biznesit shqiptar, kryeministri Edi Rama iu drejtohet pronarëve të tij duke iu thënë se investim e teknologji të tillë nuk kishte parë kund. Nuk ishte një kompliment i zakonshëm për efekte kortezie, nuk ishte një përgëzim sa për të kaluar radhën, por ishte një impresion i vërtetë i shprehur nga ajo që shfaqej para syve të kryeministrit. Një fabrikë tërësisht e re me teknologji bashkëkohore të vitit 2020, e përbërë nga disa linja prodhimi që sigurojnë një proces të automatizuar plotësisht është edhe investimi kryesor i vëllezërve Osmani. I realizuar ne vitin 2020, ky hap që ndërmorën vëllezërit aksionerë i dha Insifa-s një dimënsion tjetër. Ky hap shërbeu për ta kaluar atë, nga një fabrikë e vogël, e aftë vetëm për të prodhuar produkte të ndryshme si biskota, cokollata, karamele, kekë, xhel etj vetëm për nevojat e vendit, në një fabrikë të aftë për të prodhuar e cuar për eksport. Dhe punët duken se po fillojnë të ecin mirë.
Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”